| » Opcionet për artikullin |
|
Nė tė gjitha hyrje-daljet kufitare tė Kosovės, sė shpejti do tė vendosen mbishkrimet Republika e Kosovės. Kėtė urdhėr sot e ka dhėnė ministri i Shėrbimeve Publike Arsim Bajrami, i cili ka kėrkuar njėherėsh nga KFOR-i dhe NATO qė ti vendosė dhe ti mbrojė kėto pika. Ndėrkaq integriteti i brendshėm kushtetues, sipas ministrit Bajrami, do tė jetė ēėshtje e institucioneve tė Republikės sė Kosovės.
Kufijtė administrativė tė provincės sė Kosovės, UNMIK-KFOR. Ky ėshtė mbishkrimi nė pikat kufitare tė Kosovės me Serbinė, ndėrkohė qė nė pikat kufitare me Shqipėrinė dhe Maqedoninė janė kufijtė shtetėrorė.
Mbishkrimet e deritashme tė UNMIK-ut dhe KFOR-it nė pikat kufitare, sė shpejti do tė ndėrrohen me tabelat ku shkruan : Republika e Kosovės.
Kėtė urdhėr sot e ka dhėnė ministri i Shėrbimeve Publike Arsim Bajrami, i cili sqaroi se tashmė ka kėrkuar nga forcat e NATO-s nė Kosovė qė ti vendosin dhe ti mbrojnė kėto pika, qė tregojnė hyrjen, pėrkatėsisht daljen nga territori i shtetit tė Kosovės.
Pra nė hyrje-dalje tė Kosovės, do tė shihni pėr disa ditė mbishkrimet e reja tė Republikės sė Kosovės. Ende janė ato tė UNMIK-ut, ndėrsa ne kemi kėrkuar prej NATO-s dhe KFOR-it qė ti mbrojė, ti identifikojė si pika dhe qė ta bėjmė kufirin - kufi shtetėror, ka theksuar Bajrami.
Pėr dallim nga pikat kufitare, integriteti i brendshėm kushtetues, i Republikės sė Kosovės, do tiu takojė institucioneve tė saj dhe jo forcave tė NATO-s, pohoi ministri Bajrami.
Integriteti i brendshėm kushtetues ėshtė integritet i institucioneve. Funksionimi i institucioneve nuk duhet tė jetė preokupim i NATO-s, por dalėngadalė do tė jetė preokupim i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės e cila. nė proces. mė pastaj do tė marrė kompetencat shtesė, sa i pėrket Forcės sė Sigurisė. Ju keni pas edhe dispozitat kushtetuese, komplet Kushtetuta e Kosovės ėshtė e dizajnuar qė Kosova tė ketė armatė.
Mirėpo, Armata e Republikės sė Kosovės, pritet tė formohet 12 muaj pas fillimit tė zbatimit tė pakos sė Ahtisaarit. Me kėtė rast TMK-ja, nėn autoritetin e NATO-s, do tė transformohet nė Forcėn e Sigurisė sė Kosovės.
Tendencat pėr Armatėn e Republikės sė Kosovės, janė pėr njė ushtri klasike, jo e madhe pėr nga numri, por e aftėsuar qė tė mbrojė integritetin kushtetues dhe territorial, sqaron ministri Bajrami.
Me Kushtetutėn e Kosovės, Presidenti i vendit do tė jetė edhe Komandant Suprem i Forcave tė Armatosura. Po ashtu me Kushtetutė, shteti i Kosovės do tė ketė edhe Kėshillin e Sigurisė Kombėtare.
RTK
29.02.2008 |
|