Shkruan: Afrim Morina
Kah mesi i shkurtit tė vitit 1990 ne nė Therandė kishim krijuar njė grup nismėtar pėr pajtimin e gjaqeve. Pajtimin e parė e bėmė nė fshatin Samadragjė dhe krijuam njė orar tė pajtimeve, pasi evidentuam njė numėr bukur tė madhe gjaqesh, plagėsh e ngatėrresash. Djemtė e Halil Mazrrekut nga Sopia na kishin lėnė nė dispozicion njė Mercedes, qė sipas nevojės edhe ta shfrytėzonim. E thirri Kujtimin dhe bashkė me te shkuam nė Prishtinė pėr ta marr Plakun, tė cilin e kishim paralajmėruar me telefon. Nė Institut tė Albanologjisė nuk e takuam, se kishte dalė tė takohet me disa kolegė tė vet te hotel Bozhurri (Iliria). Posa arritėm ne aty, Ai bashkė me z. Ramiz Kelmendin, Azem Shkrelin dhe Mark Krasniqin po hynin nė veturė pėr tė shkuar nė malėsi tė Rugovės, po pėr tė njėjtin mision. Iu prezantuam dhe i treguam pse kishim ardhur. Z. Ramiz, kur pa se z. Antoni po hamendej, se si i erdhi dhe me fjalė fyese neve na quajti Kėshill i pajtimit tė krijuar nga Lidhja Komuniste, sepse ajo kishte krijuar kėshilla tė pajtimit gjithkund nėpėr Kosovė. Kėtė fyerje nuk e durova dhe pasi u prezantova kush jam, pothuaj me tė njėjtin ton iu pėrgjigja edhe unė. Ju keni humbur autoritetin nė vendlindjen tuaj, prandaj edhe e merrni Plakun me vete. Sidoqoftė ne kėtė punė nuk do ta lėmė nė gjysmė, do tė punojmė sipas planit tė paraparė dhe kur tė kthehemi do ti numėrojmė rezultatet. Z. Anton mbeti nė njė pozitė tė vėshtirė, mirėpo ne u larguam. U kthyem nė Institut pėr tė marrė dikė me vete. Nė hollin e Institutit takuam z. Zekeria Canėn, i cili rrinte me njė kėmbė, ngase ishte kthyer nga vizita qė i kishte bėrė bacės Adem Demaēi nė burg dhe donte ta pėrhapte kėtė lajm vet. Me telefon thirra edhe z. Sadri Fetiun, i cili pėr kėtė rast ka shkruar nė librin Pajtimi i gjaqeve botuar nga Instituti Albanologjik. Rezultatet tona ishin mė tė mirat nė terren tė asaj fundjave, kėshtuqė profesor Antoni nuk pėrtonte tė vinte me ne sa herė e lypte nevoja.
Pajtimet kryesisht bėheshin nėpėr oda. Ne e bėmė njė pajtim publik dhe atė te Lisat e Pajtimit nė Savrovė, i cili pati jehonė tė madhe. Mirėpo, organet e sigurimit dolėn me njė komunikatė, se pa pėlqimin e tyre takimet publike ndaloheshin. Afrohej nėntė maji, pra dita e Shėn pajtesės (Shėn Kolit) emėr, tė cilin e mbante kisha e Sallagrazhdės. Patėm takim nė kishėn e Velezhės, nga tė clėt morėm premtim se nė oborrin e saj kanė juridiksion pėr tė mbajtur ceremoninė publike, nėse atė ditė do tė bėhej falja e gjaqeve, plagėve apo ngatėrresave. Kėtė e kėrkuam nga kisha e Velezhės, sepse organet e policisė, tė nėnshkruar nga Murtez Jaha, na e kishte ndaluar ngase prishnim Vėllazėrim-Bashkimin.
Antoni kishte njė baxhanak nė Sallagrazhdė dhe me telefon u morėm vesh, qė njė ditė mė herėt ta merrnim pėr tė kaluar njė natė aty. Unė me Kujtim Mazrrekun shkuam pėr ta marr. Gruaja dhe vajza e tij kishin njė parandjenjė se diēka do ti ndodhte Antonit. Dolėn pėr tė na pėrcjellė dhe te dera, vajza mė parashtroi pyetjen, a do ta sillni plakun shėndosh dhe mirė. Pak mė befasoi, se nuk kishte ndodhur asnjėherė tė mė parashtronte pyetje tė tillė apo tė ngjashme. Ia ktheve pėrgjigjen me njė po tė sigurt, buzėqeshi pak dhe tha, e di se ju suharekasit jeni tė besės dhe nuk kam dyshim nė pėrgjigjen tėnde.
Anton Ēetta - Plaku
Rrugės kėrkoi qė tė kthehemi nė Ferizaj pėr tu takuar me imzot Nik Prelėn. Shkuam nė kishė dhe aty na pritėn ngrohtėsisht, mirėpo edhe z. Nik kishte tė njėjtėn parandjenjė sikurse vajza e Antonit dhe e luti tė mos vinte me ne, por atė natė ta kalonte me tė nė Kishė. Antoni nuk u mėdyshje dhe i dha pėrgjigjen, se gjendej nė dorė tė sigurt. Dikur vonė arritėm nė Sallagrazhdė. U tubuam disa shok dhe nė pije e sipėr erdhėn dy burra nga Korisha e Prizrenit. Kėrkuan qė tė nesėrmen tė shkojmė nė fshat tė tyre dhe tė bėjmė njė pajtim qė ishte bukur me peshė. U caktua vendi dhe koha.
Profesor Antoni, profesor Ramadan Shala, unė dhe shoferi - Kujtimi jemi nisur pėr nė vendtakim. Si jemi ndarė nė Malėsi tė Re pėr nė fshatin Korishė, policia i kishte zėnė tė gjitha rrugėt me autoblinda, pizgauer e vetura. Neve nuk na ndalėn, mirėpo ne nuk dinim se ēka kishte ndodhur. Kur arritėm nė qendėr tė fshatit, doli njė policė pėrpara dhe dha shenjė tė ndaleshim pranė njė autoblinde. Na udhėruan tė zbresim. Fshatar aty nuk kishte. Na lajmėruan se nė Bokė tė fshatit ishin tubuar fshatarėt pėr tė na pritur neve, prandaj ne nuk guxonim tė shkonim, por duhej tė ktheheshim prapa. Ne insistuam qė tė takoheshim me ta, tė hynim me njė odė dhe tė kryenim punėn pėr tė cilėn kishim shkuar. Kjo zgjati diku nja dhjetė minuta dhe mė nė fund u pajtuan qė profesor Ramadan Shala tė kontaktonte me ta, ti tėrhiqte nga Boka dhe disa prej tyre tė tuboheshin me njė odė.
Fshatarėt ishin pajtuar tė largoheshin nga Boka, por me njė kusht, qė kur tė ktheheshin tė pėrshėndeteshin tė gjithė sa ishin me Antonin. Ramadani iu premton dhe na dėrgoi kėtė lajm. Atėherė ne vendosėm ti presim nė rrugė, pranė dyerve tė shtėpisė ku kishim lėnė tė takoheshim. Ashtu edhe u bė. Ne u dolėm nė pritje sikurse krushqit dhe derisa defilonin, fshatarėt filluan tė dalin nga rreshti dhe tė na falin dikush gjakun, dikush plagėn e dikush ngatėrresėn. Kjo krijoi huti tek policia, e ndėrprenė kėtė ceremoni, na udhėruan qė tė largoheshim nga fshati me njė shpejtėsi tė rrufeshme, sa nuk patėm kohė as tė merrnim shėnime se kush dhe ēka falte. Kjo i mbeti kėshillit tė Prizrenit, qė posa ishte formuar, ti mblidhte shėnimet dhe tė na i dėrgonte.
Nė tė dalė tė fshatit, policia na e ndėrprenė rrugėn me autoblindė, urdhruan qė tė zbrisnim dhe neve treve na vendosėn secilin veē e veē me vetura tė policisė e na dėrguan nė Prizren, ndėrsa Kujtimin e lanė tė lirė, i cili menjėherė pa humbur kohė angazhon njė avokat.
Nė polici na kontrolluan. Antoni pėrherė tė parė ballafaqohej me ta, ndėrsa pėr mua kjo ishte mė e lehta procedurė e arrestimit. Edhe profesor Ramadani kishte pėrvojė nė kėtė, ngase mė herėt kishte qenė nė izolim. Pėr tė ndikuar psikikisht te dy tė parėt, mua mė provokuan mė tepėr. Mė thanė tė zbathja kėpucėt. Unė e bėra atė, por kėmbėn e vendosa nė karrige qė tė mos mė ndyheshin ēorapėt. Ata kur e panė kėtė mospėrfillje, i ranė tavolinės me kėmbė, e cila lėshoi zhurmė dhe ata pėrjashta menduan se po mė rrahin. Unė i qetė dola nė korridor dhe shkova pėr tė dhėnė shėnimet gjenerale. Polici qė i merrte shėnimet, kishte ulur kokėn dhe e pash se i rridhnin lotėt. Kur e pyeta pse ēante, mė tha se, a nuk ishte turp qė ai ti merrte shėnimet e neve treve, e sidomos tė Antonit, qė mėzi kishte pritur ta shoh me sy pranė vetės, sepse siē u shpreh ai, ne po punonim nė tė mirėn e popullit. Mė vjen mirė qė je kthjelluar, ia prita, sepse ti ke shėnuar shumė emra, tė cilėt tashmė janė tė futur nė histori, por mė mirė vonė se kurrė. Mė shikoi i hutuar.
Pasa morėn vesh qytetarėt se Antoni ishte arrestuar me dy veprimtarė tė pajtimit tė gjaqeve nga Suhareka, menjėherė filluan tė duken nė korridorin e Gjykatės pėr Kundėrvajtje, qė policia kishte kėrkuar tė dėnoheshim me procedurė tė shpejtė dhe tė na dėrgonte nė vuajtje tė dėnimit. Maltretimi nė gjykatė zgjati deri nė ora pesėmbėdhjetė, ngase nuk kishte dėshmitar se ne kishim organizuar qytetarėt e Korishės tė dalin nė Bokė. Mbeti qė procedura gjyqėsore tė zhvillohej njė ditė tjetėr, kur tė siguroheshin dėshmitarėt. Kur morėn vesh se ne po liroheshim, erdhi njė polic pėr tė na i dhėnė letėrnjoftimet. Antoni ishte nė WC dhe i thash policit tė ma jepte mua letėrnjoftimin e tij, ai jo vetėm se nuk pranoi, por tha se dėshironte tė ia jepte vet, ta pėrshėndeste, se asnjėherė nuk kishte pas nderin tė ishte pranė tij, ndėrsa ne rrinim ēdo ditė. Kur doli Antoni, iu afrua, ia dha letėrnjoftimin dhe e pėrshėndeti. Plaku e shikoi drejtė nė sy dhe kur e pa se ishte i hutuar i tha: Pėr herė tė parė mė ėshtė marrė letėrnjoftimi.
Kur dolėm nė oborr tė gjykatės, doli njė grua e ajthme, me syze, na pėrshėndeti dhe kėrkoi qė tė ktheheshim ta pinim nga njė kafe brenda nė gjykatė, se sipas saj, gjykata ishte dhunuar pse ka pranuar ta uli Antonin nė bankėn e tė akuzuarve. Ai i premtoi se do ta pinte njė kafe herėn tjetėr kur tė i jepej mundėsia. Kur arritėn nė Sallagrazhdė, ceremonia e kishės kishte pėrfunduar, kishin pėrfunduar edhe pajtimet e planifikuara dhe pritnin lajmin pėr ne se ēfarė po ndodhte. Kur hymė nė njė odė, qė ishin duke na pritur, u ngritėn tė gjithė nė kėmbė, nga gėzimi iu afruan Plakut dhe filluan ti bėjnė pyetje tė ndryshme.
Atė ditė i pajtuam edhe dy gjaqe bukur tė vėshtira nė Prizren dhe Therandė. Ne nuk dinim se mediat elektronike kishin lajmėruar pėr arrestimin tonė dhe se me procedurė tė shpejtė na kishin dėnuar dhe dėrguar menjėherė tė vuajmė dėnimin prej dy muajve. Tė tjerėt duke menduar se edhe ne kishim informatė pėr lajmin, nuk na tha askush asgjė. Diku rreth orės njė pas mesnate, u nisėm ta pėrcillnim Antonin dhe rrugės kthyem pėr nė kishėn e Ferizait tė pėrshėndeteshim me Imzot Nik Prelėn. Posa arritėm te kisha, Niku i kishte njohur dritat e veturės dhe doli te dyert. Prej tij mėsuam se ēfarė kishin transmetuar mediat. Aty nuk u ndalėm fare, edhe pse kishim ndėrmend tė pushonim pak, por menjėherė vazhduam pėr Prishtinė. Kurr arritėm te shtėpia e Antonit, gruaja e tij dhe vajzat kishin dalė nė oborr, se edhe ato i kishin njohur dritat e veturės. Kur e panė Antonin shėndoshė e mirė, na u drejtua po e njėjta vajzė qė na kishte lajmėruar pėr njė parandjenjė tė keqe pėr atė ditė: E mbajtėt fjalėn, kur tė jetė baba me ju suharekasit nuk do tė brengosem mė, e treguat veten edhe nė burg nuk e latė. Shumė lehtė u morėm vesh me Plakun dhe u nisėm pėr nė shtėpitė tona, se me siguri edhe tanėt kishin marrė lajmin se ishim nė vuajtje tė dėnimit.
Ashtu edhe kishte qenė.
Prishtinė, Shkurt 2006 |