DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SERBIA PO DO LUFTĖ, PO DO NDARJE TĖ KOSOVĖS SHQIPTARE, JO KOMPROMIS POLITIK AS ME SHQIPTARĖT, AS ME AMERIKĖN (!)
Postuar mė datėn: 2007-04-30 15:35:54 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

"Talk of the wolf and his tail appears"!
"Kujto qenin e bėj gati shkopin"!


Serbia, si rrjedhim i "ndėrsyerjes" dhe i mbėshtetjes direkte dhe indirekte tė Rusisė sė Vladimir Putinit, mund tė provokojė ndonjė konflikt ushtarak kundėr Kosovės, por Kosovėn shqiptare kurrė mė nuk ka asnjė gjasė minimale qė ta rikthejė nėn sovranitetin e saj kolonial, sepse, tani, Kosova ėshtė nėn mbrojtjen e ligjshme dhe tė sigurt ushtarako-politike dhe diplomatike nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare (SHBA, NATO, OKB dhe BE). Kėtė fakt, duhet ta kenė parasysh edhe Rusia, edhe Serbia, ndryshe, siē ka deklaruar para ca kohėsh ish-ambasadori amerikan nė OKB, Richard Hollbrook: " Nėse Rusia do tė vėrė veto-n kundėr planit tė emisarit special tė KB-sė pėr Kosovėn, Marti Ahtisari ose i prolongon negociatat lidhur me kėtė plan, do tė shkaktojė vale tė re tė dhunės, e eventualisht, edhe luftė. Nėse Rusia e bllokon planin e Ahtisarit, pėr kaosin e shkaktuar, do tė mbajė pėrgjegjėsi Moska, e cila po i kurajon tė tė gjitha tendencat e gabuara brenda Serbisė, gjė qė kjo do tė
ndikojė negativisht, edhe nė aspekte tė tjera tė Rusisė me Perėndimin.Serbia, duhet tė ketė parasysh faktin se e ka humbur Kosovėn, pėr shkak tė politikės sė kryetarit tė saj, Slobodan Milosheviq. Ardhmėria e Serbisė ėshtė nė BE, me kusht qė, ajo t'i ketė tejkaluar mitet e saj paralizuese historike."(www. washingtonpost.com, 13.03.2007).

1. Metoda ruse versus pavarėsisė sė Kosovės shqiptare

S'ka dilemė se pėrzierja e Rusisė nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės (ashtu siē i konvenon sferės sė interesave tradicionale ruso-serbe-sllave nė Ballkan), ėshtė sinjal zerioz pėr SHBA-nė, se diplomacia dhe politika e jashtme e Rusisė sė Vladimir Putinit, po bėn pėrpjekje qė tė "ringjallė" imazhin, rolin dhe ndikimin e saj tė BRSS-sė sė dikurshme si "partner i barazvlershėm" me SHBA-nė si superfuqi botėrore nė zgjidhjen e problemeve dhe tė konflikteve nė relacione ndėrkombėtare, sė kėndjemi edhe nė zgjidhjen e ēėshtjes pėrfundimtare tė Kosovės, si dhe tė problemeve tė tjera nė Ballkan, tė cilin historikisht e konsideron si sferė tė paprekshme tė interesit ruso-sllav.

Kėtė kurs pretencioz dhe negativ me pasoja tė paparashikuara pėr sigurinė, pėr paqen dhe pėr stabilitetin e marrėdhėnieve globale ndėrkombėtare, kohėve tė fundit e ka bėrė tė ditur edhe kritika e ashpėr e presidentit tė Rusisė, Vladimir Putin, i cili nė fjaleminin e tij tė fundit, tė paraqitur nė sesionin e rregullt tė Parlamentit Rus, direkt e akuzoi Amerikėn dhe aleatet e saj tė NATO-s pėr "pėrzierje nė ēėshtje tė brendshme tė Rusisė dhe, si rrezik potencial pėr sigurinė botėrore"(Reuters, 26,04.2007).

Duhet tė mbajmė parasysh faktin se kjo kritikė e V. Putinit nė adresė tė Uashingtonit zyrtar, tė NATO-sė dhe tė BE-sė, nuk ėshtė kurrfarė novus-i diskursit tė Moskės zyrtare, por vazhdim i observimeve tė kritikės sė mėparshme, tė bėrė nė Konferencėn e Munihut pėr sigurinė politike, mė 10 shkurt 2007, ku ndėr tė tjera, politikėn e jashtme amerikane e quajti " rrezik pėr sigurinė botėrore ngase i ka tejkaluar kufijtė e saj nacionalė, duke krijuar lėshtu pasiguri nė pėrmasa botėrore." (Reuters,10.02.2007).

Gjithashtu, nė kuadrin e zhvillimit tė punimeve tė kėsaj kconference, presidenti rus, Vladimir Putin, me theks tė posaēėm, vuri nė dukje edhe problemin e Kosovės, zgjidhja e tė cilit, sipas "versionit" kritik tė presidentit Vladimir Putin, do tė duhej tė jetė favor tė dy palėve. Ndryshe, po qe se "plani i Marti Ahtisarit pėr Kosovėn, do t'i imponohet nė mėnyrė tė njėanshme Beogradit, atėherė, Rusia , do tė jetė e gatshme tė pėrdorė veto-n e saj, me rastin debatimit tė Rezolutės sė re nė kuadrin e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.


Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Ia vlen tė theksojmė se, edhe pas pėrfundimit tė vizitės sė Grupit Faktmbledhės nė Kosovė tė KS tė Kombeve tė Bashkuara, Moska zyrtare sėrish qėndron nė tė njėjtat pozicione, duke rikonformuar qėndrimin e saj se "Plani i Marti Ahtisarit nuk mund tė jetė kurrfarė platforme pėr hartimin e rezolutės sė re tė KS tė KB-sė, si zgjidhje pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės, sepse esenca e pėrmbajtjes sė tij cenon tė drejtėn e njėrės nga shtetet anėtare tė KB-sė, gjė qė kjo ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare, me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara dhe se mund tė ketė pasoja negative pėr sigurinė dhe stabilitetin rajonal dhe ndėrkombėtar."(Tanjug,30.04.2007).

Ky konstatim zyrtar i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Federatės Ruse nuk ėshtė i qėndrueshėm as mbi bazėn e sė drejtės sė sotme ndėrkombėtare, as me mbi atė tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, sepse Kosova ėshtė problem kolonial i Serbisė qė nga viti 1912. Prandaj, si i tillė, edhe duhet tė zgjidhet nė frymėn e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė dispozitave tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara nė favor tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike, e jo tė Serbisė, as tė serbėve. Mėpastaj, siē pohon ky burim i politikė sė jashtme ruse, ėshtė e vėrtetė se Serbia ėshtė anėtare e OKB-sė, por ky status i saj ėshtė i dyshimtė dhe i disktueshėm ligjėrisht sipas sė drejtės ndėrkombėtare dhe Kartės sė Kombeve tė Bashkuara ngase shtrohet pyetja e pashmangshme, si ka qenė e mundur qė pas kryerjes sė tre agresioneve dhe luftėrave gjenocidale kundėr Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės, (me qėllim qė t'i rizgjeronte kufijtė ekzistues tė Serbisė sė Madhe nė kurriz tė popujve kroat, boshnjak
mysliman dhe shqiptar, 1992-1999), t'i rikethehet nė OKB, pa dhėnė llogari ligjore sipas sistemit juridik pozitiv ndėrkombėtar, kur mirėfilli dihet se nga praktika e derisotme e OKB-sė, shtetet agresore dhe gjenocidale siē janė Serbia dhe Mali i Zi nuk mund tė jenė anėtare legjitime tė OKB-sė, as tė BE-sė, as tė NATO-s e as tė OSBE-sė. Ky ėshtė gabimi drastik i OKB-sė, tė cilin sot, pas pėrfundimeve tė tre agresioneve pushtuese dhe gjenocidale, Serbia e ka kapitalizuar nė favor tė interesave tė saj neokolonialiste, duke u kthyer prapė, pa asnjė tė drejtė nė strukturat e bashkėsisė ndėrkombėtare si "shtet paqėsor" dhe si "shtet demokratik-integres" nė procesin e reformimit dhe tė demokratizimit tė "Ballkanit Perėndimor"(!?).

Pikėrisht, pėr shkak tė njė gabimi tė kėtillė fatal tė OKB-sė nė mosndėshkimin ligjor dhe nė kohėn e duhur tė Serbisė agresore gjenocidale, tani vetė OKB-ja, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, NATO-ja dhe aleatėt e saj tė evroperėndimorė po ballafaqohen me kėrcėnimet, me sulmet, me kundėrshtimet, me kushtėzimet cinike dhe me diktatin e Serbisė "demokratike" tė Boris Tadiqit, tė Vojislav Koshtunicės dhe tė Kisdhės Ortodokse Serbe, tė "ndėrsyerė" nga Rusia e Vladimir Putinit, se nuk do tė pranojnė kurrfarė tipi pavarėsie tė Kosovės, pėrpos rikthimit tė saj nėn sovranitetin kolonial tė Serbisė, qoftė edhe duke e pėrdorur luftėn dhe aggressionin e tyre gjenocidal pushtues, si mjetin mė tė preferuar tradicional tė Serbisė sė Madhe tė Ilia Garashaninit (1844), pėrkatėsisht tė Slobodan Milosheviqit (1992-1999) dhe tė Kishės Ortodokse Serbe pėr copėtimin dhe kolonizimin e trojeve indigjene tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike.


2. Si, dhe kush do tė fillojė luftėn nė Kosovė?!

Shikuar retrospektivėn e hidhur dhe, jo mė tė largėt se njė dekadė(1989-1999), tė fillimit tė agresionit luftarak gjenocidal nė Kosovė nga ana e Serbisė militariste tė Slobodan Milosheviqit dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, edhe kėsaj radhe (nėse Kosovės i njihet pavarėsia e saj nga ana e Amerikės dhe e aleatėve tė saj evro-perėndimorė), luftėn nė Kosovė, do ta provokojnė sėrish mbeturinat paramilitare, militare dhe policore ēetniko-fashiste serbe tė harangave dhe fallangave tė soldateskės vrastare tė regjimit tė mbijetuar tė Slobodan Milosheviqit, tė stacionuara dhe tė barrikaduara nė pjesėn veriore tė Mitrovicės "sereb" dhe pėrgjatė kufirit verilindor tė Kosovės.

Kuptohet, kriminelėt barbarė serbomėdhenj, luftėn nė Kosovė, do ta provokojnė sipas tė sė njėjtės metodologji strategjike dhe taktike sikurse mė 1989 (frikėsim, terror, represalie, plaēkitje, djegje dhe dėbim tė popullsisė civile shqiptare nga vatrat e tyre etnike. Kjo mund tė ndodhė, pikėsėpari nė rajonin e pambrojtur shqiptar tė Anamoravės: Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, jo pėrbrenda kufijve veriorė tė Kosovės, siē ka paralajmėruar "kollovogja", organizatori kryesor i "Gardės sė shenjtit car Llazari", Zhelko Vasileviq), me rastin e rikujtimit tė 600-vjetorit tė disfatės sė serbėve nė Betejėn e Kosovės mė 1389, po nė tė njėjtin vend, nė Gazimestan, Kisha Ortodokse Serbe, e bekoi "referatin" kėrcėnues luftarak tė Slobodan Milosheviqit, se pėr disfatėn e tyre nga turqit nė Betejen e Kosovės, 600 vjet mė pas, do t'iu hakmirreshin shqiptarėve, pėr shkak se ata, sipas "teftereve" tė falsifikuara tė Kishės Ortodokse Serbe dhe tė historigrafisė mitologjike serbomadhe,
ishin ngulitur "me dhunė" (tė "favorizuar" nga Perandoria Otomane) nė "Kosovėn e shenjtė serbe"(!?)

Mirėpo, nėse vjen deri te shpėrthimi i luftės nė Kosovė,siē ka paralajmėruar themeluesi dhe kryeorganizatori i "gardės car Llazar", Zhelko Vasilveiq, promovimi i sė cilės pritet tė bėhet mė 5 maj 2007 nė Krushevac tė Serbisė, ajo luftė nuk do tė ketė karakter paramilitarist ēetniko-fashist serb: " masakro, dhuno, vraj gra, femijė, pelqė civilė tė pambrojtur shqiptarė nė Kosovė, por do tė jetė e intensitetit mė tė lartė, ku do tė digjen edhe paramilitarėt, edhe arsenali i tyre i armatimit klasik dhe i armėve kimike-biologjike, tė depozituara nė Krushevac, nė Lluēani, nė Vinēa afėr Beogradit etj., para se tė shkelin nė territorin e Kosovės shqiptare.

Si kreu shtetit serb (Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica), ashtu edhe kėshilltarėt e tyre neonacistė me prirje dhe me veprim antishqiptar dhe antiamerikan, ashtu edhe "kokat politike" tė Kishės Ortodokse Serbe sė bashku me strukturat e tyre ushtarake, paraushtarake dhe policore etj., duhet ta kenė tė qartė se,ēdo provokim luftarak nga ana e tyre, me qėllim qė tė infiltorhen nė Kosovėn shqiptare, do tė jetė me pasoja katastrofike pėr vetė Serbinė dhe serbėt, sepse kėsaj radhe shqiptarėt sė bashku me forcat e pranishme ushtarake mbrojtėse tė NATO-s nė Kosovė nuk do t'i presin "me lule" dhe me "lutje paqėsore" tė rugovizmit tė dėshtuar pacifist pasiv nipėrit-kasapėt paramilitarė ēetniko-fashistė dhe neonacistė tė Drazha Mihailoviqit, tė Slobodan Milosheviqit, tė Vojislav Sheshelit, tė Zhelko Razhnjatoviq-Arkanit, tė Vuk Drashkoviqit.etj., por me hekur dhe me zjarr, ku do tė digjen tė gjithė ata, qė mėsyjnė rrugėn pėr tė ndezur luftėn agresive dhe pushtuese serbe nė Kosovėn
shqiptare.

Nė njė hap tė tillė eventual tė ndėrhyrjes ushtarake tė Serbisė nė Kosovėn shqiptare, tė kopjuar nga plani strategjiko-taktik nacioanalshovinist imperialist dhe gjenocidal i Serbisė sė Madhe tė Slobodan Milosheviqit dhe i Kishės Ortodokse Serbe pėr "zgjidhjen" e statusit tė Kosovės, pa dyshim se kanė ndikuar premtimet dhe qėndrimet e njėanshme tė politikės dhe tė diplomacisė sė Rusisė, e cila haptazi ka marrė anėn e mbrojtjes sė Serbisė, nė rast se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, OKB-ja, BE-ja dhe NATO-ja, do tė njohin pavarėsinė e Kosovės.

Kėrcėnimet Serbisė pėrmes propagandės sė saj luftarake kundėr njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės si inicuese dhe mbrojtėse e saj, me tė drejtė dhe nė mėnyrė kosntruktive janė kritikuara edhe nga senatorėt amerikanė: John Mc Cain (republican) dhe Joe Lieberman (democrat), i cili kritikat e Vladimir Putinit nė adresė tė
gabimeve dhe tė metave "unilaterizmit amerikan", i cilėsoi si "rikthim nė retorikėn e luftės sė ftohtė."

Duke qenė se, tanimė sikruse Amerika, OKB-ja, NATO-ja dhe BE-ja sė bashku me Marti Ahtisarin e tyre nė rolin e emisarit special ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e statusit politike me mjete paqėsore, janė dijeni tė plotė se Serbia dhe Rusia e kanė "varrosur" Planin e Marti Ahtisarit si tė "papranueshėm" pėr interesat e Serbisė nė Kosovė, atėherė, duhet tė veprojnė fuqishėm dhe, sa mė parė tė jetė e mundur qė tė thirret mbledhja e KS tė Kombeve tė Bashkuara, nė mėnyrė qė t'u vihet pike grackave tė rrezikshme zvarritėse, kėrkesave dhe planeve tinėzare tė Rusisė dhe tė Serbisė pėr vazhdimin e dialogimit tė ri (me muaj dhe me vjet) tė dy palėve nė konflikt. Praktikisht, bisedimet me palėn serbe dhe ruse pėr statusin e Kosovės kanė marrė fund me hudhjen poshtė tė Plani tė Ahtisarit.

Nė favor tė konstatimit tonė, ėshtė edhe kjo deklaratė e kėshilltarit tė premierit tė Serbisė, Dr. Slobodan Samarxhiq, i cili, pas pėrfundimit tė vizitės sė Grupit Faktmbledhės tė KS tė KB-sė nė Beograd dhe nė Prishtinė, ka nėnvizuar se Nėse "plani i Ahtisrait ėshtė i vdekur" siē ka deklaruar Slobodan Samarxhiq (kėshilltar i kryeministrit Vojislav Koshtunica) Samardziq, duke nėnvizuar se :" Plani i Ahtisarit tanimė ka dėshtuar, gjė qė kėtė nuk e pohon vetėm Serbia, por edhe Rusia... Kėshtu qė, nė bazė tė njė plani tė kėtillė tė vdekur, nuk mund tė miratohet njė vendim ose rezolutė e re pėr Kosovėn, pa pėlqimin e Beogradit dhe tė Moskės..." (Tanjug,29.04.2007), atėherė, nuk do tė thotė se "ka vdekur" alternativa tjetėr-e drejta e vetėvendosjes, e cila do t'i njihet Kosovės automatikisht me procedurė tė shkurtėr dhe unilaterale nga ana e Amerikės dhe nga shtetet e tjera tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Vetėm armiqtė qėllikėqinj dhe politikanėt infantilė dhe tė verbėr,qė "nuk shohin pėrtej hundės sė tyre", tė cilėt nuk e njohin apo duan ta shtrembėrojnė historinė e Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike dhe, qė nuk dijnė se ē'ėshtė politika dhe diplomacia ndėrkombėtare, mund tė nxjerrin pėrfundime iracionale, apolitike, komike dhe absurde se "Plani i Ahtisarit nuk ka alternativė tjetėr, apo "ėshtė i vdekur", siē pohon propaganda dhe diplomacia serbo-ruse"?!

