DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» GJAKRRJEDHJA KURUESE E LUFTĖS CIVILE
Postuar mė datėn: 2008-03-02 07:27:59 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

(Serbia, mbase, nga pasioni i pushtetmbajtjes sė oligarkėve tė saj politikė, pastaj nga shpėrdorimi i historisė pėr trullosjen ariozofike tė masės dhe, gjithsesi, tė joshur nga pėrqafimi i ariut stepor, fillimisht do tė mund tė shtyhej drejt vetizolimin kastroist dhe mė pas, kur hija e kumbullave tė tyre tė zvoglohet nga dielli pėrcėllues i varfėrisė e vetmisė, aherė do tė ngjante i maturuar shpėrthimi i tetorit tė parė.
Dhe eurofilėt e pritshėm do tė merrnin, ndoshta, nismėn ndanė pandanit tė mykur rusofil.
Por si do tė duket dhe kush do t'a bėjė atė?
Njė dytės i Koshtunicės si tribun i rremė i kohės sė re, do tė ishte, mjerisht, mbyllje nė rrethin vicioz tė fatalitetit serbian. Pėr pasojė, alternativė e sprovuar mbetet lodhja nga dogma e pėrbetimit, shterrimi i hijes dhe realizmi i pamėshirė qė do tė ēojė ose nė filtėrin e fisnikėrimit demokratik ose nė laboratorin e luftės civile.
Versioni i parė ose fisnikėrimi i shpirtit politik serb nuk zuri dot rrėnjė nė Belgrad... I dyti, prandaj, vjen i natyrshėm nė orvatjen pėr tė jetėsuar ėndrrėn testamentale europiane tė Dositejit tė tyre...)





Shkruan: Rexhep KASUMAJ

* Fantazma kolektive!

„Tė vdekurit na shohin“, thotė shkrimi i shenjtė. Me mall e pengmbetje nė shpirt disa a ėndje krimi tė tjerė, ata vėshtrojnė nga pėrtejsia dramėn e kėsobotshme toksore nė pritje tė njė kohe tė dytė...
Ndaj, qė nga grilat e pasvdekjes njė banor i ri me emrin Millosheviq, ngujuar nė njė nga rrathėt danteskė, do tė ketė parė gjithsesi shqiptimin e aktgjykimit (qė s'e pa pėr tė gjallė), tashmė jo nė gjykatoren e ftohtė dhe nga ca pleq tė rrjedhur, tė huaj e tė largėt – por nga ana tjetėr, qė s'e kishte menduar kurrė!
Aktgjykimi i shpallej hijadhė nė formėn e njė hareje tronditėse dhe i lexohej rėndshėm e triumfalisht nga djemėria shqiptare qė festonte udhėve tė Kosovės indipendente, duke hedhur lopatat e fundme tė dheut mbi arkmortin e tij, qė s'ishin veēse mbetjet e rajhut serbomadh, pinjoll i mbramė tragjik i tė cilit ishte ky minotauri i dikurshėm i Dedinjes...
Por shpresės sė ngrohtė ngushėllimtare tė njeriut, se jeta nuk sos me vdekjen fizike tė kurmit, Libri i lashtė i vė njė fre reflektimi tė fortė: vdekjen e dytė dhe pėrfundimtare tė tij! Kėtė tė dytėn do t'a pėrjetojnė, ndėrkaq, ata tė paktė qė, tek fqinjėrojnė me demonėt, bėjnė specien e ligė, tė pakorrigjueshme e jopendestare njerėzore.
Duke qenė i kėtij soji, Millosheviqit vdekja e dytė do t'i ketė ardhur nga mėria plastare kur, i rindėrkryer, do tė hakėrronte gjakpirshėm prapa hekurash tė terrtė! Tani fryma e tij, e paaftė apo e padishruar tė pėrballet me tundimin e sė keqes, nė pritje tė kėsaj vdekjes sė dytė, do tė rishfaqet si fantazmė kolektive nė viset periferike tė Kosovės qė, si nė njė ėndėrr tė makthshme, rrah tė shkėputet nga kthetrat e saj...


* Si tė hiqet Serbia...!

Nėse lufta ēlirimtare, shpallja dhe njohja kualitative e shtetit tė Kosovės ishte, tė thuash patriotizėm klasik – prosperimi i saj nė nė societet tė lirė e social dhe tė hapur e racional, do tė ishte, si do t'a quante Dahrendorf, njė patriotizėm i ri kushtetues!
Kori i partive tradicionaliste, me filozofinė e retarduar dhe profilimin e munguar, duhet tė ndėrrojė stil, moral e pėrkushtim pune pėr tė artikuluar rivendikimet e reja tė jetės sovrane. Bashkė me pushtimin serbian janė varrosur dhe fjalamania emfatike, justifikimi idealist dhe statusi si alibi kujdestare e tiranisė sė kaosit dhe hajnisė apo korrupsionit dhe apatisė.
Realiteti postpavarsist tashmė gjakon pėr redizajnimin programatik ose, mbase, dhe pėr bashkime tė tjera politike tė njė formati civil, tė prajshėm dhe elegant deri nė thellėsinė e ėndrrės sė njeriut tė thjeshtė shqiptar pėr tė parė, prekur e ndjerė ēdo ditė kuptimin e lirisė.
Vetėm njė Kosovė e tillė me fluturim qiellor, do tė nxiste vdekurinėn Millosheviq nė rishfaqjen e tij fantazmagorike, tė humbte torruan ndanė joshjes satanike, pėr t'a shpėnė ashtu drejt vdekjes e dytė dhe definitive e tij!
Por festa kaloi e ajo, pėr tė marrė fluturimin, ka ende njė tėrheqje greminore qė i pret krahėt. „Si tė hiqet Serbia prej kėtu – nis autori shkrimin e tij reprezentativ nė njė tė pėrditshme prishtinase. Sa e bukur je liri, qeshėn skllav e skllavėri, do tė shkruajė Berns, poeti i madh anglez dhe tani njeriu, me tė lexuar kėtė fillimshkrim tė autorit (B.Sh.) tė sipėrcituar, nuk ka si tė mos pyesė: ėshtė vallė pėr tė qeshur a pėr tė qarė?
Si kėshtu?
„Toka kurrė s'do tė bėhet parajsė e njerėzimi kurrė s'do tė bashkohet me Zotin...por kur e di se cilės anė i pėrket, jeton mė i lirė“, thoshte Herman Hess. Po thėnja, gati thirrja e artikullshkruesit pėr tė hequr Serbinė prej kėtu, cilėn anė tė sė vėrtetės dualiste pėr Kosovėn aspiron vallė tė rrėfejė?
Tė mbėshtesė triumfalizmin e festiv a dyshimin sokratik – ngjizjen e hollė tė tė gjitha njėmendėsive tė kėsaj bote? Nė shkrimin ballor, nė fakt, pėrvijohen tė dyja pozicionet ambivalente bashkė: nė nismė dyshimi i rezervuar e mė pas, si ndodh me shpresėn imagjinare, besimi i patundur fitimtar.
A nuk pohonte me heroizėm personeli politik se Serbia ishte shporrė pėrdhunshėm me forcėn e armėve aleate (lėdėkėistėt) apo tė tyre dhe tė gjakut tė ēlirimtarėve bashkė (luftėbėrėsit, sepse, njėmend ata ndoqėn mėsimin e mirė tė vjetėr se vendlindja e shtetit ishte gjithmonė lufta!), qė nė vitin e largėt 99-tė?
Dhe se Kosova ishte, nė fakt, e pavarur por pritej vetėm formalizimi (Rugova) apo, me thėnė me njė term mė tė modifikuar, zyrtarizimi i saj (Thaēi)?
E kur sanksionimi i juridik i fakticitetit ndodhi – na vjen teza e papritur shkreptimtare: si tė hiqet Serbia prej Kosovės! Rezulton, gjithnjė sipas shkrimit, se Serbia qenkėsh aty ku ishte: e pranishme nė mėnyrėn dhe masėn e mjaftė pėr tė sfiduar e prishur realitetin indipendent.
Si u shfaq kėshtu ky inverzion i pamirė nė pėrceptimin e satusit tė ri tė Kosovės: para shkurtit tė pafajshėm ekzistonte pavarsia de facto, por do tė mungonte ajo de jure, ndėrkohė qė tani kjo e fundit ka behur nėpėr portė tė madhe, por, mjerisht, i bėn asaj hije tė murrėtyer varėsia reale: serbė tė tė niveleve e shėrbimeve hyjnė e dalin nė Kosovė si nė shtėpinė e vet!


* Laboratori i luftės civile!

Dhe pikėrisht kjo ngasje e fantazmės kopeiste millosheviqjane pėr ritrupzim, qė sillet mes dy vdekjesh, dėshmon se Serbia, akoma pa katarsisin e saj tė plotė a pa natėn egzorciste qė s'e pati kurrė, do tė duhej tė bėnte tetorin e dytė!
Por jo! Nė fakt gjetja „tetori i dytė“ mbase nuk ėshtė e saktė. Nuk ėshtė e tillė, ndėrkaq, sepse, a kishte vallė mė parė ajo njė tetor tė vėrtetė e prerjemadh ndanė trashėgimisė negative tė historisė?
Asnjėherė!
Opozita sllobodanjane ose ajo klasė e deziluzionuar politike serbe e rebelimit, nė tetorin e aktruar e tė kadifenjtė, me zgjimin e vonė tė shtirur, nuk mund tė pėrmbyste gėnjeshtrėn – pse ajo ishte gėnjeshtra vetė, pastaj nuk mund tė shkėputej nga politika e etnocidit – sepse ishte demiurgu i saj vetė, dhe sė fundi, ajo, siē rrodhi, nuk mund t'a instalonte demokracinė e vėrtetė – pėrsakohė synonte vetėm e shkėlqimin e saj fiktiv, pėr tė realizuar interesa ekspandimi qė i promovoi keq Slobodani i Hagės!
Po ky eshalon mercenaresk nuk doli e nuk mund tė ishte assesi leva e kontestatorėve tė mėdhenj tė Slobodanit. Duke qenė pjesė e ingranazheve tė krimit, ata nuk do tė ishin, ashtu, assesi lokomotivė e fshikullimit tė tij.
Ndaj do tė ishte, mbase, mė drejtė tė thuhet se ajo ,nga pasioni i pushtetmbajtjes sė oligarkėve tė saj politik, pastaj nga shpėrdorimi i historisė pėr trullosjen ariozofike tė masės dhe, gjithsesi, tė joshur nga pėrqafimi i ariut stepor, fillimisht do tė mund tė shtyhej drejt vetizolimin kastroist dhe mė pas, kur hija e kumbullave tė tyre tė zvoglohet nga dielli pėrcėllues i varfėrisė e vetmisė, aherė do tė ngjante i maturuar shpėrthimi i tetorit tė parė.
Dhe eurofilėt e pritshėm do tė merrnin, mbase, nismėn ndaj pandanit tė mykur rusofil.
Por si do duket dhe kush do t'a bėjė atė?
Njė dytės i Koshtunicės si tribun i rremė i kohės sė re, do tė ishte, mjerisht, mbyllje nė rrethin vicioz tė fatalitetit serbian. Pėr pasojė, alternativė e sprovuar mbetet lodhja nga dogma e pėrbetimit, shterrimi i hijes dhe realizmi i pamėshirė qė do tė ēojė ose nė filtėrin e fisnikėrimit demokratik ose nė laboratorin e luftės civile.
Versioni i parė ose fisnikėrimi i shpirtit politik serb nuk zuri rrėnjė dot nė Belgrad...
I dyti, prandaj, vjen i natyrshėm nė orvatjen pėr tė jetėsuar ėndrrėn testamentale europiane tė Dositejit tė tyre...
Le tė risjellim, pėr argument tė tezės, sėrish mendimin se mė mirė njė fund i mnertė se njė mner i pafund...Qė kėtej, pra, kjo nuk ėshtė keqdashje, revansh a gėzim nė fatkeqėsinė e tjetrit. Pėrkundrazi. Ėshtė e njohur nė historinė politike se shumė popuj qė nuk kanė mundur tė bėjnė tutje nė gjetjen e fillit pėr t'u ēliruar nga vetja e tyre, kanė kaluar nėpėr hullinė e luftės civile nė pėrplasje idesh a principatash. Madje Dahrendorf (sėrish ai) thotė se mos pyet kurrė pėrse ndodhin revolucionet (apo luftėrat civile qė janė poashtu njė revolucion). Ato, thjeshtė, ndodhin ashtu siē ndodhin, pas vapės kapitėse, shtrėngatat e suhitė...Fundja nė kohėt e ikura shumė sėmundje qė vinin nga gjaku i prishur, do tė kuroheshin efektshėm pikėrisht me – gjakrrjedhje qė hidhte jashtė substancėn e sėmurė tė tij! Mirėpo kjo pėrvojė e hidhur, po shpesh e vyer, aq mė tepėr i shkon ambientit tė fantaksur serb. Kanė pėrgjakur tė tjerėt, pastaj nuk kanė bėrė pėruljen fajtore pėr varret masivė ku hodhėn mijėra pjestarė kombesh pėrreth qė flijuan paqen pėr lirinė dhe, tė koduar nė kultin e vrasjes, tani parashestojnė marrėzi tė tjera.
