DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Xhemajli Berisha ”KĖSI LOTĖSH S'KANĖ DERDHUR SYTĖ E MI
Postuar mė datėn: 2008-04-17 04:31:29 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Xhemajli Berisha ”KĖSI LOTĖSH S'KANĖ DERDHUR SYTĖ E MI", poezi, K.L. "Fan S. Noli", Prizren, 2001

Shkruan: Gėzim AJGERAJ

Nė vendė tė hyrjes:



Fati i atdheut tė robėruar, ishte edhe fati i Xhemajli Berishės. S'kish si tė ishte ndryshe, kur ky mishėrim me atdheun, kjo dashuri pėr lirin e tij, ėshtė edhe fati i pa ndashėm i jetės sė tij. Dashuria pėr atdheun e lirė vjen e bėhet ideal, tė cilin do ta shoqėroi gjatė tėre moshės sa jetoi ai, ideal pėr tė cilin edhe flijoi. Tė jesh idealistė pėr lirinė e atdheut, nuk ėshtė shumė e lehtė, duhet tė kesh vizion pėr tė ardhmen e tij, lirinė e popullit, veti tė cilat i kishte tė mishėruara Xhemajli Berisha. Mirė po mbi tė gjitha tė jesh idealit militantė, ėshtė guxim, trimėri, dėshmi e njė atdhedashurie tė sinqertė, dhe i tillė ishte Ai. U lindė mė 17 prill 1957, nė fshatin Brestofc tė Rahovecit. Shkollimet e para i mori nė vendlindje dhe nė Arbanė tė Prizrenit, ku migroi bashkė me familjen. Akademinė pedagogjike e mbaroi nė Prizren, ndėrsa ne Prishtinė, mė 1982, diplomoi nė fakultetin ekonomik. Siē shihet, vitet e lėvizjeve tė mėdha, tė demostratave tė vitit 1981, e gjejnė student, ku mori pjesė aktive, nė demostrata e protesta.
Fillimisht punoi si profesor i lėndėve profesionale nė gjimnazin e Prizrenit, ndėrsa gjatė vitit shkollor 1987/88, kalo nė Akademinė Pedagogjike si mėsimdhėnės i lėnėve profesionale. Gjatė gjithė kėsaj kohe, veprimtaria politike e patriotike e Xhemajli Berishės ishte shumė e bujshme. E gjithė kjo veprimtari, do tė vazhdoi deri nė fillimin e vitit 1989, nė kohėn e protestave tė minatorėve, protesta nė tė cilat ai mori pjese aktive dhe kundėrshtoi haptas ndryshimet kushtetuese qė i ofronte okupatori. Mė 3 prill 1989, Xhemajliu, arrestohet nga shėrbim i sigurimit shtetėror serb i instaluar nė Kosovė. Nga data 3 - 6 prill, Xhemajliu mbahet nė qelinė numėr 20 te burgut tė qarkut nė Prizren, dhe gjatė kėsaj kohe, nga punėtorėt e sigurimit shtetėror, merret nė pyetje, torturohet e keqtrajtohet, nė mėnyrat mė mizore.
Duke e parė kėtė qėndresė pathyeshmėri te kėtij militanti tė atdheut, sigurimcat e shtetit serb nė Prizren, e shuajnė nė mėnyrėn mė barbare, jetėn e kėtij militanti tė atdheut. Xhemajli Berisha, ishte dhe mbeti i pa thyeshėm, atdhetar e militant, bir besnik i atdheut. Jo vetėm kaq, shumė vite mė vonė pas vdekjes u botuan edhe poezitė e tija, tė lėna nė dorėshkrim. Poezi tė cilat kapin njė periudhe te gjatė tė shkrimit. Shembull qe argumenton se Xhemajliu, kishte shkruar herė pas here dhe poezi, me tė cilat ai na jep dėshmi se kishte edhe shpirt poetik. Ai ishte i tillė, me njė modesti tė theksuar, dhe i sinqertė. Veti tė cilat i shoqėronin veprimtarėt militant, tė kauzės sonė kombėtare.



KĖSI LOTĖSH S'KANĖ DERDHUR SYTĖ E MI

S'po tė jap trėndafil
Qė t'i marrėsh erė,
Po ta lė poezinė,
Ta mė kujtosh pėrherė
(Po ta lė poezinė) fq. 7.

Lirika nė librin e Xhemajli Berishės, ėshtė zėri autentik i shpirtit tė tij, i ruajtur dhe i ndrydhur brenda vargut, pėr ta ruajtur atė ndėr vite, nga rrebeshet e kohės nėpėr tė cilat u pėrbirua populli i ynė, por jo edhe poeti. Fati i tij ishte i lidhur ngushtė me fatin e atdheut dhe pėr tė edhe u flijua. Por siē e thamė nė fillim, lirika e lėnė nė dorėshkrim, na e sjellė zėrin autentik tė shpirtit tė tij poetik. Shpirti i tij vjen nė fjalė, nė varg e ringjallet, duke sjellė mes nesh dashuri, ndjenjė, besnikėri, sinqeritet, fjalė etj, pėr njė kėrkim tė ri, pėr kohėardhurėn aq shumė tė pritur, lirinė. I gjithė ky gėrshetim temash, pėrmes lirikės ėshtė shprehja mė e mirė e ndjenjės sė tij, e brezit tė tij, idealizmės brenda tė cilit mishėronte shpirti i tij. E gjithė kjo shprehje e ndjenjės sė dashurisė, pėr mes vargut, ėshtė dashuria pėr atdheun, lirinė e tij. Dhe gjithė kjo ndjenjė, nė ecje me kohėn do tė shpaloset edhe mė ēiltėr. Sepse ėshtė koha ajo qė kėrkonte ndryshim, dhe shpalosje tė ndjenjave, tė atdhetarizmės.
Pra e gjithė koha e viteve tė tija, sa vinte e bėhej mė e zymtė, por nė shpirtin poetik ajo bėhej mė shpėrthyese, siē bėhet poezia nė vazhdim. Duke e dėshmuar shprehjen gjithnjė e mė hapur tė mendimit pėr ndjenjėn e lirisė qė ai dhe bashkėmendimtarėt e tij e kultivonin nė shpirtin e tyre. Nga kjo shohim edhe njė element tė veēantė tė shkrimit tė poezisė nė kohė tė ndryshme, si njė kronik qė e pėrcjellė jetėn e tij. Pra, njė poezi e shkruar nė kohė tė ndryshme pėr njė periudhė tė gjatė kohe. Pra pikėrisht kjo e vėrteton edhe thėnien, se me kalimin e viteve, vargu bėhet mė shpėrthyes, mė i hapur, mė kėrkues, duke shprehur edhe militantizėm, tė cilin edhe kishin djemtė e idealit tė lartė tė atdheut, siē ishte Xhemajliu. Nė ciklin e parė tė librit; "Fjalė e vėrtetė", shpaloset shpirti i sinqertė i poetit, nė atė tė dytin; "Uri e etje kam - pėr ty", ai bėhet mė kėmbėngulės shtigjeve tė kėrkimit;

Ti po mė shtrėngon me fuqinė shpirtėrore
Kėsi lotėsh s'kanė derdhur kurrė sytė e mi,
Janė lot tė kthjellėt tė dashurisė rinore
Tė lutem mos m'i fshijė!

Nė mė shteren lotėt
ka tė bėj pastaj
Diēka do tė derdhin kėta sy,
Njė det tė pa fund, njė det tė paskaj,
Nė mos paēa lot, do tė derdh gjak pėr ty!
...
(Shtigje kėrkimi), fq. 29.

I gjithė ky shpėrthim do tė vije nga njė pritje e gjatė, i cila e dėrmonė njeriun, i humbė kuptimin jetės, ndėrsa gjurmėt e saja vijnė e shtrohen brenda shpresės pėr njė tė ardhme tė mirė. Por e gjithė kjo etje, kjo kėrkesė e kėrkonte kohėn, dhe dukej se koha po vinte, apo siē do tė thuhej nė ciklin e tretė tė librit: "Ka ardhur koha". Koha pėr njė shprehje tė hapur tė mendimit, pėr njė kėrkesė tė hapur tė tė drejtės pėr liri. Ky shpėrthim, kjo besnikėri ndaj ēėshtjes sė atdheut, ky militantizėm, do tė shprehet mė sė miri nė vargjet;

Kėtė tokė ku kemi le e nderojmė
Sepse shqiptarė ne vetes i thomė.
Gjaku s'na dhimbset qė harxhojmė
Kur armikun si shqipe e luftojmė

Shumė tė huaj deshėn ta robėrojnė
Nėpėr kėmbė ta marrin ta pushtojnė,
Po cili do qė shkeli te ky dhe
Kurrė mė s'u kthye atje ku ish le.
...
(Kėtė tokė ku kemi le e nderojmė), fq. 54.

Ky artikulim i atdhetarizmės se poetit, nė tabanin kombėtar, pėrmes vargut do tė shtrohet edhe nė poezinė; "Abdyl Frashėri", me ēka do tė identifikohet qartė kėrkesa e djemve atdhetarė tė rangut tė Poetit. Apo nė poezinė ; "Pritja", ku poeti pėrmes vargjeve, shfaqė hapur idenė e bashkimit; "Malli pėr ju po mė rėndon, / Ah, sa kohė ka qė s'ju takoj, / Dua tė nisem tė vij, / Por kufirin si ta kaloj" /. Dhe e gjithė kjo pėrpjekje, kjo luftė, bėhet pėr tė vetmen fjalė; Liri. Lirinė, qė aq shumė na mungoi neve shqiptarėve, jashtė trojeve etnike.

Pėr ty gjaku s'u kursye,
As djersėt e ballit,
Qė kjo tokė tė jetė e lirė.

(Lirisė), fq. 63.

