| » Opcionet për artikullin |
|
Zijadin Gashi
Vazhdimi eventual i negociatave midis Prishtinės e Beogradit ėshtė i destinuar tė dėshtojė qė nė fillim, vlerėsojnė zyrtarė nga kabineti i presidentit tė Kosovės. Ndėrkaq, ata tė opozitės thonė se zhvillimet e fundit rreth statusit tė Kosovės kanė zgjuar disa dilema, por edhe optimizėm, qė ėshtė shprehur pėrmes deklaratave tė presidentit Bush. Nė anėn tjetėr, paralajmėrimi i nxjerrjes sė njė rezolute, por edhe vazhdimi i negociatave pėr statusin e Kosovės, nga analistėt konsiderohet si njė koncesion, qė po i bėhet Rusisė. Zėdhėnėsi i presidentit tė Kosovės, Xhavit Beqiri, thotė se institucionet e Kosovės e kanė pėrkrahur propozimin e Ahtisaarit pėr pavarėsinė e mbikėqyrur. Ndėrkaq, ēdo opsion i vazhdimit tė negociatave, sipas tij, ėshtė i papranueshėm. Tani po dalin, tė paktėn nėpėr media kėshtu po paraqiten, edhe variante tjera, si mundėsia e vazhdimit tė bisedimeve e opsione tė tjera, tė cilat pėr ne, faktikisht, janė tė papranueshme, pėr faktin se tashmė dihet botėrisht, se janė shterur tė gjitha mundėsitė e arritjes sė njė marrėveshjeje dypalėshe, mes palės kosovare dhe Beogradit, pėr shkak tė qėndrimeve diametralisht tė kundėrta, ėshtė shprehur Beqiri. Ndėrkaq, nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hajredin Kuēi, vlerėson se propozimet pėr shtyrjen e zgjidhjes sė statusit dhe vazhdimin e negociatave, zgjojnė dilema dhe ndikojnė nė vazhdimin e status-quo-s nė Kosovė. Unė besoj se bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė jetė e qartė pėr dy gjėra. E para, qė marrėveshjet eventuale nė mes tė Kosovės dhe Serbisė nuk janė nė asnjė moment tė mundshme dhe mendoj se ēdo zgjidhje qė do tė jetė mė pak se pavarėsia e Kosovės, nuk mund tė jetė e implementueshme nė Kosovė, por do tė krijojė probleme, ka thėnė Kuēi. Vazhdimi eventual i bisedimeve do tė mund tė sfidonte edhe propozimin e Ahtisaarit pėr pavarėsinė e mbikėqyrur pėr Kosovėn, vlerėson Hajredin Kuēi. Ai thotė se kjo do tė sillte edhe probleme tė tjera, pasi qė propozimi i Ahtisaarit ishte njė kompromis ndėrkombėtar. Ēdo vazhdim i bisedimeve, sipas tij, vetėm sa do ti thellojė ndarjet dhe nuk do ti ofrojė pozicionet mes palėve. Natyrisht qė pakoja e Ahtisaarit do tė jetė diēka qė do tė vė nė dilemė jo vetėm Kosovėn, por edhe tė tjerėt. Ambiciet e njerėzve nė Kosovė, pėr ta pėrmirėsuar nė kuptimin pozitiv apo ambiciet e njerėzve nė Serbi, pėr ta ndryshuar atė nė kuptimin negativ, do tė rriten. Pra, me fjalė tė tjera, rreth njė dokumenti qė ka pasur konsensus ndėrkombėtar, mund tė vihet nė pozitė qė ai dokument tė jetė i kontestuar dhe arritja e njė konsensusi tjetėr nuk ėshtė e lehtė, ka vlerėsuar Kuēi. Vazhdimi i bisedimeve kundėrshtohet edhe nga kabineti i presidentit Sejdiu. Zėdhėnėsi Xhavit Beqiri thotė se nuk mund ta pohojė e as mohojė mundėsinė e zgjatjes sė procesit, pėr shkak tė pėrfshirjes sė shumė faktorėve, por njė proces rinegocimi, sipas tij, nuk do tė sillte asgjė. Konsiderojmė qė rinegocimi mes palės sonė dhe asaj tė Beogradit ėshtė i destinuar tė dėshtojė qė nė fillim, sepse qėndrimet janė nė fakt tė papajtueshme. Dhe e ka treguar shumė mirė edhe njė proces negociator, qė ka zgjatur mė tepėr se 15 muaj, se nuk mund tė ketė kėtu njė ujdi, ka thėnė Beqiri. Nė anėn tjetėr, analisti Baton Haxhiu thotė se vazhdimi i procesit tė statusit dhe bisedimet e reja, janė njė e keqe e re pėr Kosovėn qė, sipas tij, vjen si rezultat i koncesioneve qė po i bėhen Rusisė. Sipas Haxhiut, pala e Prishtinės ėshtė jashtė procesit dhe e vetmja shpresė pėr Kosovėn dhe realizimin e pavarėsisė sė saj, ėshtė premtimi i dhėnė nga presidenti Bush nė Tiranė, ēka ai beson se nė fund tė procesit edhe do tė realizohet. Fatmirėsisht, kėtu ėshtė njė deklarim i presidentit amerikan, i cili nuk besoj se do ta kthejė fjalėn dhe fjalinė prapa, ėshtė pavarėsia. Por, problemi i Kosovės nuk ėshtė mė problem i qytetarėve tė saj, ėshtė problem i superfuqive botėrore, tė cilat duhet tė zgjidhin karshi dhjetėra problemeve tjera me negocim, ka theksuar Haxhiu. Vazhdimi i procesit tė statusit e sfidon dhe Kosovėn nė planin e brendshėm. Pushtetit lokal i ka kaluar mandati qė nga tetori i vitit tė kaluar, kurse nga vjeshta e kėtij viti i skadon mandati edhe pushtetit nė nivelin qendror. Nė kėtė plan, nėnkryetari i PDK-sė, Hajredin Kuēi, thotė se Kosova ka nevojė pėr njė politikė tė re me agjendėn e brendshme dhe agjendėn qė ka tė bėjė me statusin. Mendoj qė Ekipi i Unitetit, apo edhe vetė politika kosovare ka nevojė tė krijojė dy agjenda. Atė tė brendshme apo pėr aktivitete tė brendshme, qė nėnkupton forcimin e legjitimitetit demokratik tė institucioneve, edhe ashtu tė brishtė, dhe mbi tė gjitha edhe definimin e punėve e detyrave qė mund tė bėhen. Nė anėn tjetėr, duhet tė jemi tė pėrqendruar edhe nė agjendėn nė raport me faktorin ndėrkombėtar, ka pohuar Kuēi. Ndėrkaq, analisti Baton Haxhiu thotė se shpėtimi i vetėm pėr ruajtjen e njė funksionaliteti tė brendshėm politik dhe institucional ėshtė qė Ekipi i Unitetit tė marrė pėrgjegjėsinė e Qeverisė, qoftė edhe qeverisė nė hije, kurse pushteti lokal ti nėnshtrohet procesit zgjedhor. E vetmja gjė qė vlen ėshtė qė Ekipi i Unitetit tė jetė sė paku njė qeveri nė hije deri nė zgjedhje. Domethėnė, situata ėshtė aq sterile sa qė asnjė qeveri, me kėdo qoftė, nuk do tė mund tė bėnte diēka, ka thėnė Haxhiu. Sidoqoftė, anėtarėt e Ekipit tė Unitetit tashmė janė deklaruar, se agjenda e tyre pėr statusin e Kosovės do tė jetė e pėrbashkėt me angazhimet ndėrkombėtare, sidomos SHBA-tė dhe BE-nė. Rrjedhimisht nga kjo, zhvillimet e ardhshme pėr statusin e Kosovės mbase mbeten tė pėrcaktohen nė kuadėr tė bisedimeve qė Washingtoni e Brukseli i zhvillojnė me Moskėn zyrtare.
|
|