DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Albin Kurti flet pėr KOSOVAPRESS
Postuar mė datėn: 2008-01-03 09:15:35 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Protestat dhe demonstratat e parandalojnė gjakderdhjen e re

Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje!, Albin Kurti nė njė intervistė dhėnė pėr Kosovapress ka thėnė se gjatė vitit qė po lėmė pas janė bėrė punė tė mėdha nė favor tė Serbisė dhe vetėm sa ėshtė pėrforcuar autonomia pėr Kosovėn. Ai si ngjarje pozitive vlerėson demonstratat dhe aksionet protestuese tė Lėvizjes Vetėvendosje si dhe bojkoti qė shumica e qytetarėve tė Kosovės ia bėn, siē thotė, farsės zgjedhore tė 17 nėntorit.

Kurti pranon se nuk kanė arritur qė t'i ndalin negociatat, por shprehet se kanė arritur t’i ngadalėsojnė ato. Sipas tij, zhgėnjimi politik nė njėrėn anė dhe stagnimi ekonomik e mjerimi social nė anėn tjetėr do tė pėrputhen gjithnjė e mė shumė dhe kur kėsaj i shtohet edhe ndarja e pėrēarja etnike e fetare tė cilėn e sjell pakoja e Ahtisarit, atėherė e gjithė kjo pa dyshim se do ta bėjė gjendjen shpėrthyese me shumė rrezik pėr konflikte tė reja.

Kosovapress: Jemi nė fund tė vitit, si i vlerėsoni zhvillimet e pėrgjithshme politike?

Kurti: Sė pari, nė vend se tė konsiderohet qė Kosova e ka njė problem dhe ky problem quhet Serbi (por edhe UNMIK), Grupi Negociator i Kosovės ka pranuar qė Kosovėn ta cilėsojė si problem dhe Serbinė ta shndėrrojė nė partner pėr zgjidhjen e problemit tė quajtur Kosovė. Nė vend se tė thuhet qė popullit i mungon liria kėta kanė pranuar se Kosovės i mungon statusi. Rrjedhimisht, sė dyti, ky adresimi i gabuar dhe kjo mėnyra e gabuar pėr ēėshtjen e Kosovės jo vetėm qė nuk e kanė sjellė lirinė, pavarėsinė dhe sovranitetin, por na kanė larguar nga ato, posaēėrisht nė kėta dy vjetėt e fundit.

Kosovapress: Cilat do t'i karakterizonit si ngjarje pozitive dhe negative pėr 2007?

Kurti: Ngjarje pozitive ishin demonstratat dhe aksionet protestuese tė Lėvizjes Vetėvendosje! si dhe bojkoti qė shumica e qytetarėve tė Kosovės ia bėnė farsės zgjedhore tė 17 nėntorit. Ngjarje negative ishin Pakoja e Ahtisaarit, vrasja e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt si dhe plagosja e mbi 80 demonstruesve tė tjerė paqėsor, nė mesin e tė cilėve rėndė u plagosėn Zenel Zeneli, Mustafė Nerjovaj dhe Hysni Hyseni nga plumbat e policisė rumune tė UNMIK-ut, vrasja e Triumf Rizės, Traktati i Miqėsisė me Serbinė i Grupit Negociator, planet pėr Kosovėn C, dhe shumė e shumė tė tjera qė mund tė pėrmblidhen si rrenat dhe vjedhjet e politikanėve nė qeveri e jashtė saj.

Kosovapress: Edhe pse nuk kemi definim tė statusit tė Kosovės po thuhet se janė bėrė punė tė mėdha nė kėtė drejtim. Ēka thoni ju?

Kurti: Po, janė bėrė punė tė mėdha nė favor tė Serbisė. Nuk duhet tė harrojmė qė statusi nė parim ėshtė i definuar – autonomia substanciale. Kėtė gjė e parasheh Rezoluta 1244, e cila nuk u zėvendėsua me ndonjė rezolutė tė re. Kėtė gjė e saktėson pėrmbajtja e Pakos sė Ahtisarit. Nuk ėshtė ēėshtja se kemi mbetur pa status, por se populli nuk u bė i lirė qė tė vendosė pėr fatin e tij dhe ta ndryshojė kėtė status tė padėshiruar.

Kosovapress: Po, sa i jemi afruar zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, kur dihet fakti se negociatat 120 ditėshe kanė mbaruar?

