| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Mona AGRIGOROAIEI
Pėrshendes hapjen e debatit mbi rolin e gazetarisė nė gazetėn "Telegraf".
Dihet se sot, mas-media konsiderohet tė jetė "fuqia e katėrt", pas legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqėsorit nė shtet.
Ajo ka disa funksione tė rėndėsishme nė shoqėri, ndėr tė cilat po nxirrėn nė pah funksione si:
a) funksioni i informimit tė qytetarėve;
b) funksioni i mbikeqyrjes sė fuqive tė tjera politiko-gjyqėsore nė shtet;
c) funksioni i agenda setting (caktimi i agjendės)
Mas-media duhet tė ndjekė parimin e objektivitetit nė informimin e qytetarėve...
Ajo duhet tė mos anojė politikisht nga njė parti apo tjetėr sipas flladitjes sė erės sė padronėve sponsorizues (siē po ndodh nė ditėn e sotme nė Shqipėri).
Ajo duhet tė mos jetė as "massmedia biznesi" apo "mas-media mafia", por ajo duhet tė qėndrojė e palėkundur ndaj ēdo ndėrhyrjeje tė jashtme dhe, mbi tė gjitha, duhet tė shkruajė tė vėrtetėn.
Ajo duhet tė prezantojė faktet, duke u mbrojtur nga fenomenet e dezinformimit dhe propagandės sė zezė.
Mas-media duhet tė kultivojė nė ēdo lėmi tė saj vlerat dhe jo antivlerat.
Unė nuk e di pėrse sot, nė gazetat shqiptare, faqet e para iu kushtohen kronikave tė zeza, duke krijuar njė imazh neveritės tė jashtėm pėr Shqipėrinė, kur ka aq shumė gjėra tė bukura pėr tė cilėt mund tė shkruhet, sepse atdheu ynė ėshtė njė mrrekulli nė vete, me njė kulturė tė begatshme dhe jashtėzakonisht tė bukur, me njė histori tė lavdishme, njohja e tė cilave ėshtė e domosdoshme pėr formimin e gjeneratave tė sotme dhe tė ardhme !!?
Unė nuk e di as pėrse gazetarėt po perdorin neologjizmat mė barbare qė shformojnė dhe shėmtojnė perlėn mė tė bukur tė shqiptarit gjuhėn shqipe !!?
Unė nuk e di, gjithashtu as pėrse po kultivohet imoraliteti, duke promovuar "modernizmin", kur po lejohen daljen e femrave gjysėm lakuriq dhe po llomotitet me kė u martuan apo u ndanė, ndėrkohė qė ata nuk po bėjnė asgjė tjetėr pėrveē njė "muzikė" qė nuk ka kushtin themelor pėr tė qenė e tillė, sepse nuk po transmeton as ndienja, as mesazhe?!
Nga ana tjetėr, mėgjithėse mas-media po tregohet (me kufizime) e kujdesshme nė zbardhjen e veprimeve tė paligjshme tė individėve me peshė nė rafshin politik, ende nuk po vėrehet ndėrgjegjėshmėri e lartė nė mbikėqyrjen e pushtetit, i cilit duhet t'i imponojė njė etikė tė sė vepruarit dhe tė sė deklaruarit.
Atje ku politika dhe diplomacia nuk po funksionojnė, mas-media duhet tė veprojė si zėdhenėse e respektimit tė themelit tė Shqipėrisė, Kushtetuta, duke imponuar nė agjendėn politike "aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitet dhe bashkim kombėtar".
Pra, mas-media duhet tė lobojė dhe argumentojė pėr politikėn e brendshme dhe ate ndėrkombėtare, se pėrse ēėshtja shqiptare ėshtė ēėshtje koloniale, si dhe tė reagojė ndaj politikave tė gabuara antikombėtare shqipfolėse, duke i ngritur detyrimisht standardet dhe vlerat shqiptare nė piedestalet kombėtare.
Mas-media ka pėr detyrė edhe tė reagojė dhe tė ēmontojė dezinformatat dhe shpifjet e gazetave tė shteteve koloniale sllavo-greke, apo qė qarqet e lobet e tyre po injektojė nė mas-median ndėrkombėtare kundėr popullit shqiptar dhe lėvizjes kombėtare shqiptare.
Sot ėshtė njė turp i madh, jo vetėm se mas-media shqiptare nuk po vepron nė kėtė mėnyrė, por edhe pėrpiqet tė bllokojė dhe tė sabotojė depėrtimin te populli nėpėrmjet saj tė fjalės kombėtare, duke u bėrė ashtu e nėnshtruar ndaj parasė sė politikės antishqiptare.
Ėshtė gjithashtu turp se, kur nė gazetat ndėrkombėtare shkruhen artikuj me probleme tė ndryshme shqiptare me theks te Kosova, kur mundet tė komentohet, po dalin 200 serbė, pėrpara se tė reagojė njė shqiptar !!
Ashtu qė u bėj apel gazetarėve tė mobilizohen dhe pena e tyre tė shėndrrohet nė penė e artė dhe e lavdishme nė pėrkrahje tė ēėshtjes kombėtare shqiptare dhe zgjidhjes sė saj tė drejtė ribashkimi i kombit dhe trojeve tė Shqipėrisė nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar, Shqipėrinė Etnike!
9.10.2008 |
|