| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosova, rruga holandeze dhe rasti kurioz i Abulias |
| Postuar mė datėn: 2007-05-30 14:19:30 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Valmir ELEZI
Student i Shkencave Politike nė UP
U bėnė tetė vite qė nga pėrfundimi i luftės, nė Kosovė edhe mė tej vijon tė mbetet njė gjendje e mjerueshme. Vazhdimisht mediat e shkruara dhe vizive flasin pėr pėrqindje tė mėdha tė papunėsisė dhe varfėrisė. Deri mė tani ėshtė bėrė shumė pak ose hiē nė kėtė drejtim. Duke qenė nė njė gjendje shtetformuese, qytetetarėt e Kosovės janė duke u treguar mjaft tė pėrgjegjshėm ndaj institucioneve, edhe pse kanė "njė mijė e njė" arsye pėr tė mos e bėrė kėtė. Pra, kanė mbyllur sytė nė njėfarė mėnyre dhe nuk ka reagime, shprehje tė paknaqėsisė, tė cilat priten tė shtohen nė muajt e parė pas pavarėsimit tė vendit tonė.
Deri mė tani kanė munguar dhe po mungojnė konsultimet, kordinimi i politikave dhe sė fundmi mungesa e vullnetit pėr tė dalur nga kjo gjendje e mjerueshme. Kur kemi parasysh pasurimin e disave (qofshin zyrtarė apo jo zyrtarė), qė na kujtojnė personazhet e pėrrallave (tė cilėve ju rastis tė udhėtojnė qoftė ditėn apo natėn dhe nė njė moment ndeshen nė ndonjė qyp me ar), dhe nė anėn tjetėr, tė tjerėt edhe ato qė i kanė po i humbasin, qė prap se prap, na kujtojnė shprehjen: "Ata qė kanė do tė kenė me bollėk, kurse ata qė s'kanė do t'i merret edhe ajo qė e kanė bėrė".
Ky shenim do tė ishte shumė i mangėt po tė mos pėrmendnim reagimet, veprimet e ndonjė shteti nė raste tė tilla krizash.
E njohur si rruga holandeze ėshtė njė nga mėnyrat se si njė vend mund ta tejkaloj njė situatė tė rėnduar ekonomike, por nuk do tė thotė qė tė veprohet kėsisoj edhe te ne. Gjėja e parė qė duhet kuptuar lidhur me suksesin holandez nė vitet 1990 ėshtė vetė qenia e tij produkt i 'sėmundjes holandeze' tė viteve 1970. Deri mė 1982, papunėsia ishte rritur strukturalisht me njė normė prej 2.5 pėrqind nė vit. Si reagim ndaj njė situate tė krijuar, u zgjodh njė qeveri e re me mision qė tė shėronte 'sėmundjen holandeze' dhe ta rikthente ekuilibrin. Kjo qeveri duke adoptuar njė qėndrim qė njihet si: 'larg absurdes', mori njė sėrė masash. Njėra nga veprat e para 'larg absurdes' ishte kėrcėnimi i punėdhėnėsve dhe i sindikatave me njė ngrirje rroge nėse ato nuk do tė binin dakord vullnetarisht pėr tė gjetur mėnyra pėr tė moderuar rritjen e pagės dhe pėr tė hartuar njė program pėr punėsime tė reja. Kėsisoj, u arrit Marrėveshja e Vasenarit, njė fshat i vogėl afėr Hagės, qė nė thelb kishte: kufizimin e pagės nė dobi tė vendeve tė punės, qė njėherit ishte fillimi i vėrtetė i mrekullisė holandeze. Nė kėtė mėnyrė, fjala vjen, njė ēift mund tė kishte 1.5 vende pune nė vend tė 2 vendeve me orar tė plotė duke i dhėnė mė tepėr kohė jetės sė tyre private. Sugurisht, nė fillim ishte e vėshtirė tė gjendeshin mėnyrat pėr 'shpėrndarjen e vendeve tė punės'. Kishte edhe konfrontime ndėrmjet qeverisė e sindikatave. Por, nė fund qeveria dhe politika e saj kishte realizuar funksionin e saj, si trupi i vetėm i pazakontė brenda njė territori qė merr vendime dhe ēdo kush nga qytetarėt ėshtė i detyruar ti zbatoj ato, edhe atėherė kur nuk janė tė pėlqyeshme . Kjo ishte rruga e holandezve: drejtė cilėsisė sė lartė tė jetesės, shoqėrisė sė drejtė, pjesėmarrėse, tė vetėmbėshtetur dhe kompakte.
Por, ajo qė na dallon shumė nga qė u tha nė shembullin e mėsipėrm ėshtė mos gatishmėria dhe se fundmi mungesa e vullnetit tė pėrgjithshėm pėr tė dalur nga kjo gjendje e mjerueshme. Dhe kjo na kujton rastin kurioz tė Abulias, njė koncept i zbuluar nga psikiatrit nė shekullin e XIX, qė do tė thotė: humbje apo mungesė dėshire pa pasur arsye bindėse.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|