DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Pavarėsia qė humb sovranitetin
Postuar mė datėn: 2008-04-14 16:09:05 nga admin1 :: Kategoria: Opinione



Pavarėsia e Kosovės po humb sovranitetin duke heshtur para zgjedhjeve te reja serbe dhe bisedimeve te mundshme me Serbinė!

Shkruan: Bekim REXHEPI

Ardhjet serbe nėpėr Kosovė!...

Nėpėr Kosovė bredhjet e politikanėve serbė janė bėrė lejues apo mė mirė tė themi pak edhe mė realisht, ato kurrė nuk kanė qenė ndaluese. Sa herė qė kanė ndodhur ardhje tė politikanėve serbė nėpėr Kosovė, ato kanė qenė sa tė befasishme, aq edhe tė pritshme, sepse me vete sillnin fushata antishqiptare. Ardhjet apo bredhjet serbe nė(pėr) Kosovė ishin tė qėllimta, e qė gjithsesi lidheshin me nacionalizmin dhe me forcimin e mitit serb (pėr Kosovėn). Ato ardhje dhe bredhje nėpėr Kosovė shpeshtoheshin, sidomos kur regjimi serb nė dukje po humbte trenin manovrues tė politikės shtypėse, qėllimet e kėsaj politike pėr t'i mbajtur gjithnjė dhe gjithmonė tė shtypur shqiptaret sipas dėshirės dhe ėndrrės serbe.

Dimensioni i politikės serbe synonte tė shkatėrronte gjithēka shqiptare. Nė raste tė tjera, kjo politikė funksionale tentonte tė mbulonte edhe krizat e saja, tė brendshme apo edhe pėr tė ngritur karizma politike nė favorin serb e mbi fatkeqėsinė e shqiptarėve gjithsesi. Ardhjet apo bredhjet serbe, ēoftė si zyrtare apo edhe si private, kanė ngjallur gjithnjė emocionet mė tė forta nacionaliste tek secili serb, i cili ka hasur mėnyrėn dhe ashpėrsinė vulgare tė politikės serbe ndaj shqiptarėve.

Nėse dikur N. Qoviēi, na bezdite me planet e tij pėr Kosovėn, mė marrėveshjen e tij me Hakerup-in, na mbetet nė kujtesė si akti mė tinėzar i politikės konstante antishqiptare, qe militarizohej jo vetėm nga Serbia. Sot sikur po tentohet prapė tė ripėrsėritet skenari i njejtė, i marrėveshjeve tinėzare, mė po atė alibia tė marrėveshje Qoviq-Hakerup. Sidoqoftė njė marrėveshje e re, e kėtij lloji, me akterė tė tjerė si: S. Samarxhiqi dhe shefi i UNMIKU-tė, Joachim Ruecker.

Akti i zgjedhjeve serbe (nė Kosovė) minon dhe vret sovranitetin e Kosovės

Nėse Serbia arrinė prapė t'i organizojė arbitrarisht zgjedhjet e saja nė territorin e Kosovės, qoftė edhe me njė marrėveshje tė papėrshtatshme, dhe sado intriguese tė jetė marrėveshja brenda, ajo nė esencė e minon dhe e vret sovranitetin e Kosovės tė krijuar pak muaj mė parė. Nėse me njohjen e shtetėsisė dhe sovranitetit tė Kosovės u bė botėrisht humbja serbe pėr Kosovėn, atėherė ka diēka qė nuk shkon si duhet. Shqiptarėt e Kosovės duhet tė dalin mė hapur dhe mė fuqishėm kundėr zgjedhjeve serbe nė Kosovė. Duhet parė nė kėtė rast se si funksionon institucioni i shtetit, kundrejt pėrpjekjeve te jashtme pėr ta minuar politikėn dhe pėr ta vrarė sovranitetin e Kosovės.

Duam ta kuptojmė se Serbia pėrfundimisht luan kartėn e fundit me Kosovėn, e kjo kartė ėshtė organizimi i zgjedhjeve serbe. E rėndėsishmja (pėr Serbinė) e kėtyre zgjedhjeve nuk ėshtė rezultati i tyre, por ėshtė legalizimi i tyre, me tendencė qė edhe pėr kohė tė tjera, tė mund tė pėrsėriten ato, si zgjedhje serbe nė Kosovė.

Ardhja e politikanėve serbė siē jemi mėsuar ti shohim, me strajcėn politike kundėr pavarėsisė dhe sovranitetit tė Kosovės, pėrbėn kulmin e politikės aversive serbe. Ditė mė parė si “me leje tė Bajram Currit”, hyri nė Kosovė radikali T.Nikoliq, shpalosi strajcėn dhe nuk ngurroi tė pėllet pa pra kundėr Kosovės. Zgjidhjet e Serbisė nė Kosovė mund ta ndezin emocionin e shqiptarėve tė cilėt dita ditės, sikur po e kapėrcejnė maninė e pavarėsisė. Zgjidhjet serbe nė Kosovė dhe zhurma pėr bisedime tė reja mes Kosovės dhe Serbisė, sa i pėrket Statusit tė Kosovės, vėrtet pėrbėn rrezikun e tensionimit tė gjendjes drejtė njė konflikti, i cili nuk duket aq i lehtė dhe aq i pa interes qė i tejkalon tė konfliktuarit e drejtpėrdrejt. Pavarėsia e Kosovės po humb sovranitetin duke heshtur para zgjedhjeve tė reja serbe dhe bisedimeve tė mundshme me Serbinė. Kėtu duhet edhe Shqipėria tė reagojė ndaj tendencave destabilizuese tė Serbisė nė Kosovė.

13-04-2008

bekimbeu@hotmail.com
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Biserko: Pavarėsia e Kosovės ndikoi pozitivisht edhe te serbėt (2008-09-23 02:29:33 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kushner: Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė shpikur (2008-08-28 14:51:08 nga admin1)
[ Opinione ] ”PAVARĖSIA DHE SOVRANITETI” ISHIN VETĖM MASHTRIM, KOSOVA PO RREZIKOHET ME NDARJE! (2008-04-13 12:22:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Grupi Ndėrkombėtar i Krizave: Pavarėsia e Kosovės tė njihet nga sa mė shumė shtete (2008-03-19 03:58:03 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Khalilzad: Gėnjehen ata qė mendojnė se pavarėsia mund tė zhbėhet (2008-03-12 16:47:22 nga admin4)
[ Opinione ] PAVARĖSIA E KOSOVĖS ĖSHTĖ “ILEGALE” VETĖM PĖR RUSO-SERBINĖ DHE PĖR BISHTAT E SAJ!!! (2008-03-12 10:37:35 nga admin1)
[ Opinione ] Bush: Pavarėsia e Kosovės hap historik pėr rajonin e Ballkanit (2008-03-03 22:28:09 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kouchner: Pavarėsia zgjidhje e vetme pėr Kosovėn (2008-03-03 16:33:45 nga admin4)
[ Intervista ] Agolli: "Pavarėsia e Kosovės, njė parahap pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare" (2008-02-26 15:14:27 nga admin4)
[ Opinione ] “PAVARĖSIA“ E RREJSHME NUK I DUHET KOSOVĖS AS SHQIPTARĖVE! (2008-02-23 13:38:02 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PĖR HAJR PAVARĖSIA O KOSOVA IME (2008-02-21 14:35:26 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster