DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» EKIPI I UNITETIT NUK KA NJOHURI QĖ TRESHJA PO PĖRGATIT DOKUMENT PĖR KOSOVĖN
Postuar mė datėn: 2007-10-19 14:44:05 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Ekipi i Unitetit nė Prishtinė thotė se nuk ka njohuri pėr njė dokument 14 pikėsh, qė Grupi i Kontaktit, pėrkatėsisht Treshja ndėrmjetėsuese nė negociata, po pėrgatit pėr Kosovėn. Ky dokument, sipas burimeve nė Prishtinė, paraqet pėrpjekjet ndėrkombėtare pėr tė unifikuar pika tė pėrbashkėta ndėrmjet pozicioneve tė Prishtinės e Beogradit nė negociata. Pas njė takimi tė zhvilluar sot, Ekipi i Unitetit e mohoi tė ketė pranuar njė dokument tė tillė. Zėdhėnėsi Skėnder Hyseni tha se pala kosovare beson qė Treshja po pėrgatit dokumentin pėr Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki- Moon, tė cilit do t’ia paraqesė rezultatet e bisedimeve nė formė tė raportit, mė 10 dhjetor. Ndėrkaq, zgjidhja pėr Kosovėn, sipas tij, ende kėrkohet nė pakon e Ahtisaarit. Ai nuk e pėrjashtoi mundėsinė qė Treshja t’u paraqesė ndonjė dokument palėve nė takimin e radhės, mė 22 tetor, nė Vjenė. Hyseni tha se Treshja pritet qė deri mė 10 dhjetor ta paraqesė raportin e vet, ndėrkaq, sipas tij, nuk ėshtė nė mandatin e palėve nė bisedime qė t’i diktojnė Treshes mandatin qė ka nė bisedime. “Ėshtė nė pushtetin e plotė tė Treshes qė tė nxjerrė pėrfundime dhe konkluzione tė caktuara, derisa i dėgjon tė dyja palėt. Nuk ėshtė krejt e papritur qė nė njė fazė tė kėtij procesi, Treshja mund tė japė edhe pėrshtypjet e veta pėr rrjedhėn e statusit”, theksoi Hyseni. Nė vazhdim, ai ka njoftuar edhe nė lidhje me agjendėn e takimit tė 22 tetorit nė Vjenė. Pika e tretė nė agjendė ėshtė debati pikėrisht lidhur me vlerėsimin e Treshes pėr procesin e statusit. Hyseni tha se nuk mund tė paragjykojė nėse ky vlerėsim pėrbėn dokumentin 14 pikėsh, duke sugjeruar qė tė pritet takimi i 22 tetorit pėr tė parė se ēfarė do tė prezantojė Treshja. “Duhet pritur takimin e sė hėnės nė Vjenė, pėr tė parė se ēfarė ka Treshja pėr tė thėnė. Nuk ėshtė nė fuqinė e as nė pushtetin tonė qė t’ia zgjerojmė apo t’ia ngushtojmė mandatin Treshes, pasi mandati i Treshes rrjedh nga Grupi i Kontaktit dhe nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė. Ne jemi tė gatshėm qė tė pėrballemi me tė gjitha situatat, tė cilat eventualisht mund tė krijohen gjatė kėtij procesi”, tha zėdhėnėsi Hyseni. Sipas njoftimeve jozyrtare, tė cilat paraqiten edhe nė shtypin kosovar, Treshja kėrkon pika tė pėrbashkėta konsensusi ndėrmjet pozicioneve tė tė dyja palėve, qė nisen nga oferta e Serbisė pėr autonomi substanciale dhe pozicioni i Kosovės pėr traktatin e miqėsisė mes dy vendeve. Dokumenti, sado qė mbetet si i pavarur, megjithatė thuhet se prek edhe pakon e Ahtisaarit, duke e lansuar njė emėrtim si ‘Ahtisaari plus’, sipas tė cilit, Kosova e ruan tė drejtėn pėr pavarėsi, por edhe Serbia do tė siguronte lidhje tė drejtpėrdrejta me komunat serbe nė Kosovė. Njė zgjidhje e tillė komentohet se do ta shtynte zgjidhjen definitive tė statusit tė Kosovės edhe pėr njė periudhė prej 3 vjetėsh. Sidoqoftė, nė emėr tė Ekipit Negociues, zėdhėnėsi Hyseni i ka kundėrshtuar kėto opsione, duke pohuar se Prishtina pret qė procesi i bisedimeve shtesė tė pėrmbyllet mė 10 dhjetor dhe pas kėsaj date mos tė kėtė bisedime tė tjera. Tė dielėn, Ekipi kosovar do tė qėndrojė pėr vizitė zyrtare nė Paris, me ftesė tė ministrit tė Jashtėm, Bernard Kouchner. Pas Parisit, delegacioni i Kosovės do tė udhėtojė nė Vjenė pėr takimin e 22 tetorit, pėrderisa tashmė ėshtė caktuar edhe takimi tjetėr i radhės, i cili po ashtu do tė zhvillohet nė Vjenė, mė 5 nėntor.

Zijadin Gashi
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit morri mbeshtetje nga Madridi per pavaresine (2007-12-06 11:24:49 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Anėtarėt e Ekipit tė Unitetit ftojnė qytetarėt qė tė dalin masivisht nė votime (2007-11-16 16:45:16 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit po pėrgatitet pėr shpalljen e pavarėsisė pas 10 dhjetorit (2007-11-16 15:41:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i unitetit eshte i gatshem te diskutoje ēfaredo plani pėr Kosovėn (2007-10-30 14:28:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi Negociator nuk do tė pranojė asgjė mė pak se pavarėsinė e Kosovės (2007-10-29 14:15:27 nga admin4)
[ Opinione ] ISHINGERI DHE MINHAUZENET E EKIPIT TE UNITETIT! (2007-09-28 14:03:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit takohet me Treshen negociatore (2007-09-19 15:14:26 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit takon treshen, Wisner-Ischinger-Kharchenko (2007-09-19 09:24:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit i ofron fqinjėsi tė mirė Serbisė, statusi punė e kryer (2007-09-17 11:29:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi i Unitetit sot diskuton dokumentin qė duhet t'i dorėzohet treshes ndėrkombėtare nė Londėr (2007-09-11 06:07:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekipi Negociator shkon nė Londėr me pozicion tė pandryshuar (2007-09-08 04:59:32 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster