DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2010

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ANALISTĖT: SHBA-TĖ SĖRISH GARANTUAN PAVARĖSI - MBETET I PAQARTĖ ROLI I GK
Postuar mė datėn: 2007-07-24 12:11:59 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Albana Isufi


Analistėt kosovarė konsiderojnė se takimi i sekretares amerikane, Condoleezza Rice, me anėtarėt e Ekipit tė Unitetit, tregoi sėrish pėrkushtimin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr pavarėsinė e Kosovės. Publicisti Shkėlzen Maliqi thotė se me gjithė deklaratat e fuqishme tė presidentit amerikan, George Bush dhe zonjės Rice pėr pavarėsinė e Kosovės, Shtetet e Bashkuara duan t’i japin edhe njė shans bisedimeve. “Ende ka shpresa qė plani i Ahtisaarit ose njė formė shumė pak e modifikuar e tij tė kalojė pėrmes Kėshillit tė Sigurimit, por njėherė duhet tė organizohet raundi i ri i bisedimeve, ku besoj se rezultati, megjithatė, do tė jetė aty ku jemi sot. Por, duhet tė bindet Rusia, qė tė pajtohet me pavarėsimin e Kosovės”, ėshtė shprehur Maliqi. Ndėrkaq, analisti politik Ilir Dugolli mendon se, pėrveē garancisė pėr pavarėsinė, takimi i zonjės Rice me Ekipin e Unitetit i ka dhėnė njė pėrkrahje liderėve kosovarė dhe sugjerim qė tė ecin nė partneritet me komunitetin ndėrkombėtar. “Ėshtė mirė; kanė dalė me njė zė, lidhur me afatet, lidhur me atė se si do tė vazhdojė procesi nė tė ardhmen, ngase, javėve dhe muajve tė fundit, kemi vėrejtur te pala kosovare shprehje tė nervozizmit, deri diku tė pakėnaqėsisė, e edhe njėfarė tendence pėr tė shkuar kah improvizimet dhe hapat e njėanshėm”, tha Dugolli. Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės thonė se rezultat kryesor i takimit ėshtė fakti se pala shqiptare ka marrė porosinė e qartė, se nuk mund tė ketė shpallje tė njėanshme tė pavarėsisė sė Kosovės. “Takimet nė esencė janė blerje kohe, tendencė qė SHBA-tė dhe Rusia t’i pėrafrojnė qėndrimet. Sidoqoftė, procesi i statusit duhet tė kthehet nė Kėshillin e Sigurimit, ku Rusia ka tė drejtėn e vetos”, tha Rangjel Nojkiq, nga Lista Serbe pėr Kosovėn e Metohinė. Pėrfaqėsuesit kosovarė, nė tė vėrtetė, kanė pritur qė nga takimi i Ekipit tė Unitetit me sekretaren amerikane Condoleezza Rice tė sqarohen hapat e mėtejmė, pasi qė procesi i statusit kaloi nga Kėshilli i Sigurimit nė Grupin e Kontaktit. Sidoqoftė, analistėt kosovarė mendojnė se takimi i nesėrm i Grupit tė Kontaktit do tė qartėsojė deri diku formatin e negociatave shtesė. Shkėlzen Maliqi mendon se, fillimisht, negociatat do tė fokusohen nė tė ashtuquajturėn diplomaci fluturuese. “Thjesht tė testohet ose tė shikohet disponimi i dy palėve. Vetėm diplomacia mund tė jetė pak mė intensive. Mendoj se agjenda kryesore e kėtyre takimeve tė Grupit tė Kontaktit do tė jetė qė tė pėrcaktojnė formėn e bisedave dhe temėn”, ka thėnė Maliqi. Por, janė temat, qė, sipas Ilir Dugollit, do tė pėrcillen me njė varg pikėpyetjesh. Analistė perėndimorė kanė tėrhequr vėrejtjen, se negociatat shtesė do tė jenė parapėrgatitje pėr copėtim tė Kosovės. Dugolli thotė se ky opsion ndoshta nuk do tė vihet haptas nė tavolinė, por do tė jetė i pranishėm nėn sipėrfaqe. “Ai opsion do tė jetė si nėn sipėrfaqe, nė njė mėnyrė ose tjetėr, por po shtyhet nga qarqe tė ndryshme. Kėshtu qė ėshtė rrezik jashtėzakonisht i madh, pėr mendimin tim, aq mė tepėr kur kemi parasysh se vėrtet nuk ka mė se ēfarė tė bisedohet mes kosovarėve dhe palės serbe”, u shpreh Dugolli. Ndryshe, zėdhėnėsi i Zyrės sė tė Dėrguarit tė OKB-sė pėr statusin (UNOSEK), Remi Dourlot, thotė se ėshtė e qartė, se nga pozicionet e palėve, mundėsitė pėr tė nxjerrė diēka mė tepėr, sesa qė ofron plani i Ahtisaarit, janė shumė tė vogla. “Si UNOSEK, patėm vendosur qė tė pėrgatisim propozimin tonė, pasi qė kishim parė se nuk do tė kishte mundėsi pėr ndonjė pėrparim nė negociatat e ardhshme, sipas rrethanave qė kishim nė shkurt dhe nė mars. Nėse do tė shkohej me negociata, vetėm sa ekzistonte rreziku i kthimit mbrapa”, tha Dourlot. Kthim mbrapa, sipas analistit kosovar Shkėlzen Maliqi, do tė jetė momenti, kur eventualisht mund tė fillohet tė flitet pėr ndarjen e Kosovės. “Nėse vėrtet nuk vlen mė pakoja e Ahtisaarit, atėherė pėr gjithēka duhet tė bisedohet”, ka thėnė Maliqi. Sipas zyrtarėve tė Bashkimit Evropian, ndėrmjetėse nė bisedimet e ardhshme mes Prishtinės dhe Beogradit do tė jetė treshja e pėrbėrė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimi Evropian dhe Rusia. Megjithatė, zyra e UNOSEK-ut ėshtė e gatshme qė tė ndihmojė, nėse nga ajo kėrkohet njė gjė e tillė. Dourlot thotė se janė nė pritje tė ndonjė vendimi tė ardhshėm tė Grupit tė Kontaktit. “Nuk do tė jemi pjesė e takimit tė Grupit tė Kontaktit. Kjo ėshtė e sigurt. Pėr tė tjerat duhet tė presim dhe tė shohim se ēka do tė vendosė Grupi i Kontaktit. Ne, si UNOSEK, jemi tė gatshėm qė tė ndihmojmė edhe me ekspertizė, por edhe me ndihmė logjistike. Por, aktualisht jemi nė njė pozitė pritjeje”, theksoi Dourlot. Sidoqoftė, analistėt kosovarė ende nuk e kanė tė qartė, nėse statusi i Kosovės do tė zgjidhet ose jo pas 120 ditėsh negociata. Sipas tyre, njė kthim i procesit tė statusit nė Kėshillin e Sigurimit sėrish do t’i komplikonte gjėrat.


Evropa e lire
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Analistėt: EULEX-i zbaton edhe 6-pikėshin edhe 4-pikėshin (2008-12-08 13:17:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Analistėt: Ndarja e Kosovės ndikon nė Luginėn e Preshevės (2008-10-01 15:21:45 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA-tė intensifikojnė marrėdhėniet ekonomike me Kosovėn (2008-12-20 07:34:32 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kryetari Haradinaj uron SHBA-tė pėr 4 Korrikun, Ditėn e Pavarėsisė (2008-07-03 09:55:30 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA-tė kritikojnė Qeverinė e Kosovės pėr njohjet e pakta tė shtetit tė ri (2008-05-26 12:23:30 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ollbrajt: Putin kėrkon tė sfidojė SHBA-tė me mosnjohjen e pavarėsisė se Kosovės (2008-04-01 03:13:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA-tė e njohin pavarėsinė e Kosovės (2008-02-18 11:31:07 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Di Carlo: SHBA-tė pėrkrahin pakon e Ahtisarit (2008-01-26 12:53:31 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pas zgjedhjeve presidenciale nė Serbi SHBA-tė do ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės, thotė Di Carlo (2008-01-19 13:35:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA-tė pro sulmeve turke nė veri tė Irakut (2007-10-30 14:27:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA-tė tė pėrkushtuara qė plani i Ahtisarit tė hyjė nė fuqi, nėse dėshtojnė negociatat, tha Di Karlo (2007-10-16 08:35:44 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster