| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » HESHTJA E POPUJVE ĖSHTĖ MĖSIM PĖR MBRETĖR |
| Postuar mė datėn: 2008-03-24 07:25:19 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Si njė ithtar i flaktė i ekzistimit tė shumė teorive konspirative nė botė, dita mė ditė po bindem se, qė nga hyrja e trupave tė NATO-s dhe instalimit tė pushtetit tė UNMIK-ut nė Kosovė e deri nė kėto ēaste tė shpalljes sė pavarėsisė, pas tė gjitha kėtyre realiteteve aktuale, nė mėnyrė mė tė sofistikuar dhe mė perfide, po ndikon njė qendėr e fuqishme koordinuese e vendosjes globale, e cila, duke pasur para vetes njė plan tė detajuar tė arritjes afatgjate tė njė synimi mė parė tė pėrcaktuar, po vepron me sukses nė drejtim tė ndikimit imponues te masat tona popullore. Se kah ėshtė duke na shpjerė ky plan, dhe, sa ai sipas konjukturave tė tyre strategjike do tė jetė favorizues pėr ne si popull, mbetet vetėm tia qėllojmė, por, si duket, me pak gjasa tė ndikojmė nė vazhdimėsinė e ndodhjes sė tyre nė praktikė. Pėrveē pėrsosmėrisė taktike dhe metodike vepruese, kėsaj rrjedhoje tė pandalshme, me sukses po i kontribuon edhe serviliteti dhe dėgjueshmėria pėrtejmase e lidereshipit tonė vendor. |
|
Shkruan: Adnan Abrashi
Kėso shembujsh kemi mjaft dhe unė nė vazhdim do ti cek vetėm disa sosh, si mė aktuale:
Sa mė tepėr afrohej momenti shumė i paralajmėruar i aktit formal dhe solemn i shpalljes sė pavarėsisė, mė sė shumti kam ndruajtur se si populli im shqiptar nė Kosovė, ende as pa e parė dhe as pa e ditur dukjen, do ta pranonte flamurin e ri tė Kosovės. Nė sforcimin edhe mė tė madh tė kėtij dyshimi nė mua, mė bėnte presion ngjarja e kaluar dhe e pakėndshme me flamurin e Ibrahim Rugovės, kur disa dishepuj tė tij fanatikė, tentuan qė nė mėnyrė provokative ta shpalosin publikisht mė 28 Nėntor. Ēfarė ndodhi atėbotė, tė gjithėve na ėshtė i njohur mirė ky moment.
Nė pritje tė flamurit tonė tė ri shtetėror, aspak nuk mė hante palla se si do tė dukej ai, sepse, qė mė parė isha nė dijeni me konditat e rrepta tė konkursit tė shpallur publik pėr idetė e kufizuara dizajnues. Nė pritje tė kėtij akti, mė tepėr mė bėnte, jo aq pėr formėn e pamjes sė tij, po pėr vetė momentin e pėrzgjedhur si mė tė pėrshtatshėm tė promovimit para popullit. Isha mė se bindur se, edhe pėr kėtė ēast tė ndjeshėm dhe historik, ekziston ndonjė taktikė e sprovuar e veprimit psikologjik nė masat. Ky moment i pritur dhe i parashikuar u shpreh nė stilin: trego njė herė lajmin mė tė mirė, e pastaj atė mė pak tė pėrshtatshėm, sepse, edhe po tė jetė e dyta jo aq e kėndshme, patjetėr do tė shkrihet nė thelbėsoren e prioritetit emocional tė sė parės. Kėshtu, sikur e pamė tė gjithė, pa e bėrė ende publike nė popull dukjen e flamurit tė ri, sė pari, nga Kuvendi i Kosovės, u bė shpallja e Deklaratės sė pavarėsisė, e tek mė pas, promovimi zyrtar i tij. Pra, qė mė parė ėshtė ditur se ne si masė psikikisht e parapėrgatitur pėr prioritetin e rėndėsisė sė vet aktit tė shpalljes sė pavarėsisė, shumė mė lehtė do ta gėlltisim karremin e imponimit tė flamurit tė ri, se sa, sikur mė parė ta kishim ditur formėn e tij .
Ashtu edhe ngjau! Fundja, nėse duam tė bėhemi shtet, nuk kishim ēare pa pranuar ēdo far oferte tė ofruar. Kush kishte guxim dhe vullnet tė kundėrt qė nė ato momente tė euforisė festuese tė reagojė ndryshe? Sigurisht askush!
Si tek veprimi i imponimit strategjik pėr flamurin e ri, praktika e njėjtė vazhdoi edhe me mėnyrėn e ēuditshme tė procedurave tė pėrshpejtuara tė aprovimit tė njė sėrė ligjeve nga Parlamenti i Kosovės, ligje kėto, qė patjetėr duheshin tė jenė nė harmoni tė plotė me fantom - kallėpet e shtetėsisė ahtisariane.
Derisa, pa i parė dhe as pa i lexuar kėto far ligje, deputetėt tanė nė Parlament, me ngritje gishtash pro, njėzėri i aprovonin ato, nga ana tjetėr, si top-lajme mediale ishin njoftimet bombastike pėr njohjen e Republikės sė Kosovės nga shumė shtete mė tė fuqishme tė botės. Nė kėtė hapėsirė informative tė vėmendjes sė pėrqendruar masive, pakkujt i hante palla nga populli pėr natyrėn dhe peshėn e kėtyre ligjeve si dhe pėr efektet e tyre pozitive apo negative qė mund tė kenė nė praktikė. Ato ditė, kryesorja ishte numėrimi i shteteve qė me tė madhe filluan tė na njohin, dhe asgjė tjetėr!
Psikoterapia e strategjisė sė ngjashme tė manipulimit me masat vazhdoi edhe gjatė diskutimit publik pėr Draft Kushtetutėn e Kosovės!
Kur, nėpėr diskutimet publike rreth kėtij akti, pasuan reagimet e ashpra tė pakėnaqėsisė popullore, dhe nga ana tjetėr, ndjehej njė zbrastėsira e njohjes kuantitative tė Kosovės nga shtet tjera, sipas logjikės sė njėjtė vepruese, patjetėr ėshtė dashur tė kishte njė top-lajm tjetėr mediatik qė do ta kthente vėmendjen informative tė masės kah diēka mė joshėse. Dhe ky lajm nuk vonoi! Kryetari i SHBA-ve Bush, me njė dekret special, lejoji furnizimin me armė tė Republikės sė Kosovės.
Ta zėmė se tė gjitha kėto shembuj janė koincidenca tė rastit, por, unė, duke qenė edhe mė tej i sigurt nė ekzistimin e praktikave tė qėllimshme tė manipulimit me masat, i japi vetes tė drejtė qė tė parashikoj se, nė vigjiljen e miratimit formal tė Kushtetutės nga ana e Parlamentit, sigurisht edhe kėtij momenti tejet tė rėndėsishėm, ku duhej pėrqendruar vėmendja e jonė kritike, do ti paraprijė ndonjė lajm bombastik pėr njohjen e Republikės sė Kosovės nga njė varg shtetesh tjera tė botės. Nėse, eventualisht, kjo pritje do tė dėshtojė, mundėsia alternative ėshtė futja nė lojė e ndonjė promovimi investues me rėndėsi kapitale pėr Kosovėn.
Katundi qė shihej, kallauz nuk do,- thotė populli, ndėrsa unė kėtė artikull do ta pėrfundoj ashtu edhe sikur ia nisa nė titull; thėnien e atij tė menēuri tė urtė: Heshtja e popujve ėshtė mėsimi i mbretėrve
Gjersa kjo formė e veprimit tė tyre vazhdon tė pijė ujė nė terren, mbretėrit tanė, edhe mė shumė do tė mėsojnė nga heshtja e jonė...por, deri kurė se?!
24.03.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|