| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Emri i Ukshin Hotit ėshtė i njeriut tė shndėrruar nė histori |
| Postuar mė datėn: 2008-05-17 10:05:53 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Fjala e Dr. Moikom Zeqos nė Akademinė politike kushtuar Mr. Ukshin Hotit mė 16 Maj 2008
Me dorėn qė kam shkruar shkurt kėto vjersha epigramatike pėr dhimbjen e madhe, por edhe pėr nderimin e madh, kam tokur dikur dorėn e gjallė tė Ukshin Hotit, qė tani ėshtė pėrtej vdekjes, por asnjėherė nė vdekje. Ajo qe dora e njė mendimtari luftėtar, e njė kalorėsi tė idesė. Nė Ditėn e tė pagjeturve tė Kosovės, emrat e tyre grishin tėrė historinė, tėrė kohėrat, por jo nėn siglėn e disfatės, por tė siglės sė fitores. Dhe tė mos harrojmė; Pavarėsia e Kosovės ėshtė njė ngjarje epokale, qė ndodh njė herė nė dymijė vjet, njė triumf i shqiptarėve dhe i komunitetit progresiv botėror, njė plotfuqishmėri dhe sekret inkandeshent, novator, i habitshėm i integrimit demokratik. |
|
Shkruan: Dr. MOikom Zeqo
Emri i Ukshin Hotit ėshtė i njeriut tė shndėrruar nė histori, ku e ardhmja do tė kuptimėsojė pafundėsisht tė tashmen, por edhe tė kaluarėn.. Dje dhe sot! Dora qė shkruan, ka thėnė Da Vinēi, ėshtė vegla e trurit. Dora e Ukshin Hotit, qė shkroi librat e guximshėm e tė menēur, ėshtė truri i tij i memorizuar nė pėrjetėsi. Ai qe paralajmėrues dhe njė argumentues vizionar. Prandaj, ai mbijeton pėrherė nė kėtė vizion ndėrtues horizont-ndritės pėr tė gjithė. Dje dhe sot!
Kriticizmi i tij qe human dhe modern.
Substanca e librave dhe shkrimeve tė tij, qe ajo e njė intelektuali dhe politikologu tė klasit tė parė. Me njė formim tė shkėlqyer akademik. Ai nuk i dogmatizoi idetė dhe sulmoi tabutė e fosilizuara. Pėr Ukshin Hotin, politika si njė teori e njė pozitivizimi shkencor, si njė art i mundėsive ( edhe mbi pamundėsitė) si funksionalitet , si njė tėrėsi kategorishė institucionale, ėshtė njė gjė jashtėzakonisht serioze dhe e njė rėndėsie ekzistenciale dhe jetike. Dje dhe sot !
Politika si operacionalizim i teorisė, ėshtė e suksesshme nė raport tė drejtė me vėrtetėsinė racionale, burimore dhe vizionare tė vetė teorisė. Nocionet politke burojnė, ftillėsohen nga historia e vėrtetė dhe jo nga historia e falsifikuar. Dje dhe sot! (
) Instrumentet politike janė dinamike, jo tė ngurta, ato shėrbejnė pėr tė realizuar autenticitetin e individit dhe tė shoqėrisė, dhe jo pėr ti deformuar. Kjo filozofi e politikės ėshtė shkenca e madhe e njeriut, por edhe e njerėzimit. Dje dhe sot!
Mendimi politik i Ukshin Hotit, ngrihet mbi, gjoja, kompleksin e inferioriteti tė shqiptarėve tė mitizuar nga tė tjerėt, kapėrcen funksionin e strukturave arkaike tė strukturave tė pa drejta dhe shpall se tė drejtat etnike nuk mund tė kuptohen pa tė drejtat civile, se vetėdija e sė vėrtetės bėn qė politika teorike tė bėhet politikė historike. Kjo vėrteton se duart e heronjėve tė armėve tė UĒK-sė dhe dora qė shkruan librat, janė e njėjta gjė, tė formėsuara nga liria.
Historia nuk pranon asnjė lloj alibie, qoftė edhe e formuluar mjeshtėrisht si truket e perstixhiatorėve tė famshėm. Luftėtari i mendimit, i epikės shqiptare dhe ndėrkombėtare, Ukshin Hoti nuk u fsheh, nuk iu shmang martirizimit. Dje dhe sot !
Kosova e martirizuar ėshtė njė plebishit i ēdoqastshėm i martirėve tė saj. Kjo ėshtė tashmė njė shembėlltyrė universale, jo vetėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr gjithė tė tjerėt. Dhe mos tė harrojmė se liria e Kosovės ėshtė edhe njė premisė e lirisė sė vetė Serbisė. Aksioma madhėshtore historike; njė popull qė robėron njė popull tjetėr, nuk ėshtė vetė i lirė, ėshtė absolutisht njė e vėrtetė qė ēliron, krijon liri pėr tė gjithė. Dje dhe sot!
Qytetėrimi juridikisht
i tė drejtave tė njeriut dhe kombeve, ėshtė mrekullia e integrimit demokratik. Nė kėtė rrafsh, Kosova dhe pavarėsia e saj, janė nė pararojė sė bashku me komunitetin progresiv botėror dhe jo nė njė periferi tė mjegulluar dhe tė harruar tė historisė moderne. Beteja e fituar e juridicitetit tė pavarėsisė sė Kosovės, pasuroi shkencėn politike tė njerėzimit. Dje dhe sot! Por, edhe sot edhe nesėr !
Mendimtarėt politik shqiptar si Ukshin Hoti, si Rexhep Qosja, nė rrafshin e mendimit politik ndėrkombėtar u arsyetuan drejt, nuk gabuan, qenė tė fortė
Nė arkivin tim ruaj dy fotografi; njėra tregon shtėpinė e djegur tė Ukshin Hotit dhe tjetra nėnėn e tij tė ndjerė. Do tja dhuroj Muzeut tė Kosovės. Nė fund shtėpia e Ukshin Hotit, nuk ėshtė varri i pagjetur, por tėrė Kosova dhe njerėzimi. Nėna e tij janė tėrė nėnat shqiptare dhe tė botės.
Prishtinė, 16 maj 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|