Pas luftėrave dhe rezistencės sė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit paraqet organizimin mė tė rėndėsishėm ushtarak tė shqiptarėve pėr tiu kundėrvėnė humbjes sė tokave nėn kėrcėnimin e pushtimeve nga shtetet fqinje. Pėrfundimi i luftės ruso-turke u kurorėzua me Traktatin e Shėn Stefanit, vendimet e tė cilit u rishqyrtuan e modifikuan nė Kongresin e Berlinit tė qershorit tė vitit 1878. Shqiptarėt si komb u gjendėn nė njė situatė shumėfish kanosėse: Perandoria Osmane nė shembje e sipėr, qė po i shihte trojet shqiptare si karrotė pėr Serbinė, Malin e Zi, e Bullgarinė nė ekspansion; shqiptarėt e pambrojtur qė jo vetėm nuk po iu njihej autonomia, por po u rrudhej territori, si dhe qindra fshatra shqiptare tė dėbuara nga rajoni i Toplicės gjatė dimrit tė viteve 1877-78 nga ushtritė e Serbisė. Nė kėtė gjendje tė rrezikut kapital kombėtar, asgjė nuk ishte mė e rėndėsishme dhe e domosdoshme sesa lidhja e shqiptarėve me njėri-tjetrin, organizimi kolektiv pėr ti bėrė ballė politikisht e ushtarakisht kėtij projekti shfarosės. Dhe lidhja ndodhi nė Prizren mė 10 qershor 1878.
Krerė nga tė gjitha vilajetet shqiptare u mblodhėn dhe pėrpiluan programin politik me kėrkesa tė qarta:
Bashkim i vilajeteve shqiptare
Ushtri me oficerė shqiptarė
Organe qendrore politike
Nėpunės qė flasin shqip
Hapje e shkollave shqipe
Lidhja Shqiptare e Prizrenit konsolidoi edhe strukturat e saj ushtarake pėr arritjen e objektivave politike. Pas shumė betejave tė suksesshme kundėr regjimenteve tė Perandorisė, Lidhja arriti futjen nėn kontroll tė shumė qyteteve shqiptare: Vushtrrisė e Mitrovicės, Pejės, Prizrenit e Gjakovės. Ajo mbrojti ushtarakisht Plavėn e Gucinė, Grudėn e Hotin. Sot, kur kombit shqiptar po i kanoset njė valė tjetėr rrudhjeje territoriale nėpėrmjet ndarjes sė Kosovės nėpėrmjet decentralizimit etnik, si dhe dėbime tė shqiptarėve sikur ato gjatė shkurtit tė vitit 2000 nga veriu i Kosovės, neve na duhet njė Lidhje pėr tiu bėrė ballė furtunave tė reja.
Lėvizja VETĖVENDOSJE! do tė organizojė njė mori aktivitetesh mė 10 qershor, pėr 130 vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit, nė qytetin e themelimit tė kėtij institucioni dhe organizate tė rėndėsishme politike e ushtarake. Aktivitetet qė do tė zhvillohen janė:
Qindra fanela tė kuqe me parullėn Lidhja ėshtė gjallė dhe me shqiponjėn e zezė nė gjoks, qė do tu shpėrndahen punėtorėve tė kafeneve dhe dyqaneve nė Prizren.
CD me muzikė shqip do tu shpėrndahen kafiterive. Brenda mundėsive atė ditė tė dėgjohet vetėm muzika shqipe.
Flamuj tė vegjėl kombėtar qė do tu jepen qytetarėve dhe do tė vendosen nėpėr qytet.
Flamuri i madh kombėtar 12 metra i gjerė dhe 6 i gjatė do tė vendoset nė Kalanė e Prizrenit, ku do tė ndriēohet rrethepėrqark me flakadanė.
TV Opinion atė ditė do tė transmetoj gjithė ditėn program pėr 130 vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit. Ata do tė pėrcjellin edhe aktivitetet tona. |