| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » HEDHJA E GURIT FSHEHJA E DORĖS |
| Postuar mė datėn: 2008-05-29 05:09:01 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
PARTIA DEMOKRATIKE KOMBĖTARE
Kumtesa
Gjatė gjithė fushatės paraelektorale Partia pėr Veprim Demokratik, ka propaganduar nė emėr tė partisė mė tė madhe nė rajonin e Kosovės Lindore se funksionet kryesore tė pushtetit lokal do ti takojnė kėtij subjekti.
PVD sillej sikur do ta fitonte shumicėn absolute pėr ta formuar qeverinė lokale vetė, por nuk i doli llogaria. Ajo lėre qė nuk e fitoi shumicėn absolute me gjitha ato manipulime, tė cilat arriti ti bėjė para, gjatė dhe pas pėrfundimit tė zgjedhjeve lokale.
Ja disa nga argumentet me tė cilat dėshmohet pangopėsia e PVD-sė pėr ta formuar vetė qeverisjen lokale, pėr tė cilėn nuk zgjodhi mjete dhe metoda:
- nėpėr kėshillat votuese shumicėn absolute e pati PVD-ja;
- propagandėn mediale ekstra partive tjera e pati PVD-ja;
- drejtuesit e Komisionit Zgjedhor Komunal i pati PVD-ja;
- tė drejtėn pėr tu marrė votat atyre qė kinse nuk e kaluan pragun pėr njė kėshilltar e pati PVD-ja.
Partia pėr Veprim Demokratik edhe pse i pati tė gjitha kėto privilegje ajo nuk arriti ta siguroj shumicėn pėr ta formuar vet qeverinė lokale, mirėpo asaj i duhet ndihma e subjekteve tjera LPD-sė, UDSH-sė dhe Koalicionit PDSH-PDK. Pa ndihmėn e kėtyre subjekteve Kuvendi Komunal i Bujanocit nuk do tė ishte kurr stabil, madje i rrezikuar tė shpėrbėhet nė ditėn e konstituimit tė tij.
Llogaria pa hanxhiun bėri qė PVD-ja gaboi qė gjatė fushatės doli me dy propozime pėr kryetar komune dhe kuvendi, njė hap i tillė i pa menduar mirė, tash po shihet se ka qenė naiv, tendencioz dhe i dėmshėm.
Nė radhėt e PVD-sė tashmė ka plasur sherri rreth ndarjes sė posteve udhėheqėse edhe pse nė parim nė kudėr tė kėtij subjekti ato poste u ndanė, mirėpo llogaria nuk doli ashtu si u bė.
Tashti PVD-ja mundohet tė mos lėshoj pe rreth posteve udhėheqėse duke akuzuar partitė tjera se janė pengesė pėr formimin e qeverisė sė re brenga afatit kohor tė paraparė me ligj. Nė rast dėshtimi tė bisedimeve tė ngurta, fajin natyrisht PVD-ja e hedh mbi partitė tjera, duke u arsyetuar te elektorati se kinse kėrkesat e tepruara tė partive tjera po e pengojnė PVD-nė pėr ta konstituar parlamentin e ri lokal.
Nė kėtė mėnyrė PVD-ja me mjeshtėri si nė proverbat popullor e hedh gurin dhe e fsheh dorėn. Por, kėsaj radhe e ka vėshtirė sepse nuk ka vetėm njė subjekt pėr tė vendos vet sipas tekave komuniste.
PDK-ja ėshtė kundėr veprimeve tė tilla, tė cilat kanė pėrcarė qytetarėt shqiptarė tė Kosovės Lindore si dhe kanė parcializuar forcėn politike tė spektrit politik, duke future lokalizmat dhe klanet e padėshiruar dhe shumė tė dėmshme pėr integrimet tona politike dhe shoqėrore.
Bujanoc, mė 28.05.2008
NGA QENDRA PĖR INFORMIM E PDK-sė |
|
 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|