Shkruan: Sheradin BERISHA
Ibrahim Rugova nė vazhdimėsi ka refuzuar tė pranojė UĒK-nė
Milazim Krasniqi, shkrimtar dhe publicist i shquar, dhe njėri nga themeluesit e LDK-sė, i pakėnaqur me politikėn diletante tė Ibrahim Rugovės, nė qershor 2000 largohet nga LDK-ja. Shkaqet e tėrheqjes nga LDK-ja z. Krasniqi i bėn tė njohura nė njė konferencė me gazetarė mė 16 qershor 2000. Ai para gazetarėve vuri nė pah se njėra nga ēėshtjet, e cila ka filluar dhe po pėrfundon kontestin ndėrmjet nesh, ėshtė ēėshtja e vlerėsimit tė UĒK-sė, kontributet e saj pėr ēlirimin e Kosovės, pėr dimensionin dhe rolin historik qė ka pasur UĒK-ja pėr ēlirimin e vendit dhe pėr historinė mė tė re tė Kosovės - ka thėnė Milazim Krasniqi.
Siē e dini, Ibrahim Rugova nė vazhdimėsi ka refuzuar tė pranojė edhe ekzistencėn e kėsaj Ushtrie, madje edhe pasi qė ėshtė transformuar dhe demilitarizuar ajo, ai nuk ka pranuar t'ia shqiptojė as emrin e plotė, por ka vazhduar nė mėnyrė fanatike ti quajė grupe tė armatosura ose grupe tė frustruara. - thekson bindshėm Milazim Krasniqi. Sipas tij, ky qėndrim fanatik i Ibrahim Rugovės, ėshtė edhe njėri nga shkaqet kryesore tė tensionimeve tė tashme nė skenėn politike tė Kosovės.
Nėse njė parti, e cila pėr dhjetė vjet ka qenė partia mė e madhe, e cila ka pasur edhe mandatin qė tė udhėheqė popullin, nuk pranon se nė Kosovė kanė rėnė mijėra dėshmorė nė mbrojtje tė atdheut, atėherė shtrohet dimensioni moral se a ia vlen tė angazhohesh dhe tė punosh nė njė parti tė tillė siē ėshtė LDK-ja, thotė z. Krasniqi.
Fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova!
Sipas Milazimit, mospajtimet e tij me Rugovėn, kishin filluar, atėherė kur ai ishte pėrpjekur tė ndikoi nė ndryshimin e qėndrimit tė mbrapshtė tė Ibrahim Rugovės pėr UĒK-nė.Gjatė kohės sė luftės, unė kam marrė njėherė njė gjysmė miratimi pėr tė kontaktuar me Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Kam qenė i vetmi zyrtar i LDK-sė qė kam shkuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe jam pėrpjekur pėr tė vėnė njė kontakt, qė tė bėjmė njė proces unifikimi dhe e them me pėrgjegjėsi se fajtor pėr mungesėn e unifikimit ka qenė gjithnjė Ibrahim Rugova. Kėtė e them jo se e kam dėgjuar, por e them se kam qenė palė nė mes, thotė para gazetarėve z. Krasniqi. Milazim Krasniqi theksoi po ashtu se ka qenė i vetmi zyrtar i LDK-sė qė ka reaguar ndaj takimit tė Rugovės me Millosheviqin pa prani ndėrkombėtare mė 15 maj tė vitit 1998.
Ibrahim Rugova njeriu qė minoi formimin e
qeverisė sė pėrbashkėt
Nė konferencėn me gazetarė Krasniqi shpėrfaq edhe veprimet e dėmshme tė Rugovės gjatė vitit 1998, kur improvizonte lloj-lloj grupe negociatorėsh pėr dialog me Serbinė duke shpėrfillur kėshtu rolin e Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Me kėt rast z. Krasniqi iu drejtohet gazetarėve, si vijon:E dini se ēfarė pėrpjekjesh janė bėrė nga faktorėt ndėrkombėtarė veēanėrisht nga diplomacia amerikane, pėr tė formuar njė grup negociatorėsh tė shqiptarėve. E dini se ēfarė improvizimesh banale bėnte Ibrahim Rugova me lloj-lloj grupesh nė kohėn kur faktori qė determinonte jetėn dhe realitetin nė Kosovė ishte UĒK-ja. Fatmirėsisht u arrit me presione politike tė faktorėve ndėrkombėtarė tė aleatėve, tani qė tė formohet njė delegacion shqiptar dhe aty u arrit edhe njė marrėveshje pėr formimin e njė qeverie tė pėrbashkėt (nė krye me Mehmet Hajrizin - Sh.B), e cila do tė ishte shpėtimi i vetėm i Kosovės nė kohėn e luftės dhe pas saj, mirėpo pėrsėri ishte Ibrahim Rugova njeriu qė minoi formimin e asaj qeverie.
LDK-ja, parti private e Rugovės, e cila punon me programin e vitit 1990!
Milazim Krasniqi, mė pastaj pasqyroj me argumente edhe gabimet e Ibrahim Rugovės nė planin partiak: Nė planin e brendshėm partiak z. Rugova ka bėrė privatizimin e plotė tė Partisė deri nė masėn sa sinqerisht po ju them, ajo mund tė quhet parti private e Rugovės.
Sipas Krasniqit, Ibrahim Rugova nuk ėshtė duke lejuar qė tė bėhen ndryshime nė program dhe statut tė partisė, duke rikujtuar sestatuti i vjetėr i Partisė, neni 24, kryetarit tė Partisė i jep tė drejtėn tė propozojė 55 kandidatė pėr Kėshill tė Pėrgjithshėm, ndėrsa Kuvendit, i cili ėshtė organi mė i lartė i Partisė, i jep tė drejtėn qė ti propozojė vetėm 20 kandidatė. Kjo, vlerėsoi Krasniqi, e vė kryetarin e LDK-sė mbi Partinė.
Ai po ashtu tėrhoqi vėrejtjen para gazetarėve duke e bėrė tė ditur se LDK-ja ende punon me programin e vitit 1990, nga i cili program citoi njė fjali, LDK-ja angazhohet pėr Jugosllavi federative, ose konfederative dhe pėr reformėn e kėtij sistemi politik nė kėtė drejtim, dhe mė pastaj theksoi se ky ėshtė programi zyrtar i LDK-sė.
Po ashtu nė kėtė rast ai shprehu edhe pakėnaqėsinė e tij me politikėn e kuadrove nė parti, anėtar i sė cilės ishte edhe vetė. Ekziston vetėm njė klan rreth zotėri Rugovės, i cili harton lista, dėrgon njerėz nėpėr departamente, krijon borde dhe asnjė zgjidhje nuk bėhet nė organet drejtuese tė Partisė, tė cilat kanė mandat statutor pėr tė marrė vendime.
Smirėziu Ibrahim Rugova!
Nė vazhdim z. Krasniqi pa hamendje vuri nė pah edhe faktin se ,nė ditėn e ēlirimit tė Prishtinės, Ibrahim Rugova u ka dhėnė urdhėr aktivistėve tė LDK-sė, qė tė mos dalin nė qytet as pėr ta pėrshėndetur marshimin e TMK-sė dhe as pėr tė marrė pjesė nė gėzimin pėr ditėn e ēlirimit tė vendit, vetėm pėr shkak tė faktit se kėto manifestime ishin organizuar nga faktorė tė tjerė, sipas tij.
Ndėrsa pėrpjekjen e dėshtuar tė LDK-sė, pėr tė organizuar njė kremte tė 12 qershorit nė Prishtinė, e quajti disfatė totale. Milazim Krasniqi, gjithashtu fajėson z. Rugova edhe pėr njė deklaratė tė papėrgjegjshme tė tij, ku thotė se ka informata tė sigurta se tė burgosurit shqiptarė do ta kremtojnė ditėn e ēlirimit nė burgjet e Serbisė. Pėr njė njeri normal kjo ėshtė njė deklaratė e pakuptueshme dhe e pamoralshme, sepse sipas kėsaj deklarate tė z. Rugova del se burgjet serbe janė aq humane sa lejojnė edhe kremtimin e ditės kur ata kanė kapitulluar- pėrfundon Milazim Krasniqi, njėri nga ish-themeluesit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
Rugova nuk njeh kėshillė qė i vjen nė gjuhėn shqipe!
Sekreti i parė pėr tė ditur me folė nė shoqėri, qėndron nė tė diturit pėr tė dėgjuar - thotė H.G. Watson.
Duke u bazuar nė kėtė thėnie, pėr temėn qė po shtjelloj, shtrohet pyetja:
- A ka ditur, dhe a ka dashur Ibrahim Rugova t“i dėgjoi deri nė fund, kur i flisnin njerėzit e oborrit tė tij?!
Bashkėpunėtorėt e tij tė brendshėm thonė JO, katėrcipėrisht JO! Pėr tė argumentuar kėtė JO, po marrė njė shembull konkret.
Regjisori i njohur Fadil Hysaj, njėri nga bashkėpunėtorėt shumėvjeēarė i presidentit historik Ibrahim Rugova, nė njė intervistė dhėnė revistės Kombi, flet shumanshėm pėr politikbėrjen e Rugovės, gjatė viteve kur ishte pjesė e oborrit tė tij politikė.
Nė pyetjen e gazetarit :
- Kuluareve politike flitet se Rugova nė fakt nuk ka kėshilltarė tė mirė dhe se as qė di ēfarė ndodh rreth tij. A mendoni se ėshtė e vėrtetė kjo?
Fadil Hysaj pėrgjigjet (citoj):
Rugova nuk njeh kėshillė qė i vjen nė gjuhėn shqipe. Ai nuk njeh kėshillė qė i flitet nė shqip. Ėshtė kjo njė sindromė e ēuditshme. Ai tė njėjtėn kėshillė mbase mund tė dėgjojė nga dikush i cili nuk i flet shqip, por shqip jo. Ai nuk ka sens, nuk ka nerv dhe nuk mund tė tė dėgjojė qė t“ia thuash mendimin deri nė fund nėse i flet shqip. Unė e kam kėtė pėrvojė tė komunikimit me tė. Ai bėhet nervoz kur tė dėgjon sepse i flet shqip. Nė tė njėjtėn kohė e kam dėgjuar se kur t“i vijė njė administrator i huaj dhe ky ka pasur durim qė ta dėgjojė me orė tė tėra, edhe pse nuk ka thėnė asgjė, ka folur bosh. Ndėrsa nga ana tjetėr edhe sikur Robert Doll t“i fliste shqip, Rugova kurrė nuk do ta dėgjonte. Unė pandeh se kėtu ekziston njė kompleks historik. Ai nuk e beson se ekziston shqiptar nė rruzull qė do tė dinte kėtij t“i jepte kėshilla. Sepse ai mendon se ėshtė i vetmi shqiptar qė di. Por, pėr tė qenė fatkeqėsia mė e madhe, ka edhe mjaft shqiptarė qė mendojnė se ky ėshtė shqiptari qė di ndėrsa shqiptarėt tjerė nuk dinė asgjė. Kjo do tė thotė se ne jemi viktimė e njė koncepti injorant nė politikė, tė njė mazohizmi nė kėtė plan, sepse ne mendojmė se jemi tė mjerė dhe dikush tjetėr duhet tė na lėkundė e tė na rrisė si jetimė. Pra, ėshtė ky kompleksi i jetimit. - pėrfundon citati. (Burimi: revista Kombi, Viti IV Nr. 29, datė 05. 08. 2000, faqe 30). Mos t“ju vjen ēudi, ky ėshtė Ibrahim Rugova i vėrtet, sipas bashkėpunėtorėve tė tij mė tė afėrt !
Realpolitika e Ibrahim Rugovės
( 11 )
Cila ishte aftėsia e panjohur e Ibrahim Rugovės nė komunikim mė tė huajt ?!
Kryetari historik i Kosovės Ibrahim Rugova do tė mbahet nė mend si politikan, qė ka folur relativisht pak, shumė pak nė karrierėn e tij politike. Po t“i radhisim, (pa i ripėrsėritur) tė thėnat e tij nė intervista, kumtesa, deklarata
apo edhe nė konferencat e tė premteve me gazetarė, ato do tė mund tė pėrmblidheshin jo nė mė shumė se tri faqe gazete.
Ibrahim Rugova edhe nė takimet me pėrfaqėsues dhe zyrtarė tė huaj, ishte fjalė pakė, i paqartė e si i tillė reprodukues i fjalėve tė njejta. Kėtė sens politikė tė z.Rugova, mė sė miri e sipėrfaqėson Shkėlzen Maliqi, njė mik i hershėm i tij, gjatė njė turneje politike nėpėr disa shtete perėndimore.
Shkėlzen Maliqi
Sh.Maliqi pėr herė tė parė (gjatė kėtij itinerari politik) ka zbuluar disa aftėsi tė panjohura tė Ibrahim Rugovės. Gjatė takimeve thotė Maliqi: Ajo qė mė ka befasuar mė sė shumti nė profilin e politikanit qė pėrfaqėsonte Rugova, tė cilin e njihja mirė, ishte njė aftėsi e tij deri atėherė e panjohur pėr mua e pėrsėritjes deri nė pėrpikėri tė tregimit tė njėjtė politik. Nė ēdo takim qė mbajtėm, e ne i kishim rreth 60 (takime) ato ditė, ai i fliste gjėrat e njėjta, me tė dhėna, konstatime e kėrkesa tė njėjta, madje krijohej bindja se edhe akcentet gjenerale dhe intonimet brenda fjalive i kishte tė njėjta. Dhe e gjithė kjo pėrsėritje, qė mua mė duket pak e bezdisshme, kishte diēka prej pėrsėritjes automatike tė gramafonit nė tė cilin sillet vazhdimisht e njėjta pllakė, ku mekanizmi kujdeset qė pllaka, sapo tė pėrfundojė njė takim, tė rikurdisej nga filllimi pėr takimin tjetėr. Ndodhte shpesh qė Rugova as qė i dėgjonte me vėmendje pyetjet, por ia niste aty ku ishte i kurdisur..., konstaton Maliqi. (Pėr mė tepėr lexo te revista Zėri shqiptar nr. 5-6 Viti 53, 22 qershor 1997, faqe 5).
Dhe, gjatė krejt karierės politike, pak gjėra kanė ndryshuar nė atė pllakėn monotone tė Ibrahim Rugovės. Nė tė vėrtet, kohė pas kohe nė diskursin e tij janė bėrė ca ndryshime dhe stėrhollime tė vogla, ku nė disa raste janė futur edhe nocione tė reja. Dhe kjo mbetje nė formulimet nė dukje tė ngurtėsuara, e kombinuar me strategjinė e pritjes dhe tė mosveprimit, ka qenė gjithnjė njė moment iritues jo vetėm pėr kundėrshtarėt dhe rivalėt e tij politik, por shpeshherė edhe pėr vetė bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė. Ata, nuk e kishin tė qartė se cila ishte porosia e kėsaj pėrsėritjeje, e kėtij emitimi tė vazhdueshėm monoton, sikurse ajo pllaka e gramafonit. S“ka dyshim se ky ritual magjik i Rugovės pasqyronte plotėsisht pafuqinė dhe kotėsinė e strategjisė politike qė proklamonte nė opinion.
Edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste...! - thonė kasnecėt e LDK-sė!
Artikulimi i porosive (qėndrimeve politike) tė z.Rugova, shpesh herė me fjalė gjysmake, e tė palidhura mirė, janė pėrpunuar dhe konkretizuar nga bashkėpunėtorėt e tij tė afėrt, dhe kėto qėndrime pastaj janė interpretuar nė format mė tė pranueshme tek anėtarėsia e gjerė e LDK-sė. Nė tė vėrtet, zėdhėnėsit / kasnecėt e LDK-sė i kanė interpretuar nė bazė, ato qėndrime politike qė z.Rugova i ka ripėrsėritur shumė herė, duke ia pėrshtatur vullnetit tė tyre (bazės). Sakaq, nė shumė tubime me anėtarėt dhe simpatizantėt e LDK-sė, zėdhėnėsit e Rugovės, konkludonin duke thėnė, se ka disa gjėra qė kryetari s“mund t“i thotė dot publikisht dhe ato qė s“mund t“i thoshte hapur i thotė me heshtje (!!!) Pra, sipas kėsaj logjike edhe kur Rugova heshtte, heshtja e tij fliste (!!!! Ky sllogan magjeps e stereotip, nga anėtarėsia e LDK-sė
do tė pėrceptohet si vlerė e veēantė e kryetarit Rugova.
Edhe pėrfaqėsuesit e LDK-sė nė shtetet perėndimore, heshtjen e kryetarit tė tyre e interpretojnė si cilėsi tė rrallė qė rrallė kush prej politikanėve dhe diplomatėve mund ta ketė nė botė. Kėtė cilėsi tė Rugovės, zhurmaxhinjtė e LDK-sė e arsyetonin me tė folurit e tij tė butė, tė qetė, tė ngadalshėm, me zė tė ulėt, pa nervoz etj etj. Nė kėtė kuptim, pėrquesit e mesazhit politikė tė Rugovės, pėr tė sforcuar bindjen e anėtarėsisė sė LDK-sė, se kryetari ėshtė melaqja e zotit, shpesh herė do tė pėrsėrisnin edhe sollganin, se: Presidenti Ibrahim Rugova edhe kur ėshtė kritikuar apo akuzuar nga kundėrshtarėt e tij pa tė drejtė, ai asnjėherė nuk i ėshtė pėrgjigjur kritikave dhe akuzave, por veē ka shikuar punėn e vetė. (!!!)
Ky sllogan, thėnė realisht sikur i ka parapėlqyer anėtarėsisė sė gjerė tė LDK-sė..., tė cilėt pėr njė decenie rresht jetuan edhe me iluzionin e mbjellur pikėrisht nga z. Rugova, se lirinė dhe pavarėsinė do ta fitojmė me durim, duke ndenjur urtė, pa e provokuar situatėn, qė tė mos dalė nga kontrolli,..,, apo, se nė Evropė do tė hyjmė me laps nė dorė etj, ndėrsa dihej mirėfilli se, po tė mos ishte sakrifica sublime e luftėtarėve tė UĒK-sė dhe gjaku i mijėra dėshmorėve qė ranė nė altarin e lirisė, me politikėn e durimit e tė mosveprimit tė kryetarit historik Ibrahim Rugova, Serbinė me tėrė aparatin pushtues shetėror tė saj do ta kishim edhe sot e kėsaj dite kėmbė kryq nė Kosovė.
Nėse tė folurit e kryetarit Ibrahim Rugova, si cilėsi, do tė shpėrfaqte profilin e tij prej demokrati, sikur heshtja e tij tė ishte tregues i demokracisė, atėherė kongresmenėt dhe senatorėt amerikanė, parlamentarėt anglezė, francezė, gjermanė, qė kanė traditė tė gjatė demokratike, nuk do tė ishin aspak demokratė, sepse shpeshherė ata dinė tė flasin me zė tė lartė, tė kritikojnė oponentėt politikė me ashpėrsi, madje, madje tė tillėt ndonjėherė dinė edhe ta grushtojnė tavolinėn !!!
Prandaj tė folurit dhe heshtja e Ibrahim Rugovės si cilėsi, s“ka lidhje me demokracinė dhe si tė tilla ato s“mund tė jenė pėrcaktues qė do ta bėnin atė demokratė.
Kėto formula duket se janė pėrdorur mė shumė, si pėrpjekje pėr t“i diciplinuar shqiptarėt, dhe pėr tė krijuar kėshtu njė kulturė tė ashtuquajtur demokratike qė do t“ia zgjaste jetėn sundimit absurd - kėsaj klase tė papėrgjegjshme politike, edhe pėrkundėr dhunės, burgosjeve, vrasjeve etj., tė shqiptarėve qė organizoheshin nė forma tė ndryshme aktive deri nė luftė tė armatosur, pėr tu ēliruar nga regjimi pushtues i Sllobodan Millosheviqit.
(vijon)
|