| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Serbia te njohe gjenocidin ndaj Kosoves |
| Postuar mė datėn: 2008-02-22 03:56:27 nga admin2 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kryetari i Komisionit parlamentar te Jashtem, Prec Zogaj, thekson se me pavaresine e Kosoves ka ardhur momenti qe shteti serb te njohe gjenocidin e kryer kunder qytetareve kosovare. Ne nje interviste per Koha Jone, deputeti i PD-se, Zogaj, vleresoi dje se vetem ne kete menyre Serbia do te jete e lire per te ecur ne rrugen evropiane. Nga ana tjeter, Zogaj thekson se mosnjohja e pavaresise se Kosoves nga disa shtete nuk e rrezikon shtetin e sapoformuar, ndonese shprehet optimist se ne nje kohe shume te shkurter pavaresia do te njihet nga te gjitha shtet.
Si e pritet shpalljen e pavaresise se Kosoves?
Pavaresia e Kosoves padyshim qe nuk ra si rrufe ne qiell te kthjellet. Ky ishte kulmimi i nje procesi te gjate, por qe ka njohur si kulme te meparshme nderhyrjen e forcave ajrore te NATO-s mbi Serbi per clirimin e Kosoves nga pushtuesi dhe kolonizuesi serb dhe nje ngjarje madheshtore eshte edhe ajo e 10 Qershorit te vitit 1999, kur trupat e NATO-s u futen ne Kosove. Keshtu, pavaresia e Kosoves erdhi nga kjo rruge, por sigurisht ne momentin qe ajo ndodhi u shoqerua me emocione te medha dhe te paperseritshme. Ne na ra fati te jemi bashkekohes te shpalljes se Pavaresise se Kosoves dhe kjo sigurisht i jep nje kuptim te ri jetes sone.
Ne festimet per pavaresine u brohorit edhe per Shqiperine Etnike. Si duhet pare ky koncept ne kohet e sotme?
Ka grupe te caktuara dhe madje edhe parti politike, te cilat flasin per Shqiperine e Madhe, ose ate etnike. Por, une mendoj se Shqiperia e Madhe eshte nje shans i humbur. Kjo teze nga ana tjeter eshte perdorur shume nga kundershtaret e Kosoves per te trembur perfaqesuesit e shteteve te medha per te mbeshtetur pavaresine e Kosoves. Po per ne eshte e rendesishme qe Shqiperia, ashtu si edhe Kosova tashme, jane dy shtete te pavarura dhe po keshtu kane deshiren dhe vullnetin per tu bere pjese e Bashkimit Evropian dhe kjo eshte zgjidhja me e mire qe paqeton aleatet e Kosoves, te cilet ben ceshte e mundur qe ajo ta fitonte pavaresine. Nga ana tjeter fqinjesia e mire mes Shqiperise dhe Kosoves zhgenjen edhe ata kundershtare te pavaresise, qe e shihnin ate si shkas per te formuar Shqiperine e Madhe.
Cfare pasojash pritet te sjell mosnjohja e pavaresise se Kosoves nga vete Serbia dhe disa shtete te tjera?
Mendoj se edhe vendet qe tani jane skeptike per te njohur ose jo pavaresine e Kosoves, se shpejti do ta njohin ate. Kjo pasi do te shikohet ne menyre te qarte se kjo pavaresi nuk do i krijoj ato probleme qe ata pretendonin se do te krijoheshin si rrjedhoje e saj. Do te kuptohet se Kosova eshte rast unik dhe se zgjidhja ishte vertet unike. Serbia duhet te pranoj realitetin e ri qe e priste te ndodhte ne Kosove dhe do te jete ne interes te saj ta njoh ate si shtet te pavarur. Nga ana tjeter, Serbia nuk duhet te harroje kurre qe ka kryer gjenocid ne Kosove dhe rruga e saj per tu cliruar nga e gjitha kjo histori eshte te njoh krimet qe ka bere neper dekada ne Kosove. Duke njohur gjenocidin dhe pavaresine e Kosoves, Serbia do te jete e lire te ece ne rrugen drejt Evropes. Por, nga ana tjeter, deri ne kete moment mosnjohja nga ana e disa shteteve e pavaresise se Kosoves nuk e rrezikon ate si shtet.
Fatjona Mejdini
|
|
| Koha Jone |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|