| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Taksi me energji diellore |
| Postuar mė datėn: 2007-12-08 13:58:55 nga admin4 :: Kategoria: Tech-Info |
| » Opcionet për artikullin |
|
Taksia e Luis Palmer-it, me kosto sa dy "Ferrari", ka njė shpejtėsi maksimale prej 90 kilometrash
nė orė, por mund tė hyjė nė histori si makina e parė me energji diellore qė bėn xhiron rreth botės.
NUSA DUA, Indonezi (REUTRES)
Palmer, njė mėsues zviceran, qė u nis nga qyteti i Lucernit nė korrik, ka bėrė njė ndalesė nė Bali (Indonezi) pėr tė ndihmuar ministrat e Mjedisit dhe afro 10.000 delegatėt e tjerė tė mbledhur nga 3-14 dhjetor nė njė konferencė tė OKB-sė mbi klimėn, nė njė pikė luksoze turistike buzė detit. "Kjo ėshtė hera e parė nė histori qė njė makinė bėn turin rreth botės, pa pėrdorur as edhe njė piket tė vetėm nafte", i tha ai agjencisė Reuters, ndėrsa ndodhej pranė makinės sė tij bardheblu, qė rimorkion njė platformė tė sheshtė me rreth 6 metra katrorė panele diellore. "Kjo makinė ecėn krejtėsisht me energji diellore", tha ai. "Deri tani ka bėrė 14.400 kilometra nėpėr 17 vende, duke pėrfshirė Rumaninė, Turqinė, Sirinė dhe Indinė". sa njė e treta e udhėtimit tė tij, gjatė tė cilit mendon tė pėrshkojė Australinė, disa pjesė tė Amerikės Latine, SHBA-nė, Afrikėn e Veriut, pėr t'u kthyer sėrish nė shtėpinė e tij nė hapėsirėn kohore tė njė viti. |
|
Distanca e pėrshkuar nė tokė do tė jetė mė shumė se njė herė rreth ekuatorit. Gjithsesi, Palmer ka shfrytėzuar edhe anijet qė punojnė me naftė pėr tė mbuluar disa pjesė tė udhėtimit tė tij, tė tilla si nga India nė Indonezi. Ndėrsa pėr mbėshtetje ka gjithashtu edhe njė automjet qė furnizohet me naftė, duke pėrfshirė edhe pėr riparimet e ndryshme. Palmer, 35 vjeē, ka vendosur shenjėn "Taxi" mbi ēatinė e makinės, sepse ka dėshirė tė marrė edhe pasagjerė pa pagesė nė makinėn e ulėt me dy vende. "Mora njė tė dehur qė bėri autostop nė Hungari, por edhe princin Hasan tė Jordanisė", tha ai. Nė Bali, njė nga punėt do tė jetė tė marrė kreun e Programit tė Mjedisit tė OKB-sė, Achim Steiner, nė aeroport.
"Dua qė njerėzit tė ndėrgjegjėsohen se ekziston ngrohja globale, por se ekzistojnė gjithashtu edhe zgjidhje", tha Palmer. Makina e tij ėshtė njė shembull i rrugėve tė reja pėr tė ulur pėrdorimin e karburanteve nga fosilet nė bisedimet e OKB-sė, qė kanė si qėllim tė zgjerojnė luftėn kundėr ngrohjes
globale. Ai llogarit se kostoja e makinės do tė shkojė rreth 6000 euro, nėse prodhohet masivisht. "Shpejtėsia maksimale ėshtė 90 km/orė, por nė trafikun e qyteteve, edhe 'Ferrari' me 50 nė orė ecėn. Po kėshtu, edhe unė". Makina ėshtė nėntė metra e gjatė, duke pėrfshirė edhe rimorkion dhe peshon 700 kilogramė. Palmer e pranon se mashtron po tė thotė se makina mund tė bėjė mė shumė se 100 kilometra nė ditė, pas kėsaj i duhet tė pėrdorė bateritė rezervė, tė ngarkuara me energji nga panelet diellore. Pas pėrplasjes sė njė mjeti pas rimorkios sė tij nė Siri, "ministri i Transportit vendosi tė na japė njė eskortė policore. Kudo qė shkova... mė shoqėronte eskorta e policisė me motoēikleta dhe drita tė ndezura".
gazeta express
8.12.2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|