DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Maqedonia gati pėr ndėrtimin e njė kishe ortodokse nė qendėr tė Shkupit
Postuar mė datėn: 2008-02-02 05:04:58 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


Qeveria e Maqedonisė do tė duhet tė shpallė sot njė tender pėr ndėrtimin e njė kishe nė qendėr tė Shkupit.

Ideja, qė ėshtė hedhur nga vetė Kryeministri Nikolla Gruevski, ka ngjallur reagime dhe ajo tashmė konsiderohet e diskutueshme. Kjo edhe pėr faktin se kisha mund tė quhet "Shėn Nikolla". Kisha duhet tė ndėrtohet nė vendin ku ka qėnė shtėpia e Nėnė Terezės, dhe ku thuhet se ka pasur njė kishė ortodokse para tėrmetit shkatėrrues tė vitit 1963. Nė qendėr tė Shkupit ėshtė sheshi i madh "Maqedonia", njė hapėsirė e madhe ku pėrreth ka kryesisht godina moderne tregtare tė ndėrtuara vitet e fundit. Pranė ėshtė Lumi Vardar dhe ura e gurit, i vetmi objekt i lashtė nė kėtė pjesė tė qytetit qė i ka mbijetuar kohės. Pak mė larg, shėnimi nė njė tabelė tregon se kėtu ka qenė shtėpia e Nėnė Terezės.

Pikėrisht aty qeveria sugjeron tė ndėrtojė njė kishė ortodokse dhe ideja ėshtė hedhur nga vetė kryeministri, Nikolla Gruevski.Argumenti i qeverisė ishte se nė ēdo kryeqytet evropian, nė sheshet kryesore ka kisha, kėshtu qė edhe Shkupi duhet tė ndjekė kėtė praktikė. Aq mė tepėr qė nė kėtė vend mė herėt ka pasur njė kishė ortodokse. Vendimi qė konsiderohet se ka habitur edhe mė fanatikėt e fesė ortodokse, ka ngjallur reagime tė mėdha. Arkitektėt thonė se kisha nė qendėr tė qytetit ėshtė plotėsisht e papėrshtatshme dhe nuk pėrputhet me ndėrtimet dhe zhvillimin qė ka marrė tani qyteti.

Arkitekti Valben Mustafa thotė se nuk i duket projekt shumė i qėlluar. "Nė atė rrethinė objektet janė moderne me qėllime afariste tregtare. Nė aspektin funksional nuk e di edhe sa ėshtė e nevojshme, sepse rreth 250 metra nė veri-lindje nga vendi i pėrmendur ėshtė njė kishė e sapo ndėrtuar, kurse rreth tridhjetė metra mė tej ėshtė kisha qendrore e Maqedonisė", thotė zoti Mustafa. Kundėr idesė janė edhe organizatat qytetare. Ato shqiptare madje hapin e qeverisė e konsiderojnė si tendencioz dhe provokues, pasi kisha ortodokse do tė ndėrtohet nė vendin ku ka qenė shtėpia e Nėnė Terezės, njė katolike e devotshme.

Artan Grubi, kryetari i Organizatės "Zgjohu" thotė se "ky vendim i qeverisė ėshtė nacionalist dhe radikal". "Qeveria refuzon ndėrtimin e shtėpisė memoriale tė Nėnė Terezės nė themelet ku gjendej. Nė vend tė saj do tė vendoset njė kishė qė na paska ekzistuar mė parė. Insistojmė qė nė atė vend tė ndėrtohet shtėpia e Nėnė Terezės. Ndėrkohė, konsiderojmė se nė njė vend tė tillė nuk ėshtė e hijshme tė ndėrtohet kishė ose xhami," thotė Artan Grubi i Organizatės "Zgjohu". Mirjana Najēevska e Komitetit tė Helsinkit thotė, ndėrkohė, se nisma e qeverisė pėrveē se ėshtė kundėrligjore, jep edhe sinjale negative pėr vetė shtetin. Shkupi ėshtė njė qytet shumetnik dhe shumėfetar dhe, sipas saj, qendra e qytetit i pėrket tė gjithėve."Vendimin e shoh si kthim prapa nė tė kaluarėn. E shoh si ndėrtim muresh mes njerėzve, nė vend tė ndėrtimit tė asaj qė ėshtė baza e pėrbashkėt, pluralizmi qytetar. Vendimin e shoh si hapa drejt njė kaosi nga e cila Maqedonia do ta ketė vėshtirė tė dalė," tha zonja Najēevska.

Kanė reaguar edhe bashkėsitė e tjera fetare. Bashkėsia myslimane thotė se nėse objekti fetar nė qendėr tė qytetit ndėrtohet me argumentin se aty ka pasur mė herėt kishė, atėherė komuniteti mysliman kėrkon ndėrtimin e njė xhamie, e cila gjithashtu ka qenė nė qendėr tė qytetit dhe nuk ėshtė mė. Idenė e qeverisė e ka mbėshtetur kisha ortodokse, e cila ka filluar tė shqyrtojė edhe emėrimin e saj. Njė nga alternativat, siē njoftuan mediat, ėshtė qė kisha tė quhet Shėn Nikolla. Kjo i dha nismės doza tė theksuara debati, pasi ideja erdhi nga kryeministri Nikolla Gruevski qė ka tė njėjtin emėr me shenjtorin e krishterė.

Pėr kėtė ēėshtje ka reaguar edhe politika.
Ajo qė ėshtė pjesė e qeverisė e ka mbėshtetur idenė, por opozita thotė se kryeministri me kėtė nismė dėshiron tė pėrfitojė politikisht me lėvizje populiste. Sot qeveria pritet tė shpallė tenderin pėr ndėrtimin e kishės. Nėse merren parasysh praktikat e ngjashme tė qeverive tė VMRO DPMNE-sė, atėherė vėzhguesit thonė se, edhe pėrkundėr reagimeve, kisha mund tė ndėrtohet. Po aq i diskutueshėm ishte dhe ndėrtimi i njė kryqi tė madh mbi qytetin e Shkupit, nė vitin 2000, i cili edhe pėrkundėr pakėnaqėsive sidomos nga komuniteti mysliman, ai sot shikon gjithė kryeqytetin e Maqedonisė.

hermesnews
28 janar 2008

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Maqedonia njohu Republikėn e Kosovės (2008-10-09 16:18:48 nga admin1)
[ Opinione ] Nuk bllokohet liria e lėvizjes, Maqedonia ndėrmjet “detyrimit dhe dėshirės” (2008-07-31 15:01:13 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Maqedonia dhe Mali i Zi ta njohin Kosovėn (2008-07-23 12:02:53 nga admin1)
[ Opinione ] Shenjat e krijimit tė premisave pėr njohje tė Kosovės nga Maqedonia (2008-07-06 16:50:06 nga admin1)
[ Opinione ] PSE DUHET TĖ FEDERALIZOHET “MAQEDONIA”? (2008-06-02 15:10:48 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Analisti Bugajski: Maqedonia duhet te njohe pavaresine e Kosoves (2008-05-18 11:53:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Milloshoski: Duhet edhe njė kohė derisa Maqedonia tė vendosė pėr Kosovėn (2008-04-18 10:27:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Maqedonia hyn nė zgjedhje tė parakohshme (2008-04-12 03:56:46 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Danaj: Maqedonia nuk i ploteson kushtet per ne NATO (2008-04-08 17:11:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHQIPERIA E KROACIA MARRIN FTESEN PER NE NATO. ZHGENJEHET MAQEDONIA (2008-04-03 10:46:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria, Kroacia sigurojnė ftesėn pėr nė NATO, Maqedonia mbetet jashtė (2008-04-02 18:57:37 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster