DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Treshi-pėrsheshi dhe 7 shkallėt e krahasimit...
Postuar mė datėn: 2007-08-12 18:57:29 nga admin1 :: Kategoria: Opinione


Shkruan: Albion TOPIA

Aspak i impresionuar, aspak i mahnitur, aspak i „mbushur me shpresė“ qė kėta tre kalorėsit e diplomacisė botėrore sot e vizitojnė vendin tim (i cili dyshoj qė ndoshta nuk ėshtė imi-sepse po tė ishte do tė vendosja vet), dhe se po shtypin pullėn nė kronometėr i cili do tė duhej tė niste numėrimin 12o ditėsh-deri te pavarsia. Ajo qė po mė brengos kohėve tė fundit ėshtė fakti se analistėt serb janė shumė mė tė saktė dhe shumė mė „vizionarė“ se kėta tanėt (analistė, kėshilltarė, politikanė-tė gjithė tė ashtuquajtur), dhe se parashimiket e tyre tė cilat herė-herė kapin edhe periudha 3-4 mujore dalin shumė ekzakte!!!
Kur tė gjithė ne ishim bėrė gati tė shkrepnim krejt arsenalin tonė prej armatimi pėr ditėn e paharrueshme tė kremtės, serbėt thoshin s’ka asgjė nga pavarsia! Kur kryeministri ynė pėrmendte data, ata sėrish pėrsėritnin pėr opinionin e tyre; S’ka as P nga pavarsia. Kur grupi ynė i ashtuquajtur i unitetit pėrmes Skėnder Hysenit (me stil, s’ka fjalė) dilte me ndonjė kinse ‚vendim“ pėr shpallje tė pavarsisė nė Parlament, serbėt prap thoshin; Lėre se e kanė pėr mahi!!! Ėshtė depresive dhe shumė e dhembshme por na pėlqeu apo jo-e vėrtetė. Kur serbėt thoshin Plani i Ahtisarit ėshtė i vdekur, politikanėt tanė nga ai pėrpiqeshin tė „krijonin“ Bibėl a Kur’an! Dhe sa herė lexoja serbėt, mė hidhej njė mendje e ligė ta preja ndonjė prej tyre nė fyt, me ndonjė thikė tė ndryshkur, ashtu sikur qė vėllezėrit-kasapė ia bėnė Sebastian Nazarit tė Marques-it, nė Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar. Po unė nuk jam kasap dhe njė gjė tė tillė nuk e bėj dot, ndėrsa idetė e tilla tė cilat shumė shpejt i heqja nga koka mė shumė ishin refleksion i njė inati dhe pafuqie, apo ndoshta edhe rezultat i zilisė qė Ata e qėllonin gjithmonė, e tanėt kurrė!!!
Tani t’u kthehem kalorėsve. „Trojka“ qė shqip s’do tė ishte asgjė tjetėr pos Treshja (e duam ne serbishten se nuk mund ta heqim as nga zemra e as nga fjalori) dje erdhi nė Prishtinė, nė kryqendrėn e Kosovės (akoma ka politikucė e gazetarė qė e quajnė Prishtinėn kryeqendėr sepse janė mėsuar nga etėrit e tyre qė i shėrbyen SFRJ-sė, tė cilėt kurrė nuk guxuan ta quanin kryeqytet-kryeqytete kanė vetėm shtetet)!!! Pamjet qė dha televizioni ishin aq tė thata dhe tė zakonshme saqė dikush qė nuk e kupton gjuhėn shqipe apo ndonjė i huaj krejt inferior rreth asaj se ēfarė po ndodh kėtu p.sh. njė filipinez i zhgarkuar nga barrat dhe dilemat qė na gėrryejnė neve, do tė fitonte pėrshtypjen qė nė aeroport po zbresin udhėtarė tė rėndomtė, kurbetqarė, ndonjė delegacion kulturor, ekonomik, arkeologė apo automekanikė... Dhe ecja e tyre e ngadaltė kishte njė simbolikė tė trishtueshme, sepse ngjante nė zvarritje tė hardhucės... e lodhshme, e ngathė, ecje sikur e kėtij procesi tė namur... Trojka, qė nė shqipe, qoftė ajo standarde apo gegnishte do tė duhej quajtur Treshja pėrbėhej nga Frank Uisner, Volfgang Ishinger dhe Aleksander Botsan Harēenko.Njėri pėrfaqėson mikeshėn tonė tė admirueshme SHBA-tė, tjetri Bashkimin Evropian apo shprehur me gjuhėn Fishtjane „laviren Europė“ dhe i treti bushtrėn e pėrjargur Rusinė e cila si nė atė mot e si sot kėrkon: „Tė copėtohen tokat e Shqipėrisė pėr me i ushqye klyshėt e saj“, gjithnjė nė emėr tė „qytetnisė“.
