Nga: Jeton Kelmendi, Bruksel
Shtatėmbėdhjetė shkurti solli gėzim tė madh tek shqiptaret e Kosovės. Nga ajo ditė po bėhen dy javė dhe Kosova duket njėsoj si edhe para kėsaj date, pėr nga funksionaliteti. Nė fakt gjėrat kanė ndėrruar, por shtrohet pyetja sa kanė ndėrruar dhe sa ėshtė funksional shteti qė ka vu ne kontradikta Lindjen dhe perėndimin. Ndonėse e njohur si shtet i pavarur nga mbi njėzet vende duke pėrfshirė edhe ato mė me ndikim nė botė, ShBA, Franca, Anglia, Gjermania etj, Kosova vazhdon tė administrohet nga UNMIK-u. I zoti i shtėpisė vazhdon tė mbetet Joakim Ryker.
Sekretari i pėrgjithshėm i OKB Ban Ki Mun, deklaroi se rezoluta 1244 akoma ėshtė nė funksion dhe Kosova ėshtė nėn administrimin e UNMIK-ut. Kjo edhe u pa me vizitėn e Ministrit Serb Sllobodan Samarxhiē, tė cilin e lejoi tė hyj nė Kosovė shefi i UNMIK-ut. Natyrisht po tė ishte shtet, si ēdo shtet tjetėr i pavarur, do tė duhej qė institucionet e vendit ta lejonin ose jo ardhjen e tij, e jo i dėrguari i posaēėm i sekretarit tė pėrgjithshėm. E ēuditshme por e vėrtet, nė Kosovė janė shkelur rregullat, ligjet ndėrkombėtare dhe vullneti i qytetarėve pėr liri dhe tė drejta, tash e sa herė. Arsye gjenim, nuk jemi shtet, por ēka ti thuhet tash vetės kur po themi se jemi shtet.
Legalisht dhe praktikisht Kosova ėshtė shtet, nėse shikojmė nga njė aspekt.
Nga aspekti legal, me vet faktin se SHBA-tė dhe aleatet tjera e kanė njohur Republikėn e Kosovės dhe haptazi vendet perėndimore mbėshtesin vullnetin e popullit shumicė do tė thotė se ēėshtja ėshtė duke shkuar pėrpara. Praktikisht, Prishtinė ka funksionuar disi sikur njė gjysmė shteti qė nga pėrfundimi i luftės, pėrafėrsish si funksionon edhe tash. Janė mbajtur disa parė zgjedhje demokratike, nga tė cilat kanė funksionuar institucionet qė bėjnė shtetin: presidenti, qeveria, parlamenti qė janė institucionet mė tė larta shtetėrore.
Si do qe tė jetė qytetarėt e Kosovės qė dy javė, zyrtarisht janė qytetarė tė Republikės sė Kosovės. Ketė smund ta mohojė askush, madje as Rusia e as Serbia. Dikur do ta njohin dhe natyrisht se Kosova do tė njihet si shteti i pavarur qė nga shtatėmbėdhjetė shkurti.
E gjithė kjo ėshtė njė hap drejt pėrmirėsimit tė gabimeve qė u banė ndaj shqiptarėve njėqind vjet mė parė, por ti kthehemi pak realitetit nė terren. Politika nė Prishtinė, fatkeqėsisht jo e nivelit kombėtar, bėri qė shqiptaret qė pėrbėjnė nėntėdhjetė pėr qind tė qytetarėve tė Kosovės, tė kenė njė flamur pa asnjė element kombėtar, thjeshtė diēka artificiale, ku nė mėnyrė jo demokratike e bė publik flamurin, ditėn e Pavarėsisė. Pėr tė mos shkaktuar reagime dhe pakėnaqėsi, politika kosovare me unitet tė plotė u pajtua qė tė hiqet dorė nga simbolet kombėtare. A thua pėr ketė flamur dhanė jetėn mira e mira dėshmorė tė atdheut. Kjo pyetje do tė ishte mirė tu binte nė mend ēdo ditė kokėmėdhenjve politik, qė tani shkojnė tek varrezat e tyre dhe mbajnė kokėn lartė sikur ne e bėmė shtetin.
Haj medet pėr ta kė kanė lėnė pas.
Pėr fat tė keq dėshmorėt nuk zgjohen nga varrezat e tyre, sepse do ti pėshtynin kėta lider qe po i vizitojnė pėr kėto dy javė sa jemi shtet i Ahtisarit.
Pėrndryshe radikalėt shkurtpamės, dogjėn flamurin e propozuar nge Ibrahim Rugova, i cili kishte nė vete identitetin tonė kombėtar dhe atė shtetėror, nuk patėn dijen, as qė ta kuptojnė se shteti i pavarur duhet ti ketė simbolet e veta shtetėrore, tek tani ju ka ra ndėrmend. Zyrtar tė lartė politikė, me vet dėshirė propozuan qė nė flamur duhet tė jenė pėrfaqėsuar edhe minoritetet, madje edhe ato qė nuk bėjnė as njė pėrqind tė popullatės sė pėrgjithshme. Tani ky ėshtė flamuri i tyre me gjashtė yje tė barabartė qė pėrfaqėson tė gjashtė komunitetet qė jetojnė nė Kosovė, pesė qė sė bashku bėjnė dhjetė pėrqind dhe shqiptarėt qė bėjnė nėntėdhjetė pėrqind.
Me ja dhanė gurin budallės, ta qanė kokėn, e thotė populli, politikanėt qė morėn pak besimin (38%) na e humben identitetin dhe kėta folklorist sa tė padijshėm dalin dhe deklarojnė se ky ėshtė veē flamur shtetėror kurse flamuri kombėtar do tė mbetėt Kombėtar. Flamuri kombėtar ose aj kuq e zi me shqiponje nė mes, nė fakt ka mbetur vetėm pėr muze, ngase pėrdorimi i tij nuk do tė bėhet zyrtarisht mė nė Kosovė. Sė fundi ėshtė pėrdorur nė festėn e pavarėsisė qė na e solli ketė tjetrin flamur qė kurrgjė nuk kanė tė pėrbashkėt. Pas njė kohe edhe gjeneratat e reja do tė mėsohen me ketė flamur multietnik dhe ky do jetė simboli qė do ta duan. Le tė kthehemi pak mbrapa dhe tė kujtojmė gėzimin e madh qė kishte populli i Kosovės, kur nė vend hynė trupat e NATO-s dhe u larguan trupat ushtarake serbe, vėrtet ishte gėzim tepėr i madh, ose mė i madhi gazim deri atėherė. Mirėpo pas disa kohe nisėn probleme tjera dhe qytetarėt filluan tė zhgėnjehen me realitetin qė ishte prezent. Edhe pas gėzimit tė pavarėsisė, nuk do shkojė larg dhe populli do tė jetė i pakėnaqur pėr gabimet e tashme dhe tjera gjera. Manifestimi i shqiptarėve ku do qė jetojnė ishte dinjitoz dhe dėshmoi se populli shqiptar ka njė kulturė tė lartė. Tė gjithė festuam pėr pak pavarėsi, sepse pavarėsi tė plotė nuk na lanė miqtė ndėrkombėtar.
Nga njė aspekt tjetėr plani i Marti Ahtisarit, pėr tetė vjet parasheh privilegje tė mėdha pėr minoritetin Serb. Kjo prishė rregullat dhe ligjet qė ka shteti. Plani i Ahtisarit kishte dėshtuar, pasi qe negociatat vazhduan me tjetėr ndėrmjetėsues.
Thjesht, ku tė prekėsh nė ēėshtje ekonomike, tė rrymės e mekanizma tjerė, probleme ka shoqėria kosovare, por kėto janė dy javė shtet i Ahtisarit.
Duhet shtuar se pėr kėto ditė qytetarėt presin se kush po e njeh dhe numėrojnė sa shtete u bėnė qė e njohėn pavarėsinė dhe sa kanė pėr ta njohur. |