| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » INJORANCĖ INJORANTI |
| Postuar mė datėn: 2008-03-08 06:02:53 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pėrkitazi me shkrimin Po mua pėrse duhet tė mė vijė keq pėr serbėt tė Arian Ēanit
Ca ditė mė parė nė Alb-shkenca po lexoja diēka tė paparė, gjithsesi nė kuptimin negativ tė fjalės. Po lexoja njė artikull qė mund ta pjellė vetėm fantazia e njė tė marri, fantazia e njė injoranti kokėkrisur i cili me gjasė njėzetekatėrorėshin e ditės e shpenzon nė gjendje transi. Gazeta Panorama e Tiranės nė datėn e 15 shkurtit 2008, ndėr tė tjera shkarravina nxirrte edhe njė artikull tė njė psikopati anakronik tė quajtur Arian Ēani. |
|
Shkruan: Ilir Sefaj
Nė artikullin me titull; po mua pėrse duhet tė mė vijė keq pėr serbėt, ky pseudotalent ndėr tė tjera shkruan: Kur mendoj se sa keq do ndjehesha sikur papritur tė mėsoja se Dropulli nė Jug tė Shqipėrisė do tė shpallte pavarėsinė dhe do tė ndahej pėrfundimisht nga vendi im
Kur e mendoj pėr njė ēast, dridhem i gjithi. Sepse them me vete: po tani ēi mbeti mė kėtij vendi. Janė mbledhur bashkė gjithė mė tė fortėt e botės dhe ...po luajnė e tallen me ne nė kėtė farė feje. Me ose pa vetėdije, autori i kėtij artikulli bėn krahasimin e Dropullit me territorin e deridjeshėm tė pushtuar tė Kosovės, dhe njėkohėsisht ky mjeran harron se njė pjesė e madhe e territorit tė asaj Shqipėrie 28 mijė kilometra katrorė qė ai e ka mėsuar kur ishte nė shkollė, -nėse vėrtetė ka qenė ndonjėherė nė tė,- i janė ndarė pjesė tė tėra tė vendit tė tij, -nėse vėrtetė ėshtė Shqipėria-, po ashtu harron se nė radhė tė parė, pėr kėtė fakt duhet ti vijė keq. Gjithsesi nė artikullin e tij, ai vazhdon sė injoruari pėrpjekjen e shqiptarėve tė Kosovės pėr tu liruar nga zgjedha serbe e cila pėr afro njėqind vjet kishte bėrė gjenocid mbi popullsinė e kėtij territori tė pushtuar. Dhe ai sndalet sė injoruari duke menduar se ajo qė shtron nė artikullin e tij, jo vetėm qė ėshtė me vend, por ėshtė edhe argumentuese. Ta shohim si barazon gjendjen e padurueshme ekzistenciale tė shqiptarėve etnik tė Kosovės, gjendje e cila e pėrcolli dekada me radhė popullin e kėtyre trevave, me minoritetin grek qė jeton nė Jug tė Shqipėrisė: Se mirė qė historia nuk ėshtė treguar aspak bujare me ne, duke na ndarė e copėtuar disa herė, por tė paktėn mos tė na merrte tani nė 2008-ėn, njė nga copat mė tė mira dhe mė tė pasura tė vendit, Jugun. Dhe mirė qė ata njerėz atje duan tė jetojnė tė ndarė, por qė shumica e shteteve tė kėsaj bote, tė mbėshteste Dropullin dhe tė na trajtonte ne si ca tė egėr qė nuk kemi ditur tė respektojmė tė drejtat e tyre, kjo do tė mė dukej e papranueshme dhe e padrejtė.
Sipas kėsaj logjike tė njė njeriu tė palogjikė, i bie se shqiptarėt e Kosovės u pėrpjekėn tė ndahen nga okupatori shekullor vetėm e vetėm se ashtu iu kishte tekur disa fuqive apo shteteve tė botės, pra autori i kėtij shkrimi harron se, jo vetėm qė nuk respektoheshin tė drejta e shqiptarėve tė Kosovės, por Akademia e Shkencave tė Serbisė kishte hartuar projekte tė cilat mėtonin zhdukjen e shqiptarėve si komb, pėrkundėr faktit se shqiptarėt ishin autokton nė trojet e tyre, ndėrsa serbėt kolonizatorė. Fjalorin tė cilin e pėrdorė Arian Ēani, sa ėshtė cinik aq ėshtė edhe jo argumentues.
Nė Kosovė konkretisht mbi popullsinė shumicė tė kėsaj trevė ėshtė bėrė gjenocid, ndėrsa nė Dropull minoriteti grek favorizohet, bile kėta ardhacakė kanė marrė toka qė ishin nė pronėsi tė shqiptarėve mu sikur pakica serbe nė Kosovė. Mbase e kuptoj pėrpjekėn e Arian Ēanit pėr tu dukur i veēantė, dhe jo se jam kundėr shprehjes sė lirė tė mendimit, qoftė edhe nėse ai nuk pėrkon fare me realitetin siē edhe ėshtė nė kėtė rast opinioni i z. Ēani, mirėpo jam kundėr tendencės sė pėrfitimeve tė ēfarėdo natyre, nė emėr tė atyre qė gjithēka sakrifikuan pėr shtetin e Kosovės. Kur njeriu gjendet pėrballė kėtyre realiteteve, seē i thotė vetės; kemi ardhur nė njė situatė tė tillė, apo mė mirė na kanė sjellė nė njė situatė tė tillė, kur neve, njerėzve tė ndėrgjegjshėm ka nisur tė na brejė ndėrgjegjja pse jemi tė ndėrgjegjshėm. Si do qė tė jetė, nėse pėr njėrin ėshtė e rėndėsishme diēka, nuk do tė thotė se duhet doemos tė jetė edhe pėr tjetrin. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|