Shqipėria njė dashuri e re mesdhetare, i paraqitet publikut amerikan nėpėrmjet tre spoteve tė cilat do tė transmetohen nga sot nė kanalin mė prestigjioz CNN.
Imazhet e pėrdorura janė pėrzgjedhur nga filmime thuajse nė mbarė vendin, duke dhėnė njė pejzash tė plotė dhe harmonik tė asaj qė turistėt e huaj zbulojnė nė Shqipėri - njė destinacion tė ri mesdhetar me trashėgimi kulturore tepėr tė pasur dhe natyrė tė larmishme dhe magjepsėse; duke e bėrė kėtė nė mėnyrė tė thjeshtė dhe tė natyrshme, ashtu siē duhet tė jetė njė eksperiencė e vėrtetė udhėtimi.
Ritmi i imazheve ėshtė i gjallė dhe plot energji, duke u pėrforcuar edhe nga muzika me tone dhe jehona mesdhetare e kompozuar nga kompozitori i njohur Gent Lako. Pėr tre javė tė tėra, gjatė periudhės kohore prill-maj 2008, spoti do tė evidentojė atraksionet tona kulturore dhe natyrore, tė cilat na diferencojnė nga vendet fqinje.