| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » AMBASADORI THAĒI DHE BE PA SHKOP |
| Postuar mė datėn: 2008-06-14 16:39:16 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Hashim Thaēi ėshtė veēse ambasadori i njė Kosove tė deterritorializuar nė Kosovėn e qeverisur nga UNMIK-u, KFOR-i, zyrat e Quintit, strukturat e Serbisė, ICO-ja, edhe pak EULEX-i, e kushedi nga kush tjetėr... |
|
Shkruan: Albin KURTI
Strukturat e Serbisė nė veri tė Kosovės i kanė mundėsitė por jo edhe tė drejtėn. Qeveria dhe institucionet e Kosovės e kanė tė drejtėn por jo edhe mundėsinė. Veriu mbetet i ndarė dhe gjithnjė e mė i ndarė. Pas shpalljes sė pavarėsisė mė shumė i pavarur u bė veriu i Kosovės (dhe enklavat serbe) nga Kosova sesa Kosova nga Serbia (dhe UNMIK-u). Zyrtarėt ndėrkombėtar nė rastin mė tė mirė e ruajnė gjendjen ekzistuese: Qeverisė sė Kosovės i thonė se nuk mundet andaj nuk duhet tė ngutet, kurse strukturave tė Serbisė u thonė se nuk duhet pasi qė nuk kanė tė drejtė. UNMIK-u pėrfundimisht nuk po shkon nga Kosova sepse Qeveria e Kosovės po e duron atė, kurse strukturat e Serbisė duke mos e duruar ICO/EULEX-in nuk e lejuan atė tė zbarkojė.
EULEX-i thuhet se do ta ketė pėr prioritet sundimin e ligjit. Veriu i Kosovės ka nevojė mė sė shumti pėr EULEX-in. Mirėpo, nė vend se atje tė tėrhiqen kriminelėt para ligjit ngjau diēka qė e anticipon tė kundėrtėn: pas shpalljes sė pavarėsisė u mbyll zyra e ICO-sė ende pa u hapur ajo. Nė vendin e paraparė pėr zyre tė ICO-sė nė veri tė Mitrovicės u hodh njė bombė - disa dėme materiale mjaftuan qė tė hiqet dorė nga vendosja atje. Minimumi qė tash mund tė bėjnė institucionet e Kosovės ėshtė qė pėrderisa EULEX-i nuk ėshtė vendosur mirė e mirė sė pari nė veri tė Kosovės pa i dhėnė asgjė Serbisė pėr kundėrvlerė, ai kurrsesi nuk duhet tė pranohet nė pjesėn tjetėr tė Kosovės. Ndėrkaq, ICO-ja assesi nuk duhet lejuar qė ta bėjė decentralizimin e Kosovės pa u integruar njėherė veriu i Kosovės nė Kosovė. Pa pasur Kosova integritet territorial decentralizmi doemos e copėton pakthyeshėm atė.
Duket qė mė e keqja tashmė ka nisur tė ngjajė. EULEX-i po e merr lejen pėr tu vendosur nė Kosovė pikėrisht pasi qė Serbia po e merr garancinė pėr zbatimin e planit tė vet pėr ndarje funksionale tė Kosovės. Dhe, jo vetėm kaq. EULEX-i po pėrfundon nėn sqetullėn e UNMIK-ut i cili do tė mbetet nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244. Kėsisoj, shtylla e parė e UNMIK-ut qė ngėrthen Policinė dhe Departamentin e Drejtėsisė po bėhet EULEX. Asgjė tjetėr. Doli se gjithė kėto ecejake tė kėtyre muajve tė fundit u bėnė vetėm dhe vetėm qė asgjė thelbėsore tė mos ndryshojė. Serbia vazhdon tė pyetet pėr Kosovėn mė shumė se Qeveria e Kosovės kurse burokracia ndėrkombėtare (me fuqi ekzekutive qė nuk i ka asnjė qeveri nė botė) transformohet e rikonfigurohet pėr hir tė efikasitetit tė vet asaj. Paralelisht, kreu i ICO-sė, Pieter Feith, i shoqėruar nga Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, bėjnė fushatė pėr decentralizimin e Kosovės pėrfundi Ibrit duke i hapur Serbisė shtegun pėr ta shpjerė Anamoravėn nė njė situatė qė gjithnjė e mė shumė do ti shėmbėllejė veriut tė Kosovės. Sa pėr kohė paqeje ėshtė vėshtirė njeriu ta imagjinojė se si ka mundur tė jetė mė keq sesa kjo qė tashmė po ngjan (me shpejtėsi anipse nė dukje disi heshturazi).
Pėr ta bėrė EULEX-in tė pranueshėm edhe pėr strukturat e Serbisė, Bashkimi Evropian po i bėn hapur lėshime Serbisė nė kurriz tė Kosovės. Njohja e Republikės sė Kosovės nga ana e Serbisė po zėvendėsohet me njohjen qė EULEX-i do tua bėjė strukturave tė Serbisė tė dala nga zgjedhjet e 11 majit. BE-ja ia ofroi Serbisė Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit pėr tia ofruar Serbia asaj Boris Tadiqin si kryeministėr. Ndryshe nga kjo, pėr ēėshtjen e instalimit tė EULEX-it nė Kosovė, BE-ja po i dhuron Serbisė diēka qė ėshtė e Kosovės e jo e Bashkimit Evropian. Pra, ende pa ardhur mirė nė Kosovė, BE-ja po i jep Serbisė diēka tė Kosovės sė ardhshme! Qeveria e Kosovės ashtu siē ėshtė e reduktuar nė pasivitetin e saj absurd nuk bėzanė. Ajo jo vetėm qė nuk merret me ēėshtjet e sovranitetit dhe integritetit territorial, jo vetėm qė nuk i hap ambasadat nė asnjė vend qė tashmė e ka njohur Kosovėn, por, pėr mė keq, vetė Qeveria e Kosovės i ngjan njė ambasade tė Kosovės (e cila thuajse ndodhet diku gjetiu!), qė pret e pėrcjell politikanė e diplomatė tė ndryshėm. Hashim Thaēi ėshtė veēse ambasadori i njė Kosove tė deterritorializuar nė Kosovėn e qeverisur nga UNMIK-u, KFOR-i, zyrat e Quintit, strukturat e Serbisė, ICO-ja, edhe pak EULEX-i, e kushedi nga kush tjetėr...
Megjithatė, pėrveē sjelljes sė ambasadorit Thaēi, ka edhe njė tjetėr faktor tė rėndėsishėm pėr tatėpjetėn e Kosovės sė pavarur. Qė prej rrėzimit tė Milosheviqit, Bashkimi Evropian (por edhe faktorėt e tjetėr ndėrkombėtar) nuk kanė mė shkop pėr Serbinė, por vetėm karrotė. Rolin simbolik tė shkopit pėr Serbinė e luan zbrapsja eventuale e karrotės ama shkop real nuk ka mė. Koshtunica pėr pesė vjet me radhė e ka eksploatuar kėtė fakt. Pavarėsia e Kosovės vazhdimisht shtyhej deri nė pikėn kur ajo mbeti pa sovranitet dhe integritet territorial, pra pa substancė. Politikanėt e Grupit Negociator nė vend se tė insistonin qė populli i Kosovės duhet tė vendos pėr fatin e Kosovės nė referendum, thoshin se janė ata pesė a gjashtė veta qė do tė vendosin duke negociuar me Serbinė. Nė vend se ēėshtjen e Kosovės ta paraqesin si njė ēėshtje tė sė drejtės (pėr vetėvendosje) ata e hedhėn Kosovėn nė pazarin e negociatave ku Ahtisaarit i duhej tė ndėrmjetėsonte midis tri goditjeve qė i merrte nga Qeveria e Serbisė dhe gjashtė buzėqeshjeve qė i merrte nga Grupi Negociator i Kosovės.
Duke mos pasur mė shkop pėr Serbinė demokratike tė pas Milosheviqit, krejt ēfarė do tė bėjnė faktorėt ndėrkombėtar ėshtė tė pėrpiqen qė Serbisė tia zvogėlojnė pretekstet e mundshme pėr obstruksionet e saj nė Kosovė. Ndėrkaq, Qeveria e Kosovės josovrane do tė mbetet veēse vegėl e kėtyre faktorėve ndėrkombėtar nė kėtė kurs tė politikės qė e ushqen Serbinė me mishin e trupit tė Kosovės.
Prishtinė, 15.06.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|