DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» SHEMBULL PER GJITHE KURBETĒARET!
Postuar mė datėn: 2008-05-11 13:55:56 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

65-vjetori i lindjes sė kurbetēarit, Ismail Begzatit
Tungjatjeta bjeshkėt e Australisė, maj 1963


Lamtumirė kurbet i mallkuar 1967 - kthim nė vendlindje.
Shkoi i varfėr dhe u kthye i pasur nė dy aspekte.
Rexhep Zllatku,”Flaka” 20 tetor 1967


I vetmi kurbetēar, i cili mori rrugėn e kurbetit nė Australinė e largėt dhe qė pas pesė vitesh ktheu nė vendlindje e tij tė dashur ėshtė, Ismail Begazati.
Ai, mė 15 maj 2008 mbushen plot 68 vjeē. Lindi nė Tėrnovė, malėsi tė Gostivarit. Mėsues i parė i tij ka qenė atdhetari dhe pishtari i arsimit, prof.
i ndjerė,z. Aburrahman Beqiri, tė cilin e kishte dhe mikun e tij mė tė afėrt. Tetėvjeēaren e kreu nė Gostivar dhe,pėr shkaqe ekonomike s’pati mundėsi tė vazhdojė shkollimin e mesėm.
Jetėn rinore e kaloi duke u marrė me prodhimin dhe shitjen e kėrqeles, kurse mė pas punoi nė Novi Sad dhe Suboticė. Sa herė qė kthente nė gjirin familjar,kohė pas kohe vinte pėr vizitė tek ne nė shkollėn e fshatit dhe bisedonim pėr hallet e kurbetqarėve dhe qė atėherė u njohėm me tė. Mua dhe kolegut tim - Vehap Dukės, na tregoi se do nisėn nė kurbet diku larg nė Australi. E lutėm tė mos largohet, duke e kėshilluar se kurbeti ėshtė plagė e rėndė dhe se nuk do mund tė kthehet mė kurrė nga Australia. Jo, na u pėrgjigj ai vendosmėrisht:-Tė shkoj, tė fitoj e do tė kthehem!
Nė pranverė tė vitit 1963, mori rrugėn e largėt tė kurbetit dhe, nė gusht tė vitit 1967 u kthye nė vendlindje.
Shkoi i varfėr dhe ktheu i pasur nė dy aspekte:

1. Duke punuar ne bjeshket e Australise, per pese vjet pa ndėrprerje, ai u kthye i pasur ne fshatin e tij - Ternovė dhe, pas dy muaj nė fshatin Banjicė, shumė pranė Gostivarit, bleu shtėpi te re dhe 5 hektarė tokė, jo vetem pėr tė, por edhe per tri vėllezerit e tij. Ai, po aty nė Banjicė filloi tė merret me perpunimin e kėrqeles dhe hapi fabriken e vet.
Vitin qė e lėmė pas hapi dhe nje fabrike tjeter dhe, sipas tė dhėnave qė m’i ofroi, tė dyja fabrikat ne vit bėjnė njė xhiro prej qindramijė euro bruto. Por, vazhdon djali i tij i vetėm dhe shumė i vyeshėm -Iliri, tė cilin e ka caktuar Drejtues, thotė se shpenzimet, pra tatimet, pagat punėtorėve dhe e lėndės djegėse janė kolosale.
Z. Ismail, me plot krenari thotė: Ja ku e kemi Australinė! Me punė mund te arrihet gjithėēka, ndaj uroj qe kurbetēret tane tė kthejnė nė vendlindje, sepse Atdheu ynė ėshtė i pasur me resurse dhe, secili kurbetēar me leket e fituar me djerse, mund te hap ndonje biznes - uzinė te vogėl dhe tė jetojė ne trojet e te pareve tane.
2. - Ai, shkoi i varfer dhe u kthye i pasur edhe nė aspektin e diturisė. Gjatė tėrė kohes se qendrimit tim nė Australi, me plot impenjim lexova veprat e rilindasve tane: Gjergj Fishtėn, Naimin, Konicen, Asdrenin, Ndre Mjeden e shumė rilindasė te tjere dhe, me te kthyer ne vendlindje te gjithė letėrsinė time e solla ne Atdhe. Pra, nga rilindasit tanė atdhetarė e veprimtarė te devotshem, mėsova shumėēka.
Pra, shembulli i z. Ismail Begzati, le tė jetė udhėrrėfim pėr ēdo kurbetēar, qė synon tė kthejė nė vendlindje.
Mėqė miku im I. Begzati lindi dhe u rrit nė fshatin, nė tė cilin sė pari fillova detyrėn e mėsuesit, ndaj s’mundem tė anashkaloj e tė mos shkruaj rreth mbresave dhe kujtimeve tė mia mė tė mira gjatė shėrbimit nė kėtė fshat:
S’e harroj kurrė pritjen qe na e bėnin gjithe fshataret me daulle dhe percjelljen, pra ndarjen me lot nė sy: burra e gra, pleq e fėmijė.
S’e harroj lindjen e djalit tim-Lulėzimit, mė 12 maj 1964, kur i tėrė katundi organizoi festė, duke brohoritur telalli:
- Mėsuesit Ibrahim i ka lindur djalė!
S’i harroj drekat e darkat qe na i shtronin. Se pari mesuesi e pastaj hoxha. Po vorbat me kosė e me qumesht qe na i sillnin per ēdo dite, a mund t’ i harrojme. Jo, se na vret Zoti! Gjatė muajit Ramazan agjėroja dhe pėr syfyr, me daulle na zgjonin.
Njerės mė tė dashur, mė bujar e mikpritės, mė tė besės, mė trima e mė fisnik nuk kisha pa. Kėsisoi janė malėsorėt!
Me rastin e hapjes e tė pagėzimit tė shkollės sė re, nė Tėrnovė, mori pjesė edhe Ismaili. Ishte muaji tetor i vitit 1967. Nė oborrin e shkollės qenėt tė pranishėm rreth 80 fshatarė.
Pėr nder tė hapjes sė shkollės sė re organizuam njė program modest me kėngė, valle e recitime. Nxėnėsit mė tė mirė i recituan edhe dy poezitė e mia, me titull: “Tėrnovasit” dhe “Tė vetmuarit”

TERNOVASIT
O tėrnovas mendo ti
se ne fushė ē’asht’ mbėrri,
mėsues e doktorė nė ēdo anė
me duzina ata i kanė.

Kėtė gjė dhe unė e di
pasi vet jam kurbetli,
dimė dhe ne si ta tė jemi
vetėm kushtet nuk i kemi.

O tėrnovas shiko pra,
pranė kishės vjetėr, ēka asht ba,
njė shkollė e re asht ndėrtue,
sytė e fėmijėve me i ndriēue!

“TE VETMUARIT”
(Kushtuar tetės Mehreme dhe djalit tė saj Beqirit, tė cilėt jetonin nė mes tė pyllit tė vetmuar pa askend nė botė, 2 km. larg fshatit Tėrnovė.)

Shtėpia nė tė cilėn jetonin Teta Mehreme dhe djali i saj i vetėm - Beqiri. Nentor 1964 v. Foto dėshmi:

Azis Kėrluku, profesor i pedagogjisė nė pension dhe I. Egriu

Tė vetmuarit
Porsi lulja nė tubzėn e ferrave,
qė s’lėshon dorė kush me e kėrkue,
njashtu dhe nėnė e bir sė bashku,
jetojn’ nė pyll askush pa i shikue.
Porsi terri nė mes tė natės,
porsi ahuri ku flenė lopėt,
njashtu dhe kasollja e sė ngratės,
ėshtė e shkatėrruar dhe bėn ftohėt.
Mbi tė gjitha vėshtirėsitė qė ka,
ėshtė e ēalėt nė dorė e kėmbė
njė magji thotė ma kanė ba,
e kanė ngulur njė dru nė rrėnjė!
Kėsi mendime prapanike,
i rrotullohen njeriut nė kokė,
kur jeton si bishat e egra
dhe nuk ka as miq as shokė.

SQARIM: - Frymėzimi pėr ta shkruar kėtė poezi mu shfaq pas vizitės qe ia bėmė Teze Mehremes dhe djalit tė saj, Beqirit, sė bashku me kolegun tim Azizin, ne shtepinė (kasollen) e tyre nė mes tė pyllit.
Nga Tėrnova, unė dhe Azizi nisėm rrėzė malit pėrpjetė dhe, porsa arritėm pranė kasolles, papritmas para nesh u shfaq njė malėsor me plis tė bardhė e mustaqe, i cili pėr dore mbante njė dhi dhe na u drejtua me vrazhdesi:
- Ku shkoni dhe ē’kėrkoni kėtu?
- Iu pergjigjem se kemi ardhur qe t’ju vizitojme, sepse ne jemi mėsuesit e katundit.
- Tė na vizitoni, pse mos kemi mbet tė na jepni sadaka?!
- Jo Beqė, vetėm sa t’ju shohim. Atėherė, nga kasollja u dėgjua zėri i nėnės se tij:
- Hė Beqė kush ėshtė, me kend po kuvendon?
- Me mėsusit nanė. Kanė ardhur tė na bėjnė ziharet(vizitė).
- Mirė se kanė ardhur, leri le tė hynė brenda!
- Hymė brenda, kurse Beqa qėndroi jashtė nė pyll.
- Urdhėroni uluni dhe mirė se keni ardhur!
- Mirė se tė gjetem teze!
- Azizi u ulė pupas, kurse une qendroja ne kembė.
S’kisha ku tė ulem, sepse s’kishte as dysheme, as ndonjė stol pėr t’u ulur. Te kemi sjellė ca ushqime: groshė, oriz, sheqer e vaj, i thashė unė, ku t’i vendosim?
Vėri ē’aty nė legjen dhe mos kij dert, sepse ne i hamė e jo Ju.
I shpraza ashtu siē mė urdhėroi. Mandej ia filloi bisedės:
- Siē mė shihni unė jam sakate (e ēalė) nė dorė e kembė dhe djali mė ka mbet i pamartuar. A e dini ēka? Mė kanė bėrė tunxhi (magji),e kane ngulur nje dru nė rrėnjė ndaj me ka ngelė djali i pamartuar dhe unė sakate.
Nė ato ēaste me vemendje pėrceptoja brendinė e shtėpisė, por ē’me pa, nje shtėpi pa tavan, pa xhama dhe pa orendi.
Lart nė trarin e kasolles ish i lidhur njė zinxhir i gjatė dhe poshtė ish lidhur njė ēengel, kurse varur qėndronte njė kusi e vjetėr bakri me ujė pėr tė bėrė kaēamak me miell misri. Shpejt do ta bėj gati kaēamakun dhe do t ’ju gostis. Jo, i thashė unė, ne kemi ngrėnė, porsa nisem per ketu.
Shiko, shiko, u pergjigj ajo, miku nuk nxirret nga shtėpia pa bukė.
Ne shqiptaret e kemi zakon ta presim mikun me buke, krypė e me zemer. O Zot thashė me vete, ē’na gjeti!
Atėherė ndėryri dhe Azizi: - Nėna e Beqės, ne nuk e lamė me kaq, pėrsėri do ju vizitojmė. Tani duhet tė shkojmė nė shkollė, sepse nxėnėsit na presin. Mirė tha, shkoni! Ju paēa nėna, faleminderit dhe ju qoftė rruga e mbarė!
Nga ajo vizitė, tri ditė rresht s’mundeshim tė fusim asgjė nė gojė, as Azizi e as unė. Ate vizitė kurrė s’e harrojmė !
Nė njė proverb dibrane, pėr fukarenjtė, tė cilėt s’masin qe sa mė mirė ta presin mikun, thuhet:
“Pėr njė plesht e djegin jorganin”!
Pas mbylljes se Programit, u propozova fshatarėve qė, shkolla e re tė pagėzohet me emrin e Prisit tonė legjendar kombėtar - Gjegj Kastrioti. Nė ato ēaste, ndėrhyri njė fshatar, i cili me zė tė lartė tha:
- Jo Gjergj Kastrioti,por t’ia vejmė emrin e nacionalistit e tė luftėtarit trim e patriot nga treva e Gostivarit - Xhem Hasa.
Jo, ndėrhyra unė, pushtetarėt sllavo-maqedon nuk lejojnė.
Atėherė, pasi e kuptova se keta fshatarė tė paarsimuar e tė padjallėzuar, nuk e dinin se kush ishte Gjergj Kastrioti,u drejtova sėrish me njė propozim tjetėr:
Te dashur fshatarė, kėsaj here propozoj qė shkollės t’ia vejmė emrin e ish mbretit tė Shqipėrisė - Skėnderbeu. Po, njėzėri brohoritėn tė gjithė! Pas atij takimi me fshatarė, sinqerisht njė ndjenjė droje filloi tė mė kaplojė, se mos vallė ndonjėri nga fshatarėt lajmėron organet e UDB-sė pėr propozimin e dhėnė qe shkolles t’i vihet emri i Xhem Hasės. Por jo, aty vėrejta se sa besnik e trima ishin ata.
Pra, miq tė dashur, ky qe njė pėrshkrim thjesht modest pėr dhe rreth Tėrnovės dhe fshatarėve te mi mė tė dashur tė viteve 1962/63, 63/64 dhe 67/68 kur pėr here tė parė fillova detyrėn e mėsuesit.
Me rastin e 65-vjetorit tė lindjes, mikut tonė tė dashur, z. Ismail Begzati e tė 44-vjetorit tė lindjes se djalit tim tė dashur - Lulzim Egriu, qė tė dyve u urojmė shėndet e jetė tė gjatė sa malet e Korabit e bjeshkėt e Sharrit!

Malme-Suedi, mė 11 maj 20 08
Me respekt, Ibrahim Egriu
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] PROFESOR SELIM BERISHA - SHEMBULL SE SI LUFTOHET DHE VDISET PĖR ATDHE (2008-04-04 15:46:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHEMBULLI I REZISTENCĖS POPULLORE I TANUSHĖS HEROIKE KUNDĖR PUSHTUESIT DHE KOLONIZATORIT SLLAVOMAQEDONAS DUHET TĖ NDIQET NGA TĖ GJITHĖ SHQIPTARĖT (2007-05-23 18:19:59 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shembulli i Bosnjės demanton njė model tė ngjashėm tė pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė (2007-01-25 07:43:32 nga F.Smajli)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėri-Suedi 0:0 (2008-09-06 14:27:21 nga admin4)
[ Opinione ] PASI KOSOVA TĖ BĖHET SHQIPĖRI! (2008-09-05 03:18:27 nga admin4)
[ Opinione ] Pėr tė zhvendosurit e Luginės sė Preshevės duhet tė hapet njė zyrė ! (2008-09-04 14:14:03 nga admin1)
[ Opinione ] Shtet pėr pushtet apo pushtet pėr shtet?! (2008-09-04 08:59:26 nga admin1)
[ Opinione ] Planet operative pėr ēmilitarizimin e veriut tė Mitrovicės!? (2008-09-04 04:37:43 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KESH furnizon pėr 48 orė me energji elektrike Kosovėn (2008-09-02 02:17:48 nga admin4)
[ Opinione ] SA ĖSHTĖ E PAVARUR SHQIPĖRIA? (2008-09-01 17:38:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Beteja pėr zbardhjen e fatit tė tė zhdukurve (2008-08-30 07:01:30 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster