DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» O Berat s'e pate fat...!
Postuar mė datėn: 2007-07-05 08:01:24 nga admin1 :: Kategoria: Kultura



Berati nuk u pranua nė UNESCO. Nė listėn e fituesve mes 22 siteve tė shpėrndara nė gjithė botėn u shfaq Korfuzi. Gjithkush e di se ai ishull ėshtė shumė larg nė krahasim me vlerat e padiskutueshme tė qytetit muze. Por Berati ndryshe nga ē'e thotė ajo kėnga e njohur, "s'e pati fat". Duhet thėnė kjo, sepse ndoshta qėlluan njerėzit e gabuar, ata qė nuk lėvizėn... as gishtin e vogėl pėr tė mundėsuar tė kundėrtėn e kėsaj qė ndodhi. Sepse Berati i kishte tė gjithė shanset tė shpallej nė listen e pasurive botėrore, nė mbledhjen e UNESKO-s e mbajtur para pak ditėsh nė Zelandėn e Re.
Sidoqoftė mbetet tė themi "ky ėshtė njė lajm i keq", njė lajm i pranuar qetėsisht nė Tiranėn zyrtare, nė kryeqytetin ku tradicionalisht bėhet zhurmė pėr diēka. Aq zhurmė sa ēdo gjė tjetėr lihet mėnjanė. Harrohet. Zhduket. Sado e rėndėsishme qoftė, sado emergjente. Njė krizė politike, ku nė lojė shfaqen e zhduken emra hipotetikė presidentėsh, s'mund tė lėshojė terren pėr asnjė problem tjetėr. As pėr Beratin qė mbeti jashtė listės sė pasurive botėrore, pikėrisht nė momentin kur i kishte tė gjithė shanset tė ndodhte.
Sipas specialistėve i gjithė procesi qė nga shpallja e garės e deri nė mbledhjen e komisionit ka dy faza. Faza e parė ėshtė hartimi i dosjes, pėr tė cilėn kanė punuar prof. Emin Riza dhe drejtori i Drejtorisė Rajonale tė Beratit, Ajet Nallbani, nė bashkėpunim me ekspertėt e UNESCO-s. Kjo fazė ka qenė e sukseshme. Dosja u prit mjaft mirė. Po ashtu ana diplomatike pati mbarvajtjen e duhur. Kujtojmė se veē grupimeve tė shoqėrisė civile apo tė deputetėve, nuk u kursye as ndėrhyrja e vetė presidenti Moisiu. Ndėrsa faza e dytė qė lidhet me mbledhjen e komitetit tė Trashėgimisė Kulturore, e pėrbėrė nga pėrfaqėsues politikė tė vendeve anėtare, u shoqėrua nė heshtje.
Nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve (Kjo ministri ka kaq shumė emra sa zor mbahen mend!) askush nuk diskuton pėr shansin e humbur tė Beratit. Mund tė thuhet gati me siguri se pėrgjatė gjithė qershorit, qyteti muze i Beratit nuk ėshtė pėrmendur as nė korridoret e kėsaj ministrie, qoftė edhe pėr vizita private a ndonjė piknik. Pėr gjatė gjithė qershorit kur nė shumė vente tė botės diskutohej mbledhja e Komitetit tė Trashėgimisė nė UNESCO, mbledhje ku u shqyrtua edhe dosja e Beratit, nė Shqipėri nuk ndodhi asgjė. Asnjė dalje publike, asnjė fushatė, asnjė aktivitet nė qytetin muze, asnjė takim diplomatik apo vizita...
Pėr ministrin Ylli Pango, i emėruar prej pak muajsh nė krye tė ministrisė me shumė emra, kjo ishte sfida e parė. Me bindje mund tė themi mė e madhja. Njė sfidė qė e humbi. Ylli Pango, nuk foli kurrė pėr Beratin as nė konferencat me gazetarėt ku gjithmonė shpalos plataforma e politika tė reja. Nuk bėri asnjė deklaratė publike nė prag tė mbledhjes sė Komitetit tė UNESKOS. Nga zyra e tij e shtypit nuk ėshtė njoftuar asnjė takim diplomatik me qendėr bisedimesh dosjen e Beratit as me ambasadorė, as me homologėt e tij qė mund tė kishin ndikim nė kohėn e shqyrtimti tė dosjeve.
Alternativa se kjo ēėshtje mund tė jetė harruar prej ministrit bie poshtė. Ai shpesh e thotė se ka "njė kujtesė tė frikshme, edhe mė tė fortė se tė Doktorit". Pra kurrsesi Pango s'mund ta harronte se qershori ishte muaji i diskutimeve dhe i lobingjeve nė Komitetin e Trashėgimisė Kulturore. Mospėrfshirja e Beratit nė listėn e pasurive Botėrore siē thamė mė lart nuk lidhet as me dosjen. Ajo ėshtė hartuar me shumė kujdes. Kishte mė shumė eksperiencė pėr tė. Thuhet se ishte shumė mė e mirė edhe se dosja e Gjirokastrės. Sipas specialistėve as ēėshtja e ngjashmėrisė sė dy qyteteve nuk ekziston. Problemi i kėtij rasti ėshtė thjeshtė neglizhencė. Mungesė marrveshjesh, bisedimesh qė do e mbėshtesnin dosjen e Beratit nė mbledhjen qė zgjati thuajse dhjetė ditė, e ku mbase s'ka qenė i pranishėm asnjė shqiptar.
Vaso Tole, ish-drejtori i Drejtorisė sė trashėgimisė Kulturore, e cila, falė ministrit Pango nuk ekziston mė, deklaron pas humbjes sė kėtij shansi pėr Beratin se: "Nėse qyteti muze do tė pėrfshihej nė listėn e pasurive botėrore, me siguri ky do tė ishte suksesi mė i madh i gjithė karrierės sė Pangos".
Nėse do tė ndodhte me siguri qė do dilnin me deklarata pompoze pėr opinioni publik, tė vetkėnaqur pėr arritjen. As qė mund tė mendohet se do tė heshtnin si nė kėtė rast, siē kanė heshtur pėr ēdo herė tjetėr pas dhjetra skandalesh nė fushėn e Monumenteve dhe tė Trashėgimisė Kulturore.

Nga Admirina Peēi

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] NACIONALIZMI CINIK (2008-09-06 14:25:47 nga admin4)
[ Opinione ] Kujt i flet Qeveria kur thotė se nuk e ka ndėrmend tė ndėrhyjė me dhunė nė veri? (2008-09-06 07:42:11 nga admin4)
[ Kultura ] “KOHA E KOMETES” OSE KOHA E INFERIORITETIT SHQIPTAR (2008-09-06 03:39:10 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] VENDIM I KRYESISĖ QENDRORE – SHAIBK (2008-09-05 15:35:26 nga admin1)
[ Histori ] Marrėveshja antikombėtare e Ahmet Zogut! (2008-09-05 10:27:05 nga admin4)
[ Opinione ] Filozofia politike shumėdimensionale (2008-09-05 10:18:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Njė tren aksidentohet me njė kombi bus nė Shtitaricė tė Vushtrrisė (2008-09-05 10:06:18 nga admin4)
[ Opinione ] PASI KOSOVA TĖ BĖHET SHQIPĖRI! (2008-09-05 03:18:27 nga admin4)
[ Opinione ] SKANDALI “SHTETĖROR E PRESIDENCIAL” I RADHĖS (!) (2008-09-05 03:05:37 nga admin4)
[ Kultura ] Testi i Maturės - Llotaria e Kosovės (2008-09-05 02:46:08 nga admin4)
[ Kultura ] FORMULA SERBO-UNMIKISTANEZE E PAGĖZIMIT (2008-09-04 14:59:02 nga admin4)

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster