| » Opcionet për artikullin |
|
Dr. Tefik Idrizi
Nė shenje te dyvjetorit te vdekjes se papritur te atdhetarit, Dr. Tefik Idrizi
Me rastin e dy-vjetorit tė vdekjes, pėr miqtė e mi do ti shpalos disa mesazhe pėrshėndetės nga miku ynė i ndjerė dhe shumė i dashur, atdhetar i dėshmuar, veprimtar i devotshėm dhe anėtar i Kryesisė e i Kėshilli Kombetar tė Lidhjes Shqiptare ne Botė, Dr. Tefik Idrizi
Pershendetje sidomos pėr Z. Ibrahim Egriu, si jeni zotėri? Dhe, gjer kur mė me ata kufij fizik ne mes shqiptarėsh?!
- Ishte kjo njė shprehje mllefi, pasi edhe pas gjithė asaj qė ndodhi dhe pas, tėrė asaj pune qė tė bėjmė diēka qė me tė vėrtet shqiptarėt tė qarkullojnė lirshėm, kemi vėshtirsi tė futemi nė vendlindjet tona, pėr njė pjesė tė popullatės qė ende ėshtė ėndėr kthimi nė vendin ku na ka lindur koka
Njėra nga vėshtirsit mė tė mėdha mendoj se ėshtė ende papjekuria e shumė njerzėve, se mendojn qė cdo gjė ėshtė kryer nė favor tė shqiptarėve, por jo, jo. Jo, rasti i fundit qė ndodhi tė jeni i keqtrajtuar si person Non grata, flet edhe mė shumė se ne po pėrballemi me njė nacionalizėm inkopatibil pėr kohėn dhe shumė patologjik. Shumė personalitete me ndikim nė jetėn politike shqiptare e shohin si ēėshtje pa domethėnie dhe pa rėndėsi pasi ata dėshmojnė se janė kėto fundrinat e njė ideologjie, por pėr fat tė keq ato po rriten dhe po kanė ndikim nė kahjet e lėvizjes sonė pėr demokraci. Tė pėrkujtojmė, se nė ju, ajo veē ka qenė njė pėrgatitje se mund tu ndodhė diē e keqe, pasi vitet 68/69 e keni bartur rendė nė lėkurėn e juaj nė kufirin e pa hetuar nė mes Kosovės dhe Maqedonisė por pse tani pas tė gjithave qė ndodhėn nė truallin e Ballkanit?. A ėshtė me ndikim politika dhe organet ekzekutive shqiptare nė Maqedoni apo mos janė vallė njė fasad vetėm pėr dekor nė atė strukturė ekzekutive nė pushtetin maqedon, shpresoj se jo, jo, ato do tė jenė edhe vendimmarrės kėtu e tutje kėto organe tė dalur nga vota e lire e popullit. Dhe, shpresa ime individuale ėshtė se ky ėshtė rasti i fundit pėr ju nga kėto organe qė nė tė kundėrtėn kanė bėrė me dije se po vije nė shtėpinė e vet zotėri Ibrahim Egriu dhe krejt ajo dhunė ėshtė nė shėrbimin tuaj.
Djathtas, Dr. Tefik Idrizi dhe I. Egriu (ne mes)
Pėrshėndetje tė sinqerta nga Dr Tefik Idrizi - Ferizaj tefikidrizi@hotmail.com
Pershendetje dhe mbėshtetje grevistėve nė Suedi.