Kampi serbo-rus, fjala vjen, nuk merakoset fare pėr fatin e sė drejtės ndėrkombėtare. M. Abramovitz shkruan bukur nė „Guardian“-in e britėve, se ėshtė tepėr i ultė cinizmi hazjajinėve moskovit kur, ndėrsa ēirren pėr lėndimin e ligjit ndėrkombėtar, i nėpėrkėmbin bestialisht ligjet nė vendin e tyre. Ujdinė pėr ndėrtimin e gazpėrēuesit rus nėpėr territorin serbian, eksponentė tė shumtė rus, mes tė cilėsh dhe presidenti Medvedjev (atyre ditėve ende kandidat pėr kreybanor tė Kremlinit, tė cilin bashkė me gjysmėn e dytė tė tij Vladimir Vladimiroviqin, „Stern“- i gjerman i cilėsoi duo infernale ose dueti i skterrshėm), qė vizitojnė Belgradin e interpretojnė pikėrisht si kompensim ekonomik tė Serbisė pėr humbjen e Kosovės.
Pra, jo „alfabeti“ i shpifur „gjenetik“ , por e kundėrta, fakti qė pavarėsia dogji ekspoatimin kolonial tė nėntokės kosovare, do tė bėjė dhėmbjen e trishtimin e vėrtetė serbian. Pėrveē begatisė sė arit a linjitit, sipas ekspertėve belgradas (Daniel Cvjetiēanin) vetėm rezervat e thėngjillit prej 20 miliard tonėsh, do t'i mjaftonin Serbisė pėr 16 shekujt e ardhmė...
Qė kėtej, pėr tė sabotuar jetesėn praktike tė pavarėsisė apo, madje, pėr tė rikthyer jurisdiksionin serb mbi Kosovėn, serbėt, si thonė vetė, edhe do ngulmojnė edhe do tė dijnė tė presin. Kėshtu, kjo strategji tashmė mori dhe formė ideje konkrete pėr njė elaborat tė ngutshėm akademik. Nė shtypin serb, autori i quajtur Igor Kozarski, bėnte ftesė solemne pėr hartimin e Naēertanies sė qindvjetit tė ri, si manifest pushtimesh pėr t'i ngjitur, si parashihte demiurgu i tė vjetrės Garashanin, nukleusit tė vogėl serb, popuj tė tėrė nė rrethimin natyror...
Sikundėr ėshtė shkruar dhe nė raste tė tjerė nga autori i kėtyre radhėve, Europa pėrherė bėnte gabimin elementar: fillimisht duhej, qė nuk e bėri dot, tė instalonte nė Serbi njė protektorat tė llojit gjermano-perėndimor, pastaj tė ngrinte Komisionin defashistizimit dhe, natyrisht, tė kultivonte me durim e shtrėngesė gjysmėshekullore sensin burimor tė njohjes sė tė drejtės sė tjetrit. Mandej, po kjo Europė, e bartur trandshėm nga inercia historike do tė sprapsej pėrherė para krimit etno-spatrues serbian dhe, nė vend tė idesė europiane, ajo kėrkonte nė Serbi liderin karizmatik. Po vallė nuk e paskėsh dijtur ajo Serbia nuk ka lėnguar asnjėherė nga mungesė liderėsh qė i kishte aq tė shumtė e aq primitivė, por nga mungesa e idesė. Pa dhėnė mė parė Sartėrin, si pararendės shpirtėror ajo, siē rezulton ēdo ditė, nuk mund tė prodhonte De Golin e vet politik!
A do tė arrijė, prandaj, Serbia tė ēlirohet nga Serbia vetė?
Nga ajo „tabelė vlerash“ mistike, shtihane e vetėskllavėruese?
Kosova e pavarur i ka dhėnė, tashmė, ndihmėn e parė!

Berlin, dimėr 2008

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Kosovarizimi dhe multi-etniciteti (2008-10-11 07:29:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] FTESĖ (2008-10-11 06:17:16 nga admin1)
[ Opinione ] NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ (2008-10-10 10:08:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Negociatori pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari merr "Nobel" pėr paqen (2008-10-10 09:54:26 nga admin4)
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Opinione ] Historinė duhet pasuruar me tė vėrteta (2008-10-10 08:03:46 nga admin4)
[ Opinione ] BETIMI USHTARAK i UĒK-sė (2008-10-10 05:42:28 nga admin4)
[ Opinione ] NGA PO E ĒON KOSOVĖN SHQIPTARE “POLITIKA” QORRE E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE? (2008-10-10 05:37:26 nga admin4)
[ Opinione ] SIGURIMI KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH) I FBKSH: (2008-10-10 05:19:50 nga admin4)
[ Diaspora ] ME SHQIPTARIN ENVER HOXHA PĖRBALL JUGOSLLAVIT TITO..! (2008-10-10 05:12:02 nga admin4)

Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster