| » Opcionet për artikullin |
|
Janė ditėt e fundit tė vitit 2007, momenti kur i hedhim njė vėshtrim zhvillimit tė ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė vitit: Kosova ndodhet tashme shumė pranė zgjidhjes sė stausit tė saj; Shqipėria ėshtė pranė pranimit nė NATO... Pikėrisht, pėr tė biseduar mbi disa nga ēėshtjet qė lidhen me Kosovėn dhe Shqipėrinė, Zėri i Amerikės zhvilloi njė bisedė telefonike nga Parisi nė programin televiziv Ditari, shkrimtarin Ismail Kadare.
Zėri i Amerikės: Zoti Kadare, Kosova ndodhet sot mė pranė se kurrė mė parė, realizimit tė aspiratės sė saj pėr pavarėsi. Bashkimi Evropian, ndonese jo i unifikuar, si dhe Shtetet e Bashkuara, janė shprehur nė favor tė njohjes sė pavarėsisė. Por, ndonėse vėmendja sot ėshtė pėrqėndruar tek zhvillimet e ditės, duket se sfida mė e madhe pėr Kosovėn do tė jetė periudha qė do tė pasojė. Si e shikoni ju mbarė kėtė proces?
Ismail Kadare: Natyrisht, qė problemi i Kosovės po shkon drejt zgjidhjes pėrfundimtare. Duhet tė jetė njeriu i verbėr, qė mos e shikojė kėtė gjė, ose qė mos jetė normal qė mos ta kuptojė. Problemi i Kosovės nuk ka qenė asnjėherė problem administrativ, politik, fetar, e aq mė pak, ēėshtje sentimetale, siē ėshtė paraqitur disa here. Ai ka qenė problem i madh i lirisė; liria ėshtė problemi numėr njė i ēdo populli dhe problemi i Kosovės, mund tė trajtohet edhe vetėm si i tillė, pra si problem vetėm i lirisė; dhe ai u trajtua si i tillė. Kur Evropa Atlantike, e nxitur nga shqiptarėt e Kosovės vendosi ti ndihmonte ata, ajo nderoi vlerat e saj dhe nderoi nė radhė tė parė, konceptin e lirisė. Zgjatja qė ndodhi, ishte njė farė tėrheqjeje. Ne e kemi pėrjetuar nė sytė tanė kėtė, nėn njė presion tė madh tė propagandės serbe dhe pastaj asaj ruse, u bė njė pėrpjekje pėr simetrizim tė krimit, dmth, pėr njė ngatėrresė, njė mjegullim midis xhelatėve dhe viktimave, pėr tė paraqitur Serbinė si viktimė, pėr tė zgjuar keqardhje pėr tė, pėr tė harruar ēka ndodhur. Unė jam njė europianist i vendosur, dhe gjithmonė kam theksuar dhe theksoj qė mirėnjohja shiptare pėr Evropėn Atlantike, pėr Evropėn, pėr Shtetet e Bashkuar, duhet tė jetė nė jetė tė jetėve, do tė jetė e pandryshueshme; por kjo sdo tė thotė aspak, qė ne, tė mos themi mendimin tone, kur ka gjėra, kur ne nuk jemi dakord me qėndrimet qė mbahen. Nė qoftė se do tė kihen parasysh pėr shembull, e vėrteta, ēka ndodhur nė Kosovė, nė qoftė se do ti bėheshin tė njohura botės krimet qė kanė ndodhur atje, masakrat, shpėrnguljet e shqiptarėve, vrasjet e foshnjeve dhe sidomos njė krim i madh, pėr tė cilin ėshtė folur shumė pak, ose nuk flitet ende, pėrdhunimi nė masė i grave dhe i vajzava tė reja nė Kosovė, vizioni pėr atė qė ka ndodhur do tė ishte shumė mė i qartė dhe zgjidhja do tė kishte qenė, pėr mendimin tim, mė e shpejtė. Kėto nuk i them aspak pėr revansh, askush nga ne nuk i thotė pėr revansh, pėrkundrazi, i them, meqė problemi zgjidhet vėrtet nė rrėnjėt e tij, nė thellėsinė e tij, qė tė mos ketė dilema mė, se dilemat janė shumė tė kėqia, kur ka probleme tė tilla madhore; unė jam pėr atė, qė sytė ti mbajmė nga e ardhmja, nė kėrkim tė paqes, tė mirėkuptimit me popujt fqinj, duke pėrfshirė, natyrisht edhe popullin serb; por kjo nuk mund tė ndodhi me anė tė harresės. Populli shqiptar nuk mund tė trajtohet nė kėtė mėnyrė, sepse kėshtu mund tė trajtohet vetėm njė popull i dorės sė dytė.
Pėr tė ardhur tek pyetja jua, tek sfidat mė tė mėdha qė do tė ketė Kosova. Kosova, ėshtė, do tė jetė dhe ka marrė dhe po merr qysh tani, konturet e njė zone shqiptare, evropaine, me tė gjitha standartet humaniste tė kontinetit evropian. Ai ėshtė dhe do tė jetė atdhe i tė gjithė njerėzve qė banojnė dhe jetojnė nė tė, duke zbatuar tė gjitha standartet mė tė larta nė kėto norma qė ka arritur njerėzimi dhe qytetėrimi. Nė qoftė se thuhet dy shtete shqiptarė nė Ballkan, nganjėherė kjo ėshtė njė pyetje qė zgjon pak habi. Si do tė ekzistojnė dy shtete shqiptare nė Ballkan? Natyrisaht, qė nuk ėshtė njė zgjidhje e shkėlqyeshme por natyrisht, qė ėshtė njė zgjidhje kompromisi, e vetmja qė ngelet tani pėr tani.
Zėri i Amerikės: Dhe ēfarė marrėdhiesh mendoni qė do tė kenė mes tyre kėto dy shtete, ai i Kosovės dhe ai i Shqipėrisė?
Ismail Kadare: Unė them se kėto do tė kenė marrėdhėnie krejtėsisht tė veēanta, dmth nuk them se do tė kenė marrėdhėne si dy fqinj, kėto janė mė tepėr se dy fqinjė. Kėto janė dy shtete, qė kanė njė lidhje tė brendshme, njė lidhje tektonike tė brendshme, sepse janė dy shtet tė pėrbėra nga i njėjti komb, sepse janė njė komb i ndarė nė dy shtete; prandaj dhe do tė duhet tė kenė marrėdhėnie korrekte, nė radhė tė parė, marrėdhėnie tė standarteve tė larta demokratike, evropiane, dhe marrėdhėnie siē ka njė pjesė e njė kombi, me pjesėn tjetėr tė njė kombi, njėkohėsisht. Nuk mund tė konceptohet ndryshe kjo gjė.
Zėri i Amerikės: Ti kthehemi pak ngjarjeve nė Shqipėri. Po mbushen pothuajse dy dekada qė nga pėrmbysja e komunizimit dhe ende nuk mund thuhet se tranzicioni atje ka mbaruar. Shpeshherė, vihet re njė ndjenjė pesimizmi pėr mundėsinė e pėrmirėsimit tė gjendjes. Nga ana tjetėr Shqipėria sot ėshtė pranė marrjes sė njė ftese pėr anėtarėsim nė Nato. Si do ti komentoni ju kėto zhvillime nė Shqipėri?
Ismail Kadare: Natyrisht, unė e kuptoj gjithė atė ligėshtimin qė pėrmendėt ju, e kuptoj fare mire dhe kjo nuk do tė thotė qė ne tė harrojmė dhe tė mos marrim parasysh atė ēka ndodhur, kanė ndodhur edhe gjėra tė mira nė kėtė kohė, psh, vetė fakti qė ne, nga njė vend qė prisnim tė na sulmonte NATO-ja, ja kishim mbushur mendjen vetes se do tė na sulmojė NATO-ja dhe bėnim gati disa shtiza dhe disa maja gjilpėrash ēative, qė tė mbroheshim prej saj, kurse tani presim ftesėn qė tė hyjmė, kuptohet ēfarė ka ndodhur, nė botė edhe nė Shqipėri; por unė e kuptoj edhe padurimin shqiptar, sepse ky tranzicion, siē thatė ju, zgjati shumė, dhe po kthehet nė njė fare ngecjeje, ngecje historike; se gati 20 vjet qė po bėhen, nuk ėshtė mė fjala tranzicion qė i pėrshtatet. Problemi qė kemi, ėshtė se ka disa probleme bllokuese nė Shqipėri, qė duken nganjėherė banale nga ana e jashtme, por sjanė banale, janė shumė tė thella, ai qė ėshtė problemi i dritave dhe i ujit. Na vjen turp tė gjithėve, qė duhet tė flasim, tė merremi me kėtė problem. Mirėpo, nuk ka si tė mos merremi, sepse kjo ėshtė sikur tė na ketė ardhur njė gjė qė nuk ndodh sot nė botė, ose nė njė pjesė tė madhe tė planetit, tė jetė kthyer, ta zemė njė sėmundje e Mesjetės, Murtaja, dhe ne tė kemi punė me tė. Mungesa e ujit dhe dritave, ėshtė barbare, ėshtė jo e epokės sonė, prandaj na acaron, nė fakt, na bllokon nė ēdo gjė, paralizon vullnetin nė kėtė vend, krijon ligėshtim moral; dhe nė kėtė mėnyrė, mungon ai qė ėshtė normaliteti i jetės. Nė kėtė mėnyrė, Shqipėria smund tė jetė njė shtet i lirė dhe sovran, duke patur kėtė problem kaq tė rėndė, qė nė pamje ėshtė banal dhe mua mė vjen tashti pak zor, qė detyrohem tė flas pėr tė, kėshtu na vjen zor tė gjithėve, ėshtė uji dhe dritat. Uji ka qenė njė mjet shtypjeje, historikisht ėshtė njohur, mjet dhune; madje ekziston njė terminologji, njė term qė quhet, diktatura hidrike, diktatura tė bazuara mbi sundimin e ujit, pra diktatura qė bazoheshin mė tepėr se nė burgje dhe nė polici, nė mungesėn e ujit, nė ndėrprerjen e ujit. Natyrisht, qė nuk dua tė bėj krahasim, pa dyshim, por ne na ka mbetur pra nėpėr kėmbė, njė gjė, njė relike e kohėrave barbare, e epokave tė vdekura. Prandaj, kėshtu, shpjegohet qė nė Shqipėri krijohet ky ligėshtim, me tė drejtė, si tė thuhet, sepse duke mos zgjidhur disa probleme madhore, ato bllokojnė tė tjera dhe bllokimi kalon nė zinxhir dhe krijohet ajo qė thashė, ngecja.
Zėri i Amerikės: Zoti Kadare, nė kėto ditė festash, kur sapo lamė pas Bajramin dje dhe presim Krishtlindjet, nuk mund tė mos kujtojmė pėrsėri faktin se shqiptarėt gjithmonė janė shquar pėr tolerancėn e tyre fetare dhe mirėkuptimin mes besimeve. Por sot dėgjon herė pas here, qoftė nė Perėndim, qoftė nga fqinjėt e shqiptarėve nė Ballkan, se feja e shumicės sė tyre, myslimanizmi, pėrdoret pėr argumente tė caktuara. Ku mendoni ju se i ka bazat kjo?
Ismail Kadare: Kjo ka njė bazė, jo mė kot qė bėhet me kaq kėmbėngulje, natyrisht. Tani, Ballkani shquhet si vendi i krijimit tė pėrrallave, i fantazive. Njė nga pėrrallat qė lidhej me problemin e Kosovės ka qėnė, qė Kosova u shpall pėr njė kohė tė gjatė si djepi i serbizmit, Jeruzalemi i serbėve etj, etj., tani po krijohet njė pėrrallė e re, jo mė lidhur me serbėt, por lidhur brenda njė problemi ndėrshqiptar ēėshtja e fesė tek shqiptarėt. Shumė tė interesuar janė shumė njerėz, qė ta theksojnė kėtė gjė, ta theksojnė se nė Shqipėri ka dy besime ose tre besime, mė saktė dhe ėshtė e habitshme sepse kjo krijon njė lloj surprize tek shumė tė huaj sidomos. Kanė qef tė surprizohen, tė ndjehen tė habitur prej kėsaj. Unė nuk kam dėgjuar ndonjėherė tė them tė drejtėn qė nė Evropė ku kjo dukuri ėshtė e njohur, njerėzit tė habiten pėr kėtė gjė. Nė Gjermani, nė Francė, nė vende tė tjera evropiane ka dy dhe disa herė tre besime kryesore. Nuk kam dėgjuar kurrė qė njė francez tė thotė jam francez protestant apo katolik, ose njė gjerman ta thotė kėtė gjė. Janė gjermanė, janė francezė, tani ėshtė shtuar edhe feja myslimane, ku ka ta zemė, nė Francė ta zėmė ka mė shumė myslimanė sesa nė Shqipėri e nė Kosovė bashkė. Pra vetėm kjo, pėr ne bie shumė nė sy, ose mė tepėr ta njė theksim me njė farė padurimi qė nga kjo gjė tė ndodhi diēka nė Shqipėri.
Harmonia fetare, siē e pėrmendėt ju, ka qėnė vėrtetė njė sfidė e jashtėzakonshme qė populli shqiptar i ka bėrė nė radhė tė parė historisė sė vet, qė nuk e ka lejuar atė tė preket dhe qė po i bėn nė njė farė mėnyre mendėsisė botėrore, evropiane. Ku e ka bazėn tani gjithė kjo pritje e gjatė qė tė ndodhi diēka me kėto fe? Kjo e ka bazėn tek njė ide e mbrapshtė, e vjetėr, qė shqiptarėt nuk janė evropianė; shqiptarėt duke qėnė se kanė njė pjesė tė madhe myslimanėsh midis, kėta myslimanė shqiptarė sė paku, nė qoftė se sjanė tė gjithė shqiptarėt evropianė, sė paku myslimanėt shqiptarė sjanė evropianė, domethėnė shumica e tyre. Kjo ėshtė njė tezė e mbrapshtė, me njė qėllim tė caktuar, qė lidhet me krimet e vjetra dhe me projekte tė ardhshme tė cilat jam i bindur qė nuk do tė kryhen kurrė. Domethėnė, kush janė krimet e vjetra qė lidhen me kėtė? Shpėrngulja ka qėnė njė doktrinė antishqiptare. Shpėrngulja ka qėnė njė mėnyrė qė ne e kemi provuar. Kosova sot do tė kishte 3 milionė banorė nė qoftė se nuk do tė kishte disa shpėrngulje tė tmerrshme nė vitet 30 dhe 40, shpėrngulje tė mėdha nė Turqi. Domethėnė ata shqiptarė qė kanė qėnė 300 400 mijė nė atė kohė qė kanė ikur do tė ishin njė milionė. Pra shikoni se si shpėrngulja ėshtė njė mjet qė ėshtė shfrytėzuar dhe ky mjet vazhdon tė jetė nė projektet e mbrapshta, tė besohet gjithmonė, tė ėndėrrohen gjėra tė shkuara, qė tė bėjnė qė tė quhen shqiptarėt miq tė huaj pėr kontinentin evropian. Domethėnė "ne", serbėt e tė tjerė, janė evropianė dhe shqiptarėt nuk janė, meqėnėse kanė kėtė problemin e fesė. Kėtu ėshtė prapavija, mendoj unė, e keqe e kėtij problemi qė neve me sukses, populli ynė, kombi ynė e ka sfiduar, duke vėrtetuar se myslimanėt shqiptarė janė po aq, ndihen anėtarė tė kontinentit, pjesėtarė tė kėtij kontinenti qė quhet Evropė, po aq sa katolikėt, po aq sa tė tjerėt, ortodoksėt, ateistėt etj., etij.
Zėri i Amerikės: Zoti Kadare, nė Shqipėri po botohet Vepra Juaj e Plotė. Tashmė kanė dalė nė treg dy vėllimet e para tė saj. A vazhdon tė jetė i njėjti interes pėr librin nė Shqipėri?
Ismail Kadare: Ka shumė fjalė qė ka rėnė interesi pėr librin, ky ėshtė njė diskutim botėror. Unė mendoj, se nuk ka rėnė interesi aq sa mendohet. Ka njė farė rėnie relative, qė ėshtė e shpjegueshme por nė Shqipėri pėr fat tė mirė, gjithmonė kam konstatuar se lexuesi i mirė shqiptar qė mbetet gjithmonė lexuesi i mirė shqiptar, ka interes pėr librin e pėr letėrsinė e mirė dhe do ta mbajė kėtė interes. Unė nuk jam pesimist pėr kėtė gjė. Natyrisht, pėr ti kthyer tek problemet qė folėm mė lart, kur kemi ato problemet bllokuese, si ēėshtja e dritave, me siguri edhe shkrimtarėt shqiptarė, me njė trishtim mendojnė qė ja u bė errėsirė, secili ka hallet e veta, siē ka ēdo familje dhe ēdo ndėrmarrje; por shkrimtarėt kanė edhe atė problemin e tyre qė librat e tyre nė atė kohė nuk lexohen, si tė thuash dhe e konstatojnė kėtė gjė me trishtim. Ja pra, si lidhen problemet nė Shqipėri, por unė po kthehem tek ajo, qė lexuesi shqiptar ka mbetur amator i kulturės dhe i letėrsisė veēanėrisht.
Zėri i Amerikės: Zoti Kadare, ju faleminderit pėr intervistėn dhe gėzuar festat!
Ismail Kadare: Faleminderit dhe gėzuar edhe juve!
|
|