Nga rrafshi tė cilin e zbėrthyem librin ,deshėm tė dėshmojmė se poeti Xhemajli Berisha, i tillė ēfarė ishte nė jetė, ishte edhe nė varg, nė poezi. Kėtė njohje, kėtė zbėrthim tė vargut tė tij, nga njė pėrkapje e hollė, do tė shihet shumė lehtė se poeti ishte i ēiltėr, i sinqertė, i thjeshtė e modest, me njė taban tė pasur atdhetar e me njė guxim e vendosmėri prej militanti. Hė pra, i tillė mbeti nė altarin e atdheut, i tillė pėrmes vargut edhe nė letrat shqipe.
Zvicėr, 18.08.2001

PRILLI I VRARĖ

• Kushtuar dėshmorit tė kombit, Xhemajli Berisha, i vrarė mė 6 prill 1989 nė burgun e Prizrenit.

Prillit ja vranė qiellin bilbilin e ndalėn nė kėndim
Diellin i ndalėn trėndafilit pranvera rrodhi pikėllim



Lumbardhit ju skuqė rrjedha atdheut pala nė flamur
Ideal i vrarė prilli ligjėrim i papėrfunduar

Dhembja nė kėngė u shua qėndresa guxim lėshoi
Udhė brezash rruga ideali rrezaton

Prizren, 1997

NJĖ TJETĖR JETĖ

Tani mė kandili i idealit tėnd shkėlqen
Shkėlqimi trazohet nėpėr agimet e bardha
Pėllumbat e emrit tėnd flatrojnė kuqeziut
Nė fletė lulesh rrezet e idealeve tė ardha

Emri ytė flatron me diellin
Vakim zemrat e ditėve pa trishtim
Lirikė pėrmallimi nokturno emrit
Rrezeve tė dritės plotė shkėlqim

Shfletojmė ditėt e ikjeve tė zeza
Dhembja na mbytė trishtimit
Qiellit mbulonė korbėzeza
Atėdheu gjakonė nė pikėllim

Atėdheu ideali i flijimit
Emri i skalitur pėrjetėsisė
Pėr bardhėsit e ardha pėr bashkimin
Gjak nė flamurin e ardhmėrrisė

Prizren, Shtator 1999

IDEALI I LIRISĖ

(Xhemajli Berisha)



Rėnja pėr ideal ėshtė pavdeksi
Lule e kėputur ligjerimi ėndėrr e vrarė drita

Shpresė e kėputur liria
Prapa dritareve tė burgut bishat tėrbohen
Klithma e shpresave tė vrara gjakun mbulon
Pse e ndale shkėlqimin para hienave tė natės

Ti ishe shkėndijė prej dielli
hijenatė trazojnė amshimit shkėlqimit tė tė ndalin

Dashuria nė buzėqeshje tė vizatohej
Liria tek rrjedhė pavdeksisė

Prizren, 2000

UDHĖ BREZASH
(Xhemajli Berishės)

Mė jep ngrohtėsi nga jeta jote
T`ua vak zemrėn tė tjerėve
Mė jep amanetin e kėngėve
Tė pa kėnduara
Ta dėrgoj ndėr breza
Mė jep fjalėn tėnde qė ngeli pa thėnė
T`u jap oshėtimė bjeshkėve
Mė jep dėshirėn e idealit tėnd
Kult pėrė rrugėn e lirisė
Mė jep uratė nga mermeri yt
T`u jap udhė kėngėve tė pathėna

Prizren, 1997

Gėzim Ajgeraj, poet
____________________________
marr nga pashtriku
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] LETĖR PĖRSHĖNDETĖSE NGA SAHIT XHEMAJLI - VĖLLAI I DĖSHMORIT TĖ SHQIPĖRISĖ ETNIKE - SHABAN XHEMAJLI (2008-06-17 10:40:30 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Konferencė shtypi e kryetarit tė LPK-sė, Emrush Xhemajli (2007-02-14 15:29:51 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk do te preket emri i Ismail Qemalit (2008-07-31 17:13:38 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha pėruron mbikalimin e Kamzės (2008-07-17 04:51:31 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Pėr Kosovėn nuk mund tė ndiqet politika e ndarjes mbi baza etnike (2008-07-05 17:39:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Geixh mbron Bollanon: Berisha s’ka ndryshuar (2008-06-07 01:45:04 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Beogradi pėrpiqet tė manipulojė me mbajtjen e zgjedhjeve nė Kosovė (2008-05-06 12:21:57 nga admin4)
[ Opinione ] Ylli Rakipi - Letėr e hapur RAPSODIT Sali Berisha (2008-05-04 13:53:03 nga admin1)
[ Opinione ] PROFESOR SELIM BERISHA - SHEMBULL SE SI LUFTOHET DHE VDISET PĖR ATDHE (2008-04-04 15:46:32 nga admin4)
[ Opinione ] NYTimes: Berisha dhe i biri, pas armėve (2008-03-29 11:35:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shkrimi i New York Times, Berisha: Pėrdoreni si letėr higjienike (2008-03-27 10:31:28 nga admin4)

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster