| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » NDĖRGJEGJE |
| Postuar mė datėn: 2007-06-04 03:14:43 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Albert Zholi
-tregim-
Ata tė tre ecnin pa folur. Ecnin, pas njėri-tjetrit, nė distancėn 2-3 metėr. Secili nė shpinė mbante nga njė ēantė sportive tė mbushur me ushqime e me ndėrresa. Tė tre ishin nga njė fshat dhe ishte hera e dytė qė e bėnin kėtė rrugė. Herėn e parė, para njė viti, kishin udhėtuar dymbėdhjetė orė, nė kėmbė e kishin mbėrritur nė njė fshat, nė periferi tė Athinės. Zunė punė nė njė fermer. Ai u dha pa lekė, njė dhomė pėrdhese, qė pėrdorej si depo veglash. Ata e rregulluan aq mire sa tė nesėrmen pronari nuk u besoi syve. Jetuan pėr njė vit, si njė familje me tre vėllezėr. Punonin njėsoj, paguheshin njėsoj, ushqeheshin njėsoj. I kishin mėsuar me imtėsi huqet e njėri-tjetrit. Pronari, fjalėpak e kėrkues, bėnte ēudi me tre shokėt-vėllezėr. Emėrat as qė morėn mundim ti ndėrronin, ishin Doriani, Albani e Kreshniku. Edhe nė moshė ishin njėzetė e shtatė vjeēarė. Albani e Doriani ishin tė martuar, kurse Kreshniku akoma beqar. Ai ishte edhe mė hokatari e mė i shkathėti edhe nė punė. Pronari disa herė donte ta paguante mė tepėr nga shokėt, por ai i kishte thėnė Jemi njėsoj tė tre. Pasi mbushėn vitin dhe vunė disa para mėnjanė, vendosėn tė shkonin nė Shqipėri e tė ēmalleshin. Morėn lejė nga pronari dhe u nisėn. U ēmallėn dhe
Tė tre, morėn sėrish, rrugėn drejt Greqisė. Sigurisht nė kėmbė se pėr vizė as mund tė bėhej fjalė. Pėrsėri kaluan nga Konispoli. I ishin afruar Filatit, pranė rrugės automobilistike kryesore. Ora ishte 04-30 e mėngjesit. Tek-tuk dėgjoheshin tė lehura qensh dhe kėngė kėndezash. Pjesėn mė tė rrezikshme tė rrugės e kishin kaluar, pikėn kufitare greke. Koha ishte freskuar sė tepėrmi, nė atė mes shtatori.
-U ēmenda pėr njė cigare, - tha Doriani me tė avashtė.
-Edhe unė, - ia priti Albani.
-Pa mė pyesni mua? - vazhdoi Kreshniku.
-Tani me kujdes - tha Albani qė ecte i pari, - ėshtė e pėrpjeta shkėmbore.
Donin edhe disa metra qė tė mbėrrinin te rruga matanė, kur Kreshniku rrėshqiti me njė oh tė zgjatur. Kur iu afruan, panė Kreshnikun qė mbante gjurin e djathtė me tė dy duart dhe shtrėngohej nga dhimbja. Ēdo sekondė qė kalonte ia shtonte dhimbjet e gjurit, sa kėmba filloi ti mpihej. Nė fillim mendoi se do tė ishte njė goditje e zakonshme, por problemi ishte mė serioz. Kėmbėn nuk mund ta urdhėronte dot mė. Ishte jashtė funksionit tė trupit. Po zbardhte. Qėndrimi i gjatė aty, nė anė tė udhės, ishte i rrezikshėm. Mund tė binin pre e policisė. E kapėn nga krahėt shokun e tyre dhe e fshehėn nė njė guvė jashtė vrojtimit. I ngritėn pantallonin e kėmbės sė djathtė dhe panė me kujdes. Kėmba kish nisur tė ėnjtej
- Po zbardh.
- Do na kapin.
- Ikni ju-foli me dhėmbė tė shtrėnguar Kreshniku-mė mirė tė mė kapin mua se tė treve. Ju jeni mė hallexhi se unė.
Ata panė njėri-tjetrin nė sy. Sytė u shkėlqyen. Si duket mezi e prisnin atė lejė tė shokut tė plagosur. Pėrgatitėn ēantat, duke hequr ushqimet e Kreshnikut dhe pasi u pėrshėndetėn, me shokun e mbetur, u larguan. Ai i ndoqi me sy deri tutje pas kodrės. Dhimbja po i shtohej. Gjuri po i enjtej edhe mė. Nxori nga ēanta bidonin e ujit dhe lagu buzėn qė i digjte. Ishte zbardhur plotėsisht. Makinat po shtoheshin nga ēasti nė ēast, duke e mbushur rrugėn me zhurmėn e motorėve. Kėmba i dhimbte egėr, sa nuk mund ta prekte as me dorėn e vetė. Pa orėn e dorės. Ishte 11-tė. Kishte pesė orė qė qe ndarė nga shokėt. Me siguri do tė kenė mbėrritur nė Janinė-mendoi. Do zoti nuk i ka kapur policia. Ky mendim e gėzoi dhe sikur e lehtėsoi ca. Lėvizi nga vendi. Donte ti shmangej disi diellit. Befas dėgjoi tingullin e njė zileje. Nuk qe kope dhensh apo dhish, ishte zile e vetmuar. Zilja sa vente e po afrohej, deri sa u dėgjua edhe zhurma e patkonjve. Ishte njė fshatar me mushkė tė kuqe. Edhe donte edhe sdonte ta shihte fshatari me mushkė. Sa po rrotullonte kėto mendime, mushka mbėrriti aty te kėmba e tij. Fshatari zbriti nga mushka me njė kėrcim atleti dhe i foli:
- Apo pu ise pedhi mu? (Nga je djali im?)
- Nga Shqipėria, - iu pėrgjegj ai greqisht.
- Pse rri ashtu?
- Kam vrarė kėmbėn e smundem.
Burri rreth tė 55 vjetėt, me njė pamje babaxhani, me mustaqe tė trasha e tė zverdhura nga duhani, iu afrua e i pa gjurin me kujdes. Gjuri ishte enjtur e nxirė, sa fshatari u shqetėsua.
- Ēpak mė thua, ky ėshtė bėrė katran. Vetėm ke ardhur?
- Vetėm, - gėnjeu.
- Si tė quajnė?
- Kreshnik.
- Nuk e them dot atė emėr, Niko do tė tė thėrras. Mua mė quajnė Llambi. Tani do tė marr me mushkė dhe do shkojmė nė shtėpi.
Xha Llambi ecte duke tėrhequr mushkėn. Njerėzve qė e pėrshėndesnin rrugės nuk u jepte shumė sqarime. Sa hyri nė oborrin e shtėpisė foli me zė tė trashė:
- Eleni, shpejt ujė tė vakėt dhe njė govatė!
Sa i ngjan babait tim! - tha Kreshniku me vete.
Eleni doli tek dera dhe pa me kureshtje djaloshin mbi mushkė. Zbriti shkallėt pėr tė ndihmuar
.
***
Atė mbasdite Kreshniku do tė dilte nga spitali i Janinės. Plot tetė ditė kishte qėndruar nė atė spital. Nėnė Eleni i kish ndenjur te koka. Edhe nėna ime nuk do kujdesej kėshtu, mendonte Kreshniku dhe nuk dinte si ta falėnderonte. Ajo i tregonte pėr djalin e vetėm qė ishte shpėrngulur nė Amerikė. Ata, burrė e grua, jetonin vetėm nė atė fshat kufitar me Shqipėrinė. Ajo i pėrgatiti valixhen me rroba pėr tė dale nga spitali dhe priste tė shoqin qė tė vinte. Ai erdhi sė bashku me infermieren. Ajo solli fletėdaljen dhe faturėn, qė shėnonte 150 mijė dhrahmi.
- Do paguhen nė katin e parė - foli infermierja me buzė nė gaz.
- Shėndet tė mbarė, - uroi ajo Kreshnikun duke i rrahur shpatullat.
Atij sa nuk i ra pika. Kush do ti paguante gjithė ato para? Ku do ti gjente? Kjo dhimbje ishte mė e madhe se ajo e gjurit para njė jave.
- Eleni, merre djalin dhe mė prisni te makina. Ja erdha unė, - dhe si njė djalė i ri nisi tė zbresė shkallėt.
Iu afruan qendrės sė Janinės.
- Kėtu afėr ėshtė njė lokal i njė fshatarit tonė, marrim diēka pėr tė ngrenė dhe bisedojmė, - tha xha Llambi dhe ndaloi me kujdes makinėn. Hynė nė lokal dhe zunė vend. Lokali ishte i thjeshtė, por tė binte nė sy njė pastėrti tėrheqėse. Pronari i lokalit pėrshėndeti nga banaku. Kamerieri solli menjėherė gjellėt dhe tre birra Amstel.
- Tė shkuara tė harruara! - uroi xha Llambi dhe pėrplasi gotėn me Nikon.
Uroi edhe nėnė Eleni.
- Faleminderit shumė pėr gjithėēka, qė bėtė pėr mua!
- Dėgjo mor bir, punėn tėnde e diskutuam sė bashku me gruan. Ti pėr punė ke ardhur nė Greqi. Ne na duhet njė njeri pėr punė. Kemi vreshta, kemi edhe bagėti. Mirė do tė paguhesh, me ne do tė hash, me ne do tė jetosh, si njė familje. Kemi pesė dhoma, njėra ėshtė dhoma jote. Ky ėshtė mendimi ynė, ti bėj si tė tė dalė mė e mira.
Ky propozim ishte i papritur pėr Kreshnikun. Kish menduar tė nisej sa mė parė nė Athinė, tė punonte dhe tju kthente borxhin e spitalit. Me siguri shokėt dhe pronari e prisnin. Ētė bėnte?
- Dakord do tė rri tė punoj te ju, por sot do tė shkoj nė Athinė tė takoj dy shokė-pune, qė mė ruajnė punėn sė bashku me pronarin. Dua ti sqaroj, qė tė mos dal i pabesė. Pas dy ditėsh do tė kthehem. Xha Llambi ngriti kokėn nga pjata dhe e pa nė sy. Sytė e tij shprehnin mosbesim. Por e pranoi arsyetimin e djaloshit.
- Atėherė tė mbarojmė sė ngrėni dhe tė nxitojmė tė zėmė autobusin e fundit pėr nė Athinė-tha ai dhe u ngrit vetė i pari.
***
Nė Athinė mbėrriti rreth orės 21-30. Autobusi eci pėr mrekulli. Sa mbėrriti shkoi te kabina pėr tė marrė pronarin nė telefon. Tre karta telefoni ia kish dhėnė xha Llambi para se tė hipte nė autobus. Merak-plaku, mendoi Kreshniku. Formoi numrin:
- Ne(po) u dėgjua zėri i tij i vrazhdė.
- Zoti Filip, jam Kreshniku, Kristua, siē mė flisni ju.
- Si, Kristua, shqiptari, punėtori im? Po ku je mor bir, shokėt mė kanė thėnė se nuk do tė vije tani shpejt.
- Flas nga stacioni i autobusėve, jam kėtu nė Athinė, tė lutem eja e mė merr se nuk kam asnjė dokument dhe
- Erdha, pėr njėzetė minuta jam aty.
Mori dhe xha Llambron nė telefon, i tha se u gjend mirė nė Athinė dhe do kthehesh sipas fjalės.
- Pse nuk erdhe me shokėt-e pyeti z. Filip sa u takuan.
- Kisha njė problem familjar.
- Ndihet mungesa jote. Tani kemi edhe shumė punė.
Makina ecte me shpejtėsi drejt shtėpisė ku ishin edhe dy shokėt - bashkėfshatarė. Kur Kreshniku hyri nė dhomėn e tyre, ata ishin shtrirė dhe dėgjonin muzikė. U shtangėn sa e panė. Kreshniku, pėr tė mos e dhėnė veten i pėrqafoi me mall dhe i pyeti pėr shėndetin.
- Ne jemi fajtorė ndaj teje, - foli Albani pa e parė nė sy.
- Tani do sjell diēka pėr tė ngrenė. Nesėr kemi punė tė reja. Tani erdhi edhe Krtistoja me fuqi tė reja.
- Zoti Filip, unė erdha vetėm pėr tju takuar. Nuk do tė punoj mė kėtu.
- Si, ku do tė punosh?
- Nė njė fshat tė Janinės.
- Oh, sa do tė paguajnė aty? Unė do tė tė paguaj mirė.
- Nuk kam bėrė Pazar, por do ma vlerėsojnė mirė punėn qė do tė bėj.
- Pyete nė telefon pronarin sa do tė paguaj dhe unė do tė jap mė shumė.
- Jo zoti Filip. Ata mu gjendėn nė kohėn mė tė vėshtirė. Kur u ktheva vetėm u rrėzova dhe vrava gjurin keq. Mbeta nė udhė. Zoti Llambro mė mori, mė shtroi nė spital e mė trajtoi si djalin e vetė. U kam shumė detyrime atyre. Nga juve jam shumė i kėnaqur, ndaj edhe erdha tju falėnderoj, por mė duhet qė tė kthehem nė Janinė
Z. Filip tundi kokėn. Shokėve u kish ikur ngjyra e fytyrės.
- Mirė, tė tė vejė mbarė! Punėtorėt si ti, gjithmonė e hapin vetė rrugėn e jetės-uroi z. Filip. Tashti ejani ta kalojmė bashkė darkėn
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|