| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MUZIKĖ AKUSTIKE DHE KRISMĖ NĖ DASMĖ |
| Postuar mė datėn: 2007-01-20 11:46:38 nga F.S :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Beqir ELSHANI
Pa dyshim se triumfi familjar shprehet me njė krismė tė pushkės duke shtie nė ajėr. Kjo krismė ndodhte zakonisht me rastin e lindjes sė djalit dhe martesės si traditė e shtimit dhe formimit tė familjes shqiptare. Sot me armė shtien kryesisht ata njerėz mendjelehtė, tė cilėt nuk dinė si duhet mbajtur armėn, pėrndryshe mirėmbajtėsi kurrė nuk e keqpėrdor armėn e tij. Kuptohet se shtėnia me armė nė dasmė ėshtė jo vetėm me pasoja tragjike, ku nga pakujdesia mund tė vritet ndonjė pjesėtarė, por mund edhe ti shkaktojė dėm ndonjė gruaje shtatzėne, si dhe mund tė dėmtojė dėgjimin e tė pranishmėve, kryesisht fėmijėve. Nėse dasmori ka shprehur kėnaqėsinė e tij triumfale pėr shtimin e familjes, pėrkundrazi nga kjo krismė do tė dėmtohet gjendja psikike dhe dėgjimi i fėmijėve. Kjo krismė e papritur do tė lė pasoja njė kohė tė gjatė nė trurin e fėmijėve tė pafajshėm.
Vlen tė theksohet se arma ėshtė e keqe, por e domosdoshme kur e do nevoja, qė do tė thotė nė mbrojtje nga sulmi. Prandaj shtėnia me armė nė mesin e dasmorėve ėshtė shenjė e prapambetjes; ėshtė keqpėrdorim i armės, qė me anėn e ligjit mund tė dėnohet. Nė asnjė dasmė nuk ka ngjarė qė arma tė shkrep pėr mbrojtjen e flamurit nga ndonjė forcė e dhunshme, gjė qė edhe do tė kishte arsyen e vetė. Pėrkundrazi arma ėshtė keqpėrdorur duke lėnė pasoja tragjike, duke shkatėrruar edhe qelizėn e fundit tė gėzimit nė dasmėn familjare. Krisma tė ngjashme po ndodhin edhe gjatė takimeve elektorale tė udhėheqėsve opozitarė, dhe ky veprim nuk quhet ndryshe, pos akt i prapambeturisė. Arma e trimit, siē thonė tė vjetrit, kurrė nuk shkrep, por edhe nuk zbulohet nėpėr dasma plotė gėzim, shkrep kur rrezikohet atdheu. Me pėrjashtim tė vdekjes qė ėshtė e papritur, dasma ėshtė njė investim i mirėpritur njė kohė tė gjatė. Qysh para fillimit tė dasmės, i zoti i shtėpisė pėrgatitet dhe i fton miqtė, prandaj duhet tė parandalojė praninė e armėve, sepse nė dasmė kėndohet e vallėzohet. Nė tė kaluarėn nuk ka pasur radio, televizor dhe automobila, prandaj dasmorėt kanė shtie nė ajėr kryesisht me kobure, forca dhe krisma e tė cilėve kanė qenė dukshėm mė e dobėt se armėt e sotme. Pastaj pėr shkak tė moszhvillimit tė vendit dasmat kanė qenė njė kremte e madhe dhe e gjatė, e cila zakonisht bėhej nė vjeshtė, do tė thotė pas tė vjelave dhe tė korrave. Sot askush nuk i pėrmbahet kėtij ritualit stinor, tė gjithė bėjnė dasma pa dallime stinore, dhe atė jo dasma tė mėdha nė tėrė katundin, por tė vogla nė kuadėr tė familjes sė ngushtė.
Vazhdim i dukurisė sė krismava janė edhe dasmat qė ushtojnė nė shtatė palė qejfe. Siē dihet kryeqendra e krismave dhe muzikės sė pakufishme akustike, sot pėr sot ėshtė |
|
Tetova rrėzė Sharrit plak, pėrndryshe qytet i bukur me universitet. Krahasimi nė mes tė njė qyteti suedez me Tetovėn ėshtė dukshėm i madh. Nė banesat suedeze, por edhe gjermane, apo daneze, (qoftė nė fshat apo nė qytet): nė mes tė orės 22.00 tė natės dhe orės 08.00 nė mėngjes ėshtė e ndaluar tė bėhet zhurmė. Nėse ndokush thyen rregulloren me anėn e zhurmės, fqinji ka tė drejtė tė lajmėrojė organet policore.
Lidhur me muzikėn nė dasmat e skajshme duhet tė flasin edhe mjekėt, sepse zhurma akustike e dėmton seriozisht dėgjimin e njerėzve. Pėr shkak tė dinamizmit tė madh shumė tė rinj ankohen pėr uljen e dėgjimit, si dhe pėr fitimin e ushtimės sė mėrzitshme nė veshė, si pasojė e zhurmės sė lartė muzikore mbi 115 decibelė. Kuptohet qė tė rinjtė e ngazėllyer pas ahengjeve nuk mund tė kontrollojnė nivelin e lartė tė muzikės, prandaj klubet kanė angazhuar audiologė, tė cilėt do tė kontrollojnė nivelin e muzikės, ngjashėm siē kontrollohet doza e alkoolit tek shoferėt e pabindur.
Zhurma e muzikės qė tejkalon numrin 100 decibelė ėshtė e rrezikshme pėr humbjen e dėgjimit dhe fitimin e ushtimės nė vesh, e cila quhet muzika e djallit dhe nuk ka medikament as metodė kirurgjike qė mund ta evitojė prej organit tė tė dėgjimit. Si preventivė duhet tė mbahet nė mend se qytetarėt, qė fitojnė zhurmėn - oshėtimėn, ju mbetet nishan psikologjik tėrė jetėn. Ndonėse numri 100 ėshtė kufiri, megjithatė edhe zhurma deri nė 85 decibelė ėshtė e rrezikshme, sidomos pėr ata qė janė tė pranishėm njė kohė tė gjatė nė zhurmėn e fabrikės apo tė muzikės, prandaj duhet pėrdorur shtupa pėr mbrojtjen e dėgjimit nė veshė. Qytetari qė fiton zhurmėn nė vesh, latinisht quhet tinnitus, qė do tė thotė tingėllimė apo konkretisht zilveshi. Prandaj detyrė e organizatorit tė dasmave si dhe klubeve duhet tė jetė kontrollimi i nivelit tė muzikės dhe shtėnies sė panevojshme tė armės.
Festivali Kombėtar nė Gjirokastėr
Vitin e kaluar nė Gjirokastėr u mbajt Festivali Folklorik Kombėtar, dhe njė ndėr pikat muzikore ishte akti i synetit i fėmijės me anėn e berberit. Me tė drejtė parashtrohet pyetja: Vallė, kaq i varfėr qenka folklori shqiptar saqė grupet artistike shfaqin koncert edhe me aktet e ceremonisė fetare! Dihet qė nė shkencėn e folkloristikės shqiptare nuk pėrmendet syneti, sepse ėshtė ceremoni fetare dhe jo kombėtare. Shfaqja e ceremonisė fetare tė synetit nuk mund tė quhet ndryshe, pos ndėrhyrje ndaj folklorit shqiptar, qė ėshtė ndėr mė tė vjetėrit dhe mė tė pasurit nė botė. Lidhur me zgjerimin e fushės sė folklorit Aleksandėr Stipēeviq nė librin e tij Ilirėt: historia, jeta dhe kultura shkruan se ilirėt nuk arritėn tė krijojnė stilin kombėtar dhe bashkimin politik tė popullit, nė mėnyrė qė tė krijohet njė organizatė e qenies kombėtare mbifetare, por edhe mbifisnore, qė tė formohet njė panteon i unifikuar pėr fatin e pėrbashkėt tė popullit shqiptar». Nė veēanti, historia e folkloristikės shqiptare njeh vetėm festat dhe kėngėt e motmotit, ritet e lindjes dhe ninullat, ritet e dasmės, ritet e vdekjes, kėngėt e dashurisė dhe kėngėt epike. Kuptohet qė syneti ka arsyet e veta kulturore dhe higjienike, tė cilėn e aplikojnė tė gjithė myslimanėt dhe hebrenjtė, mirėpo nuk pėrfaqėson kulturėn shpirtėrore tė popullit shqiptar. Nė vazhdim duhet pasur parasysh se shikuesit e festivalit kombėtar nuk janė vetėm shqiptarėt e besimit mysliman, por edhe tė besimit ortodoks dhe katolik. Prandaj si i tillė, religjioni nuk bėn tė pėrzihet nė ēėshtjen e traditės dhe folklorit kombėtar, sepse ėshtė nė dėm tė kombit shqiptar. Mospajtim tė njėjtė rreth kėngėve tė ceremonisė fetare ka shprehur edhe Dr. Demush Shala, pėrndryshe autor i librit universitar Letėrsia Popullore dhe i botimeve tė ndryshme me kėngė epike.
Nė vazhdim vlen tė theksohet se dasma pėr martesėn e dy tė rinjve ndryshon me gazmendin e ceremonisė sė synetit, qė ėshtė ēėshtje e identitetit dhe kulturės fetare. Prandaj sipas traditės popullore ceremonia e dasmės ėshtė festė themelore e familjes shqiptare pa dallime fetare. Dihet qė ritet e martesės janė shumė tė rėndėsishme, sepse nė shtėpi tė dhėndrit hyn njė anėtar dhe njė punėtor i ri, qė do tė pėrtėrij fisin. Dhėndėri me nusen janė shtylla e ekonomisė familjare, qė do tė lindin fėmijė tė shėndoshė pėr ardhmėrinė e vendit, siē thotė Kanuni i Lekė Dukagjinit «Mu martue me kanun dmth., mu ba shtėpi, me ia shtu shtėpisė me nji rob ma tepėr, sa pėr krah punės, sa pėr tė shtuem tė fėmijėve». Sot kushtet e reja ekonomike, shoqėrore, kulturore si dhe dinamizmi i madh teknik kanė ndikuar qė dasmat tė ndryshojnė nė krahasim me tė kaluarėn tonė. Dikur dasmat bėheshin shumė tė madha, qė zgjatnin tri ditė, sot dasmat bėhen vetėm njė ditė, dhe atė me njė darkė solemne nė restorant.
Thuhet se nusja me pajė tė bukur dhe me stoli luksoze, qė kushtojnė shumė para, mbahet nė mend. Mirėpo pėrvoja na mėson se nusja me rroba kryesore dhe me pakė stoli ose hiq, nga ana e popullit respektohet dhe mbahet nė mend. Martesat e nuseve me pajė e stoli tė shtrenjta, por edhe me dasma tė mėdha tė shumtėn e rasteve lėnė pasoja ekonomike, tė cilat ndonjėherė pėrfundojnė me shkurorėzim. Shkurorėzimet e shpeshta tė sapomartuarve kanė lėnė gjurmė tė keqe nė popull, saqė nuk e ka atė kureshtjen e dikurshme popullore. Pastaj me anėn e shtypit mėsohet se pėr pėrgatitjen e dasmės investohet shumė para, saqė kryefamiljarėt detyrohen tė marrin kredi pėr tė pėrmbushur ritin e dasmės familjare. Nuk ėshtė fjala pėr pėrmbushjen e kėrkesave elementare me kostume popullore shqiptare qė kushtojnė lirė, por kėrkesa me ēmime tė larta, thėnė konkretisht me ēmime tė inatit. Karakteristikė tjetėr ėshtė, kur disa nuse duke u veshur me kostume popullore turke shkelin kostumin autokton dhe tradicional shqiptar, qė ėshtė mė i vjetėr dhe mė i bukur. Poeti ynė, Naim Frashėri, me vargjet Pa shihni ē'gjuhė e mirė, sa shije ka e hije, ē'e bukur dhe e lirė, si gjuhė perėndie! nuk i shkroi pėr gjuhėt e huaja, por pikėrisht pėr gjuhėn tonė mė tė bukur nė botė, sepse ėshtė jona. Prandaj nusja shqiptare duhet veshur me kostumin tonė kombėtar shqiptar sepse kushtojnė mė lirė dhe janė mė tė bukura nė botė. Tė blesh kostumin popullor tė pushtuesit tė parė turk, do tė thotė sikur tė blesh kostumin e secilit pushtues qė i sundon shqiptarėt.
Konkretisht, populli shqiptar nuk ėshtė i varfėr, por edhe i pasur nuk ėshtė, siē thotė fjala e urtė shtrij kėmbėt sa e ke jorganin. Populli shqiptar nuk ėshtė aq i pasur sa tė shqyhet me dasma tė mėdha, sepse mbi tė gjitha, popullit shqiptar i duhet zhvillimi i vendit, shkollimi dhe emancipimi kombėtar. Shqiptarėt ende nuk janė tė lirė dhe tė bashkuar pėr tė ndėrtuar tė ardhmen e vetė, siē bėri Sllovenia dhe Kroacia pas shkėputjes nga gėzhoja jugosllave. Vlen tė pėrkujtojmė Japoninė, e cila u shkatėrrua gjatė luftės sė dytė botėrore, ndaj mėsuesit japonezė nė fillim tė vitit shkollor nxėnėsit i kėshillonin: Fėmijė tė dashur! Ju e dini qė Japonia ėshtė shkatėrruar nė luftė, dhe ushqimi nuk mjafton, ndaj duhet tė mėsoni shumė qė ta zhvillojmė vendin. Duket qartė se kėshilla e mėsuesve japonezė ka qenė e frytshme, si rezultat i sė cilės sot konsiderohet njė ndėr vendet mė tė zhvilluara nė botė. Po tė zbatonte njė metodė tė ngjashme Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia pėr zhvillimin e vendit, emancipimi i popullit shqiptar do ngritej dhe ekonomia do tė zhvillohej shumė shpejt.
Suedi, 17 Janar 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|