| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Smajl LATIFI
Me 17 shkurt 2008 Kosova shėnoi njė hap tė rėndėsishėm pėrpara, megjithėse ēėshtja shqiptare mbetet ende e pazgjidhur. Logjika e zhvillimit tė ngjarjeve na jep njė pėrfundim se, proceset gjithmonė vazhdojnė, ato nuk ndalen. Gjithnjė dihet se fundi i njė procesi shėnon fillimin e njė procesi tjetėr. Kjo ėshtė karakteristikė e njohur mirė qė, i pėrcjellė dukuritė shoqėrore, por jo vetėm ato. Asgjė nuk ėshtė krejtėsisht statike. Nė kėtė kontekst ndėrprerjet janė tė dėmshme.
Gjendja jonė mund tė ndryshojė pėr tė mirė gjithnjė vetėm nga puna dhe mobilizimi ynė. Tashmė shumėēka varet nga ne, prej organizimit dhe pėrkushtimit tonė. Varet se sa do tė jemi tė pėrqendruar rreth interesave tona kombėtare, nė mėnyrė qė tė fitojmė edhe mbėshtetjen e tė tjerėve-ndėrkombėtarėve. Kosova e ka tashmė kėtė mundėsi. Qytetarėt e saj kanė energji tė mjaftueshme. Duhet vetėm ti orientojmė drejtė ato, nė drejtim tė forcimit tė gjithanshėm tė lidhjeve me Shqipėrinė, pėr tė arritur nė suksese tė tjera mė tė mėdha. Janė tė mundshme pėr tu shtuar ēdo ditė komunikimet brendashqiptare, koordinimi i aksioneve tė pėrbashkėta, bashkimi i kapitalit tė madh ekonomik, kulturor, shkencor. Thellimi i kėtyre raporteve dhe veprimet e pėrbashkėta nė tė gjitha segmentet, prodhon efekte vetėm pozitive, ndihmon nė zhvillimin dhe sigurinė e kombit shqiptar nė pėrgjithėsi.
Njė frymė e re pasuron pėrpjekjet e mėtejshme
Meqė situata ka ndryshuar pas 17 shkurtit, ku Kosova e shpalli pavarėsinė dhe menjėherė pas kėsaj, pasoi njohja prej shteteve mė me ndikim nė botė, edhe ne iu qasėm ndryshimeve pėr ta pėrshtatur veprimtarinė tonė me realitetin e ri tė krijuar. Pėrkushtimi ynė karakterizohet me njė frymė tė re, atė tė bashkimit, tė afrimit e tė bashkėpunimit, tė nxitjes e tė krijimit tė kushteve pėr tu bashkuar sa mė shumė qytetarė nė kėtė pėrpjekje tė pėrbashkėt.
Jemi tė bindur se, shqiptarėt nuk kanė asnjė arsye qė tė vetėkėnaqen. Edhepse, hapi pozitiv qė u hodh me shtetin e Kosovės, i ka edhe pasojat e veta, problemet e dukshme e tė padukshme. Para sė gjithash ato duken nė mėnyrėn e shtetė-krijimit dhe shtetė-ndėrtimit tė Kosovės. Sepse, tashmė tė gjithė e dimė se, u anashkalua vetėvendosja e popullit shqiptar. U zgjodhėn mjete jodemokratike, tė cilat nuk mundėsuan pavarėsinė e plotė, tė pakushtėzuar tė vendit. Tė gjitha kėto KUSHTE nuk do tė jenė edhe aq tė lehta pėr ne.
Faktori i brendshėm qė udhėhoqi dhe po udhėheqė me institucionet e Kosovės, nuk dėshmoi asnjėherė se ka seriozitetin, mundėsinė, por edhe koshiencėn e duhur. Janė disa fakte qė tregojnė, se nė kėtė kontekst politika e Kosovės ka rrėshqitur bukur keq.
Ajo u tregua shumė zemėrgjerė ndaj imponimeve. Udhėheqja politike dhe institucionale e Kosovės pranoi pa rezistencė sidomos ato imponime tė cilat e pengojnė dhe ndėrlikojnė zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes shqiptare.
Politika e partive politike, e sidomos atyre tė ashtuquajtura tė mėdhanė Kosovė u tregua shumė mosmirėnjohėse ndaj vlerave dhe sakrificave tė popullit tonė. Ajo zgjodhi kėtė rrugė, sepse lakmoi mė shumė pushtetin sesa interesin dhe vullnetin e qytetarėve tė saj. Ajo nuk tregoi vendosmėri pėr tė pėrfaqėsuar interesin e pėrgjithshėm, atė tė kombit dhe shtetit. Ajo vazhdon tė lėngojė nga kjo sėmundje, e cila atyre iu krijon privilegj, ndėrsa Kosovės, qytetarėve tė saj dhe kombit nė pėrgjithėsi ardhmėri tė paqartė.
Pėr njė klasė tė re politike
Dihet mirė se, politika nuk ėshtė mjet pėr pėrfitime individuale, por ėshtė mundėsi reale pėr tė ndikuar nė jetėn e njė populli. Nė kundėrshtim me kėtė parim universal, nė Kosovė kemi njė situatė tjetėr. Kjo shihet nga secili qytetar, nga sjelljet e politikės sė partive tė mėdha, qė drejtuan e drejtojnė institucionet e Kosovės.
Tė jesh zyrtar i lartė qeveritar, nga qytetarėt e rėndomtė kuptohet si: filani e kaloi lumin, krijoi pasuri pėr vete dhe nuk qanė kokėn mė pėr tė tjerėt. Por, realisht, tė jesh nė partitė e ashtuquajtura tė mėdha sot, shumė vėshtirė mund ta ruash idealin tėnd jetėsor, shumė vėshtirė tė qėndrosh i palakueshėm, shumė vėshtirė tė qėndrosh parimor, dhe shumė mė vėshtirė tė mos bėhesh pjesė e klaneve apo grupeve tė ndryshmė tė interesit (ama jo atij tė popullit). Tė jesh zyrtar i partive tė ashtuquajtura tė mėdha sot, do tė thotė tė jetosh dhe ta ushqesh shpresėn, se njė ditė do tė bėhesh i pasur duke keqpėrdorur djersėn e qytetarėve tė tu.
Tė gjitha kėto, shtrojnė nevojėn dhe detyrėn para secilit qė, tė bėjmė diēka pėr ta sjellė nė skenė njė klasė tė re politike me ide tė shėndosha, qė ndihmojnė tė renė, me projekte tė qarta pėr tė ardhmen tonė si komb.
Nuk mohohet fakti se nga ky kėndvėshtrim kriza nė Kosovė ėshtė e thellė. Ajo pasqyrohet nė shumė pikėpamje, nė tė gjitha sferat e jetės, nė tė gjitha poret e shoqėrisė sonė. Nga ana tjetėr kjo do tė vazhdojė pėrderisa nuk do tė ketė njė subjekt tė fuqishėm politik, ku tė jenė tė mishėruara aspiratat e drejta, interesi dhe vullneti real i qytetarėve tanė.
Prandaj, njė frymė e re, njė politikė e re, njė sistem vlerash u duhet shtuar kėtyre rrethanave. Njė filozofi e re politike ėshtė e domosdoshme pėr skenėn politike kombėtare. Na duhet sepse na mungon, i duhet qytetarėve sepse e kėrkojnė. Na duhet pėr tė dėshmuar se kemi vlera. Iu duhet tė gjithėve, sepse marrėdhėnia e deritashme e popullit me elitat politike ka shkaktuar krizėn e besimit. Zhgėnjimi ēdo ditė e mė tepėr po zė fill e po rritet. Ky raport po shkon drejt prishjes. Kėrkohet marrėdhėnie e re, me mandat tė ri.
Kjo ėshtė e vėrteta e hidhur qė nuk ndryshohet dot, pa njė klasė tė re politike.
Prishtinė
Mė 15 Tetor, 2008
kontakti: e-mail:
smajl.latifi@gmail.com
smajl_latifi@yahoo.com
|
|