| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Historinė duhet pasuruar me tė vėrteta |
| Postuar mė datėn: 2008-10-10 08:03:46 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Afrim Morina
Kaluan dyzetė vjet nga demonstratat e vitit 1968, me tė cilat do tė fillojė epoka e re e artikulimit tė filozofisė politike pėr tė drejtat kombėtare nė ish Jugosllavi. Ato patėn jehonė tė madhe nė gjithė botėn shqiptare, por edhe atė Jugosllave dhe nė shtetet e perėndimit, qė nėpėrmjet tė shtypit tė vet i dhanė pėr tė kuptuar pushteteve, intelektualėve dhe popullit tė vet pėr padrejtėsitė qė i bėheshin shqiptarėve nė Jugosllavi. Ēėshtja shqiptare qė nga ajo kohė kishte filluar tė bėjė rrugėtimin e vet edhe nė ēarqet ndėrkombėtare, pėr kėto dyzet vjet dhe sot jemi ku jemi.
Habia mė e madhe ėshtė se, edhe pse kanė kaluar gjithė kėto vite, ende e vėrteta nuk thuhet sa duhet, se si erdhe deri te organizimi i demonstratės nė Therandė, e cila nuk do tė mbetėt pa ndikim jo vetėm pėr therandasit, por edhe mė gjerė. Pėr kėtė ngjarje madhėshtore kanė shkruar Shaban Braha dhe Sheradin Berisha. Qė tė dytė ndoshta burim informimi pėr tė shkruar e kanė marrė personalitetin kyē tė kohės z. Haxhi Bajraktari, i cili i kishte vu nė lajthitje me apo pa qellim, sepse nė shėnimin e dyzetvjetorit qė ndodhi mė 08.10.2008 nė Therandė, paksa u tha nga ato qė u publikuan. Emrat tė cilėt i kishte publikuar mė herėt si bashkė organizator tash kishin rėnė dhe dolėn emra tė rinj, ndoshta pėr shkak tė kalimit tė njė kohe bukur tė gjatė i ka harruar apo...?
Nuk e kam ndėrmend tė hyjė nė detaje se ishin emrat e dikurshėm apo kėta tė sotmit bashkė organizator tė njė akti madhėshtor, edhe pse e di mirė, por pėrkundėr pėrpjekjeve tė mia edhe tė disa shokėve pėr tė folur edhe mė herėt pėr kėtė, z. Bajraktari ka heshtur dhe kjo dalje publike pėr herė tė parė krijoi edhe huti te ata tė cilėt kanė qenė nė rrjedh tė ngjarjeve apo pjesėmarrės aktivė, e ndoshta kėta janė anashkaluar pėr shkak tė bindjeve politike qė i kanė tė kundėrta qė nga viti 1990. |
|
Theranda
Z. Bajraktari rehabiliton Gani Bllacėn, si pėrgjegjės i paraleleve tė ndara tė gjimnazit nė Therandė, madje edhe e vė nė ballė tė prijatarėve tė profesorėve pjesėmarrės tė demonstratave (!), duke harruar se ai bashkė me Remzi Kolgecin filluan diferencimin dhe pėrjashtimin e nxėnėsve aktiv, tė cilėt anatemohen nė tė tria publikimet e derisotme tė demonstratave tė Therandės. Ky harron apo nuk do pėr ta pėrmendur edhe Ramadan Fondėn, i cili e hoqi flamurin nga shtylla ku ishte ngritur, pėr tua dhėnė organeve tė UDB, nė kontestin e sė cilės edhe u dhanė disa mirėnjohje. Harron edhe njė ngjarje shumė me peshė, jo vetėm pėr kohėn, ku njė ish i burgosur polik i NDSH, me zė tė lartė e thotė betimin pėr flamur e atdhe, qė ai mė vonė do tė merret shembull i veprimit dhe guximi nga rinia e asaj kohe.
Harresat dhe rehabilitimet janė tė arsyeshme. Tė arsyeshme janė edhe ndėrrimi i personazheve, sepse retushimet janė nė formė, por vetė organizimin na e paraqet si tė lehtė, sepse ajo ndodh me njė shkop magjik, nė oborrin e shkollės pa pasur nė mesin e nxėnėsve bashkėmendimtarė e bashkėveprimtarė. Pėr hir tė sė vėrtetės ka qenė dashtė tė jet objektivė, sepse secili prej tyre kanė krijuar personalitetin e vetė nė kėto dyzetė vitet e kaluara dhe nuk janė mė adoleshent pėr krekosje. Mirėpo, pėr ata tė cilėt nuk patėn dhe nuk kanė tė kaluar tė veprimtarisė kombėtare, kjo formė e tė pėrkujtuarit tė kėsaj ngjarje madhėshtore i bėnė tė ndihen pak mė rehat dhe tė thonė se edhe ne dikur kemi dhėnė mundin tonė. Mirėpo, pėr ēudi nuk morri mirėnjohje protagonisti i tubimit (!) tė nxėnėsve nė oborr tė shkollės, e ndoshta kjo ėshtė bėrė nga modestia pėr ti ikur familjarizimit edhe ashtu tė madh pėr kėtė ngjarje dhe nė fund doli se kėtė e ka organizuar vetėm njė familje (!)
Nga pėrvoja pėr organizimin e demonstratave, mu duk artificiale, sepse pėr pesė minuta nuk organizohet njė demonstratė, e kur e kemi parasysh edhe kohėn e organizimit tė sajė, atėherė vetvetiu tė shtyn pėr tė parashtruar pyetjen, pėrse i ka ikur tė vėrtetės?! Pse kėtu nuk u pėrmend tė paktėn si emėr i profesorit z. Muharrem Sopi qė nė tri ditėt e bojkotimit tė mėsimit pėr tė shpėtuar nxėnėsit e larguar nga shkolla ishte personaliteti kyē, proces qė kishte mbėshtetjen nga organet udhėheqėse tė rinisė sė komunės dhe tė shkollės, mu pėr shkak tė aktivitetit pėr ngritjen e flamurit. Ndoshta organizatori nuk ka qenė nė rrjedhė tė kėsaj, kjo edhe mund tė qėndrojė, por pas njė pauze dyzet vjeēare ka qenė dashtė tė hulumtojė dhe tė informohet pėr kėtė, sepse ditėn e akademisė iu kujtuan edhe dy momente me peshė pas ngritjes sė flamurit. Nga ky hulumtim mund tė nxirrte edhe aktorėt e vėrtetė tė asaj ngjarje, nėse ka qenė dikush (!) tjetėr qė i ka shti kėta nxėnės nė lojė.
Nuk kanė thėnė pa arsye, se historia ėshtė njerkė e kohės. Kjo po dėshmohet nė jetėn praktike anė e kėndė atdheut. Mėnjanohen personalitete, harrohen dhe rehabilitohen bashkėpunėtorėt e regjimeve pushtuese, mirėpo njė gjė ėshtė e vėrtetė, se kur tė zbulohen arshivat do tė dalin edhe shumė tė vėrteta. Nė vitin 1981 Shkelzen Maliqi kėrkon tė hapen dosjet e armiqve tė Jugosllavisė pėr ti pasur nėnė vėzhgim irredentistė, ndėrsa sot ne hezitojmė tė themi tė vėrtetėn edhe pse jemi dėshmitar dhe i lėmė kėtė sorollop tė krekoset, pėr mendim politik, pėr aktivitet patriotik, pėr largpamėsi ideologjike etj!
Ndoshta z. Haxhi Bajraktari do tė vetėdijesohet dhe do tė dali publikisht me tė vėrtetėn, sepse nuk ėshtė nė rregull tė vėsh nė lajthitje, historian e publicist e as tė manipulohet me popullin, qė dikur tė mbėshteti dhe tė mbrojti, sepse nuk je i vetmi nė Therandė qė e ke formulėn magjike pėr hapjen e dyerve tė Sazanit. Ke bashkohės veprimtarė qė deri sot kanė pritur tė tė dėgjojnė Ty se e ke merituar kėtė dhe je pėr ēdo lėvdatė pėr atė ditė tė madhe tė Tetė Tetorit tė vitit njėmijė e nėntėqind e gjashtėdhjetė e tetė, jo vetėm pėr Therandė, prandaj edhe duhet ta ruan me dinjitet epitetin e liderit tė asaj kohe. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|