Nejse...
Kam frikė qė njė ditė do tė pyetemi ku ishim Ne? Dje, sot! Pse kėtij delegacioni nuk iu bė njė pritje protokolare? Me gardėn e nderit, bandėn muzikore, qilimin e kuq? Pse nė kėtė mėnyrė Kosova nuk u prezentua si njė shtet, pikėrisht me disa elemente simbolike qė e pėrbėjnė atė? Ku ishin kėta debila qė nuk janė nė gjendje t’i ruajnė as dy dele? Njėri nė det-rrezitej, tjetri nė detin tjetėr shpėrlahej, Marathonomaku bėnte „fushatė“... punė e madhe qė analistėt serbė edhe kėsaj here do t’ia qėllojnė!!! Kėshtu, ardhja e delegacionit ngjante nė njė rrugėtim intern, brenda njė shteti (brenda Serbisė, kam frikė).
Pse nė aeroport askush nuk i nxori dhjetra mijėra qytetarė, pleq, gra, fėmijė pėr t’i pritur „arkitektėt e fatit tonė“?! Nė heshtje, pa parulla, pa brohorima e pankarta do tė mund tė improvizonim njė varrim i cili mund tė kishte porosinė e vet. Mos kujtoni se ėshtė fjala pėr njė delegacion tė parėndsishėm. Pėrkundrazi. Kjo Trojka (Treshja) do e pėrcaktoj fatin tonė sado qė „analistė e politikucė“ thonė tė kundėrtėn. Sa herė serbėt i qasen ndonjė ēėshtjeje me shumė pėrkushtim e kėmbėngulje (sikur kėsaj radhe), aty domosdo luhet ndonjė lojė shumė e rėndėsishme... Po ne jemi mėsuar tė flemė nėn hijė dhe tė presim qė dikush tė na e kryej punėn tonė, dhe kur na e kėputė ndonjė copė tė lutemi sikur ai gomari-Zot bėje ėndėrr.
Treshi do ta bėj pėrshesh. E pėrsheshin do tė duhet ta hamė ne. Le tė mos mashtrohet askush se nė politikė ka drejtėsi, se nė marėdhėniet ndėrkombėtare ka korrektėsi e sinqeritet. Kanė vdekur tė gjitha kėto. Nė Kroaci, nė Bosnje e gjetiu Serbia bėri hatanė... e ēfarė pėsoi!? Asgjė. A nuk janė kėta pėrfaqėsuesit e saj tė sotėm nė linjėn e njejtė me Vozhdin e Madh? Janė. Nuk mund t’i shmangen asaj linje, sepse Serbia vuan patologjikisht nga sindromi i tė qenit Perandori e vogėl nė Ballkan. Kjo ėshtė diēka qė nuk zhduket kollaj. Serbia i ka tė gjitha strukturat e dikurshme, sepse askush nuk ia gjykoi-dėnoi (kujto Nyrnbergun pas luftės sė II-tė botėrore). Se mos Evropa dhe bota nuk e dinė se kush ėshtė Serbia?
Se mos mendoni qė Ata nuk e dinė se ēfarė bėri ajo nė Kosovė pėr njė shekull tė tėrė? Pse mos mendoni qė gjyshėrit dhe baballarėt e disave nga Trojka nuk kishin gisht nė vuajtjet tona!? Pėrjashto SHBA-tė, ishin pikėrisht Rusia dhe Evropa qė dikur vendosėn tė copėtohej Shqipėria ( e kishin shtrirė nė tavolinė dhe e sakatosnin duke ia prerė gjymtyrėt, do tė shkruaj Kadare nė Vitin e mbrapshtė...) Prania jonė aty dhe pėrgjatė rrugės do tė fliste shumė mė shumė se qė janė nė gjendje tė thonė kėta „belbėzuesit qė na pėrfaqėsojnė“!!!
Janė kėta qė kurrė nuk ia qėllojnė!!!
Po ēfarė dhe si mendojnė politikanėt tanė,, ata nga tė cilėt presim qė njė ditė tė na e kurorozojnė synimin dhe gjakimin tonė tė kahershėm-pavarsinė. Tė zėnė ngusht nga dėshtimet e njėpasnjėshme, gafet, marrėzirat dhe huqjet fillojnė tė meditojnė nė heshtje (me pak, pak turp) dhe i flasin vetvetės duke pėrdorur skalarin 7 shkallėsh tė krahasimit:
- Nuk jam mė i keqi!
- Ka edhe mė tė kėqinj se unė!
- Jam i shkėlqyeshėm kundruall disa tė tjerėve!
-Ore, po tė shikohen Ata unė jam mė i mirė!
-Jam mė i miri nė mesin e tė kėqinjėve!
-Larg jam pėr tė qenė mė i keqi!
-Nuk jam mė i miri, por nuk jam as mė i keqi!

S’ do mend qė kėshtu rezonojnė politikanėt e zakonshėm kosovar (sidomos kėta nga Grupi i Unitetit)! Pėr ta ėshtė e rėndėsishme qė tė arrihet nė konstatimin final-Nuk jam mė i miri, por nuk jam as mė i keqi. Nuk ka asnjė dozė „vetėkritike” edhepse mund tė duket fillimisht se te disa flet subkoshienca, sepse konstatimi i parė; „nuk jam mė i miri” nė realitet ėshtė njė eufemizėm i llojit tė vet. Kur ndonjėri prej tyre e thotė publikisht-nuk jam mė i miri, ai kėtė nuk e mendon, pėrkundrazi... kėtu flet njė zė i brendshėm i cili ėshtė fund e krye lajthitje. „Po them kėshtu nga modestia... po e them kėtė sepse kohėve tė fundit maskarenjtė pa fije turpi dalin e thonė-Jam i menēur dhe i mirė... po e them kėtė qė ju tė tjerėt qė jeni mė inferior se unė tė mos ndjeheni tė fyer (edhepse e dini kėtė)... po e them kėtė pėr t’ju bindur se vėrtetė jam mė i miri (e dėshmoj me proklamimin publik tė modestisė sime tė pakufishme)”...
Dhe nė fund, po u kthehem serbėve. Ata thonė qė pas 120 ditėsh as qė mund tė bėhet fjalė pėr pavarsi. I lutem Zotit qė kėsaj here tė mos e qėllojnė ata por kėta tanėt. Hajde bile njėherė krejt rastėsisht le tė ndodh sipas dėshirės suaj o politikucėt tanė, se me punėn qė po e bėni as pėr 120 vjet nuk do tė bėhet pavarsi. Vazhdoni tė zbritni e tė ngjiteni nė kėto 7 shkallėt e krahasimit, ne kemi kohė ta kuptojmė qė ju nė realitet jeni pėrzgjedhja mė e keqe qė kemi mundur ta bėjmė ndonjėherė. Veē mos harroni, edhe ju do ta hani atė pėrsheshin qė po e pėrgatisin ata qė i quani Trojka. Do tė jetė njė pėrshesh i madh dhe pjesa qė do tė teproj do t’ju ngulfatė pikėrisht juve...
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Opinione ] DIPLOMACIA EVROPIANE DHE NDĖRKOMBĖTARE NĖ SHĖRBIM TĖ SERBISĖ KOLONIALISTE (2008-12-01 07:53:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Haradinaj rizgjedhet Kryetar i AAK'sė (2008-11-30 10:30:36 nga admin1)
[ Opinione ] KRIMINELĖT DHE FASHISTĖT E RINJ SERBĖ ME “FYTYRĖ” TADIĒO-MEDVEDEVO-BANKIMUNĖSH (2008-11-29 13:15:45 nga admin1)
[ Opinione ] PLANI BAN KI MONN I KS TĖ OKB DHE RIBASHKIMI KOMBĖTAR! (2008-11-29 13:07:11 nga admin1)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH (2008-11-28 17:51:27 nga admin1)
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi: Nėse shkelen parimet e GK, Shqipėria dhe Kosova tė nisin bashkimin (2008-11-28 17:18:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] I nderuari dhe shume i rrespektuari vellau im ILIR OSMANAJ ! (2008-11-28 11:41:48 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster