| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Zogjtė e korbit nė folenė e shqiponjave |
| Postuar mė datėn: 2007-05-31 04:51:15 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Beqir Elshani
Nė shtypin Koha Ditore mė 25 maj 2007 lexova kundėrshtimin e frytshėm Albanologėt nuk e duan nė krye sociologun shkruar nga Albulena Sylaj.
Me anėn e shtypit Koha Ditore mėsohet se Instituti Kombėtar i Shkencave Albanologjike po keqtrajtohet nga ana e Ministrisė sė Arsimit tė Kosovės. Caktimi i ushtruesit tė detyrės sė njė drejtuesi jashtė shkencave albanologjike, siē ėshtė sociologu Ismail Hasani, ėshtė vazhdim i ndėrhyrjes nė institucionet e Kosovės. Ministria e Arsimit ka vendosur qė pas pensionimit tė drejtorit, Sadri Fetiu, nė vendin e tij tė zgjidhet sociologu, Ismail Hasani. Prandaj ndėrhyrja e Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) nė administratėn e brendshme tė Institutit Albanologjik ėshtė e karakterit politik. Kjo tė kujton grushtin e dhunshėm tė Komitetit Krahinor tė Kosovės, nė kohėn kur prej sė larti caktohej drejtuesi i organizatės punuese. Me tė drejtė mund tė shtoj se nėse sot nuk ka forcė demokratike qė institucionet e Kosovės tė zgjedhin drejtorin e tyre, do tė thotė se nė MASHT ende ka elemente tė ish-LKJ-sė, qė pengojnė procesin e punės shkencore. Prandaj tė caktohet me dhunė njė drejtues i profesionit sociolog dhe atė specialist nė fushėn e religjionit, do tė thotė sikur Institutit Albanologjik tia nxjerrėsh sytė. Jo vetėm qė njė kuadėr i shkencave tė huaj pėr kulturėn e albanologjisė nuk e ka vendin nė IA, por druhet se njė drejtor kundėr vullnetit tė punėtorėve tė albanologjisė, do tė ēorientojė edhe karakterin e fushės studiuese. Tė njėjtėn gjė do tė thoja edhe pėr ndonjė albanolog po tė zgjidhej drejtor nė institutin e sociologjisė, bujqėsisė apo tė mjekėsisė.
|
|
Tė caktohet njė punėtor jashtė shkencave albanologjike, do tė thotė sikur Kosova qenka e varfėr me hulumtues tė albanologjisė nė fushėn e gjuhės, folklorit dhe letėrsisė shqipe. Kosova jo vetėm qė ka doktorė tė shumtė albanologė, por ka albanologė me pėrvojė tė madhe shkencore. Me tė drejtė deklaron drejtoresha e Degės sė Gjuhėsisė nė IA, Shefkije Islamaj, e cila pasi kundėrshton punėsimin e njė drejtuesi jashtė fushės sė shkencave albanologjike, thekson se ekzekutimi i njė vendimi tė tillė ėshtė shkelje e dispozitave ligjore dhe tė statutit. Ky ėshtė rasti i dytė i ndėrhyrjes nė veprimtarinė e brendshme tė Institutit albanologjik, pas atij tė gjimnazit Aleksandėr Xhuvani nė Besianė, nė tė cilėn Forumi Mysliman i Kosovės kėrkon qė nxėnėset tė mbajnė shamia. Nė vazhdim drejtoresha, Shefkije Islamaj, thekson se punėtorėt e Institutit Albanologjik janė zemėruar, ėshtė se nė kėtė institut preket karakteri i veprimtarisė kėrkimore dhe shkencore tė IA. Kėtė e vėrteton edhe kryetari i Komisionit pėr Arsim, Shkencė dhe Kulturė nė Kuvendin e Kosovės, Enver Hoxhaj, se ėshtė njė ndėrhyrje nė njėrėn prej institucioneve mė tė shenjta tė emancipimit kombėtar. Edhe pse Instituti Albanologjik ka bėrė ankesė nė Qeverinė e Kosovės, megjithatė ende nuk ka marrė pėrgjigje. Dihet se njė ditė e mungesės sė drejtorit shkencor, Kosovės i kushton shumė shtrenjtė, si nė fushėn shkencore, ashtu edhe nė fushėn e emancipimit kombėtar. Qėndrimi i punėtorėve tė IA, qė nuk shpresojnė se ēėshtja e tyre jetike do tė zgjidhet nė dobi tė Institutit ėshtė i drejtė. Mė nė fund, humbja e besimit tė punėtorėve shkencorė tė Institutit Albanologjik nė Ministrinė e Arsimit tė Kosovės ka arsyen e vetė, sepse nė vend se tė zgjidhet drejtuesi sipas statutit tė organizatės punuese, ndodh e kundėrta. Prandaj ndėrhyrja e faktorėve tė jashtėm nė veprimtarinė e brendshme tė institucionit kryesor qė konsiderohet bėrthama e popullit shqiptar, ėshtė kundėrligjore dhe kundėrdemokratike.
Ėshtė pėr tu habitur qė sociologu, Ismail Hasani, kundėrshtimin e punėtorėve tė IA, tė cilėn e pėrkrah Komisioni pėr arsim i Kuvendit tė Kosovės, e quan tė paarsyeshme, kinse ai i referohet ligjit. Kjo ēėshtje nuk ndalet me kaq, sepse qėndrimin e drejtorit joshkencor e mbėshtet edhe sekretari i pėrhershėm i ministrisė sė arsimit, Fehmi Ismajli. Nuk ka asnjė dyshim qė ligji nė Kosovė po shkelet, edhe pse Fehmi Ismajli mundohet tė mbrojė me kėmbėngulje drejtorin joprofesionalist nė fushėn e albanologjisė. Duke mbivlerėsuar sociologun nė dėm tė albanologėve, Fehmi Ismajli i tejkalon kompetencat juridike. Prandaj lexuesi nuk e ka tė qartė se kush po gėnjen Instituti Albanologjik me tradita shkencore, qė thotė se sociologu merret me fushėn e religjionit, apo Fehmi Ismajli qė thotė se sociologu ėshtė ekspert qė merret me fushėn e albanologjisė. Prandaj, pėr tė zgjidhur ēėshtjen nė mes dy palėve, mė drejtė ėshtė qė me mjete demokratike tė zgjidhet njė drejtor qė ėshtė ekspert nė fushėn e albanologjisė. Derisa F. Ismajli nė aspektin teorik pranon se I. Hasani ėshtė sociolog nė fushėn e albanologjisė, atėherė mė sė miri ėshtė qė drejtues i Institutit Albanologjik te zgjidhet njė albanolog qė ka gjuhė tė pėrbashkėt me dijetarėt e gjuhės dhe letėrsisė kombėtare shqiptare.
31 Maj 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|