| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KUR NGA NJĖ LETĖR E DOVLETIT RRĖZOHET PĖR DHE KUSHTETUTA E NJĖ SHTETI SOVRAN! |
| Postuar mė datėn: 2008-06-15 06:39:32 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
...Mė nė fund, letra e shumėpritur e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-s, Ban Ki Mun, erdhi nė zyrėn e shkėlqesisė sė tij, pionierit tė stafetės sė Titos, tani president i shtetit sovran tė Kosovės, Fatmir Sejdiut!!!
Kjo, letėr nuk do t“mė hynte aspak nė punė qė tė bėhej objekt pėr kėtė shkrim sikur kjo letėr famėkeqe, e cila pėrngjason me ato letrat e mykura tė ideve tė errėta tė shumė mbretėrve dhe krajlėve drejtuar kombit shqiptar, kėtu e 130 vjet mė parė, pra qė nga epoka e stuhishme e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (LSHP). |
|
Shkruan: Fadil SHYTI
- Kjo, letėr e bėnė edhe njėherė mė tė qartė qėndrimin e OKB-sė, qė ėshtė e vendosur mė tej qė ta shtrijė kolonializmin e vet me dorėn e zgjatur tė UNMIK-ut, pėr ta legjitimuar sundimin e Serbisė mbi njė pjesė tė madhe tė Kosovės; gjegjėsisht atje ku tani janė sistemuar sipas enkalvizimit, kolonėt serbė.
- Kjo letėr i jep dritėn jeshile Serbisė qė tė shtrijė ndikimin e fuqishėm serb edhe mbi ekonominė e Kosovės; kur kjo do t“i kontrollojė doganat kukulla nė kufijtė me shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės!
- Kjo letėr i jep dritėn jeshile Serbisė, tė ketė kontrollin qė pėrmes UNMIK-ut, tė ushtrojė kontrollin e saj, mbi policinė lokale tė Kosovės nė enklavat e sistemuara serbe!
.................................................................................................................................
Tė gjitha kėto sa i ceka mė lartė dėshmojnė edhe njėherė sa e brishtė dhe e pavendosur ėshtė politika shqiptare nė Tiranė, Prishtinė e mė tej...
Kjo, klasė politike pa pikė turpi e pranoi pa asnjė rezistencė ndarjen e Kosovės , sipas myhyrėve (vulave) tė perandorive tė dovletit nga Brukseli dhe Nju Jorku.
Revolton fakti qė Ministri i Mbrojtjes, sė Shqipėrisė Londineze, Gazmend Oketa kėtė letėr e priti pa asnjė vėrejtje!
Po, kėtė e bėn si nė kor dhe burrėshtetasit e Prishtinės, Sejdiu, Thaēi e tė tjerė...
Zotėrinjtė, duke bėrė kėtė harruan qė pavarėsisht nga kush erdhi ajo letėr famėkeqe; me pranimin e saj e cila e legjitimon ndarjen 25% tė territorit tė Kosovės.
Lidhur me kėtė udhėheqėsi vizionar, Albin Kurti thotė: aty ku janė enklavat serbe tė kontrolluara prej strukturave paralele tė Serbisė, sovranitetin dhe pushtetin e ndajnė UNMIK-u dhe KFOR-i, dhe ato struktura tė Serbisė
Duke pranuar ndarjen edhe de jure tė territorit tė Kosovės, politikanėt shqiptarė gabuan rėndė sepse, shkelėn Kushtetutėn e ashtuquajtur tė Kosovės e cila nė fakt s“ėshtė asgjė tjetėr veēse njė Kushtetutė si ajo e vitit 1989, e aprovuar dikur nga satrapi S. Millosheviq dhe pranuar pa rezistencė nga parlamentarėt e Kosovės tė zgjedhur nga vet Serbia millosheviqjane.
Atėbotė, u suspendua autonomia!
Kurse, tani ka njė ndryshim kozmetik sepse nė fakt tė zgjedhurit e popullit me 38% tė votuesve , i ka zgjedhur UNMIK-u, konkretisht, Havier Solana; kurse ndryshimi tjetėr qėndron nė faktin se kjo Kushtetutė solaniste, ėshtė antagoniste me Kushtetutėn e vitit 1989, sepse kjo nė fakt kinse e rikthen sėrish nė Kosovė Kushtetutėn e vitit 1974, e cila qe rrėzuar mė 1989. Por, kjo autonomi mjerisht nuk u kthye e cunguar; pra Kosova ka rėnė nėn autonominė e vitit 1974; jo vetėm nga aspekti administrativ, por edhe nga aspekti territorial; Kosova, tani ka mė pak kompetenca nė levat e shtetit sovran dhe nė marrjen e vendimeve pėr fatet e saj, dhe tani ėshtė e ricopėtuar edhe territorialisht!
Pas letrės sė Ban Ki Munit, analisti Daniel Server thotė: kohėt e fundit shohim njė konsolidim tė mėtejshėm tė ndarjes sė veriut tė Kosovės. "Tani jemi duke parė njė ndarje de fakto tė konsoliduar. Ėshtė e qartė se Moska dhe Beogradi po pėrpiqen ta arrijnė njė gjė tė tillė dhe kjo ėshtė shumė pėr tė ardhur keq sepse nė njė mėnyrė apo tjetėr kjo do tė sjellė probleme dhe dhunė."
-Askush nuk e ka parashikuar kėtė tmerr, qė pas Luftės Ēlirimtare, Kosova tė ricopėtohet dhe tė degradohet edhe mė keq udhėheqja e saj e cila nuk ėshtė e zonja ta mbrojė atė Kushtetutė , qė ia seruan aleatėt e huaj!
Tani, po shihet dėshtimi kapital i klasės politike tė Prishtinės, Tiranės, Shkupit dhe mė tej; sepse, UNMIK-u, EULEX-i dhe Serbia e kanė bėrė mishmash qeverisjen e tyre nė Kosovė; ata do ta kenė kontrollin madje edhe mbi levat kryesore tė shtetit sovran siē janė gjykatat, policia, doganat etj!
Unė, nuk jam jurist tė konstatoj saktė ēfarė duhet bėrė populli i njė vendi kur i cenohet Kushtetuta e shtetit tė tij, jo vetėm nga aleatėt e jashtėm por edhe nga udhėheqja e tij; por jo rrallė kam lexuar dhe dėgjuar qė: Kushtetuta e njė shteti ėshtė e paprekshme nga kushdo qoftė; ėshtė njė dokument pėrcaktues, obligues pėr tė gjithė; prandaj, cenimi i saj do tė thotė cenim i aspiratave popullore pėr liri, vetėvendosje dhe ribashkim kombėtar!
Populli i Kosovės kėtė Kushtetutė kompromisesh tė turpshme, as e ka aprovuar as e ka dėshiruar; prandaj realisht kjo Kushtetutė nuk konsiderohet Kushtetutė e aspiratave tė tij ēlirimtare dhe pėrparimtare!
Prandaj, konsideroj qė kjo fantazmė e sjellė nga Brukseli, duhet tė eliminohet sa mė parė, tė mos respektohet nga populli i Kosovės, sepse kjo me nenet e saj tė errėta, po ia mohon idealet e shenjta siē janė vetėvendosja dhe ribashkimi kombėtar; pėr mė keq koj Kushtetutė po e kthen Kosovėn nė plaēkė tregu , kur shtetit okupator, Serbisė, po i jepet e drejta tė sundojė mė tej mbi trojet tona!
Suedi, mė 15.06.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|