Intervistoi: Teuta Gjika Albania Today / Shqipėria Sot
1. A konsideroni se "pavarėsia e Kosovės" ėshtė njė zgjidhje reale tė situatės sė saj? A ėshtė kjo PA VARĖSI nga Serbia apo "pavarėsi" me kokėn nėn Serbi dhe sipas modelit boshnjak?
Pėrgjigja: Kosova gjithēka mund tė quhet, por jo shtet i pavarur dhe sovran, siē u proklamua pėrmes "Deklaratės" qė u lexua nė Kuvendin e Kosovės, mė 17 shkurt tė vitit 2007, sepse Kosova vazhdon tė mbahet nėn protektorat ndėrkombėtar, tani mė jo vetėm nėn protektoratin e OKB-sė me emrin UNMIK, por edhe nėn protektoratin e BE-sė me emrin EULEX.
Por, marrė nga veprimi i fundit lirshėm mund tė themi se edhe "de jure", Serbia (mė 17 shkurt 2008), krahas "de facto" (nė vitin 1999) e humbi juridiksionin (pushtimin dhe kolonizimin klasik) mbi Kosovėn, qė pėr mendimin tim, duke pasur parasysh se ēfarė politikanėsh e udhėheqin Kosovėn, kemi njė arritje, sepse ėshtė hedhur hapi i parė, dhe sidomos me veprimet e kohėve tė fundit tė Serbisė, shtrohen shpresat pėr korrigjimin e padrejtėsisė historike ndaj kombit shqiptar.
2. Si e vlerėsoni nė terren gjendjen pas "shpalljes sė pavarėsisė"?
Pėrgjigja:
Situata nė terren pas "shpalljes sė pavarėsisė" vazhdon tė jetė e ndjerė me rreziqe tė mėdha, sepse nė Ballkan po mpleksen gjeopolitikat ndėrkombėtare, kur nga njėra anė vepron Rusia, e cila nuk ka gajle pėr Serbinė, por ka interesat e veta nė Ballkan, qė pėrmes veprimeve tė saj dėshiron qė tė rishfaqet ashtu siē ka qenė dikur (nė kohėn e ish BRSS-sė), dhe pėr ta arritur kėtė ajo (Rusia) pėrpiqet qė tė fusė pykat e pėrēarjes nė kuadėr tė BE-sė, pėrballė pėrpjekjeve tė parreshtura tė SHBA-ve pėr tė krijuar unitetin e BE-sė.
Pra, Serbia ka vepruar dhe do tė veprojė nė Kosovė, jo duke e sulmuar ushtarakisht Kosovėn, sepse e din qė do tė duhet tė pėrballet me gjithė NATO-n, por pėrmes kontingjentit tė saj agjenturorė nė Kosovė, pėrmes ish oficerėve tė ish APJ-sė, tė ish KOS-it, tė ish UDB-sė dhe bandės kriminale me emrin "Car Lazarėt".
Edhe veprimet e fundit, djegia e pikave doganore dhe veprimet terroriste (hedhja e bombave nė vende publike nėpėr qytete tė ndryshme tė Kosovės), si dhe veprimet e dhunshme nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, ku pėr pasojė EULEX u detyrua tė mbyllte zyrat e saj dhe tė largohej nga pjesa veriore e Mitrovicės, dėshmon qartė se Serbia do tė veprojė, jo vetėm nė Kosovėn Veriore, tė cilėn dėshiron t'ia shkėputi Kosovės dhe t'ia aneksojė Serbisė, por edhe nėpėr enklavat serbe brenda territorit tė Kosovės.
3. Si e komentoni aktin e dezertimit tė "policėve" tė Shėrbimit Policor tė Kosovės (SHPK) para sulmit tė njėsive elitė serbe tė veshur nė civil ndaj pikave policore nė Veri?
Pėrgjigja:
Ėshtė njė akt sa i turpshėm po aq edhe domethėnės, sepse dėshmon se SHPK nė kėtė pjesė ėshtė "multietnike" dhe shumė e pafuqishme tė pėrballet me bandat serbe, tė cilat janė pararojė e qeverisė sė Beogradit.
Veprime tė tilla (tė dezertimit) do tė ndodhin edhe nė tė ardhmen, sepse nga SHPK prej kohėsh (menjėherė pas luftės) janė larguar shumica dėrrmuese e djemve dhe vashave tė UĒK-sė dhe janė zėvendėsuar me policė qė ose origjinėn e tyre ose familjet e tyre i kanė pasur "lojalė" ndaj ish pushtetit serb nė Kosovė, gjė qė ka ndodhur dhe po ndodh edhe nė TMK, ku sistematikisht janė larguar, vazhdojnė tė largohen dhe nė tė ardhmen do tė largohen oficerėt e UĒK-sė, qė janė zėvendėsuar, zėvendėsohen dhe do tė zėvendėsohen me ish oficerėt e ish APJ-sė.
4. Redaksia ynė ka kėrkuar ndėrhyrjen e Armatės Kombėtare Shqiptare pėr ruajtjen e kufijve, meqė "institucionet" kashte vendore dhe njėsitė tė kombeve miq tė Serbisė nuk janė treguar tė aftė dhe tė vullnetshėm pėr tė ruajtur kufijtė... Ēfarė mendoni pėr kėtė kėrkesė?
Pėrgjigja:
Kėrkesa juaj ka qenė logjike por jo edhe e mundshėm, sepse Sekretariati Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė, nė dhjetor 2007, ka marrė njė vendim qė ka ndaluar veprimet luftarake dhe shfaqjet publike tė Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH), sepse shfaqjet e tetor-nėntorit 2007, fillimisht nė Zonėn e Besianės dhe mė pas edhe nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, jo vetėm nuk u mirėpritėn nga politika zyrtare e Prishtinės (vendore dhe ndėrkombėtare), por edhe u sulmuam nė format mė tė ulėta.
Dhe, pėr t'i ikur ndonjė pėrplasje me aleatėt tanė, vendosėm qė aktiviteti i AKSH-sė tė mos jetė i uniformuar, por tė jetė aktivitet popullorė, duke u bėrė pjesė e popullit pėr tė mbrojtur atė nga lubia serbe, dhe nė momentet kur kėtė gjė nuk do tė ishin nė gjendje ta bėjnė forcat civile dhe ushtarake ndėrkombėtare (UNMIK dhe KFOR), tė cilat i obligon edhe Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė, do ta bėjė FBKSH dhe mė pas edhe struktura ushtarake e FBKSH-sė, Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), dhe kėshtu do tė veprojmė edhe nė tė ardhmen, deri nė njė vendim tjetėr.
5. Ēfarė mendoni pėr rolin e bashkėsisė ndėrkombėtare nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės dhe mė gjerė nė trajtimin e ēėshtjes kombėtare shqiptare?
Pėrgjigja:
Gjatė shpalljes sė "pavarėsisė" na ka rastisur qė nga goja e shumė politikanėve shqiptarė tė dėgjojmė: "Shqiptarėt nuk kėrkojnė «Shqipėrinė e Madhe»" dhe "Evropa e pėrmirėsoi padrejtėsinė historike ndaj shqiptarėve" apo edhe tė shohim fotografinė e Heroit Kombėtar ADEM JASHARI, ku shkruhej: "BAC, U KRY!".
Pėr mendimin tim, ashtu si "pavarėsia" e proklamuar me aq bujė dhe eufori, edhe deklaratat e sipėrcekura kanė qenė dhe janė pėrpjekjet e radhės tė politikanėve shqiptarė pėr tė mashtruar popullim, sepse edhe sikur Kosova tė bėhej shtet i pavarur dhe sovran, Evropa nuk do ta kishte korrigjuar padrejtėsinė ndaj kombit shqiptar, ngase dihet fakti se troje shqiptare tė Vilajetit tė Kosovės (me kryeqytet Shkupin) po vazhdojnė tė mbahen tė pushtuara e tė kolonizuar (nė formėn dhe mėnyrėn mė klasike) nga pushtuesi e kolonizatori serb (Serbia), siē janė: Sanxhaku, Toplica dhe Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci). Pushtuesi e kolonizatori malazias (Mali i Zi) vazhdon tė mbajė tė pushtuara dhe tė kolonizuara (gjithashtu nė formėn dhe mėnyrėn mė klasike) trojet shqiptare tė Vilajetit tė Shkodrės, ashtu siē edhe pushtuesi e kolonizatori sllavo-maqedonas (IRJM) vazhdon tė mbajė tė pushtuara e tė kolonizuara troje tė vilajetit tė Kosovės dhe tė Vilajetit tė Manastirit. Kurse pushtuesi e kolonizatori grek (Greqia), jo vetėm qė i mbanė tė pushtuara dhe tė kolonizuara trojet e Vilajetit tė Janinės, qė njihet me emrin Krahina e Ēamėrisė, por popullsinė ēame (me nėnshtetėsi greke dhe kombėsi shqiptare), tė dėbuar me dhunė e gjenocid, nuk e lejon as tė rikthehet nė vatrat stėrgjyshore, nė trojet e veta etnike.
Nocioni "Shqipėri e Madhe" ėshtė njė shpikje e Beogradit ėshtė njė shpikje tė Beogradit dhe tė aleatėve tė tij, sepse as nuk ka "Shqipėri tė Madhe ", por ka pasur, ka dhe do tė ketė vetėm njė Shqipėri, tė cilėn dikush edhe e quan "Shqipėri Natyrale", kurse ne tė FBKSH-sė e quajmė "Shqipėri Etnike", dhe qė nėnkupton trojet shqiptare tė aneksuara nga pushtuesit e kolonizatorėt sllavo-grekė, aty ku edhe sot e kėsaj dite flitet shqip, ku bukės i thuhet bukė dhe ujit-ujė. Do tė mund tė flisnim pėr "Shqipėri tė Madhe" sikur ne shqiptarėt tė kėrkonim toka tė huaja, ashtu siē ka bėrė Serbia, e cila ka marrė (pushtuar e kolonizuar) toka tė huaja.
Shpesh ka pyetur (pėrmes prononcimeve publike nė masmedian e shkruar dhe elektronike kombėtare dhe ndėrkombėtare dhe gjatė takimeve me ndėrkombėtarėt, se pse Serbia nuk e pėrdor shprehjen "Serbia Etnike"?!
Pra, ne shqiptarėt edhe sikur t'i kėrkonim trojet e Ilirisė deri nė Danub dhe nė Istėr, pėrsėri nuk mund tė quhej "Shqipėri e Madhe", por ne as kėtė nuk po e kėrkojmė, dhe kėrkojmė vetėm ribashkimin e tė gjitha trojeve tona shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar me emrin SHQIPĖRI, sepse Republika e Shqipėrisė ėshtė shteti i vetėm nė Botė, i cili nga tė gjitha anėt kufizohet me popullin dhe trojet e veta shqiptare. Kam bindjen e patundur se, sikur tė mos ishte Deti Adriatik, edhe Italia do tė kishte aneksuar troje tė Shqipėrisė.
Kurse, sa i pėrket thėnies: "BAC, U KRY!" lirshėm mund tė them se ADEM JASHARI as nuk e ka njohur Ahtisaarin, sepse kur BACA ADEM, me luftėtarėt e Tij, bėnte betimin pėr ēlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare, Z. Ahtisaari as nuk njihej te shqiptarėt, sepse Z. Ahtisaari sė pari herė u angazhua nė kohėn e bombardimeve tė NATO-s, kohė kjo kur BACA ADEM kishte kaluar nė pėrjetėsi.
Prandaj, do tė kėrkoj qė tė ndėrpriten manipulimet e tilla ndaj popullit shqiptar, sepse tanimė kohėt kanė ndryshuar.
6. Propaganda serbo-ruse dhe e miqve tė tyre paraqet "pavarėsia" e Kosovės si "model", "precedent tė rrezikshėm" pėr konfliktet nė rajon dhe mė gjerė dhe e konsideron si "shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare" nė veēanti pėr shkak tė "prekjes sė parimit tė mosprekshmėrisė sė kufijve" dhe tė sovranitetit tė Serbisė. Cila ėshtė e vėrteta sipas tė drejtės ndėrkombėtare?
Pėrgjigja:
Asgjė nuk ka tė vėrtetė nė kėtė propagandė serbo-ruse. Gjithēka ėshtė njė propagandė e rradhės, siē kanė bėrė nė tė kaluarėn, sipas parimeve: "sulmi ėshtė mbrojtja mė e mirė!", apo edhe "Gėnje 100 herė tė tė besojnė njė herė!", kur po kjo propagandė shqiptarėt dikur, para opinionit ndėrkombėtar, i ka paraqitur s'i njerėz tė egėr, bile edhe njerėz me bishta.
Apo, edhe si nė vitin 2004, ku mė 17 dhe 18 mars tė vitit 2004, gjatė revoltave shumė tė arsyeshme mbarėpopullore tė shqiptarėve, vetė serbėt i dogjėn shtėpitė e tyre dhe kishat dhe manastiret nė Kosovė dhe fajin ua hodhėn shqiptarėve. Dhe pse ndodhi kjo? Sepse, politikanėt shqiptarė tė Prishtinės, jo vetėm shumė tė dobėt, por edhe tė ulėt, qė tė gjithė iu vėrsulėn popullit me lloj-lloj sharjesh dhe ofendimesh.
Kemi qenė vetėm ne tė FBKSH-sė, qė ose pėrmes publikimeve (deklaratave dhe intervistave) apo edhe nė takime me ndėrkombėtarėt, qė e kemi thėnė tė vėrtetėn, ashtu siē edhe ishte. Dhe, tani dėgjojmė zėra qė thonė se: "Ishin revoltat e 17 e 18 marsit 2004 ato qė vuan nė veprim, zgjuan nga gjumi, bashkėsinė ndėrkombėtare, e cila ishte e kėnaqur me status-quonė qė mbretėronte asokohe nė Kosovė!", por tė gjithė kėta zotėrinj nuk duhet tė harrojnė se shumė shpejt do tė vjen koha kur tė gjithė kėto, ashtu siē dikur ishin edhe akuzat e ofendimet qė ia bėnin UĒK-sė, apo edhe tani AKSH-sė, do ua pėrplasim nė surratet e tyre, sepse i ruajmė nė arkivat tona.
Pra, serbo-rusėt po bėjnė punėn e tyre, ne shqiptarėt duhet tė bėjmė tonėn, qė do tė thotė se duhet tė propagandojmė tė drejtėn tonė pėr vetėvendosje dhe tė fitojmė zemrat e botės demokratike, e cila (edhe pse vonė, por mė mirė vonė se kurrė) pėr ēdo ditė po bindet se ka tė bėjė me njė komb shumė dinjitoz shqiptar, i cili asnjėherė nuk ia ka ra nė qafė asnjė populli tjetėr, pėrkundrazi tė tjerėt historikisht i kanė ra mė qafė, e kanė pushtuar e kolonizuar.
7. BE ka "kėshilluar" Boris Tadiēin tė rifillojė negociata tė reja me Prishtinėn. A do tė ishin tė dobishme kėto negociata tė reja dhe ēfare nėnkupton kėtė "udhėzim" tė Evropės Plake nė kontekstin e vizionit e saj mbi Kosovėn?
Pėrgjigja:
Shikoni, unė dyshoj shumė nė njė plan tė BE-sė, i cili duke pranuar nė BE Serbinė dhe Kosovėn, si dhe duke e lėnė jashtė saj Republikėn e Shqipėrisė, pėrmes integrimit nė BE tė vazhdojė neokolonializimi i Serbisė mbi Kosovėn, sepse dihet fakti qw duke u integruar bashkė (Serbia dhe Kosova) nė BE, midis tyre hiqen kufijtė dhe doganat, gjė qė Kosova do tė ripushtohej pėrmes ekonomisė dhe tregut, sepse pavarėsia ekonomike pėrcakton edhe pavarėsinė politike, dhe mbi tė gjitha nuk duhet tė harrojmė se kanė pėrfunduar pushtimet klasike (me ushtri) por tanimė jetojmė nė kohėrat e pushtimeve ekonomike, pėrmes kapitaleve.
Gjithashtu, dyshoj nė planet pėr ndarjen e kombit shqiptar, sipas modelit qė e kemi nė Evropė, ku ashtu si gjermanėt e Gjermanisė qė quhen gjermanė, edhe shqiptarėt e Republikės sė Shqipėrisė tė quhen shqiptarė, kurse shqiptarėt e Kosovės tė quhen kosovarė (siē e kemi Austrinė dhe popullin austriak), kurse, shqiptarėt nėn "Maqedoni" tė quhen maqedonas, shqiptarėt nėn Serbi tė quhen serbė dhe shqiptarėt nėn Mal tė Zi tė quhen malazias, ashtu siē gjermanofolėsit nė Zvicėr, qė edhepse pėrbėjnė shumicėn dėrrmuese tė Zvicrės, qė quhen zviceranė.
Tė dyja kėto tendenca, si dhe shumė tė tjera, kam arritur t'i shof prej kohėsh, prandaj edhe kėmbėngulim qė shqiptarėt fillimisht tė integrohen midis tyre nė njė komb-shtet tė vetėm kombėtar shqiptar, me emrin Shqipėri, dhe pastaj tė pasojnė edhe integrimet tjera, qofshin ato ballkanike apo edhe euro-atlantike.
Bazuar pėr sa ceka mė lart edhe shpesh herė kam deklaruar se FBKSH ėshtė opozitė e politikės zyrtare shqiptare tė Tiranės, tė Prishtinės, tė Shkupit, tė Podgoricės dhe tė Preshevės, parti politike shqiptare kėto qė kėrkojnė integrimin e shqiptarėve copa-copa nė strukturat euroatlantike, qė pėr FBKSH-nė paraqet njė rrezik tė madh pėr nė perspektivė, sepse rrezikojmė qė pas disa dekadash edhe tė zhdukemi si komb, sepse edhe shumė kombe e popuj nė tė kaluarėn janė zhdukur, kurse populli shqiptar ka arritur t'i mbijetojė zhdukjes. Pra, kjo ėshtė njė temė mė vete qė as nuk kam mundėsi objektive e subjektive qė ta elaborojė dhe argumentoj, por kėrkoj qė tė gjitha forcat progresiste dhe atdhetarėt shqiptarė, kudo qė ata ndodhen, tė na bashkohen qė ta fitojmė kėtė betejė madhore.
8. Sa i kanė pėrgjigjur deri mė tani forcat politike dhe kombėtare shqiptare nė kushtrimin pėr pjesėmarrjen nė Kuvendin Mbarėshqiptar?
Pėrgjigja:
Jo edhe aq shumė sa kemi pritur. Megjithatė, po punojmė qė Kuvendin Mbarėshqiptar ta mbajmė mė 10 Qershor tė vitit 2008, nė 130 vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, dhe po diskutojmė vetėm pėr vendin e mbajtjes, tė zhvillimit dhe tė pėrfundimit me sukses tė Kuvendit Mbarėkombėtar.
9. Si e shihni ju rrugėdaljen prej situatės nė tė cilėn ka katandisur sot kombin shqiptar?
Pėrgjigja:
Situata aktuale ėshtė shumė e koklavitur dhe e nderė, kur tė kihen parasysh edhe dyshimet qė i ceka mė sipėr, prandaj si njė domosdoshmėri e kohės del edhe mbajtja e Kuvendit Mbarėshqiptar gjatė kėtij viti. Vetėm mendja e burrave dhe grave atdhetare shqiptare nė njė Kuvend Mbarėshqiptar, siē kanė qenė kuvendet shqiptare nė tė jaluarėn, ndėr tė cilat edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit (10 Qershor 1878). ku do tė pėrfaqėsohen tė gjitha krahinat e Shqipėrisė Etnike dhe diaspora shqiptare, do tė dijė tė marrė vendime historike pėr ribashkimin e kombit shqiptar nė njė komb-shtet tė vetėm kombėtar me emrin Shqipėri.
10. Nė fund tė intervistės, njė mesazh pėr popullin shqiptar nė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike dhe nė diasporė...
Pėrgjigja:
Tė bashkohen rreth Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave tė tij, ndėr tė cilat ėshtė edhe Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), krahas njė formacioni mbarėkombėtar ta bėjmė edhe njė front mbarėpopullor, qė betimin e dėshmorėve tė kombit, ēlirimin dhe bashkimin kombėtar, ta bėjmė realitet dhe nė gjirin e familjes evropiane tė shkojmė si njė komb me integritet dhe dinjitet kombėtar. Nė veēanti pėrshėndes web-faqen: www.albania-today.com pėr punėn e saj qė ka bėrė dhe po bėnė nė mishėrimin e ribashkimit kombėtar nė popull, qė ka qenė dhe mbetet edhe deviza e FBKSH-sė, si dhe tė gjithė lexuesit e nderuar tė saj.
Ju faleminderit!
Pėrgjigja:
Edhe unė iu faleminderoj pėrzemėrisht dhe vėllazėrisht.
Me pėrshėndetje vėllazėrore e atdhetare shqiptare!
Mr. Gafurr ADILI,
Zėdhėnės Politik i FBKSH-sė, si dhe Sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit Organizativ tė Kuvendit Mbarėshqiptar.
Tiranė, 24 shkurt 2008 |