Alternativa e vetme, e bazuar dhe e justifikueshme moralisht, politikisht, ligjėrisht dhe historikisht pėr zgjidhjen e statusit kolonial 100-vjeēarė tė Kosovės, ėshtė zbatimi i sė drejtės ndėrkombėtare tė vetėvendosjes qė nėnkupton shkolonizimin e Kosovės nga Serbia e Madhe kolonialiste dhe gjenocidale.

Ndryshe, nga ēdo vonesė dhe nga kalkulimet e panevojshme nė disfavor tė njohjes sė vetėvendosjes sė Kosovės, ekziston rreziku qė tė pėrfitojė "plani i autonomisė sė mbikėqyrur serbe", qė si antitezė e Planit tė M.Ahtisarit, kryeministri i Serbisė, Vojislav Koshtunica, nė emėr tė arritjes sė "kompromisit politik" me palėn shqiptare, ua propozoi anėtarėve tė Misionit Fakymbledhės nė Kosovė tė KS tė Kombeve tė Bashkuara, me rastin e vizitės sė tyre Beogradit, mė 26.04.2007.

Ja, ky ėshtė "progresi historik" i bisedimeve tė palės shqiptare dhe tė mediatorėve ndėrkombėtarė lidhur me statusin e ardhshėm tė Kosovės, pas dy vjet bisedimesh, sė fundi, Beogradi zyrtar ka gjetur "formulėn magjike" tė zgjidhjes sė problemit kolonial tė Kosovės: "Pavarėsi" nėn saēin e kuq tė sovranitetit kolonial serbomadh. Ja, ky ėshtė "kompromisi politik" rreth tė cilit nuk duhet tė humbasin asnjė minutė kohė as Amerika e as shqiptarėt, por tė marrin hapa vendimtarė tė drejtė dhe tė justifikueshėm (historikisht, juridikisht, moralisht, politikisht dhe demokratikisht) qė Kosovės t'i njihej cilėsia e plotė e subjektit juridik ndėrkombėtar si shtet i pavarur dhe sovran brenda kufijve tė vet etnikė shqiptarė, i pėlqeu apo jo ky vendim me peshė historike dhe ligjore aleancės serbo-ruse sllave.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Serbia ndėrron qasjen: synon pjesėmarrje nė vendosjen e EULEX-it nė Kosovė (2008-08-28 14:44:05 nga admin1)
[ Opinione ] Serbia & Haga (2008-07-27 11:24:14 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova dhe Serbia tė bisedojnė si shtete tė pavaruara (2008-07-12 16:41:08 nga admin1)
[ Opinione ] “FOR EUROPEAN SERBIA”, BUT NOT WITH SLOBODAN MILOSEVIC’S NAZI-FASCIST FLAG! (2008-07-07 15:21:44 nga admin1)
[ Intervista ] Judah: Serbia do tė vazhdojė konsolidimin e kontrollit nė Kosovė (2008-05-12 15:49:23 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Judah: Serbia do tė vazhdojė rrugėn pėr konsolidimin e kontrollit nė Kosovė (2008-05-12 08:41:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] AKSH DO TĖ VEPROJ NĖSE "REPUBLIKA E KOSOVĖS" DO TĖ SULMOHET NGA SERBIA DHE BANDAT E SAJ...! (2008-05-05 15:02:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosova dhe Serbia, rifillojnė bisedimet pėr personat e pagjetur (2008-04-20 11:31:02 nga admin4)
[ Opinione ] SERBIA PO SHKEL KOSOVĖN, JO REZOLUTĖN 1244 (2008-04-19 09:44:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia nuk mund tė organizojė zgjedhje lokale nė territorin e Kosovės, thotė Doris Pak (2008-04-18 11:38:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjelic: Serbia nuk mund tė ndalė hyrjen e Kosovės nė FMN dhe BB (2008-04-12 04:54:43 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster