DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» FIGURSHMĖRIA NĖ RELACION ME KODIN TEMATIK
Postuar mė datėn: 2008-06-05 12:02:50 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: FLAMUR MALOKU

Kritik letrar

Poema “Vaji i bylbylit”, ėshtė njėra ndėr krijimet e para Ndre Mjedjes, tė cilėn e shkroi kur i kishte vetėm 20 vjet. Ndėrsa kishte rreth shtatė vjet qė ishte larguar nga vendlindja. Poema u botua pėr herė tė parė nė vitin 1887 nė’’Shahiri elierz’’, bashkė mė disa vjersha tė tjera tė autorit. Prandaj, poema si nė aspektin e kodit strukturor, tematik ka zgjuar interesim tė veēantė pėr shumė studiues. Andaj, struktura tekstore e poemės nė relacion mė kodin tematik, ka bėrė qė diskursi shtresor e tekstor tė ngreh nė vete njė filozofi tė veēantė, si nė aspektin e figurės, ashtu edhe nė strukturimin ideor. Strukturimi tekstor e motivor i shtresave e nėnshtresave, e rikthen shkrimin tė statusi personal. Shkrimi personal, hapė brendinė gjakuse pėrballė vetmisė – mallit, pra, vetmia dhe malli shtrihen nė shtresėn e figurės. Figura bėhet shprehje e trishtimit, njė trishtim i cili ėshtė i bashkėthurur qė nga fillimi i poemės. Tani, ky trishtim autorial merr emrin vaji. Vaji, si sintagmė i pėrshtatet gjakimit personal pėrballė vetmisė njohėse. Kėshtu, trishtimi se bashku mė gjakimin njohės, ēdo herė mė njė pėrjetim tė thellė, fatalisht tė pėrkufizuar nė strukturėn e tekstit, shqiptohet e shėnjohet pėrmes figurės sė bilbilit. Mirėpo, figurėn e bilbilit duhet parė vetėm si alter-ego tė vetė subjektit lirik, me konkretisht autori i rikthehet vetvetes dhe nga ky pozicion e thur diskursin tekstor. Pra, bilbili merret vetėm si mundėsi e komunikimit pėr tė fshehur vetėn autoriale edhe pse ajo krejt haptazi del nė fund tė poemės.


Ndre Mjeda

Atmosfera e jashtėsisė kohore, pa njė ndryshim tė brendėsisė personale, dėshmon edhe me shumė se autori gjakimin e trishtuar e tė artikuluar nė vaji, prapė e ruan shkallėzimin e gjendjes dramatike. Koha e ndėrruar, qė paraqitet nga fillimi i poemės e rėndon edhe me shumė gjendjen personale, e cila tani shprehet nė katrenat me vargje 5-rrokėsh e skemė tė rimimit abcb. Figura esenciale e tekstit nė strofėn e parė, ku shtresohet jashtėsia si ndėrrim i stinės dhe brendia si e mos ndėrruar, si pėrhershmėri pėrjetimi, prej ku shkrimi ndėrtohet si krahasim i zgjeruar, Kujtim. M. SHala. Pra, krahasimi i zgjeruar, gjatė pėrshkrimit tė natyrės, mė theksim tė figurave, si; bora, dimri, varfėria, jepen pėrbrenda krahasimit me njė dėshpėrimin autorial. Andaj, subjektiviteti gjen trajtėn e vet statusore nė relacion me figurėn, duke gjetur e theksuar dramėn e gjakosur. Si shenjė kėsaj esence, duke mos rrezikuar asnjėherė kodin nacional edhe pse figurshmėria kėrkohet vazhdimisht, qoftė edhe nė shprehimėsinė autoreferencil. Kodi nacional theksohet e mbitheksohet, duke qenė edhe synim kryesor i autorit. Pėrgjasimi i figurės kryesor nė figurė personale, shtrihet nė sistemin, duke u nisur si figurė e duke pėrfunduar si vetmi personale, ēdo herė pėrballė kodit nacional e modusit tė shkrimit simbolik. E themi simbolik, sepse modusi shkrimor nė shprehjen e nė artikulimin e gjendjes, herė nga vetmia e herė nga malli, autori shenjat tekstore i rikthen nė simbol. Tė gjitha shenjat tekstore e shtresore, pėrbėjnė konotacionin dytėsor, si pėrfaqėsim e reflektim i dėshpėrimit. Ky reflektim shprehet e shėnjohet sidomos nė pjesėn e dytė tė poemės, ku diskursi figurativ kalon nė shqiptim tė subjektit, duke u njohur kėshtu jashtėsia pėrballe brendėsisė, tani nė vargje katėrshe po nė 8-rrokėsh me skemė rimimi abbc. Gjėmimi-vajtimi subjektiv, duke iu referuar herė kohės, e herė vetvetes, nėpėr trajen e pėrjetimit e pėrmallimit, vije deri tė njėjėsimi, po edhe kėrkimi i vajit:

Me at zanin t’and t’permallushem
ndoshta ti anko kėto t’vėshtira:
deri sa t’kthejn’ e mira,
Bylbyl, po pra gjimo.

Kėrkesa subjektive, ēdo herė nė relacion ngjashmėrie, karshi kohės dhe vėshtirėsive kohore, e shtyn subjektin qė tė kalon edhe konventėn personale. Sepse, kėrkimi i vajtimit dhe shtresimi pėrgjatė diskursit, deri tė identifikimi, na mundėson edhe pėrcaktimin e statusit kategorial shkrimit, pra, si shkrim i plotė personal siē shėnjohet nė vargjet:

Pra njaj vaj qi pe tui lėshue,
bylbyl, zemrėn m’a copton;
dit ‘e nata rrij tui pirgue,
vaj per mue kush mund t’ngushllon?

Po thuajse, figura e bilbilit shkrihet, apo njėjėsohet me subjektin, njėjėsim ky qė shprehet qė nga fillimi. Prandaj, pėrjetimi i rėndė qė lidhet me largimin, ku tani ky largim sjellė mallin e familjes, mall ky qė ėshtė i pashoq nė strukturėn e tekstit. Tani, vetmia, malli, dėshpėrimi kalojnė edhe mė shumė duke e thelluar kėshtu gjakimin shpirtėror:

vajin t’and ju kishin prue,
t’kishin kjaė per jet’e mot.

Strukturimi mbi principin e vajit e tė mallit ėshtė temė themelore nėpėr tė cilėn gjakohet subjekti. Gjakimi ruhet edhe ne pjesėn e fundit tė poemės, e cila ėshtė shkruar nė strofa sofike me pėrjashtim tė strofės sė fundit qė ka pesė vargje me rimė aabb. Prandaj, leximi i shenjave autoriale nuk shkėputen, po vetėm sa vjen e pėrforcohen. Kėtu, ndėrrohet natyra, ndėrrohet ēdo gjė, tani subjekti fillon me shpresė. Shpresa autoriale bėhet esencė kėrkimi, pėr njė qetėsim shpirtėror e njerėzor;

Porsi motmoti ndėrrojmė na vetė,
Herė herė gazmohna, here rrijmė te shkret

Tani, subjekti sikur bėhet njėsoi me gjakimin e me dhembjen, pra shkrimi nė figurė kalon nė identifikim tė plotė, me njė emocionaliteti. Emocionaliteti e bėn edhe mė shumė personal shkrimin, qė hapet e shėnjohet krejt nė fund. Mirėpo, hapja vije nga malli, sepse pėrshkrimi i natyrės tė autori zgjon mall, andaj, malli ėshtė krejtėsisht gjakues, pėrballė kujtimit. Por subjekti shpreson siē e thotė edhe vet; “kam per t’u gėzua”.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova s’ka dėshmorė, dėshmorėt e UĒK-sė janė, dėshmorė tė Shqipėrisė (2008-10-05 11:39:55 nga admin1)
[ Kultura ] "LAVDI ENVER HOXHĖS” pushtojnė Gjirokastrėn (2008-10-04 18:04:22 nga admin4)
[ Opinione ] MACJA QĖ FSHIHET NĖ QOSHE, MUND TĖ KTHEHET NĖ LUAN (2008-10-04 05:53:10 nga admin4)
[ Kultura ] Anekdota: LOPA NUK E HA KASHTĖN! (2008-10-04 04:50:13 nga admin4)
[ Opinione ] Nė Himarėn e kapedanėve tė penės e tė dyfekut (2008-10-04 03:40:23 nga admin2)
[ Opinione ] ĒKA NUK E BĖJMĖ NE SHQIPTARĖT, E BĖJNĖ ATA…! (2008-10-03 17:44:27 nga admin1)
[ Intervista ] Pse nuk e pranova Berishėn nė grupin e mjekėve tė Enverit ... (2008-10-03 13:36:24 nga admin4)
[ Kultura ] Malazezet jane shqiptare te asimiluar (2008-10-03 13:19:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Me staf ndėrkombėtar,u rihapen sot gjykatat nė veriun e Mitrovicės (2008-10-03 07:04:11 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster