| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KUJDES NGA MALLKIMI I HISTORISĖ! |
| Postuar mė datėn: 2008-02-01 10:51:23 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ne, Populli i Shqipėrisė, krenar dhe tė vetėdijshėm pėr historinė tonė, me pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera tė tjera universale, me vendosmėri pėr tė ndėrtuar njė shtet tė sė drejtės, demokratike e sociale, pėr tė garantuar tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut, me frymėn e tolerancės dhe bashkėjetesės fetare, me zotim pėr mbrojtjen e dinjitetit dhe tė personalitetit njerėzor, si dhe prosperitetin e tė gjithė kombit, nė paqen, mirėqenien, kulturėn dhe solidaritetin shoqėror, me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar, me bindjen e thellė se drejtėsia, paqja, harmonia dhe bashkėpunimi ndėrmjet kombeve janė ndėr vlerat mė tė larta tė njerėzimit Marrė nga Preambula e Kushtetutės sė Shqipėrisė. |
|
Shkruan: Afrim MORINA
Isha nxėnės i vitit tė parė dhe gjeneratės sė parė nė gjimnazin e Therandės. Gjuhė Latine na jepte profesori i nderuar - Qazim Berisha. Pas disa njėsive mėsimore, sipas alfabetit qė isha i shėnuar nė ditar, mė tha ti shkruaja tri fjali nė dėrrasė tė zezė. I shkrova. Profesori mu afrua dhe duke mė grushtuar nga pak shpatullave, filloi tė mė pyes: E di ti ēka ke shkruar?! I befasuar e shikoja herė atė qė kisha shkruar, herė profesorin. Pasi nuk mori pėrgjigje nga unė, filloi tia bėjė tė njėjtėn pyetje secilit nga nxėnėsit dhe duke i ndrydhur me bėrryl tė dorės nė shpatulla. Unė i vidhja shokėt me sy, pėr tė mėsuar se ēfarė gabimi kam bėrė. Askush nuk ndihej i gjallė nė klasė. Dikur profesori mu afrua, mė ktheu drejt shokėve nė klasė dhe mė tha: Nuk po e di se ēka ke bėrė?! Nuk e di! A e di se sa gjaku ėshtė derdhur kėtu qė tė shkruhet Gjuha Latine zyrtarisht dhe kėtė fat e pate ti? Mos u ndalni! Arsyetoi kėto fjali qė i shkrove!
Qėllimisht e rikujtova kėtė pjesė shkollore, sepse kjo po pėrkon shumė me Preambulėn e Kushtetutės sė Shqipėrisė. Sa e sa gjaku ėshtė derdhur qė tė kemi njė Preambulė tė tillė, ku bėhet fjalė pėr pėrpjekjet shekullore tė dėshmorėve tė kombit qė tė kemi identitet dhe bashkim kombėtar. Kjo Kushtetutė doli nga vota e popullit, sepse nė te ngėrthehet lufta e pamposhtur kundėr mbretėrive tė ndryshme, kundėr kongreseve ndėrkombėtare e regjionale tė ndryshme, kundėr konferencave ndėrkombėtare e regjionale tė ndryshme, kundėr elaborateve, ideologėve, e lobeve tė ndryshme me pėrmasa ndėrkombėtare e regjionale. Kjo betejė mė nė fund u fitua me votėn e popullit dhe tė gjithė ata qė kanė bėrė be e rrėfe se nuk do tė ketė Shqipėri kanė shkuar nė llumin e historisė.
Ne jo vetėm qė kemi qenė tė sulmuar e tė etiketuar nėpėr shekuj, nėpėr kancelari tė ndryshme, nėpėrmjet elaborateve tė ndryshme, me propagandė tė shtypit tė verdhė, qė kundėr nesh kishin rekrutuar dhe forcuar kolonėn e pestė, por patėm fatin tragjik dje dhe sot, qė edhe nė mesin e shqiptarėve, madje me autoritet politike, por jo morale, tė bėjnė be e rrėfe, se nuk do tė ketė kurrė Shqipėri tė madhe, harrojnė se kėtė emėrtim e ka pėrgatitur kuzhina e Beogradit dhe Athinės, se nuk do tė ndodh kurrė bashkimi kombėtar, se nuk do tė ndodh kurrė bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn, se
Z. Sali Berisha nė krye tė ekzekutivit tė Shqipėrisė londineze, pasi dėshtoi pėr realizimin e ėndrrės pėr njė autonomi tė Kosovės dikur, sot po nga e njėjta pozitė turret tua shpjegojė qendrave tė vendosjes, se nuk do tė ketė Shqipėri tė Madhe. Si duket zotėriu e njeh mirė propagandėn e kultivuar nė kuzhinėn e Beogradit dhe pa ujė nė sy e mbėshtet atė dhe krenohet se tha diēka tė madhe. Ai dhe sorollopi i tij, qė kanė shumė dėshirė tė thirren nė verdiktin (siē ka dėshirė tė thirret!) e popullit, harrojnė se kėtė tė drejtė llomotitje ia ndalon edhe Kushtetuta nė fuqi, kur dihet se Projektkushtetuta e tij nuk u miratua nga verdikti i popullit, mu pse nuk parashihte pėrpjekjet shekullore pėr identitet dhe bashkim kombėtare.
Nė kėtė lojė tė ndytė ka hyrė edhe figura mė e dashur e kohės, kur bėhej luftė pėr jetė ose vdekje tė shqiptarėve, kur bėhej luftė pėr tė qenė apo jo edhe kjo Shqipėri ēfarė ėshtė sot, qė dikur me guxim intelektual i pati thėnė JO Projekt Kushtetutės sė z. Berisha, u angazhua me pėrkushtim dhe arriti tė ketė kėtė Kushtetutė, qė tė paktėn me Preambulėn e saj krenohen gjithė shqiptarėt, njė Preambulė shpresėdhėnėse pėr mbėshtetje ndėrkombėtare nė pėrpjekje pėr bashkim kombėtar. Pėr tė kundėrshtuar bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn, sė pari z. Majko ka qenė dashtė ti kėrkojė falje elektoratit tė vet, tė cilit i kishte mbajtur ligjėrata pse duhet Kushtetuta e Shqipėrisė tė ketė njė Preambulė tė tillė, ti kėrkojė falje shqiptarėve nė Kosovė pėr mirėpritjen qė i bėri me njėherė pas lufte, ti kėrkojė falje Komandant Adem Jasharit, kur ishte te varri i Tij nė Prekaz.
Kjo propagandė e koordinuar kohėve tė fundit kundėr njė tė drejte historike tė shqiptarėve, kjo propagandė qė pėrkon me shtypin e verdhė tė sllavėve dhe botės ortodokse, kjo propagandė qė pėrkon me shumė elaborate dhe si rezultat i gjithė kėsaj, territoret shqiptare, jo vetėm dje, por edhe sot Pakoja e Ahtisarit i ka vė nė aeropag, na detyron tė analizojmė: janė apo nuk janė tė denjė tė udhėheqin qeveri, janė apo nuk janė tė denjė tė jenė parlamentarė, janė apo nuk janė tė denjė pėr tė bėrė homazhe te varret e dėshmorėve tė kombit, janė apo nuk janė tė denjė, nė fund tė fundit, pėr tė folur qoftė edhe nė emėr tė familjarėve tė tyre.
Sot diplomacia botėrore dhe ajo evropiane nuk janė si dikur. Sot diplomacinė botėrore dhe evropiane nuk mundesh pėr ta mashtruar me fjalė boshe, se ata e dinė mė mirė se ju, ku synojnė tė arrijnė intelektualėt e mirėfilltė shqiptar, ku do tė arrijė tabori tjetėr qė nė program ka bashkimin kombėtar dhe nė fund tė fundit ajo e pa kėtė te Preambula e Kushtetutės, qė mori pėlqimin e popullit, ajo e pa edhe te Ushtria Ēlirimtare e Kosovės qė vėrshuan vullnetarėt nga i gjithė globi, ajo e pa edhe betimin e tyre tė shkruar, ajo e pa edhe nė pėrdorim tė flamurit dhe kėndimin e himnit gjatė luftės dhe mu pėr kėtė nė Pakon e Ahtisarit e ka ndaluar tė drejtėn historike pėr bashkim kombėtar, qė Ballkani ende tė jetė nėnė ethe tė luftės.
Jo vetėm diplomacia, por edhe politikologėt, analitikėt politikė me pėrmasa ndėrkombėtare e regjionale, janė duke e pėrcjellė gjendjen e krijuar nė hapėsirėn shqiptare dhe parashohin gjithēka, madje edhe luftė, por kurrė nuk kanė thėnė, se nuk kanė tė drejtė bashkimi shqiptarėt. Pėrshpejtimi pėr fuqizimin dhe zbatimin e Pakos sė Ahtisarit bėhet mu nga frika, se mund tė shpėrthejė bomba e kurdisur dikur nga diplomacitė botėrore nėpėr kongrese e konferenca, se nuk janė mė shqiptarėt e fillimit tė shekullit tė kaluar, se shqiptarėve nuk ju duhet shumė pėr tu ngritur edhe kundėr tė zgjedhurve tė vet. Sikur tė ishin tė sigurt se kjo nuk do tė ndodh, bashkėmendimtarėt e Pakos, Serbisė do tia kishin zgjatur edhe mė tutje afatin e bisedimeve, deri nė pafundėsi, sepse kjo Pako prodhon krizė me pėrmasa regjionale. Duke shpresuar se do tė gjejnė argatė pėr tė hequr nga koka e shqiptarėve programin e bashkimit kombėtar, mundohen ta fuqizojnė sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur, pėr tė pėrfituar nė kohė dhe nė harmonizimin e veprimeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike pėr interesa mė tė mėdha. Mu pėr kėtė kohėve tė fundit bėhet fushatė kundėrkombėtare, por njė gjė duhet ta dinė tė gjithė, se koha e makinės sė Orvellit pėr shpėlarje truri ka kaluar.
Si duket, ata qė kanė ndarė mendjen se nuk do tė ketė bashkim tė kombit nė njė shtet dhe me mish e shpirt luftojnė kėtė filozofi politike, do tė jenė pėrfitues tė momentit, por jo tė historisė. Do tė jenė pėrfitues tė politikės si art i sė mundshmes pėr njė apo dy mandate, por jo edhe i asaj politike shkencore, ku trualli shqiptar vėshtrohet dhe studiohet nga tė gjitha kėndet. Ky vėshtrim i politikės shkencore ka bėrė tė prodhojė lufta pushtuese e ēlirimtare, dėshmor e tradhtar, ndarje blloqesh nė pėrmasat jo vetėm evropiane, mbajtje konferencash e kongresesh, tė prodhojė elaborate pushtuese e ēlirimtare, tė krijoj miq e armiq tė jashtėm, prandaj duhet pasur kujdes nė veprime e deklarime. Ka tjetėr gjuhė diplomatike pėr tė zbutur gjakrat pėr pėrfitim momental, por kjo do tė ishte arsyetuar vetėm nėse Kosova do tė ishte me tė vėrtetė e pavarur dhe sovrane. Shqiptarėt nė Maqedoni si shtet formues, shqiptarėt nė Serbi tė kishin autonomi politiko- ekonomike, shqiptarėt nė Mal tė Zi tė ishin shtet formues, shqiptarėt nė Greqi tė kishin autonomi politiko- ekonomike, mirėpo nė rrethanat nė tė cilėn gjendet mbi gjysma e shqiptarėve, qoftė si territor apo popullatė, vėshtirė ėshtė tė merren pėrgjegjėsi pėr tė ndrydhur vullnetin e popullit pėr bashkim kombėtar. Kjo mund tė ndodh, nėse ka forcė shtypėse tė vullnetit, por ajo duhet tė jetė dhjetėfish mė e madhe se ajo qė kishin serbėt.
Shkelja e aktit me tė lartė shtetėror - Kushtetutės, ndėshkohet si tradhti, jeni tė vetėdijshėm zoti Berisha pėr kėtė, apo duhet pėrkujtuar, se kur keni marrė pėrsipėr ta udhėhiqni kreun e ekzekutivit keni dhėnė betimin mu nė kėtė akt. Parlamentarė, ju jeni ata qė mbroni kushtetutshmėrinė dhe duhet tė lypni llogari ndaj secilit qė shkel apo shpėrfillė atė, se nė fund tė fundit para jush ka dhėnė betimin se do ta drejtoj qeverinė nė kornizat e Kushtetutės. Nėse dikush nga deputetet apo grup parlamentar, do qė tė respektohet Kushtetuta, kėrkoni kėtė qė tė sqarojė para kėtij organi ligjdhėnės, se pėr interesa tė kujt po e bėnė kėtė, se pėr interes shtetėror e kombėtar kurrė.
Prishtinė, 01.02.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|