| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Presidenti Moisiu festoi nė sheshin e Flamurit ne qytetin e Vlores |
| Postuar mė datėn: 2006-11-28 17:58:45 nga A.Dervina :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Presidenti Alfred Moisiu bėri thirrje sot qė shqiptarėt tė bashkohen dhe ti lėnė mėnjane ndasitė qė shkakton politika.
Kėto deklarata presidenti i republikės Alfred Moisiu i bėri nė sheshin e flamurit nė Vlorė, ku ishte paraditen e sotme pėr tė kremtuar diten e flamurit.
Nė kėtė dite Mosiu tha se tė gjithė duhet tė jemi tė bashkuar si 94 vjet mė parė, pėr tė mirėn e shqipėrisė.
"94 vitet e shtetit shqiptar janė njė rrugė e ēarė pėrmes vėshtirėsish tė shumta.
Kemi kaluar ditė tė lumtura e tė hidhura, megjithatė sot kemi arsye tė krenohemi me shtetin e sė drejtės dhe demokracinė, tė cilat pavarėsisht nga problemet, dita ditės po forcohen dhe konsolidohen.
|
|
Kemi arye tė krenohemi me popullin tonė fisnik, i cili me durim dhe energji tė pashuar po pėrpiqet tė fitojė kohėn e humbur, dhe sidomos me brezin e ri, i cili me talent tė rrallė po ndihmon nė krijimin e njė imazhi tė ri, pozitiv dhe europian tė Shqipėrisė.
Mbi tė gjitha ne jemi dhe duhet tė jemi krenar kur shohim se Kosova shumė shpejt do tė fitojė pavarėsinė e saj, duke u bėrė me meritė shteti mė i ri demokratik nė Europė" - tha presidenti ne fjalen e tij.
Vlora e nderoi sot presidentin e republikės me titullin qytetar nderi, nė bazė tė njė vendimi tė marrė nga kėshilli bashkiak i qytetit.
Me rastin e festės kombėtare presidneti Moisiu ka marrė mesazhe urimi nga shume personalitete boterore, si papa benedikti 16, Presidenti francez Zhak Shirak, Presidenti i Gjermanisė, Horst Kėler, Presidenti ēek, Vaslav Klaus, presdienti turk, ai kinez etj.
TV A1 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|