| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Fundi qė nuk mund tė ketė pėrfundim tjetėr |
| Postuar mė datėn: 2007-03-23 20:01:02 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nga: Mehmet Bislimi
Vetė krijimi i koalicionit qeverisės duke mos pasur kapacitet tė mjaftueshėm njerėzor, intelektual e moral qė tė bėjė mė shumė se kaq sa ka bėrė, solli deri te njė pėrfundim zhgėnjyes i kėsaj qeverie. Nė fakt kanė bėrė shumė, por shumė nė kuptimin mė negativ tė fjalės nė kurriz tė Kosovės dhe tė popullit tė saj. Kjo qeveri e koalicionit nė vend qė tė pėrfundonte me nder misionin e saj, fatkeqėsisht u zhyt dhe po fundoset edhe mė shumė nė keqpėrdorimet e pangopshme tė pozitės sė tyre prej pushtetari, duke pėrvetėsuar mjetet e buxhetit tė Kosovės nė mėnyrat me tė paskrupullta e mė tė padėgjuara deri mė sot.
Pėr tė pasur njė qasje realiste ndaj gjėrave qė na rrethojnė, njeriu duhet tė dalė nga vetvetja dhe tė shohė gjėrat edhe nė prizėm tjetėr pėrveē kėndvėshtrimit tė tij. Vetėm me tė dalė nga ky pozicion, mund tė gjykojmė arsyeshėm dhe realisht. Kėshtu do duhej tė ndodhte me grupimet shoqėrore e nė veēanti me ato grupime qė aktualisht udhėheqin Qeverinė e Kosovės. Kėto grupime prej kohėsh janė verbuar nga tringėllima e groshėve tė argjendtė dhe nga shkėlqimi i rrejshėm i kurorės sė mbretit e tė pėrrallave tjera tė kėtij fund dimri.
Koalicioni qeverisės LDK-AAK, fatkeqėsisht qė nė fillim me pazaret rreth posteve politike dhe interesave tė tyre personale e partiake, ishin bazuar mbi sferat dhe hapėsirat e prurjeve e rrjedhjeve tė mjeteve. Ata ishin sulur mbi resorėt dhe ministritė qė janė mė tė leverdishme, mė pjellore dhe mė frytdhėnėse kuptohet pėr xhepin e tyre! As edhe njė herė nuk u studiua seriozisht se cilėt kuadro janė mė adekuatė, mė profesionistė dhe mė tė ndershėm pėr ministritė dhe drejtoritė nė fjalė. Koalicioni nė fjalė ishte bėrė heshtur, fshehur e shumė mė parė se ēmund tė paramendohej. Pa dyshim se kėtu kishin gisht edhe tė tjerėt pėrveē dy anėtarėve tė koalicionit!?... Nė fakt, subjekti politik i LDK-ės, me nė krye ish kryetarin e saj tė ndjerin Rugova, me as njė ēmim nuk do tė bėnte koalicion me AAK-nė. Ata nuk do ta kishin guximin qytetar, qė tė bashkėqeverisin me njė njeri qė po hetohej pėr krime lufte (!) siē ndodhte atėbotė me kryetarin e AAK-sė, zotin Haradinaj. Rugova mori garanci tė plota pėr kėtė nga tė tjerėt (udhėzimin ose bekimin apo tė dyja bashkė), prandaj u bė edhe njė koalicion sa befasues aq edhe i panatyrshėm pėr atė kohė.
Hetuesit e ēėshtjes Haradinaj e luajtėn pėr bukuri lojėn e vet qė nė fundlojėn e tyre tė dalin fitues. Nė fillim, pas disa rrėshqitjeve qė bėri ish komandanti i Zonės sė Dukagjinit gjatė luftės dhe menjėherė pas saj, i yshtur nga misionarėt e huaj, zoti Haradinaj nga pozita e njeriut numėr dy nė hierarkinė e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė TMK-sė iu vėrsul jetės politike. Ai, ato ditė doli edhe me deklarata publike, ku pretendonte edhe postin e Presidentit tė Kosovės! Ishte ca befasuese, mė shumė qesharake qė tingėllonte me plotė humor nė veshin e qytetarit tė rėndomtė. z. Haradinaj, madje publikisht, kėrkoi takim me z. Rugova dhe atė dy- tri herė, tė cilin z. Rugova as nuk u hamend qė ta pranoj nė takim. Nga mospranimi i Rugovės pėr njė takim tė thjeshtė qytetar me z. Haradinaj e deri tė pranimi i tij qė z. Haradinaj tė jetė Kryeministėr dhe ai President i Kosovės - ėshtė njė rrugė e gjatė dhe me plotė intriga, ėshtė njė rrugė me plotė kurthe e mashtrime ndaj qytetarėve tė Kosovės nė rend tė parė e mė pas tė partnerėve tė koalicionit qeverisės aktual! Cilėt ishin mjeshtrit e realizimit tė kėsaj marrėveshjeje me gjithė prapaskenat e saj qė do tė plasin njė ditė?! Nga erdhi guximi tė hyhet nė koalicion me armikun e deridjeshėm, dhe kush e pagoi mė shtrenjtė kėtė lojė tė kurdisur nga shumė aktorė sė vet z. Haradinaj?!
|
|
Kalkulimet politike tė cilat i kishte pėrgatitur njė dorė e huaj bėnė qė z. Haradinaj tė ngritėt deri nė hierarkinė mė tė lartė tė njė shteti joshtet (as sot madje), tė njė shteti pa letra. Ky ishte kurthi e karremi i preferuar i ngopjes me pushtet, reputacionit tė paskajshėm, mosnėnshtrimi para ligjit, pasuria pėrrallore, ėndrrat pallatore dhe froni i ėndėrruar. Ata kishin bėrė llogari tė sakta se z. Haradinaj do tė binte me pasion e dėshirė vet nė kėtė kurth!
Me kėtė rėnie nė kurth, ai dalėngadalė do tė zhgėnjente sė pari bashkėluftėtarėt e vet duke iu treguar se rruga qė e kishte shpėnė deri nė majė mė tė larta, mund tė ishte edhe e pandershme, mund tė ishte edhe rrugė me plotė dyshime. Mė pas do ta shihnin me njė sy antipatie e kundėrshtie bashkėluftėtarėt e tij sė pari, subjekte tė caktuara politike mė pas, shumė shoqata, po edhe familje tė dėshmorėve. Ėshtė evidente fakti se vetė subjekti qė z. Haradinaj kishte rėnė nė pėrqafim tė tij, kishte punuar jo pak qė Haradinaj tė jetė atje ku ndodhet sot! Prandaj kjo lojė e pandershme dhe e paskrupullt e zhveshjes (nga ata qė u pėrgatit), u tregua e suksesshme, shto kėtu edhe lehtėsimet e avancuara qė koalicioni qeverisės tė bėjė llakėrdira me buxhetin e Kosovės deri nė atė shkallė qė me kėtė koalicion tė merret edhe hetuesia ndėrkombėtare. Afera imorale, ndėrtime pa mbulesė, korruptime, manovrimi me tenderė, fonde e pastrim parash, nepotizėm e totalitarizėm e ēka jo tjetėr tė cilat dolėn nė sipėrfaqe qė ta shohin tė gjithė ata qė jetojnė nė Kosovė dhe ata qė Kosovėn e shikojnė nga larg. Konstatimi se shkuarja e z. Haradinaj nė Hagė, nuk e prishi as gjumin e lagjes sė tij ėshtė pėr keqardhje, ėshtė fatkeqėsi. Por pėr kėtė pėrgjegjėsia bie mbi kalkulimet e lojėrave jo tė pastra politike nė tė cila lozi edhe vetė zoti Haradinaj!
Askund nė botė, nė shoqėritė demokratike me njė sistem tė mirėfilltė pluralist, nuk lejohet qė njė kryeministėr i cili bie, apo nga njė kryeministėr nė ikje tė emėrohet pasardhėsi i tij! Po ashtu ndodhi edhe me vendet udhėheqėse nė Partinė e tij qė ai udhėheq!
Tamam si nė dinastitė mbretėrore tė mesjetės. Aq mė keq kur njė kryeministėr dėrgohej nė njė gjyq pėr krime tė supozuara lufte - siē ėshtė gjyqi i Hagės! Heshtje e koalicionit qeverisės, heshtje e Parlamentit, heshtje e ligjit, heshtje e subjekteve opozitare, heshtje edhe e pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė?! Kjo ėshtė mė shumė se absurde, nė njė shoqėri me njė sistem pluralist... Dhe ky nuk ishte fundi. Pas rėnies sė kryeministrit numėr dy nga radhėt e AAK-ės, z. Haradinaj e kap pėr veshi Komandantin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė TMK-ės zotin Ēeku, dhe i tha: Ti je kryeministri i Kosovės! Zhvish uniformėn e TMK-sė dhe vish kėtė tė QK-ės! Nėse dikur z. Ēeku kishte respekt dhe ndikim mbi ushtarėt e tij, sot ai nuk e ka mė atė. Kėtė respekt dhe ndikim ai nuk e ka mė as mbi ministrat e tij tė cilėt vazhdojnė qetėsisht tė bėjnė ato qė nuk duhet bėrė njė qeveritar.
Nė Kosovė nuk ka ligj ose ka ligj por njerėzit i kanė hipur mbi ligjit dhe abuzojnė me tė si tė duan dhe kur tė duan. Nė kushte normale me disa nga ministrat aktualė tė kėtij koalicioni do duhej tė merrej drejtėsia!
Thirrjet Durim edhe pak, deri sa tė zgjidhet statusi i Kosovės! nuk do tė dėgjohen mė njė ditė. Atė ditė, pikėrisht atė ditė duhet qė tė zbresin detyrimisht nga karrigia e pushtetit tė gjithė ata qė iu kanė hipur kėtyre karrigeve aksidentalisht! Mbase edhe lojėrat e paskrupullta nė kurriz tė Kosovės dhe popullit tė saj do pėrfundojnė atė ditė.
Fillimi i njė faze tė re tė qeverisjes nė nivele lokale nė mes LDK-sė dhe PDK-sė si dhe spekulimet e ndryshme se kjo qeverisje mund tė reflektohet edhe nė nivele qendrore pėr koalicionin aktual LDK- AAK, nuk pėrbėn ndonjė rrezik - tha zonja zėdhėnėse e Qeverisė dje! Tė gjitha gjėrat kanė njė fillim, zonja Lama dhe patjetėr njė ditė do tė kenė edhe njė fund. Ēfarė fundi do tė ketė koalicioni LDK-AAK? Njė fund qė duhet tė pėrballet me drejtėsinė pėr keqbėrje, vjedhje, keqpėrdorim, pėrfitime jo tė ligjshme, pastrime parash...
Veē sa ka filluar fundi qė nuk mund tė ketė pėrfundim tjetėr.
23. 03. 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|