DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2010

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» INTERVISTE EKSKLUZIVE ME Z, IBRAHIM EGRIU
Postuar mė datėn: 2008-06-07 11:52:16 nga admin4 :: Kategoria: Intervista

Njėzet vite veprimtari kombėtare nė mėrgim e patriotit dibran, Ibrahim Egriu - “Njeriu qė u dha zė shqiptarėve tė mėrguar dhe zemėr Atdheut tė vuajtur”. (Gazeta Ylliria 4.07.2003)

Intervistėn e realizoi: I. Egriu
Redaktori i web-faqes
Kacaniku.ch.vu -Aga DULL
Kacaniku.ch.vu: Mirėmbrėma zotėri profesor.
Ibrahim Egriu: Mirėmbrėma!

Kacaniku.ch.vu: Fillimisht tė falėnderoj pėr qė tė bėjmė nje intervistė ekskluzive pėr kaēanikasit tuaj tė dashur.
Ibrahim Egriu: Me shumė dėshirė dhe ju falėnderoj, ishte njė kohė e shkurtėr qė edukova brezat kaēanikas, por nė shpirtin tim jeton dashuria e pėrjetshme pėr ju dhe Kaēanikun heroik.

Kacaniku.ch.vu: Ju kujtohet ajo kohė e largėt si erdhėt nė Kaēanik?



Ibrahim Egriu: Po si jo, Rizvan Koleci profesor i matematikės i cili jepte mėsim nė gjimnas nė bised e sipėr me z. Sali Bajrėn e ndjerė ( Kryetar), Bedri Kyēykun (prof. i ndjerė) drejtorin-Latif Nallbani dhe Hebib Shehu mė bėnė tė mundur qė tė punėsohem nė shkollėn e mesme VOSKOPOJA si profesor i gjuhės dhe letėrsisė shqipe.

Kacaniku.ch.vu: D.m.th. filluat vitin shkollor ne shtator ’68.

Ibrahim Egriu: Po ishte njė vit i shkurtėr, por me shumė befasira tė kėndshme pėr mua.

Kacaniku.ch.vu: Po, profesor si u gjinde ne mesin e kaēanikasve, me njė fjalė si ju pritėn ata?

Ibrahim Egriu: Unė banoja nė banesat e Voskopojės dhe po thuaj s’kishte mbrėmje pa u ftuar nė odat e fshatarėve tė fshatit Bob, tė cilėt me respektonin me tė madhe. Aty flitej pėr tema tė ndryshme e ne veēanti pėr momentet e vėshtira qė kalonte komuna e Kaēanikut nė krye me kryetarin e ndjerė, z.Sali Bajra.

Kacaniku.ch.vu: A mund tė na i pėrshkruani pak ato kohėra?

Ibrahim Egriu: Pas demonstratave tė 68 qė u mbajtėn nė Kosovė dhe Tetovė dhe pėrkrahjes qė i dhanė Sali Bajra i ndjerė, Bedri Kyēyku poashtu i ndjerė, Latif Nallbani, Hebib Shehu etj. nė Kaēanik situata zihej. Pėr kėtė arsye udhėheqja e atyre kohėrave duhet tė jetė FANAR pėr brezat qė vijnė gjer nė pėrjetėsi, sepse kėta burra nuk u zmbrapsėn as atėherė kur jeta e tyre ishte nė rrezik.

Kaēaniku.ch.vu: Ju keni pasur takime tė shpeshta me mikun tuaj tė dashur zotri Sali Bajrėn nė zyrėn e tij. A ju kujtohet ndonjė ngjarje interessante qė do tė mbetet kujtim nė historin mė tė re?

Ibrahim Egriu: Siē thash, mė parė ishte kohė tensioni, shantazhi mbi Saliun e shokėt e tij, ndaj tė gjithė intelektualėve shqiptar si nė Kosovė edhe nė trojet tjera Etnike, por posaēėrisht pėr Kaēanikun. Sepse pas pėrkrahjes institucionale tė demonstratave tė 68-ės, Saliu me shokėt, nuk tėrhiqej as edhe njė milimetėr. Dera e zyrės sė Kryetarit hapej ēdo orė e ēast. Vinin kaēanikasit trima pėr t’i dhėnė kurajo kryetarit tė tyre. Nė njė moment u fut njė mesoburrė me plis nė kokė (pėr fat nuk me kujtohet emri) dhe ju drejtua Sali Bajrės: - Vendos qysh din ti o Sali, veē erdha me tė kallzue se tre djemtė e mi t’i baj hallall!

