DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2010

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Poezi nga libri i Rrustem Gecit „Sa vjeē je Shqipėri“ libėr i vlerėsuar shumė nga kritika letrare.
Postuar mė datėn: 2007-11-28 14:47:38 nga admin1 :: Kategoria: Kultura



R I L I N D J E
Rend Shqipėri rend
Rend Shpirt I kombit
Rend Shqipėri rend
Rend e mos pusho

Rend Shqipėri rend
Ėshtė ditė e flamurit
Rend Shqipėri rend
Me zemrėn e burrit

Rend Shqipėri rend
Mijėvjeēarėve tė ri
Rend Shqipėri rend
Shqipėrisė Kuq e Zi

Rend Shqipėri rend
Tokės tėnde rend
Rend Shqipėri rend
Me flamurin tėnd


U R I M I

A duhej tė vdiste Troja
Pėr njė grabitje gruaje
E sotmja s“ka pėrgjigje
Nga Troja del ende tym

A duhej tė vdiste Troja
Pėr dy tė dashuruar
Apo,..nga njė dashuri
e nxehtė e njė mėkati,

...ajo kohė mė s“ flet.
E sotmja s“ka pėrgjigje
Me vdekjen e Trojės
U shuan dhe pellazgėt



VITI 2 MIJĖ E 7

Kjo krenari pėr tė vdekur
Nėpėr fushat e betejave
Nga djemtė tanė tė rinj
Eshte kod i atdhedashurisė

Kjo krenari pėr tė vdekur
Nėpėr fushat e betejave
Me idenė e ndryshimeve
Ėshtė armike pėr armikun

O i ēmendur i vetėtimave
Zbrit poshtė tė shihemi
Kosova veten nuk e vret
Po shkreh nė ballin tėnd
MOLLA E KUQE
Nė Konferencėn e Berlinit
evropat Toplicėn e ndanė
evropat Toplicėn e vranė
evropat Toplicėn e thanė
se, ajo pjesė e Shqipėrisė
as emrin mė s' e flet!...


K L E S T A

Ēastet dhe instinktin
unė s“mund t“i ndali
prej aty nis frymėzimi
pavetėdija dhe guximi
* * *
Ēdo kohė e mbrapshtė
prapa lė prapėsitė, tė
gėrryerat e t h e l l a
njė kujtesė tė gjymtuar
* * *
Njeriu ėshtė njerėzimi
qė pėrkund mendimin
tė qeshurėn hyjnore
tė dhimbjes dhe qenies
T O M O R R I

Ky diell I vluar n“ largėsi
Vjen drejt nga gjithėsia
Vjen me rreze stinėsh, tė
Ndritė ku ėshtė Shqipėria

Ky diell i vluar n“ largėsi
Ulet i kthjellėt n“Shqipėri
Takon y j e t kėtejpari
Dhe ngjitet vetė n“qershi

Ky diell i vluar n“l argėsi
Qė derdhet mbi Shqipėri
Nuk ėshtė i zgjedhuri ynė
Po i dashuruari i tokės
D Y R R A H U
--------------------------
Sa vjeē je Shqipėri
lexojeni barin, gurin
ajrin, pemėt, vreshtat
ujin e bardhė tė lumit

Sa vjeē je Shqipėri
putheni tė bukurėn
putheni tė bukurin
jasemini e lulevalėve

Sa vjeē je Shqipėri
5 mijė vjet s“janė pak
Po s“ janė dhe shumė
pyeteni valėt e detit
A U L O N A
Krejt Brenda kraharorit
Kam fuqinė e kėngėve
Frymėn e plot betejave
Dhe pasionin pėr artin

Krejt brenda kraharorit
Kam librin mė tė ri
Njė poezi mė ndryshe
Nga poezia a k t u a l e

Krejt brenda kraharori
Nė brendinė e zemrės
Fjala kullon dhimbjen
Dhimbja kullon fjalėn


K O R A B I
Ata qė shtijnė nė tanėt
Janė krisma tė armikut
Fantazma tė mbetura
Tė vrasėve tė eposeve


E L B A S A N I

Unė e mbrojė vetveten
sa herė ajo do tė mbytet
ose tė bie e tė rrėzohet
nėpėr rrotat e fatit tė saj

Unė e mbrojė vetveten
Me tingujt mė me ngjyra
Me ndėrrime ndjenjash
Tė instinkteve tė mėdha

Unė e mbrojė vetveten
Me Janinė e Preshevė
Me shqipėritė e mia
me Kosovė e Tetovė

S H Q I P Ė R I
Ji vend i qėmotshėm
Popull qė do vetveten
Ji njė gjak me Kosovėn
Ji njė gjak me Iliridėn

Ky dhe a t d h e i yni
I bėrė prej k o h ė s h
Me pemė dhe me det
Ėshtė njė pasuri e jona

Kujtesė s“kam pėr asgjė
Po jetėn e lexoj brenda
Plot ishin Itakat tona
Qė ne vetė i humbėm


T I R A N A

Nė njė kohė pa kohė
kur ēdo gjė ishte zero
Tirana e qante Tiranėn
Dhe shtetin nė s h t e t

Nė atdhé atė mbrėmje
hotelet kudo ishin bosh
prej shtėpive prunė kafe
hoteli s“kishte as bukė!

Tirana vėrtet q a n t e
me njė diell pa dritare
n“ atė varfėri ekstreme
secili shante si dinte!...

D U R R Ė S I

Mos qaj lulen qė mbeti vet
Por qaje djalin qė iku nė det
Durrėsi e Dyrrahu njė etni
Denbabaden q y t e t i ri

Nė tokėn e pasur tė Dyrrahut
Deti i shqipeve vetė ligjėron
Njė tėrmet qė i ra Durrėsit
Nisė njė dramė me sa vijon;

Mė tragjikėt i mbyti dheu
Kripa e Durrėsit kripė flori
Nga tė gjallėt e atij tėrmeti
Mbeti r ė r a e njė lot nė sy

Deti i Durrėsit det me plazh
Ylli i Durrėsit yll me gjirmė
e r a rėrėn e dredh e tund
dallga detin e do me fund

Dashnori Durrėsit puth thellė
Me tė puthura fėmijėn nxjerr
I gjithė qyteti puth me zjarr
puthja Durrėsin e mban gjall
KRUJĖ E LIRISĖ
Ē“ėshtė ky ajėr me aq verė
nis prej fushave e maleve merr
Ē“ėshtė kjo pemė argjendt e ar
gjitha kėngėve m“i bie mbarė!

Mijėra v j e t janė stinėt tona
Mijėra v j e t Shqipėri mbi dhé
Krujė e gjakut tė Skėnderbeut
Flamur-madhja e gjithė atdheut!

Krujėn e bukur,Krujė e ashpėr
Piqet s h e g a,... kuq nėn fletė
Qė nga k o h a e Kastriotit
K r u j a ka...h i m n i n e vet!...

Qysh kur t o k a ishte fėmijė
Gjuha shqipe ish gjuhė e parė
Ndal o bir,..qė tė jap ca mana
Njė pikė lot kujtim nga nėna!

Plotė,... argjende ka Shqipėria
Ullinjtė e Krujės janė me ar
Rrofsh o Krujė e Skėnderbeut
Flamur-madhja e a t d h e u t !
KOMBI I QEJFEVE
Tė gjithė miqtė e festave
tė dasmave e pėrvjetorėve
shprehin emocionin e tyre
identitetin e kombit krijues
shpirtin e ashpėr tė kėngės
dehjen e kombit shpėrthys
Studius tė ditur tė Evropės
Jo rastėsisht na quajtėn
Komb i madh i f e s t a v e
komb krijues i k ė n g ė s
komb i fortė i humorit
komb i seksit dhe poezisė
N D R Y S H I M E T
Ikėm ta mundim tė k e q e n
Ikėm t“i k ė p u s i m prangat
Ikėm se s“ pamė rrugė tjetėr
Ikėm se p l a s i dhe kėnga!

Vrasės tė mbetur tė regjimit
Na rrahėn, na fyen e na shanė
Me ato anije si vuajtja jonė
E dimė ... si prekėm matanė !

N“atė k o h ė tė mundimshme
Babilonė tė babilonisė sė madhe
Shqipėrinė gati e ē m e n d ėn
Me varfėri e tė t a l l u r a

Ikėm ta mbyesim tė keqen
Qė e keqja tė ikė, tė mos godasė
D o s j a jonė prej refugjati
Shpirtin ma b ė n tė mė plasė!

Pėr atdhé shpirti mė dhemb
po pėr largėsi kishim nevojė
Ikėm se s“ patėm rrugė tjetėr
e ē“ ferr kemi ngrėnė matanė! ...

V Ė S H T R I M
Ē “ m o s h ė ka Shqipėria
Lexo gjėmimin e dallgėve
shndrrimin e shiut nė ujė
shndrrimin e ajrit nė frymė



R O Z A F Ė S
E murosur por vdekjen shkeli
Lotin tėnd v ė l l a i ta mbaj
Dhimbja e madhe s“ lė as lot
Ah, Rozafė, ē“ u deshėm sot!

Asnjė kohė nuk ėshtė pa diell
Asnjė kohė nuk ėshtė pa qiell
Nė ditėt mė tė mira tė murosėn
U s t a l l a r ė t,...tė deshėn ty!...

Nė fund tė l i q e n i t uji qante
Pse murosėn nė mur atė grua
Ah, Rozafė, Rozafė, moj motėr
Plot murtaja ranė nė Shkodėr!

E murosur,.por vdekjen shkele
Shkodra, ty Rozafė tė deshi
Nė vend tė bukur tė murosėn
Me njė mall e me njė dhimbje

Qytete tė bukura ka Shqipėria
Nė kėtė botė njė ėshtė Shkodra
(Ah, Rozafė,.Rozafė, oj motėr)
Plot rrufe na ranė nė Shkodėr!



G J I R O K A S T R A

S“ dua tė a r g j e n d o j asgjė
I kėrkoj humbėsit, shokėt e mi
Kėmbė u ngjita deri tek ju
tė pi njė kafe e njė gotė raki;

Mbi atė kozmos tė v o c k ė l
Gjirokastrėn e g j e t a tė tėrė
Njė qytet me shumė tė veēanta
Njė kodėr e shtypur, e bėrė!

Asgjė s“ dua tė a r g j e n d o j
kėrkoj Librin e kėngėve tė Artės
...nė luftėn pėr “Termopilet”,
kėrkoj p o e t ė t e Gjirokastrės!

Nė Gjirokastėr s“kėrkoja Trojėn
As shtėpinė e Zeusit qė s“ flet
i kėrcėnuar rėndė nga Greqia
Homeri kėtu ishte n“Ekzil, vet!

“d i e l l i fryrė”, ”hėnė e vrarė”,
ia dogjėn emrin H o m e r i t;
Njė Greqi thuaja e pazakontė,
ia mori sytė , po ia la nderin!...




S A R A N D A

A j r i e J o n i nė Sarandė
I puthin l u l e t nė verandė
Fryma e Jonit, frymė e lirė
ėshtė e butė e pa mynxyrė

Sarandjotėt burra tė dheut
burra trima tė mėmėdheut
M“ atanė detit qan njė ēam
njė poezi me lot e gjėmė!

Jonė e bukur, Jonė prej deti
bukur t“shkoka sot gėrsheti
ai bilbil qė kėndon n“ Ksamil
do qė Ēami tė jetė i l i r ė!

Mes S a r a n d ė s e Korfuzit
Shqipėria shqipėrisht lulėzon
Qeshu Sarandė, rritu Sarandė
Gjithėshqiptare nė detin Jon!

Bėhu o grek, thoshte Homeri
Mos vėr gisht nė Ilirik, do tė
tė vrasė uji, do tė bjerė mal
s“ vritet Troja mė me Kalė!...

B U T R I N T I
Nė amfiteatrin tonė antik
Pyeta ajrin,...ē“ po thėthitė
Po bėjė hije, e mbjell pemė
Nė Butrint po bėjė poemė

Nga Butrinti,..nė K o r f u z
Pashė tė vrarėn tonė nė buzė
Nė t e a t r i n tonė a n t i k;
Drama e madhe s“ishte frikė

Kaonė, Molosė, Thesporotė
Burra trima e me f l o t ė
Mjeshtrit e artit nė Butrint
Lanė pas veprat, edhe sytė!...

Na ishte Eskili kėtu njėherė
Vjershėtor e burrė me nder
Nė Iliri kishte njė motėr
Ilirishten e fliste nė sofėr!

Hėnė e verės, hėnė me zjarr
Dorėn diellit do t“ ia marrė
Nė Butrintin tonė a n t i k
Drama e madhe s“ishte frikė!

T H I R R J E
Nė ligjet e tė jetuarit
nuk ka drejtėsi pėr tė gjithė
as dashuri tė mjaftueshme
njė dhuratė e tillė mungon
po unė u bėj thirrje lexuesve
tė ngritėn kundėr padrejtėsisė
dhe diellin ta ngrejmė me duar
me sa mė pak dhimbje
me sa mė pak vuajtje

Rrustem Geci – Dortmund/ 2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] POEZI: THĖRRET PRESHEVA (2008-12-27 17:27:12 nga admin4)
[ Kultura ] Fadil SHYTI: POEZI (2008-12-23 17:01:14 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI: 28 NENTOR 2008 (2008-12-02 09:20:40 nga admin4)
[ Kultura ] Fadil Shyti - poezi (2008-11-07 15:31:40 nga admin1)
[ Kultura ] Isuf Bajrami - poezi (2008-11-07 15:18:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] AFRIM MORINA: POEZI (2008-10-17 06:10:20 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI PĖR GJENIUN ENVER HOXHA, ME RASTIN E 100 VJETORIT TĖ DITĖLINDJES! (2008-10-16 07:57:22 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI: ATDHEU IM KA ZJARRMI (2008-09-29 06:26:28 nga admin4)
[ Kultura ] Nexho Shabani: POEZI SATIRIKE (2008-09-26 03:31:56 nga admin4)
[ Kultura ] Poezi: UNĖ JAM NĖ SKENĖ (2008-08-25 04:42:40 nga admin4)
[ Kultura ] Rrustem Geci - poezi promemoriale (2008-07-10 15:18:55 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster