| » Opcionet për artikullin |
|
Sipas shtypit tė sotėm serb, autoritetet e Beogradit, pėrveē kėrkesės qė takimi i ekipeve negociatore nė Vjenė tė mos jetė mė 13 shkurt, por me gjasė mė 21 shkurt, tė dėrgojnė edhe njė kėrkesė shtesė qė tė ndahet pjesa statusore, pėrkatėsisht pjesa juridiko-politike nga ajo teknike e propozimit tė Ahtisarit pėr Kosovėn. Gazeta "Blic" citon njė bashkėbisedues tė saj se "trojka" evropiane qė vizitoi Beogradin dhe Prishtinėn, ka dhėnė indicie qė pakoja e Ahtisarit mund tė zgjidhet dhe zbatohet me "dinamikė tė ndryshme". Ndėrkohė Ekipi negociator i Serbisė po harton me shpejtėsi njė rezolutė pėr Kosovėn, tė cilėn do ta miratojė pėrbėrja e re parlamentit tė Serbisė. "Nė rezolutė shprehet qėndrimi i qartė i Serbisė me rastin e propozimit tė Ahtisarit pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės", ka thėnė kordinatori i ekipit serb Slobodan Samarxhiq pėr gazetėn "Veēernje novosti". Sipas tij, nė rezolutė theksohet vendimi qė tė vazddojnė negociatat, ndėrsa ekipi negociator do tė marrė udhėzime tė qarta pėr drejtimin e negociatave tė cilat do tė mbrohen nė Vjenė, ka thėnė Samarxhiq. Ndėrkaq, kėshilltari i Presidentit serb, Leon Koen ka thėnė se pėrfaqėsuesit e SHBA-ve dhe BE-sė kanė "shfaqur mirėkuptim" pėr nevojėn e Serbisė qė tė harmonizohen datat e vazhdimit tė negociatave pėr Kosovėn dhe konstituimin e "institucioneve tė reja demokratike". Por, nė Beograd ende nuk e dinė se kur do tė mbahet mbledhja konstituive e parlamentit tė Serbisė. |
|