I nderuari dhe shumė i ēmuari zotėri Ibrahim, dua qė tju pėrkrah dhe tė solidarizohem me veprimet e juaja pėr tė gjitha ēėshtjet e kombit qė bėrėt nė rinin e hershme, njėri nga pishtarė e arsimir filiz i ri nė mesin tė rinjve, me ide tė ngritura pėr ta zgjidhur cėshtjen tonė tė madhe tė njė kombi tė ndarė, dhe veprimi i juaj nė kontinuitet nė punėn e parreshtur, beri qė tė jeni frymzim edhe i gjeneratave mė tė reja tė mos lodhemi edhe nese ēėshtja kombėtare ėshtė mbi moshėn dhe mbi mundėsit e individit, prandaj bėtė pėr vehte edhe njerz humanist nė meset ku jetoni pasi, qė ambasadori i mirė mė shumė banė miq pėr vehte dhe simpatizues pėr kombin qė i takon se fitime individuale.
Janė tė tillėt qė nuk mund tė numrohen, si motra jonė Vitore Stefa, luftėtari i radheve tė UĒK-sė i nderuari Hajdin Abazi, Vasil Qesarit nė cilesin e nje krijuesi dhe redaktori e shumė e shumė tė tjerė qė numri ėshtė i panumrueshėm, sepse secili nė formė dhe mėnyre te vetė po veprojnė per Atdhe, prandaj shpresat janė qė me grevėn tuaj keni tronditur edhe njėhere duke nxjerre maskat e diplomacis evropiane dhe boterore para tė vertetės sė hidhur qė ėshtė nė Kosovė.
Shembulli mė i mirė ėshtė humanisti dhe miku ynė zoti Anders, alias Ilirian Wessman e qė pėr fat e njohėm mirė tė gjithė ne nė Tiranė.
Kjo do tė tregojė sa ėshtė e drejta humanitare ndėrkombetare e apilueshme njejt pėr tė gjithė nė Kosovė, sepse palės serbe qė i shkaktoj tėra ato vuajtje nė Ish Jugosllavi, e sidomos nė Kosovė gati edhe me lutjet qė po i bėhen po pėrligjet masakra qė bėnė mbi popujt tjere tė atij nėnqielli.
Ju lumtė dhe Zoti ua shperbleftė!
Sinqerisht, Dr Tefik Idrizi, mė 7 janar 06
Zotėri Ibrahim, do tju pėrshendes pas takimit qė patėm nė Prishtinė dhe shpresoj tė jeni ndier mirė, mua me mbeti shumė merak qė nuk patėm rastin te na vinte edhe zonja Vitore, edhe per ju do te ishte mire ta takonit zotri Sali Bajrėn nga Kaēaniku. Por, kur e kuptova se Vitorja ishte e sėmuar me erdhi mė keq.
Me shprese qė do te permirsohet shendeti i Vitores , ju pershendes dhe me erdhi mire qe ishit me i fresket krahasuar me kohen kur u pash ne Tiranė, mendoj se ka ndikuar mire mesi dhe klima e Dibres, qė ju te dukeni aq mirė.
Zotri Ibrahim rastėsisht nėse e keni te ruajtur, reagimin qe e pata bere ne struktura demokratike tė Maqedonisė per rastin e pengimit tuaj si persona non grata, ma riktheni edhe njehere me fw. shpresoj se shpejti do tjua dergoj ndonje nga fotot e bėra ne Prishtine.
Me respekt ju pėrshendes nga Ferizaji . Dr Tefiku
Date: Tue, 03 Jan 2006 10:07:45 +0100
Subjekt: Njerezit e mėdhenj ruajne kujtimet pėr miq e shokė>
Z. Ibrahim Egriu, do tu jemi vėrtet borxh po mos jua bėjmė njė pėrshėndetje dhe njė respekt pėrmes kėsaj pėrshėndetje, pasi e kujtoni njė plejadė njerėzish qė sakrifikuen ēdo gjė pėr njė ngritje pothuaj tė njė periode romantike tė viteve 68/69.
Ishte emėr i madh dhe krenari emri i shkollės Voskopoja nė Kaēanikun Legjendar, populli e thotė:-Aty ku ka rrjedh ska ēare pa pikur, prandaj. Kaēaniku edhe i 7-tė Shtatorit edhe Kaēaniku, i cili i pat vendosur Rampėn (laurėn) nė 69 -tėn, Kėrste Cėrvenkovskit dhe Kaēaniku i shumė betejave dhe Luftrave tė UĒK-sė.
Ju lumt qė shkruani dhe na e pėrkujtoni kėtė vend legjendar dhe njerėzit e kėtij vendi ! - Dr Tefiku Date: Thu, 03 Mar 2005
Subject: Bedri Kycyku atdhetar i devotshem i kombit tone.
Shume i dashur dhe i respektuar vella Tefik!
S'mundem t'ju harroj kurrė o mik e vella i dashur. Ja, ndėr tė parėt jua dergoj ju kete Nekrolog, qe ia kam dedikuar shokut e vellaut tim atdhetar-Bedri Kycyku.
Te pershendes e perqafoj me mall. I. Egriu me familje
I nderuari zotri Ibrahim, shpresoj qė nė kėtė vit kalendarik do plotesohet edhe nje kerkese jona qe vertet te krijojm shtetin e Kosoves, ku tė jemi tė barabart nė Ballkan dhe mė gjerė, pasi kjo kujtes dėshpruese e juaja e viteve gjashtdhjeta ėshtė njėra ndėr mija dhe miliona dėshprime nga gjithė garuesit shqiptar nė Ish Jugoslavi dhe padrejtesit e bera ndaj konkuruesve si ajo e juaaj ne Garat e vallėzimit ne Ohėr. Shqiptarėt jan dal fitues vetem ateher kur ėshtė vėrejtur edhe nga tė verbėrit e skan mundur ti bejne lak fitores megjithate torten e kan vjedhur hajnat qe kanė qenė tė mbykqyrėn nga organizatori . Ishte nje kthim prapa i pėrpjekjeve ndėr ato gjenerata me skamje pėr tu treguar tė aft dhe pėr tė garuar nė tė gjitha fushat e sportit dhe kulturės vitet e largėta. Kjo le tė jetė edhe njė shpresė nė ndėrgjegjen e gjeneratave tė reja qė kėto gjėra ti ēojn shumė pėrpara nė emėr tė kombit pasi tani ekzistojnė kushte shumė tė favorshme pėr tė arritur nė piedestalin qė e synojmė.
Me respekt, Dr Tefik Idrizi tefikidrizi@hotmail.com
Janė gjithmonė festat ato tė cilat ngjallin mallėngjimin pėr tė kujtuat miq e dashamirė tė pendės apo patriot tė atdheut.
I nderuari zotėri Ibrahim po te pershendes nga Ferizaji
me shprese se mund te shihemi diku si shpejt , isha ne Londer me shprese so do te takoheshim ne Konferencen e Diasporesh Shqiptare , atje takova shume miq dhe atdhetar nga gjithė rrethet, kaluam per dy dite shume mire. Tju njoftoj se shkrimin qe me patet bere per Bedri Kyqikun une ia dergova z. Sali Bajres, permes nipit te tij, Besnikut, i cili tani eshte Inspektor Sanitar ne Kaēanik dhe tani me duket se erdhi mundesia qe ju te komunikoni.
Ne ate shkrim per prof Bedriun e patet shkruar vargje t e poetit apo kengetarit: Dy lule ka Kaēaniku, Sali Bajren e Bedri Kyqykun.
Per ate edhe ia pata derguar te printuar nje kopje zotėri Sali Bajra.
Me respekt, Dr. Tefiku
Lavdi vepres se Dr. Tefik Idrizi dhe dheu i Kosoves martire i qofte i lehte, kurse, shpirti i tij atdhetar e human iu prehte plot drite!
Ai ska vdeke, jo, jeton gjalle dhe veprimtaria e tij do permndet brez pas brezi. Lavdi!
Me nderime e lote te pathare, bashkepunetori, miku e vellau i tij, Ibrahim, alias Imi Egriu-Suedi |
|