Kaēaniku.ch.vu: Tash t’i kthehemi anės tjetėr tė medaljes. Tė flasim pak pėr esnafėt e Kaēanikut. Ju kujtohet ndo njėri?

Ibrahim Egriu: Si jo, mė kujtohet Aga Bub pastaj berberi, vėllau i Ekrem Shehut e tė tjerė( qė tash nuk mė kujtohen me emra).
Kacaniku.ch.vu: Mos ndofta Aga Bub ( Muharrem Shukri Dogani) ju ka dhėnė veresi?

Ibrahim Egriu: Jo vetėm veresi, sepse kjo nė Kaēanik ka qen traditė pasi qė njihnin nė mes veti, por qė tė mė mbetet gjithmonė nė kujtesė ėshtė njė moment qė lidhet me vėllaun tim tė dashur Luanin ( tash i ndjerė). Nė nėntor tė vitit 1968, vėllau im i ndjerė-Luani, i cili ishte i ndjekur vazhdimisht nga UDB-ja, vendosi tė merr rrugėt e botės mė sy. Ai erdh tė mė vizitojė dhe mė rrėfeu se do largohet pėr gjithmonė nė SH B A. Ishte i papėrgatitur materialisht dhe, ai i cili mė huazoi njė shumė tė hollash dhe ia dhash vėllaut tim tė dashur, ishte Aga Bubė, tė cilit s’ia harroj nderin qė ma bėri. E pėrcolla vėllaun tim shume te dashur-Luanin, i cili atėherė kishte vetėm se 19 pranvera, duke u nda pėrgjithmonė prej tij me lot ne sy, sepse, mė 11 janar tė vitit 1986 ndėrroi jetė. Shkoi gjallė e shėndoshė dhe ktheu nė Dibrėn e tij te dashur nė arkivol, pa e pa fare.

Kacaniku.ch.vu: Kėtu pėrmendet edhe Ekrem Shehu, ju lidhė ky emėr me njė episod interesant pėr lexuesit?

Ibrahim Egriu: Po, unė banoja me bashkėshorten dhe dy fėmijėt Lulzimin dhe Sazanin nė banesėn e shkollės Voskopoja. Pėr blerjen e orendive, ndėrmarrja“Sharri“, mė ofroi njė kredi prej 450 mijė dinarėsh. Unė, pėr ēdo muaj shkoja qė ta paguaj kėstin e kreditit, por sa herė qė shkoja, drejtori i ”Sharrit”, miku im shumė i dashur - Ekrem Shehu, nėse s’ia kam harruar emrin, mė thoshte, jo prof. s’duhet tė paguash. Atėherė, unė habitshėm e shikoja dhe nuk e dija se ē’ishte puna, por me siguri vetėm se z. Ekrem, ish-kryetari Sali Bajra dhe z. Bedri Kyēyku tė ndjerė e dinin se ēfarė vendimi kishin miratuar sė bashku. Atė e mėsova mė vonė, pasi u largova me dhembje nga nxėnėsit qė aq shumė i desha, nga kolegėt e mi tė respektuar dhe nga mbarė Kaēaniku im i paharrueshėm.
Ishte muaj korrik i vitit ’69. Pa pritur e pa kujtuar dikush trokiti nė derėn e shtėpisė sime. Vetėtimthi, hapa derėn dhe ē’me pa, para meje gjendeshin, Drejtori i ”Sharrit” z. Ekrem Shehu dhe tre tė tjerė, po ashtu nga Kaēaniku dhe drejtuesit e Ndėrmarrjes Tregtare”8-tė Shtatori”-Dibėr. –U gėzova sinqerisht dhe iu lėshova nė pėrqafim:
Urdhėroni, mirė se keni ardhur! –Hyni si nė shtėpinė Tuaj: bukė, kripė e zemėr!
Jo, tha z. Ekrem, s’kemi kohė, por duam qė dhe Ti tė vish sė bashku me ne nė Banjat e Dibrės- nė Banisht, atje do bisedojmė rreth disa kontratave zyrtare. Po, do vij me kėnaqėsi, iu pėrgjigja unė, sepse s’mudesha kurrė ta harroj nderin qė mė bėri ndėrmarrja e “Sharrit”,respektivisht mbarė Kaēaniku. Mora kuletėn dhe nė te vėrejta se kam 80 mijė dinarė, afro njė rrogė dhe mendova se do mundem t’i qeras mysafirėt nga Kaēaniku.

Kacaniku.ch.vu: Pėr tė festuar kėtė bashkim tė dy organizatave Sharri (Kaēanik) dhe 8 Shtatori (Dibėr) a u ndalėt diku pėr ta festuar?

Ibrahim Egriu: Po ,me dy makina nisėm nė Banisht, qė ėshtė 5 km pranė qytetit, nė kufi me Shqipėrinė.
Hymė nė restorant, i bashkuam tavolinat dhe porsa u ulėm porosita kamerierin tė na shėrbejė. Nė kuletė kisha tetėdhjetė mijė dinarė dhe mendoja se me siguri do mjaftojnė qė t’i gostis me pije e meze mysafirėt e mi tė nderuar nga Kaēaniku dhe, sė bashku me ta edhe katėr dibranėt:-drejtorin e ndjerė Zini Saraēi, sekretarin tepėr komik, po ashtu i ndjerė-Adem Duraku dhe dy tė tjerė.
Ia filluam dollisė. Cakėrruam gotat, duke u uruar mysafirėve mirėseardhje, shėndet dhe gjithė tė mirat nė jetė. U krijua njė atmosferė disponimi plot humor, gaz e hare dhe gjithēka shkonte sipas rrjedhės sė duhur, deri nė ēastin kur kamerieri filloi tė servojė disa lėngje bakri tė mbushur me mish viēi, mish qengji e peshk. Tė them tė drejtėn, nė ato ēaste, disa djersė tė ftohta filluan tė mė kaplojnė trupin, sepse, sipas llogarisė sime mendoja se me tetėdhjetėmijė dinar do mundesha t’i gostisė me pije e ca meze miqtė e mi tė dashur nga Kaēaniku, por llogaria ime filloi tė dėshtojė. Atėherė,u ēova fshehurazi dhe e sinjalizova kamerierin qė ta shėnojė veēmas llogarinė rreth pagesės qė t’ia paguaj mė vonė, duke qenė se nuk mė mjaftonte ajo shumė parash.
Disponimi im dukshėm filloi tė zbehet dhe s’mundesha as tė pijė e as tė shijojė ushqimin, tė cilin e sillte kamerieri kohė pas kohe, ndėrsa nė fytyrat e mysafirėve dhe te dibranėve vėrehej njė buzėqeshje interne, pa me kuptuar unė se pėr ēka bėhet fjalė.
Fol o prof. na trego ndonjė barsoletė !-Tha z. Eqrem Shehu. Po, po, u pėrgjigja unė, njė proverb popullore thotė:”Fukaraja, pėr njė plesht e djegėn jorganin” - Buuuu, filluan tė qeshen tė gjithė sė bashku, sepse e dinin se ku e kisha fjalėn.
Atėherė, thėrrita kamerierin qė tė mė tregojė llogarinė se sa kushtonin tėrė pijet dhe ushqimi. Ai, e kish bėrė gati e ma ofroi. Ēka me pa, shuma ishte kolosale: 365000 dinarė. O bu-bu, thashė me vete: - Shkoi krediti! Kurse ata qeshnin, qeshnin dhe vetėm qeshnin.
Nė ato ēaste, fjalėn e mori Sekretari i Ndėrmarrjes 8 Shatori, komiku i ndjerė –Adem Duraku, i cili duke u drejtuar kah unė mė tha: - ”Tėrė kėtė Skenar, ne e kemi pėrgatitur qė tėt vėmė nė sprovė Ty e tė shohim se sa kavalier je, sepse, tėrė kėto shpenzime do futen nė reprezentacion, pra Ndėrmarrja jonė 8-tė Shtatori do t’i paguajė”- Po pėrse s’mė treguat qysh nė fillim qė tė haja e tė pija siē duhet, por mė latė nė kėtė derexhe”!-Pashi Zotin, mė sillni tani tė ha e tė pi se vdiqa! - Qeshje dhe pėrsėri qeshje, u derdhėn duke qeshur qė tė gjithė.

Kacaniku.ch.vu: Profesor tashti kalojmė rreth punės tėnde tė pa lodhur nė shėrbim tė arsimit. Me 8 qershor 2008 mbushen plot 24 vjet nga dita kur u ndave nga arsimi dhe Dibra jote e dashur. Mund tė na flisni pak pėr kėtė ēėshtje?

Ibragim Egriu: Saktėsisht, mė 8 qershor 1984, pra, pėrkujtoj Ditėn kur pėr tė fundit herė dhe me lot nė sy, u ndava nga nxėnėsit dhe kolegėt e mi tė dashur, nga mė tė afėrmit e mi:miqtė, shokėt e nga Dibra ime kreshnike.

Kacaniku.ch.vu: Nga shumė gjenerata qė keni pėrcjellė do ta veēoni ndonjė gjeneratė qė ka korrė suksesin mė tė madh?

Ibrahim Egriu: Po, ishte gjenerata e Adelina Markut tė cilėn mund ta quajmė se ishte gjenerata e artė, siē e vlerėsoj unė, sepse, ajo gjeneratė e fėmijėve tė prindėrve intelektualė dibranė, mė ka lėnė mbresat mė tė mira gjatė punės sime 43 vjeēare nė lėmin e arsimit.
Them kėshtu,sepse, nga kjo gjeneratė, shumica prej tyre i kanė kryer studimet dhe janė bėrė tė vyeshėm, jo vetėm pėr veten tyre e tė familjeve, por edhe pėr kombin e atdheun.

Kacaniku.ch.vu: Kur jeni te nxėnėsit Tuaj tė shumtė, vallė a ju kujtojnė ata juve nė ndonjė moment tė jetės sė tyre?

Ibrahim Egriu: Nė njė intervistė dhėnė televizionit nė gjuhėn shqipe, ish nxėnsja ime Adelina Marku, nė pyetjen e gazetarit, kush ju ka frymezuar tė merreni me shkrime dhe gazetari? Ajo ju pėrgjegj: Frymezimet e para i mora nga arsimtari, Ibrahim Egriu.

Kacaniku.ch.vu: Si u ndiet nė ato ēaste?

Ibrahim Egriu: O Zot, thashė me vete dhe parashtrova pyetjen:-A ka shpėrblim mė tė madh nė jetė se sa nxėnėsi apo studenti ta vlerėsojė mundin dhe pėrpjekjen e arsimtarit? Faqeve mė rrodhėn dy pika loti ndėrsa zemra me rrihte me shpejtėsi, ishte njė ndjenjė e pa pėrshkruar. Pėr atė dhe jam shume i lumtur qė 43 vjet rresht punova ne lėmin arsimit.

Kacaniku.ch.vu: 8 qershori 1984 ishte vit i ndarjes sė madhe nga ate qė e deshe me gjithė zemėr-arsimin. A ka mundėsi ta na pėrshkruani atė ngjarje me gjerėsisht, sepse besoj se kjo na intereson ne tė gjithėve.

Ibrahim Egriu: S’mundem tė anashkaloj e tė mos jua pėrkujtoj atė ditė tė kobshme e tė mallkuar kur u ndava nga Dibra ime e dashur. Ishte ditė e bukur pranverore dhe dita e fundit e vitit shkollor 8 qershor 1984. Hyra nė klasė dhe isha tepėr i shqetėsuar. Pas pėrshėndetjes u drejtova kah dritarja duke i vėrejt bashkėqytetarėt e mi tek Stacioni i autobusėve. Njė ndjenjė pikėllimi e dėshpėrimi mė kaploi shpirtin, sepse parandjeja se s’do mund tė kthehem mė nė vendlindje, nė Dibrėn time tė dashur.
Tė vetmit person, tė cilit i rrėfeva fill e pėr pe ishte ish mėsuesi im, zotėri Abdi Begu-Haxhiu, i cili gjatė atyre ditėve lėngonte nė shtrat nga njė sėmundje vdekjeprurėse nė lukth dhe, ndarja me te ish tepėr e vėshtirė dhe emocionuese. Ai, me kanė kancer nė lukth, mė pėrcoll deri te dera e oborrit tė shtėpisė,mė pėrqafoi fuqishėm dhe ngrohtė e mė tha: - Rruga mbarė tė qoftė !-Dhe atje nė Zvicėr do tė takosh shokė e miq atdhetarė nga tė gjitha trojet tona. Ndėrsa porosia apo amaneti i tij i fundit qe:-Tė lutem Imi, mos u bėn anėtar i asnjė partie apo organizate politike, por gjithmonė tė jetosh i lirė e pavarur. U ndamė pėr tė fundit herė me zotėri Abdiun me lot nė sy e s’u pamė mė, sepse, nė tetor tė vitit ’84, ai ndėrroi jetė.

Kacaniku.ch.vu: Profesor ,me falni nėse pas gjithė kėtij rrėfimi zėri im ėshtė me dridhje dhe pika loti rrėshqasin fytyrės sime, pėr kėtė kėrkoj falje...(heshtje)

Kacaniku.ch.vu: Profesor, porosinė e mėsuesit Abdi Begu – Haxhiu (rahmet i pastė shpirti) a e ēove nė vend a po jo?

Ibrahim Egriu: Deri mė sot. porosinė e mėsuesit tim e kam zbatuar nė mėnyrė rrigoroze. Nuk i takoj asnjė partie apo organizate politike.

Kacaniku.ch.vu: U ndave nga Dibra dhe dibranėt tanė tė dashur dhe u ktheve nė Kaēanik?...Deshe edhe kėtu t’i pėrshėndesėsh ata qė i deshe dhe tė deshtėn shumė.

Ibrahim Egriu: Po, rrugės kalova pėr rreth Kaēanik tim, por pėrveē nxėnėsit tim Ibrahim Doganit, nuk takova askėnd tjetėr. Pėrmes tij dhe pėrqafimit me tė desha t’i pėrqafoj tė gjithė kaēanikasit e mi fort tė dashur.

Kacaniku.ch.vu: Profesor tashti jeni pensionuar dhe, mund tė na thoni ēfarė keni ndėrmend?

Ibrahim Egriu:Tani, me marrjen e pensionit, vitet e fundit tė jetės sime do i kaloj nė vendlindjen time tė dashur, poqese pushtetaret maqedonas, s’mė torturojnė nė kufi, siē kanė vepruar deri mė sot.

Kacaniku.ch.vu: Me siguri se pas Dibrės suaj tė dashur do ta vizitoni edhe Kaēanikun.

Ibrahim Egriu: Po si jo, dėshiroj t’i shohė vėllezėrit e mi tė gjallė, Hebib Shehun, Latif Nallbanin, fotografistin e dashur Axhib Tushėn e shumė e shumė tė tjerė. T’i vizitoj varret e miqve te mi tė dashur, z. Salih Bajra dhe z. Bedri Kyēyku. Pastaj nėse do tė mundem t’i takoj aktorėt e dramės sė parė tė luajtur nė Kaēanik ”NORA E KELMENDIT”, si Ibrahim Doganin, Abdullah Mjakun, Mehmet Jakupin e shumė e shumė tė tjerė. Kjo kanqėsi do tė mė kthente kujtimet e rinis sime.

kacaniku.ch.vu: Profesor pėr fund ju falėnderoj shumė pėr intervistėn dhe desha t’ju pyes. Po tė ishit nė vendin tim ēka kishit pas dėshirė tė ju pyes qė ndoshta nuk mė ėshtė kujtuar?

Ibrahim Egriu: Z. Abdullah, nė intervistėn qė e kryem sė bashku keni pėrfshi shumėēka, por ajo qė me sė shumti me gėzon e me jep vullnet dhe elan pėr punė e jetė ėshtė fakti se kėtė interviste e realizuam se bashku mu nė vigjilje tė 24-vjetorit tė ndarjes nga vendlindja ime e shtrenjtė-Dibra. Pra, biseda qe e realizuam sė bashku ėshtė satisfikim i punės sime qė e kam kryer plot katėr dekada.

Kacaniku.ch.vu: Nė emrin tim dhe tė familjes sime, nė emrin e tė gjithė atyre qė ju kanė njohur dhe qė do t’ju njohin tani, ju dėshiroj jetė tė gjatė juve bashkėshortes suaj tė nderuar dhe fėmijėve tu. Faleminderit!
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] ADEM DEMAĒI - Intervistė (2008-11-18 22:52:41 nga admin1)
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Kultura ] Intervistė ekskluzive e gazetės norvegjeze ”Dagbladet” (2008-07-03 02:05:08 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin kosovar Agim Gjakova (2008-06-03 09:26:43 nga admin1)
[ Intervista ] INTERVISTĖ ME KOLONELE SARANDA TOPLICA (2008-04-29 07:45:04 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE PĖR "SHQIPĖRIA SOT" (2008-04-02 06:58:20 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE E TĖ PAVARURĖS "ALBANIA TODAY" (2008-02-25 16:37:14 nga admin4)
[ Intervista ] Interviste me “Artisten e Merituar” Fitnete Rexhėn (2008-02-02 05:37:00 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė TELEFONIKE me ZĖDHĖNĖSIN e FBKSH-SĖ dhe TĖ AKSH-sė z. Gafurr Adilin DHĖNE KTV-sė (2008-01-24 04:38:24 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster