DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ambasadori Shqiptar ne Beograd Spiro Koēi thote:
Postuar mė datėn: 2007-09-28 02:24:54 nga admin4 :: Kategoria: Intervista


INTERVISTA/ Flet Spiro Koēi, ambasadori i Shqiperise ne Beograd: Te pranohet plani i Ahtisarit si zgjidhja me e mire.

Spiro Koēi, ambasador i Republikes se Shqiperise ne Serbi, thote se qeveria e tij ne Tirane edhe pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, deshiron te mbaje marredhenie te mira me Serbine, sepse eshte ne interes te te gjitha vendeve ne rajon. Ambasadori shqiptar, i cili eshte njeri nder diplomatet me te rinj te karrieres se ketij vendi, dergoi mesazhin per qeveritaret e Beogradit dhe perfaqesuesit e serbeve ne Kosove. Sipas tij, qendrimi zyrtar i qeverise shqiptare, por dhe mendimi i shumices se popullit shqiptar, eshte pranimi i planit te Ahtisarit, si zgjidhja me e mire per te gjithe ne rajon, perfshire dhe serbet ne Kosove.

Cili eshte mendimi juaj per planin e Ahtisarit?

Shqiperia mbeshtet plotesisht planin e Ahtisarit, sepse ne mendojme se ajo ēfare ofron ai, eshte zgjidhja me e mire per njerezit ne Kosove, si per shqiptaret ashtu dhe per popullsine serbe. Shqiperia nuk eshte e vetmja qe mbeshtet planin e Ahtisarit. Ketu jane edhe SHBA, BE e NATO.

Qeveria dhe opozita ne Beograd jane te bashkuar ne refuzimin e planit te Ahtisarit dhe pavaresise se kontrolluar, si zgjidhje per statusin e Kosoves. Cili eshte qendrimi juaj per kete dhe sa do te ngarkohen marredheniet mes Serbise e Shqiperise?

Shqiperia nuk deshiron qe vendimi per statusin e Kosoves te kete ndikime negative ne marredheniet mes Shqiperise e Serbise. Ne kemi shume te perbashketa. Para se gjithash, kemi interes ekonomik ne bashkepunimin e ardhshem dypalesh. Prandaj mesazhi im per zyrtaret me te larte ne Serbi ka qene se, mospajtimet dhe qendrimet tona te ndryshme per ēeshtjen e planit te Ahtisarit, nuk duhet te ndikojne mbi marredheniet dypaleshe te Shqiperise e Serbise.

Si do te reagoje Shqiperia ndaj vetos se mundshme ruse?

Pozicioni i Republikes se Shqiperise, ka qene gjithnje ne perputhje me vendimin e bashkesise nderkombetare. Ne do te sillemi ne menyre konstruktive dhe do te mbeshtesim qendrimin e bashkesise nderkombetare edhe ne te ardhmen, siē kemi bere ne te kaluaren.

A keni folur per kete me ambasadorin rus, Aleksejev, ose ndonje zyrtar tjeter te ketij vendi?

Une jam takuar me ambasadorin Aleksejev, si dhe me shume kolege ambasadore nga vende te ndryshme dhe kemi folur shume here per shume probleme. Mes te tjerave kemi folur edhe per Kosoven. Une i kam thene Aleksejevit se ēfare mendon qeveria ime ne Shqiperi per ēeshtjen e Kosoves, ndersa ai ka shprehur qendrimin e qeverise ruse, i cili pak a shume eshte i njohur per publikun e gjere. Kur e kemi pare se nuk biem dakord per kete ēeshtje, kemi filluar te bisedojme per ēeshtje te tjera, normalisht dhe miqesisht.

Si reagojne njerezit e zakonshem ne Tirane, ndaj idese se lidereve kosovare, qe Kosova te jete e pavarur ose qe ajo t'i bashkohet "Shqiperise se Madhe"?

Te gjitha opsionet politike ne Shqiperi, si ato te qeverise, ashtu dhe ato opozitare, kane treguar vullnetin politik, qe Kosova te jete e pavarur, sepse siē e kam thene, sipas qendrimit zyrtar dhe mendimit te politikaneve shqiptare, zgjidhja me e mire per Kosoven eshte pavaresia. Une mendoj se kete qendrim e mbeshtet shumica e njerezve ne Shqiperi, sepse te gjithe ne atje kemi vuajtur shume nga destabiliteti dhe kriza ne Kosove. Ne shtepite tona dhe ne qendrat e refugjateve kemi pasur qindra mijera njerez, te shperngulur nga Kosova ne vitin 1999. Shqiperia eshte relativisht e vogel dhe vend i varfer. Ka qene e veshtire per t'i "mbuluar" te gjitha keto. Nese shkoni e pyesni njerezit ne Shqiperi, do ta shihni se them te verteten. Pavaresia eshte menyra e vetme per te vendosur stabilitet ne kete rajon. Ne te gjithe e shohim Kosoven si vendin e ardhshem fqinj. Perpiqemi te bashkepunojme dhe te mbajme marredhenie te mira edhe me Kosoven, si dhe me te gjitha vendet e tjera fqinje tonat ne rajon.

A do te thote kjo, se edhe nese Kosova merr pavaresine, ju nuk e shihni ne asnje variant ate, si pjese te "Shqiperise se Madhe", por vetem si shtet fqinj?

Absolutisht jo si pjese te Shqiperise, vetem, si shtet fqinj.

Po nese serbet, te themi vullnetarisht heqin dore nga Kosova dhe pranojne qe t'i jepet pavaresia kesaj pjese te shtetit te vet? Edhe ne kete rast Shqiperia nuk do te bashkohej me Kosoven?

Ne nuk kemi asgje me ate qe thone e do te thone serbet. Kam thene se ne tashme mbeshtetim planin e Ahtisarit, sepse ai bazohet ne parimet e Grupit te Kontaktit (GK). Ne mbeshtesim ēdo vendim te bashkesise nderkombetare dhe e perseris qe ne kete rast e paraqet GK.

Me sa jam i informuar une dhe publiku i gjere ne Serbi, edhe brenda GK ka ndarje te mendimeve per statusin e Kosoves. Planin e Ahtisarit nuk e mbeshtesin te gjitha vendet?

Po, por plani i Ahtisarit dhe parimet e GK, jane te shprehura ne qendrimet se Kosova nuk mund te jete e ndare, as e bashkuar me ndonje vend tjeter ne rajon. Prandaj kam thene se ne, duke mbeshtetur keto qendrime, perjashtojme ēfaredo mundesie te bashkimit te Kosoves me Shqiperine. Jam fort i bindur, se pavaresia eshte zgjidhja me e mire per Kosoven. Ne dhe shqiptaret e Kosoves jemi i njejti popull, por historia dhe drejtimet e zhvillimit ne shekullin e fundit, kane qene te ndryshme. Prandaj eshte me mire, qe secili te mbetet ne vendin e vet.

Cili eshte mendimi juaj per konceptin "me shume se autonomi, e me pak se pavaresi"?

Nuk e kuptoj formulimin "me shume se autonomi e me pak se pavaresi". Askush nuk e kupton kete. Kjo eshte "hedhje hi syve". Beogradi u jep shqiptareve te Kosoves kompetenca mbi te gjitha institucionet, po nuk lejon vend ne OKB, ushtri dhe Ministri te Puneve te Jashtme. Kjo eshte vendosje ne rezervat. Mund te besh ēfare te duash ne Prishtine, por jo ne Vjene, Bruksel e Nju- Jork. Atje askush nuk do te shikoje e degjoje. Kjo eshte hipokrizi.

Ēfare mendoni per ndarjen e Kosoves si zgjidhje?

E perjashtoj kete si mundesi dhe mendoj se kufijte e Kosoves duhet te jene ata qe ka parashikuar GK ne parimet e tij.

A eshte i gatshem pushteti shqiptar ta njohe ne menyre te njeanshme pavaresine e Kosoves, nese vendimi i KS do te jete ndryshe?

Siē ju kam thene, Republika e Shqiperise, vitet e fundit ka rol mjaft te matur e konstruktiv, gje qe e tregojne te gjitha raportet e institucioneve evropiane. Ēdo vit marrim vleresimet me te mira nga institucionet euroatlantike, per perpjekjet qe bejme per t'u perfshire ne integrimet euroatlantike. Per kete flet me mire vizita e Presidentit te SHBA-ve, Xhorxh Bush, ne Shqiperi. Sido qe te jete vendimi i Keshillit te Sigurimit per statusin e Kosoves, ne do ta respektojme dhe do te vazhdojme te punojme si dhe deri tani, ne perputhje me vendimet e bashkesise nderkombetare.

A do te thote se Shqiperia e ka hapur konsullaten ne Kosove, qe ju gjate gjithe kohes te mbeshtesni levizjen per pavaresine e Kosoves dhe aksionet e tyre terroriste kunder shtetit te Serbise, ne te cilen ju jeni perfaqesuesi zyrtar me i larte diplomatik i vendit tuaj?

Fakti eshte se, Serbia nuk e administron Kosoven qe nga viti 1999. Kosova eshte nen kompetencat e UNMIK-kut. Ne faktin se Shqiperia ka ne Kosove nje perfaqesi te vogel diplomatike, nuk shoh asgje te tmerrshme dhe as nuk mund te shpjegohet si akt kunder Republikes se Serbise. Shume shtete kane zyrat e veta, qe jane te pavarura nga ambasadat ne Serbi dhe jane hapur per vendosjen e nje bashkepunimi e komunikimi me te mire me UNMIK-un. Kjo nuk do te thote ne asnje menyre, se ne mbeshtesim grupet terroriste, sepse ne Kosove me sa di une nuk ka te tilla. Levizjen per pavaresi dhe luften e lidereve te tyre per pavaresi, i mbeshtesim, sepse ata luftojne per idene qe e mbeshtet shumica e shqiptareve ne Kosove.

Pse nuk i ka denuar Shqiperia asnjehere sulmet mbi serbet dhe pakicat e tjera ne Kosove?

Nuk eshte e vertete. Ju kam thene, mendimi yne eshte se ēdokush qe kryen ēfaredo akti kriminal duhet te pergjigjet. Kriminalitetin nuk duhet ta toleroje askush, pra as politikanet dhe kjo vlen per te dyja palet. Marrim shembullin e Haradinajt. Shumica e shqiptareve e vleresojne vendimin e tij per te dhene doreheqje nga posti i Kryeministrit dhe per t'u vetedorezuar ne Hage. Ne besojme se do te lirohet nga akuzat, por nese gjykata deshmon se ai eshte fajtor, duhet te pergjigjet. Pra, dhe ne kete rast, mbeshtesim vendimin e gjykates. Qeveria shqiptare eshte e bindur se Gjykata e Hages eshte e paanshme dhe besojme thelle ne drejtesine e te gjitha vendimeve, qe jane marre deri tani atje.

A keni qene ne Kosove, qe kur jeni ne detyre?

Jo. Ju thashe se jam perfaqesues diplomatik i vendit tim ne Serbi dhe jo ne Kosove. Kam qene ne Jug te Serbise para zgjedhjeve ne janar, kur mora detyren dhe i kam ftuar lideret shqiptare te atjeshem qe te dalin ne zgjedhje dhe te perfshihen ne punen e institucioneve shteterore te Republikes se Serbise. Kam qene ne Vojvodine, por jo ne Kosove, sepse po e perseris, une jam ambasador i Shqiperise ne Serbi dhe do te jap gjithēka nga vetja, derisa te zgjase mandat im ketu, qe te punoj per krijimin e marredhenieve sa me te mira te Shqiperise me Serbine.

Si e vleresoni situaten e tanishme politike ne Serbi?

Ne vleresojme se forcat demokratike ne Serbi kane formuar qeverine demokratike dhe doja ta shfrytezoja rastin te them, se qeveria e Shqiperise ka vullnet te madh qe te vazhdoje bashkepunimin me qeverine e Serbise dhe te vendose marredhenie akoma me te mira mes dy shteteve tona. Marredheniet e mira te vendeve tona nuk jane ēeshtje me interes vetem per Shqiperine e Serbine, por dhe per te gjithe rajonin.

20.09.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Opinione ] DEKLARATĖ JOMIQĖSORE DHE QĖLLIMKEQE E ISH-AMBASADORIT TĖ SHBA NĖ OKB, Z. XHON BOLTON, DHĖNĖ NĖ VOA (2008-08-03 12:10:11 nga admin1)
[ Opinione ] AMBASADORI THAĒI DHE BE PA SHKOP (2008-06-14 16:39:16 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ambasadori rus ne Serbi: Nuk njohim asnjė mision tjeter ne Kosove pervec UNMIK-ut (2008-06-03 04:16:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia terheq ambasadorin nga Japonia (2008-03-18 15:11:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbi, Ambasadori shqiptar: Nuk kam nota proteste nga qeveria serbe (2008-02-19 03:33:43 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Franca njeh pavarėsinė e Kosovės, ambasadori serb e braktis (2008-02-14 13:26:18 nga admin4)
[ Histori ] Ditari i ambasadorit rus: Biseda e Titos me Enverin pėr Kosovėn (2007-12-14 20:12:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SAMARXHIQ, NĖ SHOQĖRI TĖ AMBASADORIT RUS, DĖRGON MESAZHE LUFTE NGA MITROVICA (2007-11-09 03:13:56 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Humbėsi i vetėm nga lojėrat ruse ėshtė populli serb, thotė ish ambasadori amerikan Hanter (2007-08-24 17:10:54 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ambasadori amerikan ne OKB, Khalilzad: Neser bisedime ne KS per Kosoven (2007-07-18 19:06:44 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster