DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Moore: Kosova - test pėr Bashkimin Evropian
Postuar mė datėn: 2008-06-15 16:06:23 nga admin2 :: Kategoria: Intervista

"Nėse nuk do tė jenė unikė nė misionin e tyre (nė Kosovė) dhe nėse nuk do tė tregojnė efektivitet nė angazhimin qė e kanė kėrkuar, ēdo rrėfim pėr Evropėn si faktor ndėrkombėtar, do tingėllojė si njė tallje", thotė Patrick Moore, analist i Radios Evropa e Lirė.
REL: Mė 15 qershor, ėshtė fuqizuar Kushtetuta e Kosovės. Por, Kosova ėshtė duke u ballafaquar me shumė probleme. Disa thonė se pjesėrisht ato janė pasojė e faktit qė Perėndimi ka zbritur Kosovėn nga lista e prioriteteve...

PATRICK MOORE
Nuk jam i sigurt nėse do tė pajtohesha me pohimet e kėtilla. Nėse nė qendrat perėndimore ka pasur komente dhe prononcime pėr Kosovėn, ato kanė qenė rezultat i faktit qė pavarėsia e Kosovės ėshtė duke u zhvilluar nė rrugė paqėsore.

Problemet ekzistuese, siē ėshtė relacioni ndėrmjet EULEX-it dhe UNMIK-ut, nuk janė tema qė mund tė mobilizojnė opinionin nė Perėndim. Ajo qė tėrheq vėmendjen e tyre ėshtė fakti se nė kėto zhvillime si problem paraqitet Serbia.

Vėshtirėsitė nė formimin e Qeverisė sė re tė Serbisė, qė kanė tė bėjnė me rėndėsinė e mbajtjes sė radikalėve dhe tė Koshtunicės jashtė pushtetit, janė ēėshtje mė lehtė tė kuptueshme, sesa mandati i EULEX-it ose muzika e himnit tė ri tė Kosovės.

REL: Moska ėshtė nė kėrkim tė shtimit tė ndikimit nė rajon pėr t'i dėshmuar Uashingtonit dhe Brukselit se ėshtė kthyer nė skenė si faktor i rėndėsishėm. Moska ėshtė duke shfrytėzuar paratė dhe kontratat e energjisė pėr tė blerė favore dhe influencė nė njė pjesė tė Ballkanit, ka shkruar kėto ditė javorja "Newsweek". A pajtoheni me kėtė pohim?

PATRICK MOORE
Ka tė vėrtetė nė kėtė pohim. Rusia ėshtė duke shpenzuar para dhe duke shfrytėzuar energjinė pėr tė shtrirė ndikimin jo vetėm nė Ballkan, por nė gjithė Evropėn.

Megjithatė, kjo ėshtė mė e mirė se koha kur ndikimin e tyre synonin ta zgjeronin me ndihmėn e tankeve dhe ideologjisė totalitare. Nuk ka asnjė dyshim se disa nga hapėsirat e ish-Jugosllavisė janė duke bėrė para pėrmes bizneseve me Rusinė.

Pėr faktin qė kemi tė bėjmė me projekte shumė kontestuese, shumica e njerėzve nga hapėsira e ish – Jugosllavisė e dinė fare mirė se paratė nė plan afatgjatė mund tė sigurohen pėrmes integrimit nė Bashkimin Evropian.

REL: Vendet anėtare tė BE-sė janė duke i vėnė interesat nacionale para atyre gjithevropiane. Disa analistė thonė se kjo logjikė mund tė ēojė nė vend tė evropianizimit tė Ballkanit, drejt ballkanizimit tė Evropės...!

PATRICK MOORE
Nuk duhet befasuar me veprimet e disa vendeve siē janė Spanja ose Greqia rreth Kosovės. Kjo politikė e tyre ka qenė e parashikueshme nga fillimi. Ato paraqesin pakicė brenda Bashkimit Evropian dhe Kosova do tė mbijetojė edhe pa njohjen nga ana e tyre.
Kryesorja ėshtė qė Madridi dhe Athina tė mos bllokojnė tėrėsinė e politikės sė BE-sė ndaj Kosovės.

Ēėshtje jetike pėr Bashkimin Evropian tash paraqet fakti nėse mund tė funksionojė si faktor i rėndėsishėm ndėrkombėtar. Nė vitin 1991, kur filloi kolapsi i Jugosllavisė, ish -ministri i Jashtėm i Luksemburgut, Zhak Pos, shtroi pyetjen nėse Bashkimi Evropian ka aftėsi pėr t’i menaxhuar krizat si faktor i pavarur nga tė tjerėt.

Koha dėshmoi paaftėsinė e BE-sė qė si e pavarur tė zgjidhė ēfarėdo krize. U desh intervenimi diplomatik dhe ushtarak i Shteteve tė Bashkuara nė Kroaci dhe Bosnjė pėr tė mposhtur Serbinė, ndėrsa nė rastin e Kosovės pėr tė ndalur gjenocidin, u desh intervenimi dhe bombardimi i Serbisė nga ana e NATO-s.

Edhe nė vitin 2001, nė rastin e Maqedonisė ishte intervenimi i Shteteve tė Bashkuara qė i dha fund krizės. Nė Ballkan, respekt gėzon forca dhe vendosmėria, por jo logjika e zhargitjes dhe e dobėsisė.

Tash, Bashkimi Evropian dėshiron tė pėrfaqėsojė bashkėsinė ndėrkombėtare nė Kosovė dhe ky synim ėshtė pėrcaktuar kohė mė parė. Por, nėse nuk do tė jenė unikė nė misionin e tyre dhe nėse nuk do tė tregojnė efektivitet nė angazhimin qė vetė e kanė kėrkuar, ēdo rrėfim pėr Evropėn si faktor ndėrkombėtar do tė jetė njė tallje.

Liderėt e Bashkimit Evropian, duke pėrfshirė edhe ata nė Bruksel dhe Athinė, kėtė e dinė shumė mirė.

Melazim Koci
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Kosova do tė fitojė nga mendimi i Gjykatės (2008-10-07 15:27:42 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Portugalia njeh zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės (2008-10-07 15:23:19 nga admin1)
[ Opinione ] “SHKO E EJA, SI ADEM PEJA” (2008-10-07 08:43:36 nga admin4)
[ Opinione ] Pajtimi i tė mundshmes me tė drejtėn (2008-10-07 06:57:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] LETĖR PĖRSHĖNDETĖSE KLUBIT “AFRIM ZHITIA”, ME RASTIN E FESTIMIT TĖ lOO VJETORIT TĖ DITĖLINDJES SĖ GJENIUT, ENVER HOXHA! (2008-10-07 02:54:00 nga admin4)
[ Opinione ] I verbėr, por jetėn e pėrcillte mė mirė se ata me sy (2008-10-06 11:53:22 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Corriere: Shqiptaret e rinj te Italise (2008-10-06 00:10:29 nga admin2)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova s’ka dėshmorė, dėshmorėt e UĒK-sė janė, dėshmorė tė Shqipėrisė (2008-10-05 11:39:55 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster