| » Opcionet për artikullin |
|
Vetėm njė vit nga humbja nė zgjedhje, Gerhard Shrėder nxjerr nė dritėn e botimit veprėn e tij me kujtime. Nė njė bisedė me revistėn prestigjioze Spiegel, ish-kancelari karizmatik tregon atė ēka e mundoi mė shumė gjatė periudhės sė mandatit tė tij nė krye tė kabinetit qeveritar, marrėdhėniet me kolegėt, kohėt qė mbartin peshėn mė tė madhe tė reflektimit tė tij, duke mos harruar tė ngrejė kritika tė forta kundėr kancelares aktuale dhe akuzuar krerė sindikalė nė vend pėr punėn sistematike pėr ta rrėzuar atė nga pushteti ...
***
Kujtimet e kancelarit Shrėder
"Per vendimet e mia ne jeten politike, nuk jam penduar kurrė"
Nė kujtimet e tij, Shrėder rindėrton edhe njė herė ato ngjarje qė ēuan nė vendimin pėr zgjedhje tė parakohshme nė maj tė vitit 2005, duke sjellė kėshtu edhe fundin e koalicionit i kuq i gjelbėr. Nė fakt, e gjithė urrejtja e Shrėderit drejtohet nga krerėt e sindikatave apo tė federatave sindikale, si dhe krahun e majtė tė partisė sė tij SPD: funksionarė me ndikim e pushtet, duke u nisur nga arsyet e protestės kundėr kursit tė ndjekur nga unė nė pranverėn e vitit 2004, e sollėn kėshtu shumė pranė rrėzimin tim, duke luftuar sistematikisht pėr kėtė gjė, ka thėnė ish-kancelari."Kreut tė njėrės prej grupimeve mė tė mėdha sindikale, tė njohura nė Gjermani si IG-Metall, Jürgen Peters dhe atij tė organizatės sindikale tjetėr Ver.di, Frank Bsirske, nuk u vinte mė pėr shtat tė diskutonin pėr programin e reformave tė Shrėderit, tė njohur si Agenda 2010, duke mos dashur kurrė tė hynin nė detaje, e duke mos pasur pra si synim kryesor, zbatimin e pėrmirėsimin e programit, por dėshtimin e tij e rrėzimin tim, duke mė futur nė grackė", shkruan Shrėder nė kujtimet tij.Nė hollėsi, Shrėder paraqet nė librin e tij betejėn e vet pėr tė vėnė nė zbatim Agenda 2010, qė ai e bėn pastaj ekskluzivisht pėrgjegjės pėr dėshtimin e koalicionit tė udhėhequr prej tij. Me rezistencėn nė radhėt e partisė e tė koalicionit tė vet, ai ka shpjeguar edhe mocionin e tij tė mosbesimit nė Bundestag pėrkundrejt Presidentit tė RFGJ-sė, Horst Köhler. Por pėr opinionin e gjerė publik nė Gjermani, ai jep edhe mė shumė nė kėtė libėr, diēka pėrtej zyrtares e asaj ēka ėshtė bėrė publike deri mė tani: kundėrshtarėt e programit Agenda 2010, ai i kritikon si "ai grup funksionarėsh, qė i mbahen akoma politikės sė verbėr nė futjen e mendimit tė ri". E Majta e SPD-sė, sipas Shrėderit, mban njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr kėtė, shkruan Shrėder. Shenjat e para tė njė gjendje tė pastabilizuar" Shrėder i njohu qysh nė nėntor tė vitit 2003. Nė Kongresin e Partisė sė tij asokohe nė Bochum, ish-ministrat e Ekonomisė e gjithashtu, sekretari i Pėrgjithshėm i partisė, pėrkatėsisht: Wolfgang Clement e Olaf Scholz, u ndėshkuan me rezultate tė dobėta nė zgjedhje. Shrėder nisi tė bėhej gjithnjė e mė i qartė se: shumica e funksionarėve tė partisė ishin gjithsesi tė gatshėm, ta mbėshtesnin kursin reformator tė ndėrmarrė nga kancelari i tyre asokohe. "Por, thekson Shrėder nė rreshtat e librit tė tij, ata nuk ishin tė bindur, se politika e tij ishte e drejtė edhe nė pėrmbajtje". Agenda 2010 u kundėrshtua shpesh qysh nė gjenezėn e saj nga minoritete tė vogla e fraksione brenda gjirit tė partisė e koalicionit, e kjo u bė shpesh me zė tė lartė e publike. E kjo pastaj ēoi nė pasigurinė e vetė zgjedhėsve tradicionalė tė Partisė Socialdemokrate e mosbesimin nė kursin e kancelarit tė tyre.Shrėder hoqi dorė nga kreu i partisė sė vet nė fillim tė 2004-ės, pėr tė rivendosur, sipas tij, njė "afėrsi emocionale mė tė madhe" mes shefit tė partisė dhe bazės. Franc Myntefering, pasardhėsi i Shrėderit nė kėtė post, kishte mbetur "thuajse i shokuar" ndaj ofertės pėr tė zėnė nė parti vendin e Shrėderit, shkruan Shrėder. Ai kishte paralajmėruar pėr njė "abdikim nga froni pjesė-pjesė" dhe ishte pėrpjekur tė fliste me tė paraprakisht, para se Shrėder ta bėnte njė gjė tė tillė. Myntefering shfaqet nė kujtimet e Shrėderit si njė koleg e shok partie besnik e miku mė i mirė i Kancelarit nė ditėt e vėshtira. Gjithmonė shefi i partisė e ai i fraksionit (grupit parlamentar tė njė partie) nė Bundestag, duhet tė jetė nė vendin e duhur nė kohėn e duhur pėr tu bėrė ballė problemeve qė dalin me kohė, e tė dijė tė japė kėshilla e tė menaxhojė situatėn. "Njė marrėdhėnie tė tillė, nė jetėn politike unė nuk e kam parė tek asnjeri tjetėr", shkruan mė tej Shrėder.Edhe vendimin pėr tė bėrė zgjedhje tė reja, ai e mori sė bashku me ish-sekretarin e Pėrgjithshėm tė partisė, Myntefering, thekson Shrėder. Kjo ėshtė pra e vėrteta historike". Pėr vendimin qė mori asokohe, ai nuk u pendua kurrė as nė verėn e Botėrorit tė 2006-ės, kur komentatorė nostalgjikė i dedikonin atij plot lojėra, duke e bėrė tė binte nė mendime: ēfarė do tė kishte ndodhur sikur Shrėder tė mos ishte larguar? - Zgjedhjet e reja ishin "nga pikėpamja shtetėrore, vendimi i pėrshtatshėm", pretendon Shrėder. E nė kėtė aspekt, ai nuk ndien se bėri kurrė gabim, pa dyshim.Viti 2003 nė kujtimet e Shrėderit ka qenė njė "shtyje e fortė pėrpara, qė mbeti gjithsesi vetėm nė substancė e tillė". 2004 pėr tė vlerėsohet si viti "mė i vėshtirė i mandatit tim nė kancelarinė federale". Me kėnaqėsi rikujton, gjithsesi, luftėn pėr zgjedhjet nė Bundestag para njė legjislature, kur vetė Edmund Shtoiber dhe Paul Kirchhof, dy kundėrshtarėt e rivalėt tij mė tė zjarrtė, kishin qenė njėkohėsisht edhe dy ndihmėsit e tij mė tė mėdhenj nė ato zgjedhje. Nė mbrėmjen kur u zhvilluan zgjedhjet, ai kishte ndjerė njė pėrzierje ndjenjash si "euforia dhe tejngopja". Shumė i kėnaqur, ai tregohet edhe me nėnshkrimin e marrėveshjes pėr Koalicionin e madh. "Prej saj ka dalė njė program i mirėfilltė socialdemokrat nė njė masė tė madhe, qė nė pėrgjithėsi duke e vėnė theksin diku mė pak e diku mė shumė ėshtė i pėrshtatshėm sipas Shrėderit, me disa rregullime, edhe pėr njė koalicion tė kuq e gjelbėr". "Kėshtu qė me mandatet e mia u ravijėzua njė erė socialdemokracie qė ne e sollėm nė vend nė vitin 1998".
Kritikat pėr pasardhėsen
Zonjės Merkel i mungon aftėsia menaxhuese
Nė libėr, Shrėder nuk harron tė kritikojė edhe kancelaren aktuale. Kėshtu, ai thotė pėr zonjėn e hekurt Merkel, se ėshtė e dobėt nė drejtim dhe shprehet si askush tjetėr shumė herėt edhe pėr pasardhėsin e saj brenda radhėve tė CDU-sė, duke thėnė se: "Ajo ēfarė, pjesė tė CDU-sė i irriton mė sė shumti, ėshtė fakti se ata po bien pre e inateve e pakėnaqėsive tė njerėzve tė tyre, duke korrur kėsisoj tė kundėrtėn e rezultatit qė duan. Aty thjesht mungon lidershipi. E kjo nė njė farė mase tė madhe ka ēuar nė njė zhgėnjim tė madh brenda radhėve tė mbėshtetėsve e simpatizantėve tė CDU-sė".
Vendimet jeta ime nė politikė
Bashkė me librin, ARD shfaq edhe njė dokumentar
Libri i tij me kujtime qė titullohet Vendimet jeta ime nė politikė (origjinali nė gjermanisht: Entscheidungen - mein Leben in der Politik) do tė promovohet tė enjten e javės sė ardhshme nė Shtėpinė Willy-Brandt nė Berlin. Botimi do tė shoqėrohet nga shumė seanca leximore e diskutimesh, nė tė cilat ish-kancelari karizamtik do tė vihet nė dispozicion tė lexuesve duke dhuruar edhe autografe, si dhe pritet tė shfaqet edhe njė film dokumentar 45-minutėsh me titull "Vitet e Kancelarit", qė do tė transmetohet paraprakisht edhe nga kanali i parė publik gjerman ARD, sot nė mbrėmje. |
|