| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: BEQIR SINA, New York
NEW YORK CITY : Amerikanet perkujtojne sot shtate vjetorin e sulmeve terroriste (11 shtatorin 2001). Diten kur, gati tre mije njerez te pafajeshem humben jeten nga sulmet e kamikazve. Te gjithe ata qe humben jeten, ishin shtetas te me teper se 70 vendeve. Nje bote e tere kjo ne miniature. Midis tyre humben jeten edhe tre shqiptare, me endrren amerikane ne zemer, Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj.
Nje bote e tere ne miniature, levizte e gjitha pa ditur se ēdo te ndodhte ne Nju Jork - me 11 shtator 2001. Nuk ishin vetem amerikanet, por e gjithe bota, njerez te zinje, te bardh, te verdh e te kuq, Musliman, te Krishter, Ortodoks, Budist, Xhuish(Jewis) qytetare te mbi 70 vendeve, perfshi edhe Shqiperine e Kosoven, dy vende te vogla, me zemer te madhe. Dhe askush, nuk e mendoj dhe as qe i shkonte neper mend, se kjo dite e zakoneshme amerikane, do te sillte nje kob te madh - nje tradegji.
Por, ate qe se mendonin, keta njerez, e mendonin terroristet , synimet e te cileve ishin vetem per te shkaterruar, e t'u merrnin jeten atyre, afro 3.000 te pafajshmeve. Terror i papare, ne perpjekje per te kallur boten, nga verberia qe kan ndaj e ketij vendi, i cili i jep drite e miresi te gjithe njerezmit.
Ne pervjetorin e shtate te sulmeve te 11 shtatorit, ne te gjithe territorin e Shteteteve te Bashkuara te Amerikes, zhvillohen veprimtari perkujtimore,. Ceremonia me e madhe mbahet ketu ne Nju Jork, vendin ku u rrezuan dy ndertesat me te larta, simbolet e ekonomise amerikane e boterore. Aty ne oren 9:03 te mengjesit, kohe qe perkon me kohen e sulmit terrorist, mblidhen te afermet, e gati tre mije veteve qe gjeten vdekjen. Qytetar te moshave te ndryshme, kane per te lexuar me rradhe te gjithe emrat e atyre qe humben jeten ne vendin ku ndodheshim Kullat Binjake te Qendres Tregetare Boterore ne Nju Jork.
Ndersa, po ne ate ēaste ne te gjithe qytetin thuhet se do te degjohen, sirenat e vaporreve, trenave, sirenat e alarmit, tingellimat e kembanave te kishave, dhe nje moment perkujtimore, ku ēdo njerit i eshte bere thirrje per te ndaluar per pak ēaste ne zyren e tij, vendin e punes apo rruge, nxenseve e studenteve te shkollave, per te mbajtur nje minute zi ne kohet kur aeroplanet e rrembyer nga anetare te Al-Kaidas i perplasen ato tek Kullat Binjake.
Ne kete ceremoni, u lajmerua zyratarishte se vendi ku rane Kullat Binjake eshte i pastruar plotesishte nga rrenojat dhe se shume shpejt do te fillojne te ngrihet kompleksi i ri
Senatori republikan John McCain, i cili eshte duke bere fushate ne pjesen jug lindore te SHBA-se,me partneren e tij Sarah Palin, neser se bashku me rivalin e tij dyshen demokrate, Barack Obama - Joseph Biden, dhe do te zbers ne qytetin e New Yorkut, ku priten te zhvillohen ceremonite perkujtimore ne kujtim te viktimave te 11 shtatorit 2001. Kete evenimet te rendesishem kombetar mbushur me ndjenjat me te forta patriotike te dy kandidatet, thuhet se da t'a shfrytezojne per fushtatat e tyre elektorale.
Ne Uashington, ku nje avion i trete u perplas mbi nje pjese te godines se Pentagonit, eshte planifikuar per t'u zhvilluar nje ceremoni tjeter perkujtimore. Presidenti Bush do te vije me gjithe administraten e tij, kongresin dhe senatin do te ndodhet ne Nju Jork, per te marre pjese ne vepritmarite perkujtimore, ketu ne Nju Jork. Me vone ata do te shkojne ne Pensilvani, ku u perplas nje avion i katert dhe do te mbyllin veprimtarine perkujtimore ne Pentagon -.Flamujt neser do te mbahen ne gjysme shtize ne te gjithe vendin.
11 shtatori 2001, eshte shpallur me nje vendim te posaqem te Presidentit George W. Bush, si" Dita e Patriotve Amerikan". Pasi, ajo ishte nje date qe ndryshoi shume gjera ne bote, dita kur qytetare te pafajshem u sulmuan pa dallim ne New York, Pensellvani dhe Washington DC. Ky ishte nje sulm ndaj vlerave te perbashketa, si liria, demokracia dhe toleranca, te cilat i ēmon dhe vlerson, ēdo popull liridashes ne te gjithe boten.
Gjashte koncepte te projektuara per ri-ndertimin edhe nje here te Qendres Tregtare Boterore - World Trade Center
Shtate vjet pas tmerrit qe e kaploi Nju Jorkun dhe tere Ameriken, pas 11 shtatorit 2001 nga sulmi terrorist, kur u rrezuan ndertesat binjake, pagezuar me emrin Qendra Tregtare Boterore - World, jane paraqitur planet e reja per rindertimin e vendit ku humben jeten rreth 3,000 veta, duke perfshire edhe tre shqiptaro-amerikane.
Firmat e ndertimit kane paraqitur gjashte plane nga te cilat do te zgjidhet nje ose do te kombinohen elemente te njera tjetres per planin perfundimtar, kane deklaruar zyrtaret e ngarkuar me rindertim te Qendres Boterore te Tregtise te qytettit te Nju Jorkut.
Plani, per ndertimi i nje kompleksi eshte gati, plan i cili thuhet se permbane nje komunitet te gershetuar dhe me gjalleri. Te gjitha planet e paraqitura deri me tash parashohin nje hapesire te madhe prej pese deri ne gjaashtembedhjete hektar, qe do te shderroheshin ne nje perkujtimore ku bashke me ndertesat binjake qe u rrezuane.
Secili plan i paraqitur, tre dite dite para shtate vjetorit - te marten, para publikut amerikan gjithashtu permban gjashte qiejgervishtes - gradaqiele, ku do te vendosen edhe zyrat e meparshme komerciale qe ishin te vendosura ne ndertesat binjake tani te rrenuara.
Gjashte koncepte te projektuara per ri-ndertimin edhe nje here te Qendres Tregtare Boterore - World Trade Center, u prezantuan zyrtarishte nga autoritet vendore njujorkeze diten e marte me 9 shtator 2008. Kjo hapje zyrtare e ketij plani sipas ketyre autoriteteve, u tha se planifikon si nje proces dhe nje debat publik mbar popullor ne qytetin e Nju Jork-ut. Kryesishte kjo popullsi, te asaj pjese e cila jeton ne anen e qytetit te Manhattanit te quajtur Lower Manhattan, pjese e cila ka qene dhe eshte ajo ku do te zhvillohen punimet per ndertimin e Qendres Tregtare Boterore - World Trade Center, kompleksin e ndertesave te reja qe jane percaktuar.
Me propozime te peraferta e te ngjashme nga ana artitekturale prezantuar nga Enti Publik per Zhvillimin e pjeses se Poshteme te Manhattanit (Lower Manhattan Development Corporation), ne bashkepunim me Pushtetin Lokal - (Port Authority) planet qe u shpalosen jane gjithsej 6 propozime - 6 makete ndertesash ne formen e figurave. Te cilat, tashme kane te drejten te vihet ne jete, nga nje pune e madhe qe parashikon edhe rreth 3 vjete me nje kosto disa miljarda dollaresh(biljona me masen amerikane) ne hapesiren e zbrazur prej 16 hektaresh.
E drejta per te marr eskuzivitetin e ndertimeve si nga ana artitekturore dhe ajo e ndertimit te ketij kompleksi madheshtor me permasa boterore do te kryehet ne menyr sekrete dhe teper te kontrolluar. Kjo behet per te eleminuar spekullimet ose korrupsionin dhe per te ruajtur sekretin e punimeve. Por, si me te mundeshmet mendohet qe kjo pune te mos i besohet vetem nje kompanie te zgjidhen dy ose tre kompani. Ato mendohet te jene pune e disa firmave te arkitekteve si: Beyer, Blinder dhe Belle dhe ruhen me fshehtesine me te madhe.
Megjithate nisur vetem nga zerat qe qarkullojne keto dite ne kete pjese thone se te gjashte planet do te rikthejne hapesiren e zyrave, dyqaneve dhe sherbimeve te tjera publike e zyrtare qe u humben ne keto
ndertesa pet ti bere ndoshta edhe me te larta qe te jete nje kombinim figurativ qe te shohi nga te gjitha anet te gjithe hapsiren prej nga Statuja e Lirise , Elis Island dhe lagjet rrethuese qe shtrihen per rreth Manhattanit deri ne Nju Jersi.
E gjitha kjo u tha behet ne nderim te viktimave dhe dhimbjes qe mbi germadhat e terrorizmit te ngihet dinjiteti dhe uniteti dashuria e respekti per Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Me qellim per te mbushur keshtu edhe ate boshllekun e madh qe eshte krijuar si nje "grop" me e madhe, "grop" imagjinare, krijuar ne zemart dhe mendjet e ē'do qyetatari amerikan, ende e mbushur me kujtime dhe emocione qe rrall here e kane pershkruar e perjetuar kete vend edhe tani 7 vjet me pase kur kamikazet - terroristat kryen sulmin e 11 shtatorit 2001 dhe "ngjyrosen" me te zeze te marten e asaj dite..
Muzeumi Kombetar i Kujtimit te Viktimave te 11 Shtatorit - "National September 11 Memorial & Museum"
Rreth dy miliard dollar do te kushtojne donacionet, te cilat i kane pergatitur per te dhuruar familjet e viktimave, ish -punonjesit, dhe materiali i gjetur nen gerrmadha ne objektin, Muzeumi Kombetar i Kujtimit te Viktimave te 11 Shtatorit - "National September 11 Memorial & Museum", muzeum i cili po ngrihet permes "polemikash" te shumta.
Kuratoret e muzeumit dhe bordi i artitekeve, kane ne plan qe ne kete muze, i cili duhet te perfundoje tre vjet me vone, ne vitin 2011, ne 10 vjetorin e tragjedise me te madhe te historise moderrne, kane ndermend te sjellin nepermjet sendeve te dhuruara e te gjetura, emocione te medha, lote, mos harrese, dhe prekjen e thelle ne zemer te ēdo vizitori.
Dokumentare dhe grafika do te tregojne pas 10 vitesh se sulmet e 2001-shit jane te organizuar nga terroristet dhe organizata Al Qaida. Per kete do te flasin provat ne dokumentaret qe do te shfaqen ne muzeumin Muzeumi Kombetar i Kujtimit te Viktimave te 11 Shtatorit - "National September 11 Memorial & Museum", ku thuhet se jane gjetur mbeturinat e avionve qe u perplasen ne WTC , e mbi Pentagon si dhe rrezimit te avionit ne Pensillvani.
Presidenti i muzeumit, Joseph Daniels tha se , "jemi te befasuar nga vullneti i familjeve te viktimave, te cilet na kane dhuruar vullnetarisht te gjitha sendet, prej kartave te indentitetit, kepucet, unazat me vlere, byzylyket, portofolet me dokumenta ose me te holla, mbetje rrobash, letra te shkruara para vdekjes, kompjutera, telefona celular, radio, makinat e parkuara rreth godinave, kukulla dhe fotografi te personave te humbur. |
|