Kurti: Pas kėtyre 120 ditėve, meqė nuk u ndryshua, vetėm sa ėshtė pėrforcuar autonomia pėr Kosovėn, mirėpo ende nuk kanė arritur tė gjejnė njė emėrtim tjetėr pėr kėtė autonomi, duke ditur qė shqiptarėt nuk e durojnė termin autonomi.

Kosovapress: Lėvizja Vetėvendosje! ka qenė nė vazhdimėsi kundėr negociatave, por nuk arriti tė ketė ndonjė ndikim nė to. Pranoni kėtė fakt?

Kurti: Nuk kemi arritur qė t'i ndalim negociatat, por nuk besoj qė ėshtė e drejtė tė thuhet qė nuk kemi pasur ndikim nė to. Njėmend nuk kemi arritur ta ndalim kėtė tė keqe, por kemi arritur ta ngadalėsojmė. Jam i bindur se po tė mos ekzistonte Lėvizja jonė gjėrat do tė ishin shumė mė keq. Kėta politikanė qė po e falin tokėn e Kosovės dhe po heqin dorė nga historia e Kosovės – pėr ēfarė po paguhen me lejen pėr keqpėrdorimin e djersės sė popullit – nuk i frikėsohen dikujt tjetėr pėrveē vetėvendosjes.

Kosovapress: Prej se ekzistoni si Lėvizje, protesta mė e madhe ishte ajo e 10 shkurtit, e cila u shpėrnda edhe me vrasje. Pse nuk arritėt tė keni ndonjė organizim tė fuqishėm mė pas?

Kurti: Demonstrata mė e madhe e Lėvizjes sonė me numrin e pjesėmarrėsve nuk ishte ajo e 10 shkurtit, por ajo e 3 marsit. Mirėpo, sulmet nga shumica e mediave dhe inflacioni me premtime pėr pavarėsi nga tė gjithė politikanėve vendor e ndėrkombėtar deri te Xhorxh Bushi, kanė bėrė qė qytetarėt tė presin e shpresojnė edhe mė tutje.

Kosovapress: Keni bėrė ndonjė analizė pse nuk keni pėrkrahje tė mjaftueshme?

Kurti: Asnjė subjekt i veēantė politik nė Kosovė nuk ka pėrkrahje sa Lėvizja jonė. Madje, kėshtu del edhe nga sondazhet e organizatave ndėrkombėtare si UNDP e USAID ku kategorikisht ne krahasohemi me tė gjitha ato subjekte sė bashku, pra me IPVQ-tė. Mirėpo, problemi ėshtė se kjo pėrkrahje pėr ne ėshtė ende mjaft pasive. Sė kėndejmi, nuk ėshtė ēėshtja fare te sasia e vogėl pėrkrahjes pėr ne, sepse ajo nuk ėshtė e tillė, por te natyra disi pasive e saj. Sėrish, kjo ėshtė rezultat i globalizimit dhe ndėrkombėtarizimit ekstrem tė ēėshtjes sė Kosovės qė e ka zvogėluar qytetarin e Kosovės dhe ka bėrė qė ai tė ndjehet i parėndėsishėm, i pafuqishėm e pa vetėbesim.

Kosovapress: Tani me fillim tė vitit 2008 kemi edhe krijimin e Qeverisė sė re tė cilėn do ta udhėheqė ish-lideri politik i UĒK-sė, Hashim Thaēi. Do tė ketė ndonjė ndikim pozitiv kjo pėr statusin?

Kurti: Jo, sepse edhe Hashim Thaēi ishte gjatė gjithė kohės njė anėtar i devotshėm i Grupit Negociator. Ai po bėhet kryeministėr pikėrisht, sepse ua “bėnte me sy” UNMIK-ut dhe zyrave tė Quintit se do tė jetė edhe mė i butė se deri mė tash, edhe mė i dėgjueshėm se deri mė tash.

Kosovapress: Keni thėnė se me Thaēin kryeministėr do ta keni mė vėshtirė tė veproni. Pse?

Kurti: Dihet qė Agim Ēeku ishte njė kryeministėr i dobėt nė njė qeveri tė dobėt. Pėr dy arsye. E para, ishte vetėm njė anėtar i thjeshtė nė partinė e tij AAK, dhe, e dyta, AAK ishte partia e vogėl nė koalicionin qeverisės LDK-AAK. Nė anėn tjetėr, kjo qeveri ishte e dobėt, meqė po tė dėshironte LDD-ja e Nexhat Dacit do tė mund ta rrėzonte atė qeveri duke u bėrė bashkė me PDK dhe ndonjė pari tjetėr pėr tė mos ia dhėnė votėbesimin. Ėshtė e qartė se UNMIK-u dhe qarqe tė ndryshme ndėrkombėtare nė Kosovė e deshėn kėsaj radhe Hashim Thaēin si kryeministėr i fuqishėm nė njė qeveri tė fuqishme. Ky, pėr dallim nga Agim Ēeku, do tė jetė njė kryeministėr i fuqishėm nė njė qeveri tė fuqishme: ai ėshtė kryetar i partisė qė doli e para nė kėto zgjedhje, por edhe duke qenė se do tė kemi njė koalicion tė gjerė qeverisės pėrfshirė kėtu partinė e dytė – LDK-nė. Tė gjithė e mbajmė mend se si Hashim Thaēi nė Rambuje, nė vitin 1999, e pat nėnshkruar dokumentin qė e parashihte ēarmatosjen e UĒK-sė si dhe autonominė pėr Kosovėn nė kuadėr tė Serbisė e Jugosllavisė. Mu atje, pra nė Rambuje, ai u pat bėrė kryeministėr i qeverisė sė pėrkohshme. Tash, ai po bėhet kryeministėr pėr marrėveshje tė reja kompromisi me Serbinė nė vitin e ardhshėm. Dikur truprojat e tij i kanė sulmuar e rrahur aktivistėt e Lėvizjes sonė pa ligj. Tash, kėtė do tė mund ta bėjė policia qė ai mund ta ndėrsejė duke pėrdorur edhe ligjin. Nuk ėshtė e rastėsishme qė nė mbledhje tė njė organi drejtues tė PDK-sė, Hashim Thaēi ka thėnė se PDK-ja duhet ta marrė medoemos Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Ai e di se do t'i duhet tė marrė vendime antipopullore dhe pėr kėtė arsye i duhet forca pėr ta shtypur popullin.

Kosovapress: Nga partitė politike tė vendit, por edhe persona tė bashkėsisė ndėrkombėtare jeni cilėsuar si njerėz ekstremistė, radikalė, tė papėrgjegjshėm qė po veproni kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Si i komentoni kėto?

Kurti: Ata qė thonė kėshtu janė ata qė po veprojnė kundėr pavarėsisė. Dhe, kjo po shihet hapur tashmė. Nga pavarėsia vetėm sa jemi larguar me kėtė rrugė tė tyre. Ata na urrejnė neve, sepse ne kemi kontribuar si askush tjetėr nė demaskimin e tyre.

Kosovapress: Klasa politike e Kosovės gjithmonė ka thėnė se nuk pranon mė pak se pavarėsi pėr Kosovės, ndėrkohė qė ka pranuar pakon e Ahtisarit. Ėshtė kjo pako pavarėsi?

Kurti: Kurrsesi jo. Janė gjashtė padrejtėsi themelore tė kėsaj pakoje, tė cilat jo vetėm qė nuk e bėjnė Kosovėn tė pavarur, por madje ia pamundėsojnė pavarėsimin asaj. E para ėshtė qė Kuvendi i ardhshėm i Kosovės do tė operojė sipas modelit tė shumicės sė dyfishtė: pėr ēfarėdo amendamentimi tė Kushtetutės sė ardhshme tė Kosovės apo pėr ēfarėdo aprovimi tė ndonjė ligji me rėndėsi jetike do tė nevojitet edhe shumica e deputetėve serbė, e qė do tė thotė se nevojitet, nė mėnyrė indirekte, pėlqimi i Serbisė. Sė dyti, decentralizimi sipas pakos sė Ahtisarit i parasheh 11 komuna serbe, tė cilat do tė kenė tė drejtė tė lidhen horizontalisht ndėrmjet veti dhe vertikalisht me Beogradin, ndėrkohė qė strukturat paralele aty nuk do tė shpėrbėhen. Sė treti, 'eksterritorialiteti' vetėm pėr monumentet fetare ortodokse, qė madje me dashakeqėsi quhen serbe, i pėrfshin 45 zona tė veēanta qė sė bashku ngėrthejnė mijėra hektarė tokė. E qartė: duan ta marrin trashėgiminė kulturore tė mesjetės dhe ta stėrkeqin historinė pėr t'i paraqitur shqiptarėt e Kosovės si ardhacakė. Sė katėrti, TMK-ja shuhet dhe do tė kemi FSK-nė e cila do tė jetė me vetėm 2.500 pjesėtarė me armatim tė lehtė dhe nėn kontroll tė NATO-s, pra njė formacion i vogėl i llojit tė xhandarmėrisė. Sė pesti, UNMIK-u do tė pasohet me njė mision tė BE-sė, i cili si njė autoritet suprem do ta ketė fjalėn e fundit ēdo herė e pėr ēdo gjė duke pasur tė drejtė qė tė na i shkarkojė ministrat e ndryshojė ligjet. Sė gjashti, askund nė pakon e Ahtisarit nuk parashihet qė Serbia t'ia paguajė dėmshpėrblimin Kosovės pėr humbjet dhe vuajtjet qė ajo i shkaktoi pėr mė se njė shekull kėtu, por pėr mė keq, thuhet se Kosova do tė marrė pjesė nė borxhin e jashtėm tė Serbisė!

Kosovapress: Nė ēfarė situate do tė jetė Kosova nėse vazhdohet me zvarritjen e zgjidhjes sė statusit, ose implementimin e pakos nė fjalė?

Kurti: Zhgėnjimi politik nė njėrėn anė dhe stagnimi ekonomik e mjerimi social nė anėn tjetėr do tė pėrputhen gjithnjė e mė shumė. Kur kėsaj i shtohet edhe ndarja e pėrēarja etnike e fetare tė cilėn e sjell pakoja e Ahtisarit, atėherė e gjithė kjo pa dyshim se do ta bėjė gjendjen shpėrthyese me shumė rrezik pėr konflikte tė reja.

Kosovapress: Ēka do tė bėni ju nė kėtė rast?

Kurti: Ne do tė jemi aty ku janė qytetarėt e pakėnaqur pėr ta ndihmuar organizimin dhe mobilizimin e tyre. Pikėrisht protestat e demonstratat e parandalojnė gjakderdhjen e re.

Kosovapress: Ardhja e misionit tė BE-sė duhet tė bėhet para definimit tė statusit, pas apo nuk duhet tė ndodh fare?

Kurti: Ashtu sikurse qė ne nuk kemi nevojė pėr misionin e OKB-sė nė Kosovė, por pėr shtetin e pavarur tė Kosovės si anėtar nė OKB, krejtėsisht njėsoj, nuk kemi nevojė pėr misionin e BE-sė nė Kosovė, por pėr Kosovėn sovrane qė aderon nė BE.

Kosovapress: Deri kur do tė demonstroni dhe a ėshtė kjo mėnyra e vetme pėr realizimin e synimeve qė ka Lėvizja Vetėvendosje?

Kurti: Se sa gjatė do tė demonstrojmė dhe cilat krejt do tė jenė veprimet tona nuk varet vetėm prej nesh. Varet edhe prej kundėrshtarėve dhe armiqve, por varet edhe nga ajo se sa aktive do tė bėhet pėrkrahja dhe mbėshtetja. Ne duam qė me protesta dhe demonstrata masive dhe afatgjate deri sa tė jetė e nevojshme tė ngrehim njė trysni gjithė popullore mbi UNMIK-un dhe mekanizmat e tij pėr njė datė kur UNMIK-u shkon nga Kosova e qė duhet tė pėrputhet me referendumin pėr popullin e Kosovės. Kjo rrugė nuk ėshtė as e lehtė dhe as e shkurtėr, por ne besojmė qė gjithsesi se ėshtė mė e mira.

Kosovapress: Krejt nė fund, meqė jemi nė ndėrrim tė mot-moteve, mesazhi juaj pėr qytetarėt e Kosovės?

Kurti: Luftojeni pushtetin nėse doni qė ai tė jetė nė shėrbim tuajin.

Kreshnik Llabjani - KOSOVAPRESS
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Opinione ] ALBINI OSE MITI PĖR SIZIFIN (2008-05-10 12:24:28 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Avokatėt e Kosovės vepruan me dinjitet, profesionalizėm dhe pėrgjegjėsi etike, thotė Albin Kurti (2008-02-08 13:55:24 nga admin4)
[ English ] Trial against Albin Ku rti suspendedž (2008-02-08 01:05:38 nga admin4)
[ Opinione ] Gjykimi kundėr Albin Kurtit u suspendua (2008-02-08 01:02:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pezullohet procesi gjyqėsor ndaj Albin Kurtit (2008-02-07 10:23:50 nga admin4)
[ English ] The Fifth Session of the Trial against Albin Kurti (2008-02-06 09:38:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Seanca e pestė gjyqėsore kundėr Albin Kurtit (2008-02-06 08:46:40 nga admin4)
[ Opinione ] Ēėshtja e Kosovės nė prizmin e Albin Kurtit (2008-02-05 04:05:49 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Gjyqi e kthen Albin Kurtin nė burg (2008-01-30 12:08:08 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster