| » Opcionet për artikullin |
|
Intervistė me prof. as. dr. Begzad Baliun, nėnkryetar i Institutit Alb-Shkenca nė Prishtinė
Kosova sot: Kėto ditė u mbajt Konferenca e Takimit tė Dytė e Institutit Alb-Shkenca nė Prishtinė. A mund tė na thoni diēka mė shumė pėr kėtė takim?
B. Baliu: Takimi i Dytė i Alb-Shkencės ėshtė takim i pėrvitshėm i studiuesve shqiptarė tė shpėrndarė nėpėr botė, ligjėrues ndėr universitete botėrore dhe punonjės shkencorė tė shumė instituteve, rreth tė cilit janė ofruar edhe shumė studiues vendorė tė trojeve shqiptare. Ndryshe nga takimi i parė i vitit tė kaluar nė Tiranė, nė tė cilin patėm diskutuar pėr perspektivėn e Forumit Alb-Shkenca dhe tė dy instituteve tė tij nė Tiranė dhe nė Prishtinė rreth njė tryeze shkencore, sivjet nė Prishtinė ne sollėm mbi dyqind studime shkencore nga shumė fusha tė dijes dhe rreth 250 studiues. Do theksuar gjithashtu temėn bosht tė ligjėratave hyrėse: Kahet e zhvillimit tė shkencės shqiptare. Pas hapjes solemne nė Hotel Grand punimet i vazhduam pėr dy ditė me radhė shtatė konferenca paralele tė shtatė seksioneve. Gjithashtu tė gjitha seksionet kanė dalė me rekomandimet e tyre, tė cilat pasi tė sintetizohen nga bordi drejtues do tė bėhen objekt kėrkimi e sendėrtimi nė interes tė studiuesve, institucioneve shkencore e arsimore dhe tė shkencės shqiptare pėrgjithėsisht.
Kosova sot: Mė duket se nė ato konferenca shkencore tė cilat mbulonin fushat e albanologjisė, mjekėsisė, natyrės, fizikės, teknologjisė, drejtėsisė, politikės, ekonomisė, shkencave shoqėrore, inxhinierike, shkencave tė tokės, bujqėsisė dhe mjedisit etj., kishte shumė mungesa dhe shumė rekomandime. A mund tė bartė njė OJQ detyra kaq tė mėdha?
B. Baliu: Instituti Alb-Shkenca ėshtė njė organizatė shkencore, e pavarur, dhe jofitimprurėse. Ėshtė themeluar mė 2002, fillimisht si Forum shkencor me njė faqe interneti nga studiuesi dr. Niko Qafoku nė Uashington. Pas bashkimit rreth tij tė rreth 1700 studiuesve, vitin e kaluar doli ideja qė tė organizohet njė takim nė Tiranė, i cili u mbajt verėn kaluar, prej nga lindi edhe iniciativa qė tė themelohen tri Institute (nė Tiranė, Shkup dhe nė Prishtinė) dhe tė bėhet profilizimi shkencor i tyre. Instituti nė Prishtinė, ai nė Tiranė apo edhe Forumi nuk pretendojnė tė marrin pėrsipėr kryerjen e tė gjitha rekomandimeve. Disa do ti marr vet pėrsipėr, disa tė tjera do ti shpėrndajė ndėr anėtarė nėpėr botė dhe disa tė tjera, tė cilat duhet tė kryhen brenda trojeve shqiptare do tua pėrcjellė institucioneve kombėtare dhe qeverive vendore.
Kosova sot: Ju jeni zėvendėsdrejtor i Institutit dhe Drejtues i Seksionit tė Albanologjisė. A mund tė na i thoni disa nga ato rekomandime duke pėrfshirė kėtu edhe mėnyrėn e realizimit tė tyre?
B. Baliu: Sė pari ėshtė kėrkuar tė formohet njė qendėr informative shkencore me bazė bibliografinė shkencore, digjitalizimin e arritjeve kombėtare me interes pėr studimet kudo nė botė, botimin elektronik tė trashėgimisė kombėtare etj. Pra, krijimin e njė rrjeti kombėtar me interes pėr tė gjithė studiuesit shqiptarė dhe tė huaj kudo qė janė. Anėtarėt e Institutit Alb-Shkenca dhe tė Forumit tė tij janė studiues nga Prishtina, Tirana e Shkupi, por pjesa mė e madhe e tyre janė nga Italia, Gjermania, Austria, Spanja, Holanda, Kanada etj. Pra, nuk mund tė pritet prej tyre qe Qendrėn informative shkencore ta formojnė ata, para se kėtė ta bėjnė qeveritė vendore, pranė akademive, arkivave, instituteve etj., ndėrsa Instituti ynė kėtė mund ta ndihmojė me pėrgatitjen e ekspertėve pranė institucioneve ku anėtarėt e tij punojnė nėpėr botė. Nė konferencėn shkencore tė Prishtinės, ne kishim ftuar studiues qė punojnė apo edhe drejtojnė laboratorė me fonde vjetore deri nė 750 milion dollarė, ndėrsa laboratorėt e Shqipėrisė vetėm kėtė vit pritet tė kenė njė fond prej 2 milion dollarėsh. Studiuesit shqiptarė tė mbledhur nė Prishtinė, shprehėn dėshirėn qė tė ndėrmjetėsojnė pėr tė pėrgatitur specialistė, doktorantė e magjistratė nė fusha tė specializuara tė teknologjisė, bujqėsisė, gjenetikės, mjekėsisė, mjedisit etj. Unė nuk e di sa janė shfrytėzuar ata pėr kėto qėllime nga individėt, sado e di se janė zhvilluar shumė takime tė natyrės kolegjiale dhe njohėse, por pėr fat tė keq e di njėkohėsisht se mundėsitė e tyre nuk i kanė shfrytėzuar aq sa kanė mundur ti konsultojnė dhe tė pėrfitojnė nga ata institucionet qeveritare.
Kosova sot: Instituti Alb-Shkenca sipas tė dhėnave qė kemi ka njė strukturė drejtuesish shumė tė veēantė?
B. Baliu. Po, fillimisht ėshtė themeluar Forumit Alb-Shkenca (2002) me ideator tash drejtorin e pėrgjithshėm Dr. Niko Qafoku (Uashington), ndėrsa pastaj janė formuar dy institute tė Alb-Shkencės: nė Prishtinė, me drejtues Prof. dr. Jahja Koka (Kuvajt) dhe nė Tiranė, me drejtues dr. Lluka Qafoku (Tiranė). Sė shpejti pritet regjistrimi i Institutit edhe nė Maqedoni dhe do te drejtohet nga dr. Zeqiria Neziri (Shkup).
Kosova sot: Nė faqet e Forumit tė Alb-Shkencės kam vėnė re edhe Buletinin dhe revistėn ANASH. Cila ėshtė perspektiva e botimeve tė kėtij Instituti?
B. Baliu: Fillimisht kishim njė Buletin mujor tė Alb-Shkencės, pastaj u vazhdua me revistėn ANASH, e cila pritet tė dalė katėr herė nė vit. Sė shpejti pritet tė botohen edhe disa vepra tė karakterit shkencor. Mė afėr ėshtė njė vepėr e Prof. dr. Jahja Kokės. Synimi ynė ėshtė qė tė botojmė njė revistė tė indeksuar ndėrkombėtarisht. Punimet, sipas dėshirės, botohen nė gjuhėn shqipe apo nė njėrėn prej gjuhėve ndėrkombėtare.
Kosova sot: Ju keni drejtuar Konferencėn e Albanologjisė? Ajo ka zhvilluar punimet e saj nė tri sesione, me temat: albanologjia sot, pėrvjetori i Mjedės dhe arritje tė veēanta.
B. Baliu: Po. Ky model kishte sukses tė plotė, sepse nxori disa rekomandime pėr tė ardhmen e albanologjisė, pėrkujtoi njėrin prej poetėve shqiptarė dhe diskutoi arritjet e disa prej studiuesve shqiptarė. Ky, besoj do tė jetė modeli qė do ti pėrcjell edhe konferencat e tjera, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė nuk do tė imponojmė kumtesat, njė praktikė kjo e vėnė re shpesh nė institucionet tona shkencore. Veē kumtesave nė konferencė ėshtė zhvilluar njė debat i gjerė pėr secilin referim dhe pėr secilin propozim tė dalė nga projektet e tyre.
Kosova sot: Cila ėshtė sipas jush gjendja e organizimit tė konferencave shkencore?
B. Baliu: Fare e padenjė pėr shkencėn shqiptare. Sė pari neve na mungon njė projekt elementar i orientimeve shkencore pėr tri deri nė pesė vite, nėse jo njė kalendar konferencash shkencore, sė paku njė kalendar ngjarjesh shkencore, tė cilat mund tė bėhen objekt studimi e objekt konferencash shkencore. E prej konferencave qė organizohen brenda ditės sa pėr tė pėrmbushur detyrat vjetore tė institucionit pėrkatės nuk mund tė priten as rezultate shkencore tė veēanta as debate tė denja pėr respekt.
Kosova sot: Z. Baliu, nė fund tė Takimit ėshtė lėshuar edhe njė deklarate pėr Kosovėn.
B. Baliu: Po, fillimisht dėshiroj te theksoj se ne fund te Takimit tė Dytė tė Alb-Shkencės nė Prishtinė, Bordi drejtues i saj ka shpallur Prof. Sami Repishtin anėtar nderi, pėr angazhimin e tij shumėvjeēar nė Forum, pėr kontributin e tij nė fushė tė kėrkimeve shkencore dhe sidomos pėr angazhimin e tij pėr lirinė e Kosovės.
Gjithashtu Drejtuesit e kėtij Instituti i janė drejtuar Grupit negociator me njė Deklarate nė tė cilen veē tjerash thuhet: Kosova ėshtė vend i tė gjithė qytetarėve tė saj, por zgjedhja e statusit tė saj pėrfundimtar duhet tė bazohet pikė sė pari mbi vullnetin e shumicė dėrrmuese shqiptare qė jeton nė kėtė territor; Kosova ėshtė unike dhe e pandarė. Ēdo hapje e diskutimit tė kufijve ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės krijon mundėsinė e diskutimit tė kufijve tė Kosovės edhe me Maqedonisė dhe Malin e Zi; Kosova do tė jetė shtet unik dhe funksional ku respektohen standardet ndėrkombėtare tė respektimit tė drejtave tė njeriut pėr tė gjithė qytetarėt e saj dhe ku tė gjitha objektet fetare dhe kulturore, pavarėsisht kujt i takojnė janė objekte kulturore dhe shpirtėrore tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės; Qeveria e Kosovės, Grupi i Unitetit, Partitė politike, OJQ-tė dhe institucionet shkencore, arsimore e kulturore tė Kosovės duhet me urgjencė tė caktojnė afatet ditore tė punės deri nė fund tė bisedimeve tė dyta; Zgjedhjet komunale dhe qendrore, tė mbajtura sipas parimit demokratik tė legjitimimit tė pushtetit nga populli, duhet tė kontribuojnė nė forcimin e mėtejshėm tė shtetit tė ardhshėm tė Kosovės duke shmangur mosmarrėveshjet pėr interesa tė ngushta partiake; Ne Ju ftojmė qė nėn moton "Tė gjithė pėr pavarėsinė, sot!" tė bashkohemi nė njė program ditor pėr tė pėrmbushur tė gjitha obligimet qė kanė tė bėjnė me pėrmbylljen e pakos ligjore, ekonomike dhe pse jo edhe morale pėr Kosovėn si njė shtet tė pavarur dhe sovran; Instituti Alb-Shkenca nė Forumin e tė cilit janė bashkuar rreth 1700 studiues tė shpėrndarė nė shumė vende tė botės dhe nga tė gjitha fushat e dijės, ėshtė gati qė me vullnetin e tij tė ndihmoj njė projekt (ditor) urgjent dhe tė definuar mirė deri nė fund pėr zgjedhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės.
Kosova sot: Kur pritet tė organizohet Takimi i Tretė dhe ku?
B. Baliu. Ėshtė vendosur qė tė organizohet nė shtator tė vitit 2006, nė Shkup, nė shenjė tė 100-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit. Megjithatė vendimi pėrfundimtar do tė merret nė nėntor tė vitit 2007.
Intervistoi: Isa Vatovci |
|