DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Anijet ilire, histori 2200-vjeēare nė Bosnje
Postuar mė datėn: 2007-03-26 03:37:52 nga admin4 :: Kategoria: Histori

Historia e tyre ėshtė e lashtė, plot 2200- vjeēare. Dhe mbart nė vetvete njė epokė tė vjetėr, atėherė kur mjetet e lundrimit ishin “armėt” e vėrteta tė dominimit tė njė populli. Bėhet fjalė pėr dy anije ilire, relikte e tė cilave janė zbuluar vetėm pak ditė mė parė nė Bosnje-Hercegovinė. Mbetjet e kėtyre anijeve janė zbuluar vetėm tetė metra nėn sipėrfaqen e detit, nė gjirin e parkut natyror Hutovo Blato, nė jug tė Hercegovinės, nė afėrsi tė grykėderdhjes sė lumit Neretva. Ato kanė qėndruar pėr mijėra vjet tė fshehur, si pėr ironi, nė njė thellėsi jo shumė tė madhe, dhe kanė arritur t’i mbijetojnė gėrryerjes sė ujit, baticave dhe zbaticave si dhe ndryshimit tė kushteve atmosferike.

Zbulimi

Gjithēka ndodhi gjatė kėrkimeve tė njė ekipi arkeologėsh nga Bosnja, pėrgjatė grykėderdhjes sė lumit si dhe zonėn e bregut tė parkut natyror. Snjezhana Vasilji, drejtuesja e ekipit tė arkeologėve qė punonte nė kėtė zonė tha se dy anijet qė u gjetėn nė zonėn e quajtur Desilo kanė gjatėsi 14 metra dhe gjerėsi katėr metra. Mjetet e lundrimit tė ilirėve qė dominonin detet nė Ballkan kishin gjetur vend mes tė dhėnave historike greke dhe romake, por relikte e tyre nuk ishin zbuluar asnjėherė. Dy anijet e zbuluara pak ditė mė parė janė tė parat anije ilire qė hedhin dritė mbi historinė e vėrtetė tė njė popullsie tė lashtė. Pjesėza nga amfora tė ndryshme janė zbuluar brenda anijeve, 30 prej tė cilave mbajnė shenjat e artizanėve qė i kanė punuar ato. Bashkė me to janė zbuluar edhe njė varkė romake si dhe rrėnojat e njė vile tė vjetėr romake aty pranė. Arkeologėt kanė zbuluar edhe disa varre ilire, 8 tė tilla, qė janė edhe mė tė vjetra se anijet. Deri tani ekspertėt kanė ekzaminuar vetėm tetė metra katrorė pėrgjatė fundit tė detit dhe verifikime e kėrkime tė tjera duhet tė bėhen pėr tė zbuluar se ēfarė ka ndodhur vėrtet dhe nėse kjo ishte njė pikė strehimi pėr piratėt ilirė.

Hipoteza

Anijet ilire, qė besohet se janė mė tė vjetra se 2 mijėvjeēare, janė tė njohura pėr historianėt dhe arkeologėt vetėm nėpėrmjet pėrshkrimeve tė ndryshme, miteve dhe legjendave greke dhe romake. Por, ekzistenca e tyre fizike nuk ėshtė provuar asnjėherė nė ditėt e sotme. Arkeologėt tani besojnė se zona e Hutovos, nė grykėderdhjen e lumit Neretva ka qenė njė ndėr destinacionet e kėtyre anijeve qė lundronin nėpėr detin Adriatik qė ėshtė i lidhur me lumin nė fjalė. Duket se piratėt ilirė, pasi kanė kapur njė anije greke apo romake, kanė shkuar deri nė grykėderdhjen e lumit Neretva pėr t’u strehuar nė Hutovo Blato, ku anijet e ndjekura nga persekutorėt e tyre, u mbytėn.

Nė zonėn e Desilos ku u gjetėn anijet janė zbuluar disa herė amfora tė vjetra, qė datojnė mijėra vjet mė parė. Pėr sa i pėrket ndėrtesės romake qė gjetur nė fund tė kėtij territori nė deltėn e lumit, besohet se ajo daton nė epokėn e Hekurit ose tė Bronzit. Arkeologėt thonė se vetėm kėrkimet e reja si dhe shqyrtimi me shumė hollėsi i relikteve qė gjetura mund tė hedhė dritė mbi fakte tė rėndėsishme historike tė ndodhura 2.200 vjet mė parė. Ilirėt kanė qenė banorėt mė tė hershėm tė Ballkanit Perėndimor, pėrfshi kėtu edhe zonėn e Bosnjės, shumė kohė para sė perandoria romake tė pushtonte rajonin dhe tė merrte kontrollin e tij.

Parku

Parku natyror ku u gjetėn reliktet e anijeve ilire ėshtė njė pasuri e vėrtetė arkeologjike pėr Bosnjėn. Ai ka njė sipėrfaqe prej rreth 7 mijė hektarėsh dhe ka edhe gjashtė liqene tė vegjėl. Parlu ėshtė shumė i famshėm pėr praninė e 200 specieve tė zogjve. Arkeologėt besojnė se ky vend mban fshehur shumė relikte tė rėndėsishme historike dhe ruhet nga policė tė posaēme pėr tė mos u bėrė pre e plaēkitėsve. Sipas banorėve lokalė, verėn e kaluar trupat e Bashkimit Europian nė Bosnjė Hercegovina (EUFOR) zbuluan dhe morėn rreth 50 amfora me shumė vlerė nga ky park natyror.

Gazeta Shqiptare
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Anijet e NATO- dislokohen nė portin e Durrėsit (2008-03-02 02:23:08 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Anijet luftarake ruse nė detin Mesdhe (2008-01-20 03:31:32 nga admin2)
[ Histori ] QYTETET ILIRE, AMANTIA NĖ SYRIN E NJĖ STUDIMI (2007-02-28 02:24:03 nga admin1)
[ Histori ] HISTORIK I SHKURTĖR I KULLĖS SĖ TAHIR MEHĖS (2008-08-17 13:16:07 nga admin1)
[ Opinione ] "…Kujdesuni pėr mendimin tuaj, sepse jeni pėrgjegjės para historisė…" Hasan Prishtina (2008-06-13 03:19:15 nga admin4)
[ Kultura ] “MIKENET – PELLAZGET” LIBER QE EMANCIPON SHKENCEN HISTORIKE BALLKANIKE DHE EUROPIANE (2008-06-05 07:15:29 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Dekorohet me Urdhrin “Nderi i Kombit”. historiani i shquar Kristo Frashėri (2008-05-22 12:06:49 nga admin4)
[ Opinione ] KY KOMB KA HISTORIKUN E VETĖ (2008-05-20 03:49:19 nga admin4)
[ Opinione ] Emri i Ukshin Hotit ėshtė i njeriut tė shndėrruar nė histori (2008-05-17 10:05:53 nga admin4)
[ Kultura ] Ana Frank historia e ēifutes mė tė famshme nė botė (2008-05-13 14:13:53 nga admin4)
[ Histori ] Analiza politike - historike (2008-05-09 12:07:24 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster