DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» REKUIEM PĖR ZGJEDHJET 2008
Postuar mė datėn: 2008-06-04 02:47:02 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

“Ai qė shpėton njė jetė, ka shpėtuar botėn e tėrė.”

Ky epitaf qėndron mbi varrin e Oskar Shindlerit, gjermanit fisnik qė shpėtoi me qindra hebrenj gjatė stuhisė fashiste.


A janė tė vlefshme votimet aq sa tė flijojnė njė jetė njeriu? Kush duhet t’i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje? Politikanėt e paskrupull, ambiciozė pėr pushtet, me kritere makiaveliste nuk para mėrziten pėr viktimat. Sipas klisheve tė standardizuara nė kėtė xhungėl sė cilės kėtu i themi demokraci, do tė pasojnė breshėri justifikimesh tė zbehta, sulme dhe anatemime tė palės tjetėr dhe viktima do tė harrohet ose do tė manipulohet pėr qėllime tė politikės ditore.

Votimet nė pjesėn shqiptare tė elektoratit nė Maqedoni pėr tė satėn herė po dėshmohen si ritual nė arenė gladiatorėsh. Njėlloj si nė Koloseumin romak, ilirėt e zėnė robėr qė me gjakun e tyre kėnaqnin epshet shtazarake tė publikut tė bezdisur romak, ashtu edhe sot shqiptarėt me gjakun e tyre kėnaqin skenaret e ndryshme tė pėrgaditura nga ekspertė qė i njohin shumė mirė karakteristikat tona psikologjike, shprehitė, ambicjet tona qė nė emėr tė pushtetit tė pėrdhosim vlerat tona kombėtare dhe tė derdhim gjakun e njeri – tjetrit.

Disa orė para shpalljes sė rezultateve dhe para deklaratave euforike dhe triumfaliste tė ushtarėve partiakė, nė horizont vijėzohet njė e vėrtetė: interesat e partive gjithnjė e mė rrallė identifikohen me ato tė kombit. Interesat e partive gjithnjė e mė rrallė identifikohen me vlera universale njerėzore, me dėshirė pėr pėrparim, pėr rend, kulturė, kultivim tė vlerave shpirtėrore.

Nė humnerėn e stėrmadhe qė ėshtė krijuar me polarizimin partiak tė shqiptarėve nė Maqedoni, ku prishen krushqi, ku kacafyten vėllezėr, ku madje edhe fėmijė 6 vjeēarė pėrleshen pėr t’i mbrojtur ngjyrnat e flamurėve partiakė (nuancat e tė cilave as qė i kuptojnė), i paqetė bredh shpirti i Fatmir Jakupit, viktimės sė zgjedhjeve lokale 2000. Tani kėtij shpirti i bashkangjitet edhe shpirti i Naser Ajvazit, viktimės sė rradhės tė zgjedhjeve 2008.

Gjersa shqiptarėt e Maqedonisė bėjnė gara me Pakistanin, Irakun e Afganistanin pėr standarde tė kulturės politike, nė hije qėndron vėllai i madh, qė i kundron me nėnqeshje djallėzore dhe kėnaqet me lehtėsinė e manipulimit tė kėtij populli tė mjerė qė ėshtė katandisur si mos mė keq.

Tė dielen nė Maqedoni gjatė votimeve tė parakohėshme parlamentare u vra njė njeri, nėntė tė tjerė luftonin pėr jetė. Janė plotėsisht irelevante dhe tė dėshtuara zgjedhjet ku vriten e plagosen njerėz. Sa e parėndėsishme do tė tingėllojė kjo frazė mes fishekzjareve, breshėrive tė tė shtėnave dhe euforisė delirante tė festimit. Sa e parėndėsishme ėshtė te ne humbja e jetės sė njeriut...

Tė vetėdijshėm se kjo frazė do tė gjykohet si patetike, e parėndėsishme dhe e zbehtė nė kėtė mjedis njerėzish tė vrazhdėt, sipėrfaqėsorė dhe tė pandjenja, megjithatė na lejoni qė nė vend tė homazhit viktimės mė tė re tė ēmendurisė shqiptare, tė formulojmė anasjelltas epitafin e Shindlerit:

“Ai qė shuan njė jetė, vret botėn e tėrė”.

Ju vratė sot njė botė tė tėrė zotėrinj!

Me dhimbje,
Lėvizja Qytetare ZGJOHU! Shkup
www.zgjohu.com.mk
info@zgjohu.com.mk
Tel/Fax: 02/ 2636 240
Rr. Bitpazarska pn,
Ēarshia e Vjetėr
1000 Shkup

03 qershor 2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Rekuiem pėr shtetin e Kosovės (2007-02-25 08:43:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PDSH: Letėr ndėrkombėtarėve pėr ligjin e gjuhės shqipe (2008-08-19 15:19:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sot fillon Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare (2008-08-18 04:19:30 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] SHBA: Marrėdhėniet me Rusinė, mund tė dėmtohen pėr vite tė tėra (2008-08-14 21:54:55 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Amerika ashpėrson retorikėn dhe fillon dėrgimin e ndihmave (2008-08-14 12:30:11 nga admin1)
[ Opinione ] Pasojat dhe pėrfitimet nga zgjimi rus (2008-08-13 14:18:30 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria kundėrshton tendencat pėr krijimin e opnionit pėr ndarjen e Kosovės (2008-08-11 10:57:58 nga admin1)
[ Opinione ] BRUKSELI PĖRMES PETRIQIT DON TA BĖJĖ MITROVICĖN SI SREBRENICĖN (2008-08-11 10:46:34 nga admin1)
[ Opinione ] DERI KUR POLITIKANĖT SHQIPTARĖ DHE MJETET E INFORMIMIT QĖ JANĖ NĖ SHĖRBIM TĖ TYRE DO TĖ HESHTIN PĖR AKSIONET E FORCAVE ĒLIRIMTARE?! (2008-08-08 15:44:17 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Berisha bėn thirrje pėr njohjen e Kosovės (2008-08-08 15:20:14 nga admin1)
[ Opinione ] E KENI PĖRGJEGJĖSINĖ, JEPNI DORĖHEQJE ZOTI JAGXHILLAR! (2008-08-07 13:46:25 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster